Ndërrohet ora! Më 28 tetor, akrepat 60 minuta prapa

Love

βeℓℓe â๓e
Të dielën në 28 tetor, akrepat e orës do të zhvendosen 60 minuta prapa.

59725.jpg


Ndryshimi i orës do të bëhet natën duke e gdhirë e diel, kur akrepat të shënojnë orën 03:00, të cilat me orën e re do të shënojnë 02:00 dhe zyrtarisht hyjmë në ritmet e dimrit.

Të dielën do të flejmë pak më shumë, por mos harroni të keni ndërruar orën për të hënën, kur fillon puna, shkolla dhe detyrimet e tjera.

Ndryshimi i orës më parë në Europë ka qënë jo i njëtrajtshëm, por ai filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës, kur disa vende vendosën të ndryshojnë orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike. Si ligj europian, ndryshimi i orës në këtë rajon u vendos në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo 4 vjet .
Norma europiane vendosi në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës së verës (kur ora shkon një orë përpara) dhe përfundimin e saj (kur ora shkon një orë pas); që tani respektivisht janë e diela e fundit e marsit dhe e diela e fundit e tetorit.
Burimi: ballkanweb
 
Titulli: Ndërrohet ora! Më 28 tetor, akrepat 60 minuta prapa

Ah vetem kete ka te mire dimri:p
Edhe pse na shkurtohet dita:( por smund ti kesh te gjitha te mirat.....
 
Pe: Ndërrohet ora! Më 28 tetor, akrepat 60 minuta prapa

Eh tani gjume si ariu...
 
Titulli: Ndërrohet ora! Më 28 tetor, akrepat 60 minuta prapa

Ne kte kohe krize me mir ti dergojn 2 ore mbrapsh akrepat... A dilet me -10° ne 7:30...
 
Titulli: Ndërrohet ora! Më 28 tetor, akrepat 60 minuta prapa

Sa mire me zi e pres,dimri stina me e bukur
 
Pe: Ndërrohet ora! Më 28 tetor, akrepat 60 minuta prapa

Urraaaaaaaaaaaa 1 ore me vone ne pune
 
Titulli: Ndërrohet ora! Më 28 tetor, akrepat 60 minuta prapa

Ahuuuuuuu me ket ore sa po mesohem me ndrrimin e veres tani te dimrit shum mbrapsht me duket mua!
 
Titulli: Ndërrohet ora! Më 28 tetor, akrepat 60 minuta prapa

Po se mos ka noj ndryshim..:p Gjum gjith kohes jemi, si nje or me shum , nje or me pk, pak rendesi ka..:p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top