“Nano ik” apo “Nano eja” ?

Darius

DENY IGNORANCE
Fushata elektorale e 23 qershorit duket se po rithërret edhe një herë “Nano eja!”. E ky duket se do të rikthehet jo me ngut në ringun e politikës shqiptare, tanimë jo si një arbitër, që mund të vendosë mbi fatin e palëve ndërluftuese. Presidenca mbetet një mollë e ndaluar dhe test kuptimplotë se revanshi s’është utopi dhe ai duhet të rikthehet me një vend në parlament për të shkarkuar bateritë cinike dhe mllefin e akumuluar.

“Nano ik”, me sa duket, iku bashkë me mitingjet madhështore të Berishës kur ishte në opozitë, bashkë me ikjen e tij reale në vitin 2005, kur tok me humbjen e PS-së ai pranoi të largohej fisnikërisht nga kreu i selisë së vjetër të ish-komunistëve, tashmë të reformuar dhe milionerë.

Ai iku bashkë me shumë ujëra që rrodhën në politikën tonë të zënë gjithmonë në gracka politike, si: Dushku, Gërdeci apo dhe Rruzhdia, përmbytjet, kutitë, që duhet të hapen si dikur me urdhër partie, e turli farë gjërash të mbrapshta, që nuk paskan të sosur për nga maskaradat e radhës që politika ofron me stabilitetin fals pas votimeve më të mira në këta 18 vjet pluralizëm. Nanoja mbeti vetë për një kohë të gjatë në hije, në ekzilin e tij sharmant vjenez, duke u kujtuar vetëm rrallë e tek të lëshonte ndonjë të shtënë pisqolle në “Opinon”, në këtë teatër të rrëmujshëm të politikës shqiptare.

Por “Nano ik” apo “Nano eja” duket se do të jetë prapë kryefjala e ditës për politikën tonë në krizën artificiale, e cila po kërkon zgjedhje të detyrueshme me standarde, të pranuara paq edhe nga ndërkombëtarët, për të vazhduar rrugën drejt Europës së dëshiruar.

Po të ishte Nanoja në parlament, dëmet e 3 ligjeve nga mosvotimi ai do të dinte t’i kthente në bumerang për të majtën dhe ajo t’i kishte qershi për qershorin mbi tortën e pushtetit e jo të shkonin në referendum. Ata që njohin shifrat dhe politikën fiskale apo edhe ritmin e saj në këto kohë krize, qajnë Nanon liberaldemokrat. Nanoja ka pritur në gjysmëhije pasigurinë dhe miopinë e Ramës diletant. Gjithmonë sharmant, befasues e karizmatik me batutat e radhës, duke luajtur më shumë kaubojsin sesa politikanin, Nanoja diku po kurdis orën e shumëpritur për ata që ai i mori nga rruga dhe i bëri sikur vetëm ai di të bëjë gjëmën. Rama as denjon ta kandidojë në qershor, ai i kall krupën, ndërsa xhaketat e vjetra janë unison nën trysninë e të riut të pangopur me pushtetin e falur të Nanos.

Ai i kërcënon të gjithë pazarlinjtë e rinj të së majtës, tashmë filozofia e respektit dhe e mirënjohjes duket se nuk ka lindur bashkë me djalin që priste radhën te lulishtja e Ladi Dianës për një takim shkatërrues të Nanos. Ndërkohë që koha pa të në teatrin akoma pa aktorët kryesorë politik të këtij vendi ka qenë një periudhë e katarsisit së tij, e ku shumëkush, ndoshta jo pa njëfarë të drejte, mendon dhe gjykon se Nanoja ishte një politikan liberal dhe vizionar, madje akoma i domosdoshëm.

