Fier, masakrohet me 15 thika në trup gruaja

cent

...Lontano
Opinioni i gjerë po vijon të tronditet nga ngjarjet e rënda të vrasjes dhe dhunimit të grave, të cilat po pasojnë njëra-tjetrën këto ditët e fundit. Në qytetin e Fierit një tjetër grua u godit me thikë mbrëmjen e së mërkurës dhe për pasojë humbi jetën.
14v016x.jpg
Ngjarja ndodhi rreth orës 19.30 në afërsi të një lokali, në lagjen “Kryengritja e Fierit”. Shtetësja Ahsinja Krytha ka qënë duke ecur në një nga rrugicat e lagjes për të shkuar në banesën e saj, që ndodhet në një pallat përballë Rrethrrotullimit, kur është sulmuar nga persona ende të paidentifikuar.

Ajo ka marrë plagë të rënda, ndërsa ka rënë pa ndjenja pranë një porte banese trekatëshe në brendësi të lagjes. Autori është larguar duke përfituar dhe nga errësira.

49-vjeçarja është gjendur nga banorë të kësaj lagjeje të cilët kanë lajmëruar policinë dhe repartin e urgjencës në spitalin e Fierit. Gruaja është transportuar për në repartin e kirurgjisë në spital, ku edhe ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore, ndërsa grupi i ekspertëve ka nisur hetimin dhe grumbullimin e provave në vendngjarje. Ende policia nuk ka dhënë shkaqe dhe detaje lidhur me këtë ngjarje të rëndë.

Ndërsa burime të pakonfirmuara pohuan se gruaja ishte e divorcuar dhe kishte dy fëmijë. Policia nga ana e saj ka ngritur postobloqe në rrugë në të gjitha kryqëzimet e qytetit Fier, ndërsa po heton në shumë pista për të zbuluar autorin e kësaj vrasjeje.

Ky është një tjetër rast i rëndë i dhunës ndaj grave që regjistrohet në ditët e fundit. Më herët një grua shtatzënë në muajin e gjashtë u shtrua në gjendje të rëndë në spital pasi u keqtrajtua nga bashkëshorti.

Ndërsa të martën një 34-vjeçare shtatzënë, nënë e dy fëmijëve, u gjet e masakruar me mjete të forta në banesën e saj në qytetin e Orikumit./Tch
 
Pe: Fier, masakrohet me 15 thika në trup gruaja

Keta sjane normal jo,kane ik njerezia per kumbulla...
 
Titulli: Fier, masakrohet me 15 thika në trup gruaja

Cfare behet keshtu po rriten ne nje menyre te ekzagjeruar kafshet e egra!
 
Titulli: Fier, masakrohet me 15 thika në trup gruaja

Me duket po hyjme ne ate bote plot stres e skane ku shfryhen njerezit..

Si kane zemer keto kafshe, dua te them si mundem qe 15 here ne nje trup te pa mbrojtur te godase e te godase e te godase :(
 
Titulli: Fier, masakrohet me 15 thika në trup gruaja

Kan rrshkti njerzia ...

Nicktjeter kur esht nje trup i pambrojtur perfiton e godet sa te mundesh , po te jet i mbrojtur ske ca te godasesh ..
 
Titulli: Fier, masakrohet me 15 thika në trup gruaja

Me pake fjale.......njerzit kan ikur nga fiqiri. Eshte per te ardhur keqqq por jetojme ne kohen e monstrave.
 
Titulli: Fier, masakrohet me 15 thika në trup gruaja

Ka ardhur nje epoke ku barbarizmi dhe kafsherlleku eshte bere normalitet. U prehte ne paqe kjo zonje :( sa gjynah :(
 
Pe: Fier, masakrohet me 15 thika në trup gruaja

Oj gra, mbani ndonje arm ne shpi dhe bam bam ktyre kafsheve qe e meritojne plumbin ballit. Si po vin kohet duhet arma per femrat se si shum po abuzohet me to :(
 
Titulli: Fier, masakrohet me 15 thika në trup gruaja

Po cbehet keshtu dita-dites masakrime,vdekje,po keta sjan njerez por keta jan anormal
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top