Si po gënjen Berisha Perëndimin me “nacionalizmin”!

Love

βeℓℓe â๓e
Nga: Mero Baze

Shmangia e Berishës nga festimet për pavarësinë e Kosovës dhe distancimi i dukshëm i LSI-së së Ilir Metës, nga ato që po quhen “teza nacionaliste” të Berishës, po krijojnë idenë se Berisha është zbythur nga një “memo” e qeverisë amerikane kundër tij, dorëzuar gati një muaj më parë. Debati për këtë çështje mund të vazhdojë në ditët në vijim kur Tiranën do ta vizitojë zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit për Ballkanin, Filip Riker, dhe komentet e tij të pritshme rreth kësaj teme.

Por a është në të vërtetë një problem profili nacionalist i Berishës?

Ky është një diskutim, të cilin e kërkon vetë Berisha. Ai tashmë ka kredenciale të këqija demokratike në Perëndim dhe është pa diskutim një “deja vu” e Sali Berishës të para vitit 1996. Tashmë ai është i vizatuar si një lider që ka rimarrë gjithçka nën kontroll, gjithë pushtetin gjyqësor, prokurorinë, SHISH, Presidentin dhe institucionet e tjera të pavarura në vend, dhe ka degraduar deri në banalitet lirinë e medies dhe liritë politike.

Ky është problemi real që Sali Berisha i ka shkaktuar Shqipërisë. Por në taktikën e tij politike, Sali Berisha, sa herë që krijon një problem real, shpik dhe një problem të dytë formal, në dukje më i rëndë, për të cilin angazhohet në negociata dhe më në fund e zgjidh. Pas kësaj ai i shpëton mrekullisht zhurmës për problemin real që ka krijuar.

Nëse i rikthehemi dhe një herë asaj që bëri më 21 janar, të gjithë e mbajmë mend, që pasi vrau qetësisht katër vetë, pasi refuzoi të dorëzojë vrasësit, pasi prishi provat, zhduku gëzhojat dhe derën e kryeministrisë, prishi filmimet dhe mjekoi policët e plagosur me plumba nga Garda në bodrumet e kryeministrisë, pra, pasi bëri gjithçka të rëndë që mund të bëjë një vrasës në pushtet, shpiku një problem të paqenë “puçin” e shtetit. Futi në krye të listës Presidentin e Republikës, kryeprokuroren, kryetarin e SHISH dhe katër gazetarë. Perëndimi u alarmua menjëherë për shpikjen e tij dhe jo për problemin real të tij, “vrasjet”. Perëndimi u shqetësua në maksimum pse kërkonte Sali Berisha tabulatet e mia dhe të tre kolegëve të mi, dhe kur ia “arriti” ta bindte që të tërhiqej, e quajti shpëtim. Perëndimi quajti alarm faktin që ai akuzonte presidentin, kryeprokuroren apo kryetarin e SHISH, dhe tentonte të negocionte një armëpushim ndaj tyre.

Ndërkohë, kryeskandali i Sali Berishës, vrasja e katër demonstruesve dhe mosdorëzimi prej tij i vrasësve në prokurori, duke hedhur poshtë urdhrin e ndalimit, që përbën dhe skandalin më të madh që një shtetar mund të bëjë, u tolerua. Aty pikërisht ai mbijetoi dhe arriti që përmes naivitetit të Perëndimit, dhe natyrisht mungesës së interesit të tyre thelbësor për Shqipërinë, të shpëtonte nga ndëshkimi për një histori të pastër vrasjesh politike. Dy vjet më pas, kur ai fitoi kohë, ka hedhur poshtë si letër higjienike dhe ekspertizën e FBI dhe çdo provë shkencore kundër tij si vrasës.