Vizitat rrufe të perëndimorëve janë kambana për këdo, pasi me komentet fakultative ata vetëm sa i hedhin ujë zjarrit, sepse partitë me masmediet nën kontrollin e tyre i komentojnë si favorizuese vetëm për kauzën e tyre. Nanoja duhet të rikthehet për të marrë sërish pjesën e luanit, që ia kanë grabitur e shpërdoruar të tij, por dhe kundërshtarët e tij politikë në kohën kur ai nuk ka qenë as i preferuar në festat e partisë së tij. Ish-kryetari i PS-së pritet të rivijë për të kërkuar borxhin nga të dyja palët, së pari nga bashkëluftëtarët dhe të pagëzuarit e tij, ku edhe ka shumë kaubojsa e plëngprishës, por dhe nga ata të PD-së, të cilën e ka pajisur me parzmore në janar-korrikun e 2007-s.

Jo më pak borxhli i është Doktori, flirti politik i të cilit me zotin Nano ka qenë pjesë editorialesh në shtyp dhe në mediet vizive, e takimi më 16 janar në Pallatin e Brigadave vetëm sa e frenoi djaloshin Rama. Nanoja ka investuar kohë dhe ide për të qetësuar mëtonjësit, kështu që të gjithë presin sloganin e radhës nga “shefi”, siç e thërrasin akoma djelmoshat kur ai bisedon me tel nga Vjena për lajmet e fundit nga selia rozë.

Rekrutët në kampin socialist kanë orën për të treguar besnikërinë dhe mirënjohjen ndaj atij që më parë se t’i punësonte i kungonte më parë të gjunjëzuar, pikërisht për këtë orë historike kur ai duhet të thotë fjalën e tij. Afrimi i ditës së zgjedhjeve elektorale e konturon rishtas zotin Nano si një faktor politik predominues në skenën politike shqiptare. Rama dhe Nanoja e dinë mirë që “5 heronjtë e Vigut’’ (LMN) u shpërbë, madje edhe në ekzil, tashmë të deklaruarit janë strukur nga frika e listave të Ramës. Rama ka marrë masat me mjaftuçët dhe G-99-shat, të cilët janë rritur këto vite në “selinë e çliruar” dhe kërkojnë revanshin përfundimtar. Zoti Rama e ka keq me këmbënguljen e tij inatçore, por politika që motivohet nga inati dhe mllefi nuk besojmë se do ta shpjer larg. Asllan Dogjani dhe Erion Braçe nuk janë rastësi dhe aksidente, ata janë mesazhe për ata që duan listën. Tashmë i kërkojnë llogari për humbjen jo vetëm biznesmenët-deputetë, që i rropi për fushatë, por dhe pjesa “e lodhur” e deputetëve, pasi jo të gjithë janë të pajisur me garancitë statuore të shefit ilegal. Alibia më e mirë e tij ishte “hap kutitë”, të cilat “u hapën” dhe “u mbyllën”, po sipas kodit që edhe ai vetë e votoi në parlament, madje edhe në të fundit korrigjoi vetveten, duke e servirur si një risi të “politikës së re”. Nano, që gjithë këtë kohë ka qëndruar në pritje, tani ka shansin të diktojë rregullat e lojës. Ish-lideri rozë e ka treguar një herë, në rastin e zgjedhjes së presidentit Topi, se di të luajë për interesat e tij dhe të klanit që e pason. E rikthimi te dosjet e vjetra janë këmba që Rama nuk besoj se nuk i kupton, ku edhe dosja e fasadave është kopsitur dhe lënë në harresën e frikshme, se një ditë do të rihapen po nga ish-shefi i tij Nano. Rruga e tij drejt Presidencës nuk është më një utopi. Next Presidenca do të jetë zgjedhja e preferuar për lojtarin e të gjitha lojërave.

Tani është më pranë se kurrë për finalen e madhe gjatë gjithë karrierës së tij politike – president. A thua ka ardhur ora që ata që dikur thërrisnin “Nano ik” tashmë të thonë “Nano eja”? Ora politike e liderit karizmatik që prej thundrës së zonjës Hoxha kërkon hakmarrjen, ndaj “thonjpaprerit” dhe mosmirënjohësit Rama po vjen. Pse jo dhe demokratët duhet të shlyejnë borxhet ndaj gatishmërisë së Nanos, kur ata edhe e thërritën me aq ngut.

