A do e bëjë Shkodra ndryshimin? Rama zhvillon një miting spektakolar me të rinjtë....

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
24-prill-Rama-Shkoder-300x158.gif


Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, duket se ia ka vënë syrin Shkodrës për të realizuar nga aty kthesën e madhe.

Rama ka zhvilluar disa takime në këtë qytet, ndoshta më shumë se në asnjë qytet tjetër. Madje në Shkodër u përzgjodh të nënshkruhej marrëveshja mes Ilir Metës dhe Edi Ramës.

Por Rama ka zhvilluar një takim spektakolar me të rinjtë e këtij qyteti në Pallatin e Sportit.

Entuziazëm të tillë nuk ka parë ai stadium prej kohësh dhe natyrisht nuk e ka rezervuar ndonjëherë për ndonjë drejtues socialist. Kjo bëhet edhe më e rëndësishme për faktin se aty të pranishëm ishin të rinj, të cilët nuk janë detyruar të shkojnë në takim nga mësuesit dhe profesorët e tyre sicc ndodh me kryeministrin.

Mes brohorimave të pandërprera të të rinjve, ka folur kryetari i PS, Edi Rama.

“Edhe 60 ditë për të luftuar jo vetëm për veten tuaj, por dhe për prindërit tuaj, për prindërit tuaj në fshat, për prindërit tuaj në qytet. Që kurrë më mos të ketë prindër që vijnë në shtëpi me kokën ulur se nuk kanë punë, se nuk kanë mundësi të përballojnë çmimet përditë e më të larta dhe e presin fundin e muajit me ankthin se çfarë do të shtrojnë në tavolinën e bukës. Edhe 60 ditë për të ulur taksat për prindërit tuaj që jetojnë vetëm me një rrogë. Edhe 60 ditë për t’i dhënë familjes tuaj në fshat certifikatën e pronës mbi tokën. Edhe 60 ditë luftë për të legalizuar shtëpinë që prindërit tuaj kanë ndërtuar me mund e me sakrifica, por që sot e gjithë ditën është e palegalizuar pasi kanë vite të tëra që tërhiqen zvarrë nga një parti që lindi si partia e ëndrrave dhe e shpresave dhe sot është bërë partia e dështimeve dhe e gënjeshtrave. Edhe 60 ditë për një Shqipëri të rilindur, për një Shkodër të rilindur, për një fshat dhe qytet të rilindur”, tha Rama.

Kryesocialisti ka theksuar se duke qenë të bashkuar dhe të organizuar mund të arrihen gjëra që në momentet aktuale të krizës që kalon vendi duken krejtësisht të pamundura. “Së bashku, ne, mund t’i japim jetë një transformimi demokratik, shoqëror dhe ekonomik që ta bashkojë Shqipërinë me Europën dhe ta bëjë çdo vajzë dhe djalë shqiptar krenar për pasaportën e vet, krenar për vendin e vet, krenar për shtetin dhe qeverinë e vet”, ka theksuar Rama./ep//TemaOnline

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: A do e bëjë Shkodra ndryshimin? Rama zhvillon një miting spektakolar me të r

Ketu thote ndiqni pamjet pa koment, ta komentoj apo jo tashi :p
 
Titulli: A do e bëjë Shkodra ndryshimin? Rama zhvillon një miting spektakolar me të r

lesht e maruks ka me fitu ne shkoder ahahahahhaha
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top