اdo e dhjeta nuse nuk flet me vjerrën

Love

βeℓℓe â๓e
Arsyet më të shpeshta të armiqësie të nuseve me vjerrat janë “shitja
e mendve”, përzierja në martesë, rritja, edukimi dhe financat, si edhe frazat “Në kohën time...”, “unë do ta kisha bërë kështu...”.

Images.jpg

Rreth 40 për qind të nuseve kanë marrëdhënie të këqija me vjerrat, ndërsa shumë bëjnë luftëra të përditshme me to për shkak të këshillave “dashamirëse”, ka treguar hulumtimi online i faqes së internetit OnePoll.
Madje një e dhjeta e nuseve për shkak të grindjeve të shpeshta nuk flet me vjerrën, ndërsa arsyeja më e shpeshtë për mosmarrëveshjet janë ndërhyrjet e tyre në rritjen e fëmijëve, shkruan Daily Mail.

Vjerrat të cilat nuseve të veta shpesh u thonë frazat si “Në kohën time ... “ ose “Unë e kam bërë kështu ... “ janë më të urryerat në popullatën femërore, ndërsa disa shkojnë aq larg sa që rejave u japin këshilla të modës ose financiare, kanë zbuluar hulumtuesit.

Rreth gjysma e femrave të martuara thonë se si janë grindur me partnerin për shkak të ndërhyrjes së nënës në jetën e tyre, ndërsa 15 për qind madje kanë menduar të ndërprisnin tërësisht marrëdhëniet me vjerrën.

Shkeljet më të mëdha të vjerrave:
* Dhënia e këshillave për rritje më të mirë të fëmijëve
* Sjellja sikur dinë gjithçka, dhe në veçanti më mirë se nuset
* Deklaratat si “unë do të kisha bërë kështu”, “Në kohën time kemi bërë kështu”
* Kriticizmi i nuseve si nëna
* Dhënia e ëmbëlsirave të tepërta dhe ushqimit të pashëndetshëm fëmijëve
* Pretendimi që dinë më mirë se sa nënat e tyre se çfarë dëshirojnë nipërit/mbesat e tyre
* Mosdëgjimi i nuses
* Të theksuarit që djalin e vet e njohin më mirë se gruaja e tij
* Rregullimi dhe pastrimi sapo futen në shtëpinë e nuses
* Përzierja në financat e djalit dhe nuses
* Marrja në pyetje e djalit nëse ha diçka, sepse duket i dobët
* Thënia nuses që duhet të dobësohet
* Kritikat kuzhinës së nuses.
Burimi: telegrafi
 
Titulli: اdo e dhjeta nuse nuk flet me vjerrën

Marrja në pyetje e djalit nëse ha diçka, sepse duket i dobët

Kjo me duket me e forta :D
Ne te tilla raste eshte mire te mos jetosh me vjehrrine :p,
 
Titulli: اdo e dhjeta nuse nuk flet me vjerrën

Gjdo e 10..? o_O...pake me duket gjdo e 30 nuse do thosha un :p

Eee keto 3 raste jan me te degjuart ne dite e sotme..ankesat e nuseve ndaj vjehrrave!!

Dhënia e këshillave për rritje më të mirë të fëmijëve
Deklaratat si “unë do të kisha bërë kështu”, “Në kohën time kemi bërë kështu”
Të theksuarit që djalin e vet e njohin më mirë se gruaja e tij
 
Pe: Titulli: اdo e dhjeta nuse nuk flet me vjerrën

Marrja në pyetje e djalit nëse ha diçka, sepse duket i dobët

Kjo me duket me e forta :D
Ne te tilla raste eshte mire te mos jetosh me vjehrrine :p,

ahhaha nuk eshte aspak e fort... un kam vjehrren time qe ja thot cunit te vet por dhe mu ahhaha
un boj pazarin dhe ajo msjell akoma se thot qe rri pa henger qe te kursej LOL
 