Mazhoranca indirekt mirëpret Nanon. Ky i fundit pret i qetë ftesën e historisë, e cila paska përsëri nevojë për kapriçot e radhës, që ai të rikthehet nga ekzili i gjatë për t’i dhënë një impuls të ri politikës së vjetër e të lodhur shqiptare, por brenda ciklit butaforik nën okelion “Nano ik” apo “Nano eja”. A duhet të presim menynë e radhës?

“Nano ik” apo “Nano eja”?…

Nga Hamza HATIKA
Gazeta metropol.
 
Titulli: “Nano ik” apo “Nano eja” ?

Na fute ne politike Hajdut. Nuk po e lexoj fare se nuk merrem me prostituta..;)
 
Titulli: “Nano ik” apo “Nano eja” ?

Pavaresisht nga e shkuara politike e Nanos, pavaresisht nga mangesite e tij personale ne karakter, pavaresisht se atij i ka humbur interesi per politiken shqiptare, nje gje nuk ndryshon: Fatos Nano nuk eshte thjeshte "lideri historik i PS", ai eshte njeriu me i votuar i se majtes ne Shqiperine post-komuniste. Qe do te thote, te gjithe e njohin se kush Fatos Nano eshte, dhe te gjithe anetaret e elektoratit te majte kane votuar per te, jo njehere, por disa here. Nuk mund te thuash te njejten gje se te gjithe e njohin se kush Edi Rama eshte, apo se shqiptaret e kane votuar ne rang vendi disa here. Avantazhi tjeter i Nanos eshte qe ai eshte socialisti i vetem qe mund te thote se une e kam sjelle PS ne pushtet, sic beri ne 1998. Prej 8 vjetesh Edi Rama mundohet te sjelle PS ne pushtet, por pa sukses.

Ky elektorat eshte zhgenjyer ne kulm nga drejtimi i PS pas largimit te Nanos ne 2005. PS ka perjetuar jo vetem disfata politike ne zgjedhje qendrore e lokale, por ka perjetuar edhe nje largim ne mase te gjithe inteligjences ne kete parti. Ka shume te pakenaqur ne rradhet e socialisteve te vjeter te PS me lidershipin e Rames, qe ne rastin e pare qe do tu jepej do te dilnin ne krahun e Nanos vetem e vetem per te larguar Ramen nga PS. Ashtu si elektorati i majte, pas nje aventure plot 8 vjecare me Ramen ne krye, nuk ka asnje fitore politike qe mund ti fale shprese se do te kete rotacion pushteti ne zgjedhjet e vitit te ardhshem.

Se sa serioz eshte Nano ne kete rikthim te tij ne PS dhe pjesemarrje ne zgjedhjet e ardhshme, kjo ngelet per tu pare. Por nje gje eshte e sigurt, nese PS nuk ka vend per Nanon, PS nuk ka per te pare pushtet me sy as ne zgjedhjet e 2013. Nese Nano themelon nje parti te re, ai ka per te mbledhur reth vetes gjithe inteligjencen socialiste te perjashtuar nga Rama, ka per te marre nje pjese te konsiderueshme te elektoratit te majte ne zgjedhje, dhe ka per ta fragmentizuar akoma me keq elektoratin e majte. Dhe kjo ka per ta ndihmuar koalicionin aktual qeverises, per te rifituar bindshem nje mandat te ri 4 vjecar.

Ajo qe e motivon Nanon, ajo qe ai e konsideron "mekati i madh i tij ne PS", eshte sjellja ne Shqiperi e ne PS e njeriut qe sot drejton PS, Edi Ramen. Ishte Nano ai qe e solli te papunin ne asistence nga Franca ne Shqiperi ne 1998, i bleu nje kostum dhe e beri minister kulture. Dhe te gjitha ato qe Rama ka bere ne vitet ne vazhdim ne politiken shqiptare, qe rendojne mbi imazhin e vendit dhe te PS, Nano i konsideron si pergjegjesi e tij personale. Dhe misioni i tij ne politiken shqiptare ne kete rikthim eshte largimi me cdo kusht i Rames nga drejtimi i PS dhe nga politika.

