Familja 40 vjet në izolim, nuk dinin gjë as për Luftën e II Botërore

cent

...Lontano
RUSI-Dhjetra vite në izolim larg nga bota e qytetëruar, kjo ka qenë familja ruse 5 anëtarëshe Lykov. Ushqeheshin me patate të ziera, thekër, fara të egra dhe ndonjë kafshë të egër, nëse kishin fat ta kapnin.

qyv7de.jpg

Gjatë studimeve në Siberi më 1978, gjeologët sovjetikë vërejtën nga aeroplani familjen 5 anëtarëshe Lykov, që jetonte në izolim, pa asnjë kontakt me pjesën tjetër të botës. Që prej vitit 1988, kur e varrosi të atin e saj, në kasollen e vetmuar, tashmë jeton vetëm Agafia Lykov, e vetmuara e vetme e Siberisë.

“Do Zoti, mbes këtu”, u ka thënë ajo gjeologëve që e vizitonin kohë pas kohe dhe që e ndihmuan për ta varrosur babanë e saj.

9u4upe.jpg

Ndërsa për 40 vjet jetuan pa pasur asnjë kontakt me qytetërimin,derisa takuan në vitin 1978 gjeologët, familja Lykov nuk e dinte se kishin ndodhur Lufta e Dytë Botërore. Po kështu nuk shfaqën habi ndaj arritjeve të botës moderne, që u janë prezantuar. Madje refuzuan të besojnë se njeriu ka shkelur në Hënë, ndërsa ideja e satelitëve e përngjasuan me yjet që lëvizin me shpejtësi, meteorët.
Karp Lykov, babai i familjes, kishte arritur në përfundimin se "njerëzit kishin shpikur diçka dhe kanë dërguar në qiell zjarre që ngjajnë shumë me yjet”
.

15f61w0.jpg

Lykovët kanë jetuar në këtë kasolle druri, që ndriçohej drita e diellit që hynte nëpërmjet një dritareje të vetme të vogël.

Familja Lykov i përkiste një sekti të kishës ortodokse, “Besimtarët e vjetër”, e cila në shekulli XVII kishte refuzuar reformat kishtare, për çka i është nënshtruar vazhdimisht persekutimit. Prandaj, ata u tërhoqën në tokat e largëta. Represioni nën sundimin e bolshevikëve u ashpërsua, kështu që ata nuk ishin të sigurt as në fshatrat e harruara. Kur në vitin 1936 i vritet vëllai me të cilin punonte në fushë, Karp Lykov e mblodhi familjen dhe u tërhoq thellë në pyje. Me të kanë qenë gruaja Akulina, djalin Savin 9 vjecdhe bija Natalia 2 vjec.

Për botën e jashtme dinin vetëm nga tregimet e prindërve, ndërsa argëtimi kryesor kishte të bënte me ëndrrat që ata ia tregonin njëri-tjetrit. Në kohën kur ata kontaktuan me botën e jashtme, Lykovët mbetën pa nënën, e cila vdiq më 1961, ndërsa më pas vdiqën dhe tre anëtarë të familjes: Savini, Natalia dhe Dmitry.
Dy të parë vdiqën nga sëmundja e veshkave, ndërsa Dmitry u prek nga pneumonia e shkaktuar ndoshta nga një virus që e sollën të huajt, gjeologët.


2cmx2jm.jpg

Pas kontaktit të parë me familjen Lykov, nga kurioziteti erdhën dhe të tjerë vizitorë për tu njohur me familjen e çuditshme. Ata u ofruan bukë, biskota, reçel dhe ushqime të tjera, por ata i refuzuan me frikë, duke thënë se “e kanë të ndaluar”. E vetmja dhuratë që morën ishte kripa.

Kur u pyetën nëse kishin ngrënë ndonjëherë bukë, babai u përgjigj se ai kishte ngrënë, por jo fëmijët e tij. Ushqimi i tyre përbëhej kryesisht nga patatet, të përziera me thekër të grirë dhe fara kërpi, manat e egra sezonale, bari, rrënjët e pemëve dhe të fidanëve të rinj. Pranë kasolles rridhte uji i pijshëm me bollëk, e ndonjëherë kapnin ndonjë kafshë, i zoti për të cilat ishte, Dmitry.

Lykovët jetonin gjithnjë nën shoqërinë e urisë, sidomos gjatë dimrave të ftohtë, kur acari shkatërronte edhe ato të korrura të pakta. Me vete në Siberi kishin tezgjahun dhe boshtin primitiv, në mënyrë që nga kërpi të bënin rrobat. Sende tjera i kanë bërë nga druri dhe thuprat, nga të cilat kanë bërë edhe opinga primitive.

Në jetën e tyre ata lexuan vetëm një libër, Biblën.
/BeratiLive
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Familja 40 vjet në izolim, nuk dinin gjë as për Luftën e II Botërore

Shpresoje te mos jene zhgenjyer kur takuan boten moderne.
 
Titulli: Familja 40 vjet në izolim, nuk dinin gjë as për Luftën e II Botërore

As mund ta imagjinoj!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top