Tridhjet shenjat e hipokritëve

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Tridhjet shenjat e hipokritëve



1. Janë falls në thëniet e tyre dhe gënjejnë.

2. Tradhëtojnë.

3. Tregojnë mosbindje dhe dëshirojnë të debatojnë.

4. Thyejn premtimin.

5. Janë dembel në adhurim.

6. I bëjnë veprat për tu dukur.

7. I mungon të përkujtuarit e fesë.

8. Nguten në falje.

9. Shajnë ata të cilët bëjnë vepra të mira nga besimtarët dhe të drejtët.

10. Tallen me Kur'anin, sunnetin dhe të Dërguarin e Allahut.

11. Bëjnë betime për tu mbrojtur.

12. Urrejnë të shpenzojnë diç për hirë të Allahut.

13. Dezertojnë dhe i lëjnë në baltë muslimanët.

14. Krijojnë zhurma fallse duke bërë fitne.

15. Gjejnë gabime në vendimet e Allahut.

16. اnderojnë të drejtët.

17. Qëndrojnë larg nga faljet me xhemat.

18. Shkaktojnë fesat ndërsa thonë se duan të vendosin paqen.

19. Sjellja e jashtme e tyre është në kontradiktë me atë që kanë në zemër.

20. I frikësohen ngjarjeve të pakëndshme, incidenteve dhe ngjarjeve.

21. Përdor shfajsime fallse.

22. Urdhërojnë për kah e keqja dhe pengojnë nga e mira.

23. Janë dorështrënguar.

24. E harrojnë Allahun.

25. Mohojnë premtimin e Allahut dhe të dërguarit të tij.

26. Shqetësohen për pamjen e jashtme dhe neglizhojnë të brendshmën.

27. Janë elokuent, oratorë, mbajnë ligjërata të gjata etj..

28. I mungon të kuptuarit e fesë.

29. Nuk bëjnë gjynahe para syve të njerëzve por tregohen të vyeshëm në kryerjen fshehurazi të gjynaheve.

30. Gëzohen për ndonjë fatkeqësi që bie ndër besimtarë dhe trishtohen kur ata gëzohen dhe kënaqen.



Zoti na ruajte nga kjo dhe nga çdo e keqe.

Forumi shqiptar
 
Titulli: Tridhjet shenjat e hipokritëve


Hipokritët e sotëm

Këto janë disa transmetime të mbledhura nga Muhammed Musa Nasër për munafikët e sotëm në librin e tij ‘El-Munafikun’ (fq. 95-98). Të gjitha transmetimet janë autentike.

1. Xhubejr bin Nufejri ka thënë: Shkova për ta vizituar Ebu Derdanë në shtëpinë e tij, dhe pashë se ai ishte duke u falur në xhaminë e tij. Kur u ul në teshehud, ai filloi të kërkojë mbrojtje tek Allahu nga hipokrizia. Kur mbaroi, iu afrova dhe e pyeta: “Allahu të faltë o Ebu Derda! اfarë ke lidhje ti me hipokrizinë?

Ai u përgjigj: “O Allah, kërkojë faljen Tënde! (e tha këtë tri herë). Asnjëri i cili ndjehet i sigurtë nga fatkeqësia, nuk do të jetë i sigurtë nga ajo! I siguruar nuk është askush pos popullit të humbur.”

2. Abdullah bin Amri ka thënë: “Do të vijë një kohë kur njerëzit do të mblidhen nëpër xhami, dhe nuk do të mund të gjesh në mesin e tyre as një besimtar të vetëm.”

3. Hasan el-Basriu ka thënë: “Nuk do të vijë Ora derisa çdo popull të pushtohet nga hipokritët që janë në mesin e tyre”.

4. Hudhejfeja ka thënë: “Hipokritët e sotëm prej jush janë më të këqinjë se hipokritët që kanë jetuar në kohën e të Dërguarit të Allahut, SalAllahu alejhi ve Selem”.
E pyetën: “O Ebu Abdilah, si mund të jetë kjo kështu?”
Ai u përgjigj: “Ata e kanë mbajtur hipokrizinë fshehurazi. Sa për hipokritët e sotëm, hipokrizinë e shfaqin haptas, ngase aq shumë janë të mbushur sa që nuk kanë nuk kanë aq kapacitet për ta fshehur atë.”


Përktheu dhe përshtati: Teuhid.NET
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top