Une ua solla ne politike Ramen, une do t'ua largoj nga politika.
 
Titulli: “Nano ik” apo “Nano eja” ?

Nano ka bërë një gjest fisnik me dorëheqjen e tij pas humbjes së zgjedhjeve, këtë shumë rrallë mund ta bëjë një politikan.Ka cilësi të padiskuteshme si politikan dhe mbase është ndër më të mirët që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.Problemi i tij i vetëm është ''dembelizmi'' pasi nuk mund të shquhet për një njeri punëtor dhe që e do vëndin e tij.Nuk ma ha mëndja që ky njeri, me të gjithë zotësinë e tij, të mund të rikëthehet në politikë.Në P.S nuk mundet sepse si lider liberal nuk i ka prishur punë asnjëherë ngritja,dhe afirmimi i liderve të rinj, përkundrazi i ka mbështetur në një farë mënyre.Prandaj edhe roli i tij nuk mund të merret si roli i një udhëheqësi të padiskutueshëm,nuk mund të kuptohet ajo që quhet P.S nën diktatin e një njeriu.Ky lloj liberalizimi politik ka bërë edhe që nevoja për këtë njeri të mos jetë ''jetike'', brenda një force politike. E kundërta ndodh në P.D ku lideri është ai dhe i vetëm,asnjë shpirt ''rebel'' në rradhët e kryesisë,asnjë politikan me të ardhme lideri.Edhe ndonjë që dikur vërtet ka qënë një njeri i cili mund të rrezikonte seriozisht këtë lidership,ose do ketë vdekur në atentate,ose ka pësuar aksident,ose është larguar nga vendi,ose i është dhënë ndonjë post që të largohet disi nga ajo pjesë që i bje të jetë pjesa udhëheqëse në parti.Prandaj duke parë të dy faktorët për të dy këto forca politike nuk është në interes të asnjë pale një rikëthim i Nano në politik-bërjen e vendit.
 
Titulli: “Nano ik” apo “Nano eja” ?

Nano erdhi ne Pranvere te 2012 me nje x5 me targe 007 i fryr nga 'xheku' Vjenez por i çfryr nga kazinot.
Erdhi per te marre Presidencen duke menduar se Sali Berisha do e pranonte duke rrezikuar te humbiste kontrollin mbi KLD-ne dhe Gjyqesorin,e ktheu andej nga erdh me bashkpunimin e Rames qe ja mbylli deren.
Nano shikon nga ana tjeter e barrikades dhe mikun e tij Manen e TEG,'biznesmeni' me i suksseshem qe dikur loznin ndonje dor poker ne tavolinat e Vjenes. Mane sot esht me pushtetin,neser nese ka rotacion perseri Mane do mundohet te jet ne krah te pushtetit,ky esht nje mik i vjeter i Nanos.
Nano ska me shanc te shkeli ne Parlament,ka ikur koha tij sic po iken dhe e Saliut,Ruçit qe kan 2 dekada qe zhurmojn politiken Shqiptare me filozofin e tyre te trasheguar kur i sherbenin Pushtetit Totalitar.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: “Nano ik” apo “Nano eja” ?

I gjithe ky lemsh i madh filloi kur Partia Socialiste pas fitores se zgjedhjeve te vitit 2001 u perfshi nga nje oreks i madh i brendshem per ti marre Ilir Metes qeverine, te cilen ai e drejtoi shume mire e ne nje kohe te shkurter i bindi edhe shqiptaret ta rivotonin ne ato zgjedhje, te cilat ishin te fundit qe e gjenin te majten te bashkuar, Nano+Meta+Rama.