Të njëjtën gjë po bën dhe me nacionalizmin. Objektivi i Sali Berishës është të manipulojë zgjedhjet e 23 qershorit. Këtë proces e ka filluar. Tre mandate i manipuloi në Kuvend duke mos respektuar kodin elektoral, që kërkon rishpërndarje mandatesh në bazë të popullsisë. Një shumicë e thjeshtë prej 73 votash rishkroi një kod të ri elektoral, duke theksuar se mandatet nuk ndahen sipas kodit elektoral, por respektohet dëshira e Edi Palokës që të ndahen si në vitin 2009. Ky ishte momenti kur Perëndimi, i cili pretendon se ndjek zhvillimet demokratike në Shqipëri, duhet të kishte thënë stop. Por pikërisht ato javë Sali Berisha, për të shtyrë diplomatët e Perëndimit në anën tjetër të pyllit, kishte ndezur tymnajën e nacionalizmit, fliste për albanofobinë dhe bashkimin kombëtar, dhe ia arriti me këtë rast t’i tërhiqte ata në një betejë fallco.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të shqetësuara për stabilitetin rajonal, i dërguan atij një ultimatum me shkrim, ndërsa liderët evropianë po e monitorojnë me vëmendje. E gjitha kjo është një situatë qesharake, që Berisha prodhon në funksion të skemës së tij për të zhurmuar procesin e manipulimit të zgjedhjeve dhe shpikjen e një problemi, për të cilin ai mund të negociojë.

Duke u ngritur steka e një lideri nacionalist, që mund të bëhet i rrezikshëm për rajonin, dhe duke u kritikuar rëndë për këtë, Berisha është duke mbaruar punë së brendshmi me institucionet demokratike dhe procesin zgjedhor, dhe pastaj do të ulet të negociojë problemin e ardhur nga nacionalizmin, duke u ribërë më i moderuar se vetë të moderuarit. Ai ka dhënë prova të jetë një agjitator anti-grek dhe pastaj më i nënshtruari i tyre, deri në poshtërim kombëtar, ka dhënë prova të ketë pasur retorikë anti-serbe dhe pastaj ta kthejë mafien serbe zonjë të Shqipërisë dhe Familjes së tij, ka dhënë prova të hiqet si protektor i klasës politike në Kosovë dhe pastaj të mos shkojë as në festën e pavarësisë. Ai nuk ka parime dhe as ndonjë pengesë që të shtiret nacionalist, dhe pastaj kur të tërhiqet nga këto qëndrime, Perëndimi ta duartrokasë dhe t’i toleroj kërdinë që ka bërë në procesin zgjedhor apo liritë e tjerë politike, ekonomike dhe njerëzore në vend.

Për këtë arsye, shqetësimi i shtuar amerikan ndaj sjelljes së tij, nuk duhet parë seriozisht si një betejë, nga e cila Berisha do të humbasë. Jo. Ai nuk ka asgjë seriozisht veç mbajtjes me çdo çmim të pushtetit. Derisa të mbarojë punë me këtë aspiratë reale të tij, do ta shikojmë nacionalist, anarkist, të çmendur dhe të rrezikshëm, me qëllim që gjithë bota të merret me aktrimin e tij. E vërteta e hidhur është se Perëndimi nuk ka të njëjtën ndjeshmëri për Shqipërinë sa u përket standardeve demokratike nga një anë dhe nacionalizmave në anën tjetër. Arsyeja është se Perëndimi nacionalistët shqiptarë i merr seriozisht për nacionalistë. Në të vërtetë ata duhen marrë seriozisht si izolacionistë që nuk duan që Perëndimi të ndërhyjë në punët e brendshme të tyre, kur ata vjedhin vota për pushtet. Pastaj bëjnë ç’të kërkojë, jo vetëm Perëndimi, por dhe fqinjët për të cilët ka merak Perëndimi, se mos i dëmton “nacionalisti ynë”.
 
Titulli: Si po gënjen Berisha Perëndimin me “nacionalizmin”!

Ne fakt mero baze esht nje gazetar i zoti lool Ku esht me cop cop se kta qe flasin.......

Me sa mbaj mend nga brockullat qe thosh ja dogjen nje her makinen..... Kti i duket sikur flet te verteten por as vet se ka iden se ca flet asnje her sme ka pelqyer ky ..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top