Skandal, qytetarët sulen si të babëzitur mbi tortën e Pavarësisë, e shkelin me këmbë.

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
timthumb.php

timthumb.php

Në sheshin “Skënderbej” është krijuar kaos nga qytetarët, të cilët shtyhen që të marrin një copë nga torta e Pavarësisë. Dëshira për të shijuar tortën po shoqërohet me tension, pasi qindra persona, sidomos të rinj, po shtyjnë njëri-tjetrin.

Mësohet se një gruaje rreth të 40-ve i ka rënë të fikët nga dyndjet që ndodhin. Qytetarët janë turrur mbi tortë, duke treguar një babëzi të mjaft njerëzve, ca nga kurioziteti e ca me sa duket të paushqyer mirë për Ditën e Pavarësisë, pasi njerëz me qese e me tasa turren të marrin sa më shumë. Forcat policore u detyruan të ndërhyjnë, për të parandaluar adoleshentët dhe djemtë e rinj, të cilët u sulën mbi tortë si të babëzitur dhe po hanin me dorë, sa arritën deri atje, duke hipur dhe me këmbë mbi ëmbëlsirën. Ata që u dyndën mbi tortë ishin më të shumtët djem të rinj dhe ndoca gra me tepsi, të cilat merrnin tortën me vete. Të rinjtë nisin të gjuajnë me tortë. Disa të rinj kanë hipur mbi tortë dhe po godasin si me topa bore.

/Shekulli Online/
 
Titulli: Skandal, qytetarët sulen si të babëzitur mbi tortën e Pavarësisë, e shkelin

480057_10151256579532207_1412208545_n.jpg

59640_10151256597232207_1479571376_n.jpg

526869_539780189384091_1567156334_n.jpg
 
Titulli: Skandal, qytetarët sulen si të babëzitur mbi tortën e Pavarësisë, e shkelin

Mendimi im eshte se ne keso tubime te medha organizimet edhe nuk munde te shkojne perfekt.

Pra edhe munde te ndodhin gafa por qe jane te lejuara ne keso manifestime me pjesmarrje me dhjetra apo qindra mijera vet.

Ata edhe munde te jene ca cuna te dehur dhe munde te jen ca zonja te uritura por edhe keta gazetaria nuk kan nevoje qe te shofin gjithcka zi dhe ta

bejne mizen buall.
 
Pe: Skandal, qytetarët sulen si të babëzitur mbi tortën e Pavarësisë, e shkelin me kë

Nccc jam habit...ca njerez jane kafshe fare dhe nuk ndryshojne gjalle ne bote...ca me henger aty njehere, torte me shije dursh dhe kembesh qe kan fut kta kafshet. Pashe nje foto tjeter ku njera e kishte fut torten ne qeske plasmasi, s'ka nevoje stomaku per ta perpunuar fare se e kane perpunu vet kta me sjelljet e tyre.
 
Titulli: Skandal, qytetarët sulen si të babëzitur mbi tortën e Pavarësisë, e shkelin

Booo ca njerezish jemi, po nuk lam nje cik nam ska rruge tjeter...

Ps : U shty bashkimi evropian edhe per nja 5 vjet te tjera, sa te mbaroi riedukimi, lol
 
Pe: Skandal, qytetarët sulen si të babëzitur mbi tortën e Pavarësisë, e shkelin me kë

Kane nje pjese te fajit edhe organizatoret ne kte mes....duke e ditur sjelljen e katunarve, dihej qe kjo do pritej kshu qe te ishin organizuar i cik me mire...mbase te kishin menduar ndonje menyre me efikase per te ndare torten.
 
Titulli: Skandal, qytetarët sulen si të babëzitur mbi tortën e Pavarësisë, e shkelin

Vertet qe gazetaret e ekzagjerojn dhe e nzin akoma me shum nje lajm te till jam dakort me kte ...

Por ata qe e nxin me shum jan vet qytetaret jan vet kta qe e nxin vendin e tyre , po pse ore me nje cop tort qe do marresh aty do dalesh nga viti ?? Apo te turresh sikur ske par apo ske degjuar se cesht torta , aty skishte vetem ca djem te vegjel por ishin edhe gra fmij e burra ... Gjithsesi gjithmon do bejem dicka per ta injoruar sa me shum vendin ton me te tilla veprime ... Kan qen ne kohen e xhaxhit me te uritur e kshu sbenin se ste linte xhahxi te bente synet nga veshet ...:D
 
Titulli: Skandal, qytetarët sulen si të babëzitur mbi tortën e Pavarësisë, e shkelin

Ej njerez.... Hello Afrika ncncnc te pakten ata kan nje arsye
 
Titulli: Skandal, qytetarët sulen si të babëzitur mbi tortën e Pavarësisë, e shkelin

Lol

74235_303455173087856_1426978182_n.jpg
 
Attachments

  • 74235_303455173087856_1426978182_n.jpg
    74235_303455173087856_1426978182_n.jpg
    102.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Skandal, qytetarët sulen si të babëzitur mbi tortën e Pavarësisë, e shkelin

dicka do benin te mos merrnin msysh,,
Tani e kemi te sigurt qe snamerr njeri msysh,..:)
Nejse ,jo gje e kendshme por gjithesesi disa veprime jo te kendshme ..,s'kan pse marrin me shume rendesi se sa kan.
Athua ata njerez qe bejn veprime te tilla nuk kan as vleren e asaj cope torte,,qe moren.
Populli dhe festimi sigurisht qe nuk perfaqsohet nga ata.
 