Kunderpergjigja e vete grupit te Metes ishte energjike dhe kjo agresivizoi shume grupin e Nanos. Ne loje hyri edhe Rama qe pasi pa kete te care improvizoi nje plan te tijin per te marre partine nga brenda.

Grupi i Nanos sapo rrimori qeverine u fokusua te shkaterronte Meten dhe grupin e tij.

Nga kjo lindi, lindje e detyruar, LSI-ja e cila u be faktori kryesor i humbjes se zgjedhjeve nga PS ne vitin 2005. (Humbja erdhi nga lufta PS-LSI, problemet ekonomike, korrupsioni si edhe nga Kodi Zgjedhor me 1 raund e pa balotazh qe e masakroi PS-ne dhe mandatet kaluan me shumice tek PD e cila si vote popullore kishte me pak se e majta e llogaritur sebashku)

Humbja e zgjedhjeve ishte nje dhurate nga zoti per Ramen, te cilit i mbeti ne dore PS-ja. Por ndryshe nga ajo qe pritej pra qe Rama menjehere te bashkonte PS-ne me LSI-ne te dy partite te shkriheshin ne nje e te qeveriste partine, Tiranen dhe Shqiperine ne bashkepunim me Meten, Rama zgjodhi rrugen me te papritur! Zgjodhi eliminimin e LSI si faktor politik. Beri Kodin Zgjedhor me synimin e vetem shkaterrimin e LSI apo te cdo partie te vogel jo satelitare dhe sherri me LSI kapi majat e veta historike.

Dhe ja ku jemi. Kjo e riberi faktor Fatos Nanon. Kjo se fundmi ka detyruar edhe Ilir Meten qe ta pranoje rolin e Nanos. Kjo ka shume mundesi te beje qe endrra e Rames per te qeverisur i vetem partine/Shqiperine, pse jo me synimin e nje Politike te Re qe ai vete mund ta besoje si te mjaftueshme per te justifikuar kete Lufte Civile brenda se Majtes te jete ne rrezik! Pra rrezikohet fitorja ne zgjedhjet e qershorit 2013 pa aleancen me Meten+Nanon!

Ne kete situate, Berisha qe ka bere plot e perplot shume pune te mira me infrastrukturen, diplomacine, taksat, pagat, liberalizimet, energjine dhe rritjen e te ardhurave, ka edhe shume mbeshtetje popullore! Paradoks? Aspak! Eshte matematike e thjeshte. E majta e perçare nuk fiton dot asgje perballe Berishes monolit!
 
Titulli: “Nano ik” apo “Nano eja” ?

Ne kete situate, Berisha qe ka bere plot e perplot shume pune te mira me infrastrukturen, diplomacine, taksat, pagat, liberalizimet, energjine dhe rritjen e te ardhurave, ka edhe shume mbeshtetje popullore! Paradoks? Aspak! Eshte matematike e thjeshte. E majta e perçare nuk fiton dot asgje perballe Berishes monolit!

Kryeqyteti Republikes Shqiperise,nje lagje.... (Infrastruktura)


48142_329974743770956_1637530078_n.jpg


(Infrastruktura) Segmenti Fier-Berat

thumbnail.php


Rruga-Berat-Lushnje.jpg




Ja per cfare perdoren ambulancat e emergjences ne Librazhd kur ka mbledhje Partia

540868_508502415862031_36473057_n.jpg



Reparti kirurgjise QSUT

DSCN1795-300x225.jpg

DSCN17911-300x225.jpg

DSCN1793-300x225.jpg


Spitali psikiatrik,Elbasan

59319.jpg
 
Titulli: “Nano ik” apo “Nano eja” ?

Nuk eshte e mundur qe arsyeton keshtu! nuk eshte e mundur!

Po normale, qe ato foto jane shume te verteta, pervec te pares, e cila i adresohet ish kryetarit te bashkise. Prandaj, me kete mandat +4 ne qershor, ato foto do te reduktohen.

Por te lutem mos na nxirr nga tema.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top