Titulli: Pe: Titulli: اdo e dhjeta nuse nuk flet me vjerrën

ahhaha nuk eshte aspak e fort... un kam vjehrren time qe ja thot cunit te vet por dhe mu ahhaha
un boj pazarin dhe ajo msjell akoma se thot qe rri pa henger qe te kursej LOL

Haha bukuroshe,pikerisht kur ia ''japin'' cunin ndonjeres, kalojne ne faze tj, mendojne se ne nuk e duam e sdo kishim kujdes me mire se ajo :p
Prandaj kur shohin edhe kete pike, mua do me kapte e qeshura ne surrat :p
 
Pe: اdo e dhjeta nuse nuk flet me vjerrën

Nejse... sjan te gjitha vjehrrat njesoj ashtu sic nuk jan te gjitha nuset njesoj
ndonjeher mund mos te kesh perputhje mendimesh por eshte normale :)
Ja po i analizoj pikat un tashiii

* Dhënia e këshillave për rritje më të mirë të fëmijëve
quhen keshilla, nuk je e detyruar ti sbatosh... mund ta degjosh ashtu sic degjon dhe nenen tende dhe me pas je ti qe vendos per krijesen tende.

* Sjellja sikur dinë gjithçka, dhe në veçanti më mirë se nuset
nuk eshte rasti im, eshte rasti burrit tim LOL

* Deklaratat si “unë do të kisha bërë kështu”, “Në kohën time kemi bërë kështu”
as kjo pik sbon per mu :D por po ta kisha kshu do veja tapa te veshet.. ose muzik relaxuse dhe asnjeri nuk vritet XD

* Dhënia e ëmbëlsirave të tepërta dhe ushqimit të pashëndetshëm fëmijëve
kam frik se embelsirat kam per ti henger vet LOL

* Pretendimi që dinë më mirë se sa nënat e tyre se çfarë dëshirojnë nipërit/mbesat e tyre
aman po ket nga e nxorret? kjo vjehrra e asajt qe ka shkruajtur pikat qeka me keq se shtriga e borebardhes.

* Mosdëgjimi i nuses
aman sa problematike e beni... po sju degjoj ateher shifni punen tuaj... jeni martuar me te birin dhe jo me te.

* Të theksuarit që djalin e vet e njohin më mirë se gruaja e tij
sjam dakord... ku e din vjehrra se cfare pozicionesh preferon djali i vet? apo se ku preferon dhe cfare XD

* Rregullimi dhe pastrimi sapo futen në shtëpinë e nuses
po te jet ne rregull shtepia ska se cfare te thot :) por eshte e vertet qe jan te rradha ato vjehrra qe te ndihmojne

* Përzierja në financat e djalit dhe nuses
gruja e shpis jam un... bossi qe mban llogarit po prap un. ska as mam as vjehrr

* Marrja në pyetje e djalit nëse ha diçka, sepse duket i dobët
te njejten pun bon me mu... mbon pazarin se thot qe nuk haj qe te kursej hahahaha

* Thënia nuses që duhet të dobësohet
un e shof vet kur shendoshem dhe se kam problem tma thone.. per me teper mthot qe sduhet te haj thonjte dhe sa her ikim per drrek me ndrron manyqyrin

* Kritikat kuzhinës së nuses.
e praaaaaaaa ne gatujme bashk ose gatuj un sepse thot qe mishin dhe peshkun i gatuj sic i don ajo
kritikat mund te bohen... dhe un vet po te shkoj te haj tek nje shoqe ja them trroc qe sdin te gatuj....
ja te sjell nje epizod: nje cift ka 1 vit bashkjetese dhe kur ikem per dark as salsen nuk dinte me bo... futi salsen me gjith kokrren e qepes pa e pre... QEPA SI TOP... dhe pas disa minutash hoqi qepen dhe e hodhi... Spo shtoj mo gjo tjeter
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: اdo e dhjeta nuse nuk flet me vjerrën

Haha bukuroshe,pikerisht kur ia ''japin'' cunin ndonjeres, kalojne ne faze tj, mendojne se ne nuk e duam e sdo kishim kujdes me mire se ajo :p
Prandaj kur shohin edhe kete pike, mua do me kapte e qeshura ne surrat :p

e din cfare? mamat jan me te dashura dhe me te lidhura me djalin se sa me vajzen :)
nuk eshte se mendojne se nuk e duam... por thjesht egzagjerojne icik sepse deri dje e kishin ne shtepi dhe 'largimin' akoma se kan fokalizuar :)

un nuk ofendohem, perkundrazi mbohet qefi qe e ema interesohet per te... prandaj vetem qesh...


