Telefonatë “nga varri”!!!

con_uk

Anëtar i Nderuar
Një nënë mbeti e shokuar, kur mori një telefonatë nga i biri i saj, një muaji pasi ai kishte ndërruar jetë.

35-vjeçari Gilsimar de Souza, u shpall i vdekur pasi e ëma dhe një teze e tij identifikuan trupin e pajetë, në një morg të Uberabës, një qytet në juglindje të Brazilit.

I riu ishte përplasur nga një mjet ndërsa kalonte një rrugë dhe pas identifikimit, familjarët varrosën trupin e pajetë me nderimet përkatëse në varrezën e qytetit.

Megjithatë, ajo që do të raportonte të premten shtypi brazilian, i kalon kufijtë e të pabesueshmes.

I vdekuri telefonoi gjatës javës nënën e tij, për t’i dhënë që ishte mirë dhe që nuk duhet të merakosej. E tmerruar, nënës i ra të fikët dhe nuk mundi të lëvizte për disa orë, ndërsa trupi iu përshkrua nga të dridhura të pakontrolluara si reagim i nje spasme nervore.

Më vonë, u vërtetua se Gilsimar, në fakt nuk kishte vdekur, por ishte futur në një klinikë rehabilitimi, për të luftuar varësinë e tij nga droga dhe për këtë arsye, nuk kishte pasur mundësi të vihej në kontakt me familjen më parë.

Personi i identifikuar dhe varrosur mes dhimbjes nga familjarët e de Souzës, mbetet i paidentifikuar.

Ndikuar nga dëmtimet e pësuara nga aksidenti dhe mbase tronditja e momentit, si nëna, ashtu dhe tezja, kishin identifikuar gabimisht në morg “të birin”.


TCH
 
Titulli: Telefonatë “nga varri”!!!

Suprizeeee :p
Nuk e di por ndoshta ndodhin dhe vertet,gjithsesi mua me duken te çuditshme....asnje familjare nuk mund te neglizhoj detajet e identifikimit e aq me keq ta ngateroj,jane rastet me ekstreme te karbonizimit etj e tj e prap identifikimi behet nepermjet procedurave te mjeksise ligjore,çudi te thuash qe po ky eshte!
 
Titulli: Telefonatë “nga varri”!!!


Leje se edhe mua gati me ra te fiket... jo veq asaj nenes qe ka dyshu
:frike:
 
Pe: Telefonatë “nga varri”!!!

Ehhh sa ndryshe del permbajtja nga titulli :p
 
Titulli: Telefonatë “nga varri”!!!

Jam dakorte me postimin e Ides,jan mjeket ata qe duhen te merren me indetifikimin e personit,por ama ka dhe nga ato raste qe nuk eshte cudi se familjaret edhe mund te gabojne si psh nje situate e ngjashme kishte ndodhur ne Shkoder
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top