I pastrehu nuk e dinte se ishte milioner

Arfenilla

Themelues i Forumit
I pastrehu gjashtëdhjetëvjeçar Timoty Henri Gray nga Vajomingu vdiq nga të ftohtit duke mos ditur se ishte njëri nga trashëgimtarët e pasanikes

Hadget Clark, e cila vdiq para dy vjetësh.

Hadget ka qenë trashëgimtare e themeluesit të Las Vegasit William Clark, e cila vdiq në moshën 104 vjeçare.

Meqë nuk kishte pasur trashëgimtar, gjyqi pasurinë ua ndau 19 kushërinjve të saj të largët. E njëri nga ta edhe Gray të cilit i kishin takuar 19 milionë dollarë.
f1_timothy-henry-gray-600x3351357130601.jpg

Gray u zhduk pas vdekje së nënës para 2- vjetësh, thonë vëllezërit dhe motrat e tij dhe që atëherë ata nuk kanë ditur gjë për të, transmetojnë mediet.

Gray ishte stërnip i Willaiam Clakrkut e Hadget ka qenë më e vogla nga shtatë fëmijët e tij.

Ajo që nga vitet e 30 –ta të shekullit të shkuar u tërhoq nga jeta publike dhe fundin jetës e prit në një banesë luksoze e rrethuar me kukulla.

Pas vdekjes së saj u gjetën dy porosi, ndërsa beteja gjyqësore rreth pasurisë së saj 300 milionë dollarë zgjati një kohë të gjatë.

Në njërën nga porositë shkruante se pas vdekjes pasuria duhej të ndahej me pjesëtarët e familjes e në tjetrën shkruante se paratë nuk bënte assesi të përfundonin në duar të tyre. k.n
 
Pe: I pastrehu nuk e dinte se ishte milioner

Vdes nga të ftohëtit? Në Amerikë? E pamundur!
Amercan Dream!!!
E Amerika pastron oborret e huaja!
 
Pe: I pastrehu nuk e dinte se ishte milioner

Ksaj i thone pac fatin e marigose :p
 
Titulli: I pastrehu nuk e dinte se ishte milioner

Gjynah i shkreti kur rron si barbon ne te ftohet kur je me - je cdo here ne rrezik
 
Titulli: I pastrehu nuk e dinte se ishte milioner

Në njërën nga porositë shkruante se pas vdekjes pasuria duhej të ndahej me pjesëtarët e familjes e në tjetrën shkruante se paratë nuk bënte assesi të përfundonin në duar të tyre

Edhe kjo her ashtu her keshtu! po prap drejtesia " vendosi mir " pasi vdiq i shkreti njeri ju kumtu lajmi se ka qen miljoner me mir von se kurr:mace:
 
Titulli: I pastrehu nuk e dinte se ishte milioner

Tjesh miljoner e mos ta dish , si besoj fort .Por dhe ndodh gjynah per kte te shkretin nese lajmi esht i vertet.
 
Titulli: I pastrehu nuk e dinte se ishte milioner

Gjera qe ndodhin.
 
Titulli: I pastrehu nuk e dinte se ishte milioner

Kur sta ka shkrujt i madhi zot te behesh i pasur, ska derman! Ky se ka pas rrisk i shkreti!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top