Qindarka më e pavlerë në planet

Love

βeℓℓe â๓e
Janë disa monedha në botë, të cilat kushtojnë më shumë po të shiten si metal sesa të shkëmbehen si para. Por qindarkat, një ditë dalin në pension me vendim të autoriteteve ose humbasin nëpër cepat e mureve

Monedha metalike

Laura Gray


monedha-me-e-pavlere-ne-bote-320x179.jpg


Disa ditë më parë, fonderia e monedhave të Kanadasë ndaloi së prodhuari penin, një të njëqindtën e dollarit kanadez, për shkak se kjo monedhë kushton më shumë për t’u prodhuar nga sa e ka vlerën nominale të shkruar në të. Megjithatë, qindarka kanadeze nuk është aq e pavlerë sa duket në krahasim me monedha të tjera që vijojnë të qarkullojnë nëpër botë, pavarësisht se me to nuk blihet asgjë.

Ndërkohë, shumë banka qendrore po vijojnë të qëndrojnë besnike me idenë e qarkullimit të monedhave të vogla, ndonëse në histori ka shumë raste kur vjen një pikë, kur monedhat e vogla duhet të dalin në pension. Në SHBA, gjysmë centi u eliminua në vitin 1857, ndërsa në Britaninë e Madhe, gjysmë peni u tërhoq më 1984. Në Zelandën e Re dhe në Australi, monedhat një dhe dy cent u nxorën në pension në vitet 1990.

Tashmë disa aktivistë në SHBA dhe Britani kërkojnë që edhe centi dhe peni të hidhen në plehra, për shkak se me të vërtetë asgjë, absolutisht asgjë nuk mund të blihet me këto monedha.

“Rëndësia e monedhës është që të lehtësojë transaksionet. Dikur një peni shërbente për këtë qëllim, sepse qe e vlefshme diçka. Por sot nuk është më kështu”, thotë Jeff Gore, president i Qytetarët për Nxjerrjen në Pension të US Penny.

Monedhat e vogla shkaktojnë shumë humbje kohe, argumenton ai – mes dy dhe dy sekonda e gjysmë për çdo transaksion me para në dorë. Imagjinoni pra se çfarë mund të ndodhë nëse dikush në Tanzani këmbëngul se do të paguajë në dyqan me një xhep apo një çantë përplot me monedha pesëcentëshe. Një cent i dollarit është i barabartë me 325 monedha të tilla 5 qindarka të monedhës së Tanzanisë. Por ka monedha, të cilat, megjithëse janë në qarkullim, kanë vlerë edhe më të ulët se kaq. Për shembull, monedha pya e burmas, prerja më e vogël në këtë vend, është e barabartë me një të 850-n e vlerës së një centi të dollarit amerikan.

Por monedha kampion për vlerën e saj të papërfillshme është tiyin nga Uzbekistani. Nevojiten rreth 2 mijë monedha të tilla për të blerë vetëm një cent të dollarit.

Nga ana tjetër, në praktikë, megjithëse monedhat e vogla kanë vlerë ligjore, në praktikë në shumë vende është shumë e vështirë të gjesh qoftë edhe një prej tyre.

monedha-me-e-pavlere-ne-bote-150x150.jpg
kjo-eshte-monedha-me-e-vogel-aktualisht-ne-shqiperi-150x150.jpg
fonderia-e-monedhave-te-SHBA-150x150.jpg
na-ishte-dikur-20-qindarka-150x150.jpg


“Në Tanzani ka pak gjasa të gjesh monedhën pesë qindarka në qarkullim për shkak se me të nuk blen dot asgjë. Më e vogla që mund të gjesh në rrugë është 20 centëshi dhe me të mund të blesh një fije të vetme spinaqi në tregun fshatar”, thotë Emanuel Boaz nga Banka Qendrore e Tanzanisë.

Shumica e monedhave pesëcentëshe të Tanzanisë gjenden në kasafortat e Bankës Qendrore të papërdorura apo kanë humbur përgjithmonë nëpër cepat e shtëpive të njerëzve.

Në Uzbekistan, monedha tiyin është gjithashtu shumë e rrallë. Në këto kohë ka më shumë gjasa që do të marrësh një shkrepëse apo një karamele për kusur. Inflacioni e ka dërguar përgjithmonë tiyin në histori, siç bëri me qindarkën shqiptare, megjithëse në rastin e Uzbekistanit, tiyin mbetet si monedhë ligjore.

Ndërsa disa vende janë të lumtura të heqin qafe monedhat e tyre më të vogla ndërsa disa të tjera, jo. “Shumë njerëz zbulojnë se nëse ato përdorin një monedhë – krijojnë një trashëgimi që dëshirojnë të mbetet”, thotë Philip Mussell, një numizmat.

Ekonomistët kanë gjithashtu frikë se heqja e monedhave të vogla mund të sjellë inflacion çmimesh, ndërsa agjencitë bamirëse që mbledhin qindarkat e kusurit mund të humbasin të ardhura të rëndësishme.

Fondi Botëror për Jetën e Egër në SHBA për shembull mori mbi 490 mijë dollarë donacione të kryera përmes mbledhjes së qindarkave të kusurit nëpër supermarkete.

Zyrtarisht mbledhja e monedhave të vogla mund të jetë një punë që zgjat dhe një proces i kushtueshëm, të cilin disa vende nuk kanë dëshirë ta ndërmarrin dhe rrjedhimisht preferojnë të presin derisa monedhat të dalin vetë nga tregu kur qytetarët t’i humbasin.

Emmanuel Boaz, nga Banka Qendrore e Tanzanisë thotë se ata kanë menduar mbi mundësinë e tërheqjes së monedhave pesëcentëshe.

“Metali i përdorur për prodhimin e tyre qe bronzi dhe bronzi ndoshta do të nxjerrë diçka në tregun e sotëm”, thotë ai. “Ne ndoshta duhet të mendojmë t’i shesim këto monedha për hekur”.
G.Shqip


e2669f9d-b37f-479c-8342-654d7b24168a_zps3b9d5917.jpg
 
Titulli: Qindarka më e pavlerë në planet

Nuk e lexova temen, por me gjithe kete artikull sa nje gazete nuk me duket krejt e pa vlere..;)
 
Titulli: Qindarka më e pavlerë në planet

Ne kemi akoma ne perdorim 1-lekshin edhe se dija..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top