Pastaj c'flas per vjehrren un? un kam mamin tim qe pasi iki me mbush valixhen me cdo lloj ushqimi te mundur LOL
jane prinder... pas disa vitesh dhe ne do sillemi kshu... maje mend :p
 
Titulli: اdo e dhjeta nuse nuk flet me vjerrën

"E dashur vjehrre..faleminderit por nuk e dua ndihmen tende ne edukimin e femijes tim..sepse po jetoj me nje nga te tute..dhe ka mjaft probleme"..:shtriga:
 
Titulli: اdo e dhjeta nuse nuk flet me vjerrën

Keto dy te fundit sme duken arsye te forta mua, po nejse ti mbledhesh te gjitha bashke e mbushin kupen.

Nje nga "humultimet" qe sme gjen aq ne kundershtim :p
 
Titulli: اdo e dhjeta nuse nuk flet me vjerrën

mendova se ishte me keq... te pakten ne shqiperi, edhe ngaqe jetohen ne te njejten shtepi ne pjesen me te madhe te rasteve, dhe shkaet per zenka apo qejfmbetje mund te jene nga me te ndryshmet...
 
Titulli: اdo e dhjeta nuse nuk flet me vjerrën

une do e mbaj vjehrren time ne pellembe te dores, Do e respektoj si nene dhe do e mbaj si shoqe, ne k'te menyre mund te kemi te gjithe 1 lidhje te shendoshe ne familje , nuk ka se si duhet politike dhe mirekuptim :p
 
Titulli: اdo e dhjeta nuse nuk flet me vjerrën

Duaje nuse vjehrren qe ke ne shpi
se ka rritur cunin qe ti mba ne gji :p
 
Titulli: اdo e dhjeta nuse nuk flet me vjerrën

Ne ca pik ja kan fut kot,po ne tjera ndodhin deri dikun .
Un prap qendroj pase asaj se kam then ne debatet tjera se kemi ber rreth kesaj qeshtjes,se vjeherr te keqe nuk ka e nuse po.
 
Titulli: اdo e dhjeta nuse nuk flet me vjerrën

S'kane faj vjehrrat, kur u iken koha, dhe vjen kohe tjeter, brezi i ri, me mendime ndryshe, sjellje ndryshe... Nuk e pertypin dot. Dhe perzjehen sa me shume ne familjen e djalit ose vajzes, kur ne vend te kesaj, te tregonin nje fryme kuptueshmerie dhe mirekuptimi. Por persa i perket ketyre virtyteve, te pakta jane vjehrrat qe ndjekin keto parime, pjesa tjeter prapapelqen te perzjehet ne jeten e te tjereve, ne vend qe te shohin punen e tyre dhe te mbajne vendin qe kane. Nese zgjedhin kete, atehere cmueshmeria te jetosh me nje vjehrre te tille rritet, jo vetem kjo por edhe respekti per te. Nese zgjedhin sherrin, sherr sherr do te kete gjithe jeten cifti. Eh jete...
 
Titulli: اdo e dhjeta nuse nuk flet me vjerrën

E ka thene kenga..
Mire me vjerren mire me burrin
llafi mire zbut dhe gurin
meri punet urte e bute
terhiqe penin mos e kepute...
Moret vesh ju nuset :p
 
Titulli: اdo e dhjeta nuse nuk flet me vjerrën

Po raporti i cunave me vjehrrat e tyre si qnedron?????:chh:chh
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top