Titulli: Skandal, qytetarët sulen si të babëzitur mbi tortën e Pavarësisë, e shkelin

nncncncn na turperuan keta ku vene me legena me kusi te marrin torte hahahaha
 
Titulli: Skandal, qytetarët sulen si të babëzitur mbi tortën e Pavarësisë, e shkelin

Hahahhaa po thoshte njeri tani te gjejne uje te lahen. Prisni prisni se sjan therur akoma qengjat :p
 
Titulli: Skandal, qytetarët sulen si të babëzitur mbi tortën e Pavarësisë, e shkelin

Tani per mbydhje po ndjek fishekzjarret .... Kjo Po , kjo te jep kenaqesi :)
 
Titulli: Skandal, qytetarët sulen si të babëzitur mbi tortën e Pavarësisë, e shkelin

Kjo eshte normale nuk jan vetem shqiptaret se reagoj ne tilla situate pse ne vendet tjera po i mershin piruit me vete a!!mos e ekzagjeroni rastin se mua cdo gje me duket se shkoj shum shummmmmm mir

Lus Zotin qe Nentorin tjete te na gjej te bashkuar ne 1 komb.........
:urra::urra::urra::urra::urra:
 
Titulli: Skandal, qytetarët sulen si të babëzitur mbi tortën e Pavarësisë, e shkelin

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Pe: Skandal, qytetarët sulen si të babëzitur mbi tortën e Pavarësisë, e shkelin me kë

Eh ju bëftë mirë të gjithëve!

Hajd se krejt normal është,
nuk ndodhin këto gjëra çdo ditë!

:gezuar::gezuar::gezuar::gezuar::gezuar:
 
Titulli: Skandal, qytetarët sulen si të babëzitur mbi tortën e Pavarësisë, e shkelin

ncncncnn cfar njerz jemi! po lerni mo ta shijojm festen ashtu si duam , po neve me shum na bejn pershtypje te mermi me thashethem te vonuar jemi prz.
 
Titulli: Pe: Skandal, qytetarët sulen si të babëzitur mbi tortën e Pavarësisë, e shke

Eh ju bëftë mirë të gjithëve!

Hajd se krejt normal është,
nuk ndodhin këto gjëra çdo ditë!

:gezuar::gezuar::gezuar::gezuar::gezuar:

ricky, kuptohet ironia jote..;) Ka te drejte kurani qe e ndalon festimet jasht festave kuranore. Po duhet te besh nje hap prapa dhe te mos thuash me qe jemi 95 % mysliman..;)
 
Titulli: Skandal, qytetarët sulen si të babëzitur mbi tortën e Pavarësisë, e shkelin

Injorantë..
Dhe kafshët sillen më mirë..

Ptuu jazëk i qoftë skanë pikën e turpit dhe respektit..

Njerëz pa pikë cipe në fytyrë.. Yttt na fëlliqën..
 
Pe: Titulli: Pe: Skandal, qytetarët sulen si të babëzitur mbi tortën e Pavarësisë, e

ricky, kuptohet ironia jote..;) Ka te drejte kurani qe e ndalon festimet jasht festave kuranore. Po duhet te besh nje hap prapa dhe te mos thuash me qe jemi 95 % mysliman..;)

Ta jap përgjigjen një ditë tjetër!
 
Titulli: Skandal, qytetarët sulen si të babëzitur mbi tortën e Pavarësisë, e shkelin

nuk dua te mroj gazetaret, po edhe nje sy normal s'do shkonte pa e komentuar kete situate, pavaresisht se ishte e pritshme.
do ishte me mire te mos kishte torte, per t'iu shmangur kesaj situate
 
Gezetaret duhen pushuar nga puna fare. E bejne mizen buall..:p
 
Titulli: Skandal, qytetarët sulen si të babëzitur mbi tortën e Pavarësisë, e shkelin

po nese pushohen gazetaret nga puna, ju qe jetoni jashte si do e merrni vesh se cfare ndodh ne shqiperi, si per mire si per keq...
pa gazetare, s'funksionon media, e pa media smerret vesh asgje ;)
 
Titulli: Skandal, qytetarët sulen si të babëzitur mbi tortën e Pavarësisë, e shkelin

Poshte komunistat rrofte shtypi i lire ahahaahha
 
Titulli: Skandal, qytetarët sulen si të babëzitur mbi tortën e Pavarësisë, e shkelin

Puna e gazetarve eshte te jape kulture njerzeve. ...:)

torte 2.jpg
 
Titulli: Skandal, qytetarët sulen si të babëzitur mbi tortën e Pavarësisë, e shkelin

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
ka edhe me keq ....E keta qe jane ne vidio ktu nuk i marrin as falas po paguajne :yep:
 
Titulli: Skandal, qytetarët sulen si të babëzitur mbi tortën e Pavarësisë, e shkelin

Asgje nuk mund ta justifikoj nje veprim te tille...!
 
Titulli: Skandal, qytetarët sulen si të babëzitur mbi tortën e Pavarësisë, e shkelin

Po shqiptari i shkret gjith jeten ka mbajt radhe e eshte shty per nje shishe qumesht jo me gjith kjo torte :p
 
Titulli: Skandal, qytetarët sulen si të babëzitur mbi tortën e Pavarësisë, e shkelin

Ky eshte sabotim, nga agjentet serb dhe grek!!
 
Pe: Skandal, qytetarët sulen si të babëzitur mbi tortën e Pavarësisë, e shkelin me kë

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Te drejte ka Lauri!!!:p
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top