Si në komunizëm: Gratë ulërasin emrin e Berishës.

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
Si në komunizëm:Gratë ulërasin emrin e Berishës, Topalli deklaron: Ai nuk ndalet (“I Need a Hero” në sfond)

Kryeministri fajëson murin e patriarkatit për dhunën ndaj grave dhe thotë se do e shembë këtë mur

اdo tetë mars është e njëjta shfaqje e turpshme. Gratë e administratës, të detyruara nga vendi i punës, mblidhen në Pallatin e Kongreseve. Në sfond nis të dëgjohet kënga “I Need a Hero”. Në sallë hyn mes brohorimave kryeministri Sali Berisha, gjithmonë e më i anuar, si Kulla e Pizës.

Fillimisht në skenë ngjitet Jozefina Topalli, që mbyt me lavdërime Berishën.

Ajo deklaroi se Berisha nuk ndalet në arritjet e tij.

“Jam e sigurt se nënat nuk ua falin atij që ia quan veten rilindës, që la vendin pa status, i hoqi fëmijëve bursa të panumërta, nënat nuk lejojnë të kthehen mbrapa, ato do zhvillojnë një Shqipëri evropiane, ato e dinë se kryeministri ynë nuk ndalet, e do kombin, e mban premtimin. Ne jemi ndryshimi përpara”, tha Topalli.

Më pas në skenë ngjitet Berisha, që zotohet se Shqipëria do bëhet vendi i barazisë reale.
Gratë në sallë entuziazmohen.

“Dëshiroj të përulem me nderimin më të thellë, me mirënjohjen më të pakufishme para të gjitha nënave, grave, motrave, vajzave shqiptare kudo që janë sot ato. T’ju uroj gëzuar këtë ditë. T`i falenderoj me mirënjohjen më të thellë për gjithçka që ato kanë bërë për Sali Berishën, për çdo burrë, djalë, familjar, për shoqërinë shqiptare, për kombin. اdo familje, çdo shoqëri, çdo komb, gjithçka të mirë, çdo mirësi, çdo sukses e ndërton të bazuar mbi sakrificën dhe dashurinë. Në çdo familje, në çdo komb ju jeni simboli i dashurisë, ju jeni ikona e saj, ju jeni sakrifica e madhe për familje, për vlerën, për shoqërinë”, tha Berisha.

“Ne mblidhemi dhe kremtojmë këtë ditë duke mos pranuar të krahasohemi me të shkuarën, por krenar që në përpjekjet tona ne kemi realizuar projekte të mëdha. Instinkti ynë i thellë është të ecim përpara. Por ne gjithçka kemi realizuar, e kemi realizuar sepse ne jemi realistë dhe bëjmë analizë realiste, por po të shohim Shqipërinë do të gjejmë se jo vetëm në Shqipëri, por edhe në çdo vend të lirë paragjykuesi kryesor është muri i patriarkisë. ثshtë ky mur mira e mijëra vjeçar, nga i cili buron dhuna dhe brutaliteti ndaj grave shqiptare dhe në mbarë botën. ثshtë ky mur dhunues kryesor i lirive dhe të drejtave njerëzore në vendet e lira. ثshtë ky mur që përcakton dallimet e pamerituara midis nënës dhe babait, burrit dhe gruas, vëllait dhe motrës. ثshtë ky mur që përcakton vështirësitë e mëdha ekonomike. Prandaj unë jam këtu për t`u zotuar se gjithë jetën time në politikë do të shembin çdo vite e më shumë këtë mur”, tha Berisha.

Të nesërmen nis një jetë e vështirë në vendin ku gratë dhunohen barbarisht.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

​gazetatema.net
 
Titulli: Si në komunizëm: Gratë ulërasin emrin e Berishës.

:) Po ka eksperience ne kete fushe Berisha :p
 
Titulli: Si në komunizëm: Gratë ulërasin emrin e Berishës.

Gazeta tema ja ka inate Sali Berishes, prandaj ben artikuj kunder...! Te na rroje Sala..:p
 
Titulli: Si në komunizëm: Gratë ulërasin emrin e Berishës.

Gazeta tema ja ka inate Sali Berishes, prandaj ben artikuj kunder...! Te na rroje Sala..:p

Mendoje se duhet te flasin grate ne kete teme me shume pasi u dedikohet atyre :p.
 
Titulli: Si në komunizëm: Gratë ulërasin emrin e Berishës.

Citim;Fillimisht në skenë ngjitet Jozefina Topalli, që mbyt me lavdërime Berishën.
Ajo deklaroi se Berisha nuk ndalet në arritjet e tij.

