Jeta në -70 gradë celcius

cent

...Lontano
Muaji janar ka sjellë disa ditë të ftohta në Shqipëri dhe në të gjithë Hemisferën e Veriut, por temperaturat e këtij dimri nuk janë asgjë krahasuar me të ftohtin që përjeton Oimiakoni.

Një fshat me rreth 500 banorë, i pozicionuar në verilindje të Federatës Ruse, ky vendbanim është i pari në listën e vendbanimeve më të ftohta të banuara në botë, me temperaturat që janë edhe më të ulta se në Polin e Veriut.

Aq e ftohtë është klima në këtë zonë të banuar të Jakutias (emri i krahinës), sa temperaturat prej -40 gradësh, në muajin janar, do të konsideroheshin si “tepër të ngrohta”.


35datu1.jpg

Në fakt, Oimiakoni është mësuar që të mbyllë shkollat, dhe kjo prej faktit se oksigjeni fillon bëhet i lëngshëm, në -55 gradë, ndërsa janari ka temperatura të zakonshme midis minus 50-60 gradë.

3484tts.jpg

Në këtë fshat është regjistruar edhe temperatura më e ulët në një zonë të banuar, prej -71,8 gradësh, e cila tejkalohet vetëm nga rekordi absolut prej -89 gradësh në Antarktidë.

34859o2.jpg

Jeta për banorët e Oimiakonit, siç mund të imagjinohet është e vështirë, me banorët që janë të detyruar të sigurojnë ushqimin vjetor në tre muajt e ngrohtë të verës, ku temperatura, për shkak të karakteristikave të klimës ekstreme subartike, arrin deri në 30-35 gradë mbi zero.

219p4pu.jpg

Megjithatë, në një vit, shtatë muaj kalojnë të ngrirë, ndërsa drita e diellit kufizohet në vetëm tre orë dimër dhe zgjatet në 21 orë në verë.

Banorët, të vizituar nga një grup fotografësh europianë, treguan se jetesa në dimër bëhet e mundur vetëm prej ujrave termalë, që sigurojnë ujë të rrjedhshëm dhe të pijshëm në çdo periudhë të vitit, ndërsa treguan se për ta, gjëja më e vështirë është të varrosin një person që ndërron jetë në dimër, pasi për shkak të trashësisë së akullit dhe riformimit të menjëhershëm të tij pas thyerjes, duhen deri në tre ditë punë të vazhdueshme për të hapur një gropë.
Foto: Jakutsku, kryeqyteti i krahines me te ftohte ne bote, ku ndodhet edhe Oimiakoni, jeton nje dite te zakonshme dimri, pavaresisht temperaturave -48 grade ne momentin e fotografise. Qyteti, shtepi e 250 mije banoreve, sherbehet normalisht nga nje aeroport, rruget mbeten te hapura, ashtu si kinemate, operat dhe shkollat./Tch
 
Titulli: Jeta në -70 gradë celcius

Wow, e ne ankohemi me - 10....Sa mire qe jemi, Allahu u ndihmoft banorve te atij vendi te kalojn kete te ftoht
 
Titulli: Jeta në -70 gradë celcius

219p4pu.jpgSa e bukur kjo fotoja....

Por prap se prap une adhuroj praneveren e veren!
Dimri s'eshte per mua, ska fuqi Djelli!
 
Titulli: Jeta në -70 gradë celcius

Sido qe te jet , me mire -70 grade ne nje vend pa lageshtire se sa -2 grade ne bregdet ku te mbyt lageshtia , ftohti i that esht me i ngroht gjithnje , me kujtohet ne bolzano afer austris , ne malet e italis , ishte temperatura -20 dhe dilja me 1 bluze ne ballkon dhe pija cigare rehat , zbrisja ne venecia , -5 bente ne mengjes po thaje ftohtit se tu fuste lageshtia ne palce. Ky vend shum i bukur dhe habitem pse kaq pak banor , se te rrish gjith diten ne shtepi popullsia duhet te rritet.
 
Titulli: Jeta në -70 gradë celcius

Shume, shume bukur! "pak" ftohte por gjithesesi bukur (per ata qe e pelqejne ftohtin) :)
Me pelqen ajo si tip kasolle qe duket sikur ka mar flake brenda..imagjinoni c'fare ngrohtesie kur futesh aty...
 
Titulli: Jeta në -70 gradë celcius

Ky vit sipas astrologve,meteorologve,shkencarve,verterinerve... do shenoj temperatura me te uleta dhe te larta se viti qe lam pas.
-89° esht temperatura me e ulet e rregjistruat ndonjeher, (nga Ish-Sovjetiket,gjat luftes ftohte ku teknologjia beri BOOM-in,keshtuqe mos keni shum dyshime ne saktesin).
Por atje nuk kishte banor,ketu ne -70° ka dhe kjo tregon se me cfare "brumi" esht i ber njeriu.
 
Titulli: Jeta në -70 gradë celcius

ky vit eshte shume i habitshem, ne bullgari ne kte periudhe ka qen gjithmone me bore dhe deri ne -15 -20 temperaturat, kte vit ska bore fare dhe esht 10 grade gjate nates, eshte pranvere :/
 
Titulli: Jeta në -70 gradë celcius

Une do vdisja ne nje vend te tille. Ne tirane qe nuk shkon posht 0 ndonjeher dhe me duket ftohte jo atje...po thuaj mesohet njeriu si ti bjere jeta xhanem
 
Titulli: Jeta në -70 gradë celcius

Uaaaaaaa si jane mesuar keta njerez, une me pak bore, edhe sa here dal jashte me duket sikur fshikeza do pelcase nga mom ne mom
Nahh s'eshte jete ajo.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top