Dhunoi barbarisht gruan shtatzanë, gruaja: Mos e lironi nga burgu

Titulli: Dhunoi barbarisht gruan shtatzanë, gruaja: Mos e lironi nga burgu

Korçë, dështon shtatëzania e gruas së rë e dhunuar nga i shoqi

KORاث- Shtetësja Rudina Iljazi, 28-vjeçarja, e cila në dhjetor të vitit të shkuar u dhunua nga bashkëshorti i saj ndërsa ishte shtatëzënë, humbi foshnjen në mënyrë të pavullnetshme. Sipas mjekëve të Maternitetit të Korçës, 28-vjeçarje e kishte humbur foshjen në datën 4 janar, por lajmi u bë i ditur të hënën. Gruaja ishte në muajin e peste të shtatzanisë.

Ndërkohë, bashkëshorti i 28-vjeçares, Olsi Iljazi ndaj të cilit Gjykata e Korçës kishte dhënë masën “arrest me burg”, ka tentuar të vetëvritej dy herë ndërsa ndodhej në dhomën e paraburgimit. Tentativa e parë ndodhi në 13 dhjetor në dhomën e paraburgimit, ku 34-vjeçari vendosi t’i japë fund jetës duke përplasur kokën në murin e dhomës së paraburgimit. Vetëvrasja u parandalua nga ndërhyrja e mënjëhershme të oficerëve të policisë. Tentativa e dytë ndodhi mbrëmjen e 14 dhjetorit në spitalin e Korçës, ndërsa Olsi Iljazi, po mjekohej për plagët e marra gjatë tentativës së parë për vetëvrasje./Shekulli

Disa gjera ndodhin...se ashtu duhet.
Eshte gjynah per jeten e bebit, e per nenen qe pesoj kete humbje, por te pakten tani se lidh me asgje me ate bish....
Jeta ecen perpara, e do Zoti, do behet nene me nje njeri me te pershtatcem.
 
Pe: Dhunoi barbarisht gruan shtatzanë, gruaja: Mos e lironi nga burgu

E pash lajmin doja ta postoj por ngaqe me ka dale nami qe sjell vetem lajme te tilla ku dhunohet e diskriminohet femra thash mos e postoj,te behem goce e mbare se i kam merzitur disa:p

Gjithsesi persa i perket temes edhe femres ne fjale uroj e shpresoj te mos genjehet dhe e anashkalon fatkeqesine e saj si per hic gje duke u bashkuar serish keshtu me perbindeshin (ndodh e kjo,fatkeqesisht) e saj si dhe te kete kurajen e forcen te perballoj opinionin dhe te kete psikologjiken e forte per ta kaluar terr kete......
 
Titulli: Dhunoi barbarisht gruan shtatzanë, gruaja: Mos e lironi nga burgu

Kush ve dore mbi femren mos e beft piken e hajrit ne jete..
 
Pe: Dhunoi barbarisht gruan shtatzanë, gruaja: Mos e lironi nga burgu

Gjynah:(...Ju thafshin duart deri ne rrenje atij e i dalt shpirti per kembesh...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top