“Jam e sigurt se nënat nuk ua falin atij që ia quan veten rilindës, që la vendin pa status, i hoqi fëmijëve bursa të panumërta, nënat nuk lejojnë të kthehen mbrapa, ato do zhvillojnë një Shqipëri evropiane, ato e dinë se kryeministri ynë nuk ndalet, e do kombin, e mban premtimin. Ne jemi ndryshimi përpara”, tha Topalli.

Më pas në skenë ngjitet Berisha, që zotohet se Shqipëria do bëhet vendi i barazisë reale.
Gratë në sallë entuziazmohen.

_Se kuptoj pse e kan zili kete njeri te mire dhe madhor,,vetem zhozefinaaa din ta pershkruej kete njeri..ne dimensionet e tij real..:))
Kam degjuar shpesh Joziinn tek Flet per Salen dhe me ka bere dhe mua Ta Dashuroj,,Kryministrin ton,,per vetit dhe idet dhe fuqit e tij drejtuese..:))
Realisht Shqiperia ka novoj per nje hero,,,hahahahahaha
E kush me mire se Sala,,:p
 
Titulli: Si në komunizëm: Gratë ulërasin emrin e Berishës.

Mese e drejte qe e brohorasin, pasi femrat me ardhjen e demokracise u transformuan nga:
femra.jpg

ne ate te sotme;

cover.jpg
 
Titulli: Si në komunizëm: Gratë ulërasin emrin e Berishës.

Mese e drejte qe e brohorasin, pasi femrat me ardhjen e demokracise u transformuan nga:
Shiko fotografinë 19787

ne ate te sotme;

Shiko fotografinë 19788

heheheh...Kjo gje ka dy ane te medaljes ne fakt...Megjithate keto jan anet e demokracis, kapitalizmit qe e sollen te rinjte se po na kthehet Sali Berisha ne hero kombetar me vertet. I pranojm disa gjera, por te ndalojm pak te jemi edhe objektiv se Saliu solli sidomos kete 10 vjecarin e fundit nje kaos politiko-social te brendshem qe po vazhdon.

Femra sot eshte e emancipuar e lire por jo e mbrojtur.

Saper Jozefina Topallin, po kjo seriozisht e ka kur flet, ue sa euforike qe eshte te vjen ti gjuash me grusht turinjve per koken time :sport::sport:....po ne fund te fundit si mos jet thuaj...Ne hengrem nje pizz te shpejt aty se kemi shtepi e familje per te mbajtur nuk mund te linim punen me heret per te bere "qejf" se ta pret shefi rrogen pastaj.....Ndersa Jozi kushedi ca ka ngren...ndonje peshk, karkalec deti e me rradhe :p
 
Titulli: Si në komunizëm: Gratë ulërasin emrin e Berishës.

Mese e drejte qe e brohorasin, pasi femrat me ardhjen e demokracise u transformuan nga:
Shiko fotografinë 19787

ne ate te sotme;

Shiko fotografinë 19788

o djali je i sigurte gje me ate foton e siperme.Te garantoj qe mamaja ime e ka pas fundin ne vitet 70 me te shkurter se cmund ta kem veshur une ndonje here,,,,,,,Sa per temen ,tipike shqiptare kjo. Femrat lene koken per udheheqesit mjafton te jete i pashem ,eshte vertetu qe me Skenderbeun e deri me Enverin. Sa per Saliun hajt mo cop cop
 
Titulli: Si në komunizëm: Gratë ulërasin emrin e Berishës.

o djali je i sigurte gje me ate foton e siperme.Te garantoj qe mamaja ime e ka pas fundin ne vitet 70 me te shkurter se cmund ta kem veshur une ndonje here,,,,,,,Sa per temen ,tipike shqiptare kjo. Femrat lene koken per udheheqesit mjafton te jete i pashem ,eshte vertetu qe me Skenderbeun e deri me Enverin. Sa per Saliun hajt mo cop cop

hahahaha...po pra tamam e ke then. Edhe mami im, shoh fotot un te mamit kur ka qen ne gjimnaz, te qeshura me fustane te shkurtra siper gjurit te gjitha gocat. ::kafe::
 
Titulli: Si në komunizëm: Gratë ulërasin emrin e Berishës.

Po mire mi vajze, normale qe ka patur edhe femra te emancipuara ne ate kohe.

Pastaj, ajo ishte me shume per te ngacmuar "bella"n. :p
 
Titulli: Si në komunizëm: Gratë ulërasin emrin e Berishës.

