Francë – Bie taksa 75 për qind për të pasurit

Love

βeℓℓe â๓e
Gjykata Kushtetuese në Francë rrëzoi taksën e re në masën 75 për qind për njerëzit me të ardhura të larta, e propozuar nga Presidenti Francois Hollande.

Hollande-ne-France-320x180.jpg

Socialisti pati kërkuar taksë të përkohshme për të superpasurit që realizojnë fitime më të mëdha se 1 milion euro në vit, dhe kjo u bë një temë e gjerë debati, pavarësisht se efekti i rritjes së të ardhurave në buxhetin e Francës ishte shumë i vogël. Por kjo politikë zemëroi biznesin, artistët dhe futbollistët në vend, të cilët kërcënuan se do të emigronin në Belgjikë.

Qeveria e Hollande tha se do ta ripërpunojë planin për të plotësuar ankesat e Gjykatës Kushtetuese. Kjo e fundit deklaroi se masa e re “dështonte të kuptonte barazinë përballë barrës publike”, për shkak se ndryshe nga taksat e tjera, synonte të zbatohej mbi individët dhe jo mbi familjet.

Për shembull, nëse një individ fitonte 1 milion euro në vit, do të paguante këtë taksë, por një familje ku dy anëtarë fitojnë nga 900 mijë euro secili, nuk do ta paguanin. Por qeveria duket se nuk ka ndër mend të tërhiqet. Kryeministri Jean-Marc Ayrault tha se qeveria do ta ripërpunojë ligjin për ta përshtatur me defektet e zbuluara nga gjykata.

Taksa e re në praktikë do të zbatohej mbi vetëm 1,500 vetë për një periudhë të përkohshme prej dy vjetësh, gjë që e bënte atë thjesht simbolikë të luftës mes së majtës dhe së djathtës.
Burimi: g.shqip
 
Titulli: Francë – Bie taksa 75 për qind për të pasurit

Kjo taks mund te rrezikonte ekonomine e frances,pasi sic thot dhe artikulli gjith keto njerez SuperMiliarder mund te ndjeknin shembullin e Bernard Arnault duke emigruar ne Belgjike.
Duke par dhe hyrjen e fuqishme te SHEIK-ve ne futbollin Francez qe deri me tani kan investuar rreth 1 Miliard Euro dhe vazhdojn akoma kjo takse do bente qe ato t'u terhiqnin nga investimi kolosal qe po bejn.
 
Eh ..presidenti deshi te luaje pak "Robin Hud" por harroi te beje disa ndryshime ne kushtetute ...Besoaj ama se ne nje te ardhme jo shume te larget ,nje gje e tille do jete e domosdoshme fale bashkpunimit e marreveshjeve bilaterale qe egzistojne ne EU.
 
Titulli: Francë – Bie taksa 75 për qind për të pasurit

Kjo taks mund te rrezikonte ekonomine e frances,pasi sic thot dhe artikulli gjith keto njerez SuperMiliarder mund te ndjeknin shembullin e Bernard Arnault duke emigruar ne Belgjike.
Duke par dhe hyrjen e fuqishme te SHEIK-ve ne futbollin Francez qe deri me tani kan investuar rreth 1 Miliard Euro dhe vazhdojn akoma kjo takse do bente qe ato t'u terhiqnin nga investimi kolosal qe po bejn.

Ose shembulli i këngëtarit të njohur francez Johnny Hallyday.. i cili para nje viti më duket se mbaj mend mirë shkoi në Belgjikë kërkoi nështetësi belge për ti shpëtuar taksave të të pasurve që Sarkuzi e kishte vënë si çështje por që më pas duke parë që të gjithë po iknin i kërkoi Johnnyt të rikthehej dhe nuk u vuri taksa..

Jam mëse dakort me ty që kjo çështje e taksave të të pasurve mund të rrënoj ekonominë franceze.. pasi nëse do bëhet shumë të pasur do ikin nga Franca ashtu si dhe firmat të cilat punësojnë shumë njerëz, gjë që ka filluar se tashmë shumë firma franceze po hapin filialet e tyre në vendet e lindjes për ti shpëtuar taksave shtetërove dhe pagesës mujore të punëtorëve, e cila në vendet e lindjes është më e ulët..
 
Titulli: Francë – Bie taksa 75 për qind për të pasurit

75 pale qenka i semure :p
Une do isha e para qe do ikja :D
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top