Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Përurohet monumenti i Shqiponjës tek dogana

Tirana është përfshirë nga atmosfera e festës së pavarësisë ditën e hene me një sërë aktivitetesh, një ndër të cilët ishte edhe përurimi i memorialit të “Shqiponjës”, i vendosur në rrethrrotullimin e Doganës, në Tiranë, i cili tashmë do të mbajë emrin “Sheshi Shqiponja”.

Shqiponja.jpg


Ceremonia e organizuar me këtë rast ka mbledhur bashkë personalitete shqiptare nga të gjitha trevat shqiptare. Në të ishin të pranishëm edhe kryeministri Berisha, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, të cilët së bashku me kryetarët e komunave të trojeve shqiptare zbuluan memorialin e ‘Shqiponjës’, që është realizuar në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë me kontributin e vyer të familjes Destani.

Kreu i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha në fjalën e tij hapëse gjatë kësaj ceremonie

vlerësoi simbolin e shqiponjës dykrenore si simboli i lirisë së të gjithë shqiptarëve, të cilën askush dhe në asnjë kohë nuk arriti ta burgosë, ndërsa shprehu mirënjohjen e thellë për familjen Destani që i bënë një dhuratë kaq të bukur shqiptarëve në këtë përvjetor të rëndësishëm të kombit.

Lazim Destani, biznesmen i njohur, i cili kontribuoi personalisht për realizimin e këtij projekti, u shpreh i lumtur që mundi t’u dhuronte shqiptarëve simbolin e identitetit të tyre në këtë përvjetor, ndërsa falënderoi dhe autoritetet vendore që bënë të mundur realizmin e këtij monumenti kaq të rëndësishëm.

topchanel
 
Titulli: Përurohet monumenti i Shqiponjës tek dogana

526698_335144779926903_74559263_n.jpg
 
Titulli: Përurohet monumenti i Shqiponjës tek dogana

E pash ne lajme kete ishte fillimi i hapjes ne parlament, degjova qe po i nderrojn emrat e disa rrugeve shesheve, sme duket shume e arsyeshme te nderrosh disa emra qe eksistojn prej vitesh vetem per nje vit qe kemi 100 vjetorin e pavarsise po per pervjetore te tjera cfare do na bej sala??
Budalleqe me brira keto.
 
Titulli: Përurohet monumenti i Shqiponjës tek dogana

Po ishte shesh pa emer Didi pa emer fare jo se me duket kish nje emer te vogel ''dogana'' po sikur s'shkon dhe aq shume :p me mire ''Shqiponja''
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back