7 vjeçari nga Kosova, një fëmijë gjeni

Arfenilla

Themelues i Forumit
Erlis Arifi është emri i djaloshit 7 vjeçar nga Kosova i cili po ecën rrugës të të qenit një gjeni. Djaloshi i vogël nga Prishtina mahnitë me aftësit e tij në lëmi të ndryshme, sidomos në gjeografi ku është problem të garosh me të.

Ani pse vetëm 7 vjeçar, Erlisi i njeh të gjitha shtetet, kryeqytet e botës, të gjithë flamujt e shteteve në botë, shumë himne të tyre si dhe me përpikmëri të tregon shumicën e stemave dhe domëthënien e tyre që kanë flamujt e shteteve botërore.

Prindërit e tij, Bekimi e Shqipja i kanë siguruar atij një bibliotekë të pasur me atlas e harta të ndryshme, që për të janë dhurata më e mirë. Detyrat dhe obligimet e klasës së dytë në shkollë, janë diçka monotone për të pasi që ai më shumë preferon të zhytet në libra të astronomisë, universit, për të realizuar ëndrrën e tij për të qenë shkencëtarë.

Kërkimet kompjuterike janë gjëja më e pëlqyer për të, madje në një lojë online ai kishte garuar me mijëra persona nga bota në një kuiz se kush njeh më shumë kryeqytete e flamuj në botë, duke zënë vendin e shtatë, duke u prezantuar me flamurin e Shqipërisë.

7-vjeqari.jpg

Sygjerime nga njerëz të ndryshëm ka pas që Erlisi të avansoj në shkollë, pasi që klasa e dytë duket diçka e lehtë për të, por që prindërit e tij kanë dëshirë që ai të rritet në hap me moshatarët e tij.

Në shkollë njihet edhe si një talent i jashtëzakonshëm i matematikës. Për Erlisin ka shkruar edhe revista që shpërndahet në Evropë, “Gjuha Ime”./VIPLajme
 
Titulli: 7 vjeçari nga Kosova, një fëmijë gjeni

Ca lumturie duhet te jete per prindrit te kene nje femije te tille, te vecant.
I lumte djalit, dhe sukses me tej!
 
Nuk mu duke se kish edhe shum te arritura per moshen qe ka ,psh un kam nipin vetem 4 vjeqar dhe i din gjith kryeqytete e europes se dite e javes mujt e vitit gjeneraten familjare qe nga i pari i familjes e shum shum gjera tjera dhe ajo se eshte e veqant te ky, eshte se nuk i harron gjerat, mjafton vetem 1 her ti thuash dhe me pa problem flet me te si me nje te rritur.po gjeni eshte heret te them .
 
Shpresoj mos ti fusin idet fetare ne koke dhe te mos e kthejne nga nje gjeni ne fryme te vjeter..
 
Titulli: 7 vjeçari nga Kosova, një fëmijë gjeni

Mendoj qe ne te vertet eshte kenaqesi te kesh nje femije te tille te menqur, sepse per mosdije skemi nevoje ....
 
Titulli: 7 vjeçari nga Kosova, një fëmijë gjeni

Ne si popul individualisht jemi shume te forte...eh sikur te ishim te tille edhe si kolektivitet
 
Titulli: 7 vjeçari nga Kosova, një fëmijë gjeni

po te isha nje femije idiot ,do me donit njesoj?
 
Titulli: 7 vjeçari nga Kosova, një fëmijë gjeni

Nuk mu duke se kish edhe shum te arritura per moshen qe ka ,psh un kam nipin vetem 4 vjeqar dhe i din gjith kryeqytete e europes se dite e javes mujt e vitit gjeneraten familjare qe nga i pari i familjes e shum shum gjera tjera dhe ajo se eshte e veqant te ky, eshte se nuk i harron gjerat, mjafton vetem 1 her ti thuash dhe me pa problem flet me te si me nje te rritur.po gjeni eshte heret te them .

Arf, duhet te shikojme me sy obiektiv. Sa prej nesh ne moshen 7 vjecare dinim shtetet, kryeqytet, flamujt, himne, etj?
Dmthn, dicka me shume se sa nje femije mesatar ka.
Nuk them qe nipi jot s'eshte i zgjuar, mbase dhe gjeni eshte. Ka femije qe dallohen qe te vegjell me nje aftesi per te mbajtur mend shume informacione, dhe ca eshte me e mira qe ata vete kane deshire te dine sa me shume gjera, ne fusha te ndryshme qe mund ti terheqin vemendje ( ka femije qe meren me gjeografine, ka femije qe mesojne poezi - ishte nje vogelush qe kishte mesuar 100 strofa apo me shume, ose ata femijet qe mesojne librat e shenjte, etj).
Pra me pak fjale, femije te vecant qe duhen inkurajuar dhe ndihmuar per te zhvilluar edhe me shume aftesite qe kane.
Ani pse vetëm 7 vjeçar, Erlisi i njeh të gjitha shtetet, kryeqytet e botës, të gjithë flamujt e shteteve në botë, shumë himne të tyre si dhe me përpikmëri të tregon shumicën e stemave dhe domëthënien e tyre që kanë flamujt e shteteve botërore.

Prindërit e tij, Bekimi e Shqipja i kanë siguruar atij një bibliotekë të pasur me atlas e harta të ndryshme, që për të janë dhurata më e mirë. Detyrat dhe obligimet e klasës së dytë në shkollë, janë diçka monotone për të pasi që ai më shumë preferon të zhytet në libra të astronomisë, universit, për të realizuar ëndrrën e tij për të qenë shkencëtarë.
 
Titulli: 7 vjeçari nga Kosova, një fëmijë gjeni

Arf, duhet te shikojme me sy obiektiv. Sa prej nesh ne moshen 7 vjecare dinim shtetet, kryeqytet, flamujt, himne, etj?
Dmthn, dicka me shume se sa nje femije mesatar ka.
Nuk them qe nipi jot s'eshte i zgjuar, mbase dhe gjeni eshte. Ka femije qe dallohen qe te vegjell me nje aftesi per te mbajtur mend shume informacione, dhe ca eshte me e mira qe ata vete kane deshire te dine sa me shume gjera, ne fusha te ndryshme qe mund ti terheqin vemendje ( ka femije qe meren me gjeografine, ka femije qe mesojne poezi - ishte nje vogelush qe kishte mesuar 100 strofa apo me shume, ose ata femijet qe mesojne librat e shenjte, etj).
Pra me pak fjale, femije te vecant qe duhen inkurajuar dhe ndihmuar per te zhvilluar edhe me shume aftesite qe kane.[/Q

UOTE]

Sweet kuptohet se i ka ca dallim me te veqanta se moshataret e tij dhe thjeshT muNdn ti thuash i zgjuar se gjeni eshte bukur shum fjal e madhe per mendimin tim? Ja psh, gjeni muNd ti thuash lirish nje femijes se kam par pemes tv ne kin, qe ka vetem 1 vjet dhe din alfabetin kinez ! Ai sdo koment se do arri shum, po edhe ky urojm te arri majet se eshte shqiptar dhe do jet nje + shum i madhe per ne.
 
Titulli: 7 vjeçari nga Kosova, një fëmijë gjeni

Edhe une do doja te kisha qene keshtu :D
Por ce do duke u rrit e duke u zvarrit :p
 
Titulli: 7 vjeçari nga Kosova, një fëmijë gjeni

Edhe une kur kam qen femij kam qen gjeni , Po tani qe u rrita dola delenxhi LOL LOL LOL
 
Pe: 7 vjeçari nga Kosova, një fëmijë gjeni

I mrekullueshem....
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top