Berisha dhe Rama urojne grate me te njejtin mesazh: Gjithçka per barazine midis gruas dhe burrit

Kryeministri Sali Berisha përmes rrjetit social të Facebook ka uruar gjithë gratë dhe vajzat ditën e 8 Marsit. Ai është zotuar se do të bëjë gjithçka për barazinë reale midis burrave dhe grave.

Sot është ditë nderimi të madh, mirënjohje të thellë për nënat, bashkëshortet, vajzat dhe motrat tona që me dashurinë, virtytet, përkushtimin dhe aftësitë, sakrificat e tyre pasurojnë, zhvillojnë, fisnikërojnë kaq shumë shpirtin, jetën, familjet tona, shoqërinë tonë dhe Shqipërinë. Duke ju shprehur sot mirënjohjen tonë më të thellë dhe urimet më të përzemërta grave, nënave motrave, vajzave shqiptare le të zotohemi ne për të bërë gjithçka që Shqipëria çdo ditë e më shumë të bëhet vendi i barazisë reale midis burrit dhe gruas, nënës dhe babait, vëllait dhe motrës”,- ka shkruar Berisha në Facebook.

Urimi i Ramës

Një urim për gratë ka shkruar edhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, e shoqëruar me një fotografi me dy femrat më të rëndësishme të jetës së tij, nënën dhe bashkëshorten.
1362740835-kryeministri_shqiperise.jpg
“Në mes të dy grave më të rëndësishme të jetës sime dua t'u uroj megjithë zemër gëzuar 8 marsin të gjitha nënave, grave e vajzave të këtij vendi, ku sot më shumë se asnjëherë në gjithë këto vite lirie mbetet e hapur sfida e barazisë mes gruas e burrit. Sfida e krijimit të mundësisë së vajzave të vogla në zonat e vështira për të ndjekur shkollën njësoj si djemtë. Sfida e lehtësimit të barrëlindjes për nënat e pasiguruara, ngase të papuna dhe e uljes së papunësisë femërore në tërësi. Sfida e trajtimit josdiskriminues të vajzave e grave kur konkurrojnë me djem e me burra për një vend pune.

Sfida e rritjes së pjesëmarrjes së grave në jetën publike dhe e zgjerimit të kuotës së tyre të përfaqësimit në këshilla vendore apo parlament. Dhe padyshim, sfida alarmante e ditëve të sotme përballë dhunës e krimit në familje që rëndon egërsisht mbi vajzat e gratë. 27 gra të vrara në vetëm vitin e 100 vjetorit të pavarësisë janë një kambanë buçitëse për shoqërinë dhe për ne, socialistët e progresistët shqiptarë në radhë të parë.

Do të ndërmarrim një politikë të re qeverisëse të barazisë gjinore e të shanseve të barabarta me votën e 23 qershorit për të rilindur Shqipërinë dhe do të hedhim hapa shumë domethënës në këtë drejtim. Falë edhe një grupi të fortë grash e vajzash që do të jenë pjesë e skuadrës sonë kombëtare për një Rilindje Shqiptare dhe do të luajnë rol kyç në qeverisjen tonë. GEZUAR!”,-ka shkruar Rama./Shekulli
 
Titulli: Si në komunizëm: Gratë ulërasin emrin e Berishës.

Po mire mi vajze, normale qe ka patur edhe femra te emancipuara ne ate kohe.

Pastaj, ajo ishte me shume per te ngacmuar "bella"n. :p

epo mire ngacmoje bellen....edhe flm per "vajze" hihihiihih...PS: mamaja eshte 72 vjece sot, bejme cik matematike :D
 
Titulli: Si në komunizëm: Gratë ulërasin emrin e Berishës.

...sikurse edhe ti flm per "djali" hehehehehe ;) ups, se harrova, mamit edhe 100, ose me mire ato vite ti kete plot shendet dhe lumturi (se mos e hajme mesyshe, po prek dicka :p )
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Si në komunizëm: Gratë ulërasin emrin e Berishës.

Emancipuan PO!

Po a jetojm ne Perendim ne? A e shikojm cdo dite,cdo ore se si respektohet FEMRA Perendimore?!
Te shkruash ne copa letra "te drejtat" e ka ber Shqiperia se mori "Lirine" para 22 viteve,po sa ja ka arritur ne kete?
E mbani mend para rreth 1 muaj e gjysem ato rastet e nje pas njeshme ku u coptoshin gra si ajo ne Vlore me sepat,ajo ne Gjykate u dhunua nen hunden e autoriteteve qe duhet ti denojn maksimalisht kto specie,se dhe kafshet i respektojn me shum se kto tip speciesh gjinin e kundert.
Jozefina esht e sigurt,se ka 1 komisariat ne dispozicion kudo qe shkel,kur kalon ne autostrade kalojn me autokollone e nese dikush guxon te bej manover parakalimi perfundon nja 2-3 muaj mrena(nese paguan disa mjera euro ja del paq me kaq). Rast konkret...
Ato grat qe dhunohen,kan guxim te denoncojn,e kush i mbron dhe pse ato e denoncuan specien? Ne Laprake ndodhi po para 2 muajsh! E kishte denoncuar 2-3 her dhe e vrau.
Kto jan femrat ne Shqiperi sot,1/4 i ke me shenja ne fytyr! (Fatkeqsisht)

Po ju le rastin qe shkruajta me siper

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Si në komunizëm: Gratë ulërasin emrin e Berishës.

Uroj qe ai publiku aty mos te jen mesuese te mara me force nga shkollat ku punojne,sepse i pret rrogen ky Mr.Sali-u :D
 
Titulli: Si në komunizëm: Gratë ulërasin emrin e Berishës.

Një gjë e ka të mirë Berisha,është më shumë ''grua'' në sjellje edhe në shumë gjëra të tjera se sa ajo burri Jozziiiiiii Nuk e kuptoj se si mund të përfaqësojë femrën shqiptare (ashtu si përpiqet të hiqet) një travestit lëpirës.
 
Titulli: Si në komunizëm: Gratë ulërasin emrin e Berishës.

Nje tjeter episod me 21 Janar,'Hajduti' sigurisht ka dicka per te komentuar...
Kjo vajza per kete qe ju be perfitoi disa dhurata nga vet Sali Berisha.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Kjo grua,pedagoge guximtare qe thot ate qe mendon.... 4 Muaj pas 21 Janarit ka ndodhur kjo ngjarje,gjat fushates per zgjedhjet lokale 2011.

Sic e ka then dhe antari lart dhe sic e dim te gjith qe kur ben ky nje mbeldhje ne te tilla salla kur mban fjalime te tilla duan sduan te tjeret do shkojen nese sduan te mbesin pa pune..E dim shum mir lol kur festuan pervjetorin e partis demokratike i ka sjell te gjith me forc nga te gjith qytetet kta qe punojen neper institucione shtetrore ...Loool Edhe kto gra duan sduan do ja ben rroft saliu lool
 
Titulli: Si në komunizëm: Gratë ulërasin emrin e Berishës.

Nje tjeter episod me 21 Janar,'Hajduti' sigurisht ka dicka per te komentuar...
Kjo vajza per kete qe ju be perfitoi disa dhurata nga vet Sali Berisha.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Kjo grua,pedagoge guximtare qe thot ate qe mendon.... 4 Muaj pas 21 Janarit ka ndodhur kjo ngjarje,gjat fushates per zgjedhjet lokale 2011.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Tek video e pare ishin ata "votuesit" apo njerezit e edi rames me duket ! e ca ka te beje me Sali Berishen ketu ? apo kriminelet e edi rames duhet ti gjuhet faji sali berishes ?

tek kjo video e 2te , kjo zonja ca problemi ka ! psiqik diqka ? kur e akuzon dikend me fjalen VRASES ? duhet te kesh fakte per nje gje te tille jo thjesht tja fusesh llafe !! apo ja ka rrezu ndonje ndertim pa leje kesaj e tash ky eshte vrases !
 
Titulli: Si në komunizëm: Gratë ulërasin emrin e Berishës.

Tek video e pare ishin ata "votuesit" apo njerezit e edi rames me duket ! e ca ka te beje me Sali Berishen ketu ? apo kriminelet e edi rames duhet ti gjuhet faji sali berishes ?

tek kjo video e 2te , kjo zonja ca problemi ka ! psiqik diqka ? kur e akuzon dikend me fjalen VRASES ? duhet te kesh fakte per nje gje te tille jo thjesht tja fusesh llafe !! apo ja ka rrezu ndonje ndertim pa leje kesaj e tash ky eshte vrases !

Tregova vandalizmin e atyre njerzve kundrejt nje vajze qe tha vetem "Rroft Sali Berisha",nuk po fajsoj njeri! As se kam ber ndonjeher... Ti e di me mire ndoshta qe Edi Rama ka kriminele,por sic the dhe vete a ke fakte per kete qe shkruan ti vete?

Zonja pedagoge i referohet ngjarjeve te 21 Janarit kur ky zotria Lulzim Basha ishte Minister i Brendshem dhe nga ky kalonte urdhri per te qelluar protestuesit! E kuptoni pse e quan keshtu zonja? Mendimi saj!
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top