Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Puthja e “gjumit të ëmbël” drejt zhdukjes!

Puthja me anë të cilës urojmë “gjumë të ëmbël”, simbol i butësisë, sigurisë, ëmbëlsisë dhe intimitetit po zhduket, pasi kërcënohet nga jeta e përditshme, nga indiferenca, zakoni, ndoshta edhe nga kriza (që po kthehet në shkaktarin e të gjithave problemeve të shoqërisë).

59385.jpg


Konstatimi se puthja e “natës së mirë”, e cila shoqërohet shpesh me një urim për ëndrra të bukura dhe gjumë të ëmbël, vjen nga një studim britanik që bën edhe një përshkrim të sjelljes së cifteve në ditën e sotme.

Studimi është realizuar falë sondazhit të kryer në zinxhirin e hoteleve Travelodge në Britani, me qëllim studimin e sjelljes së 2000 cifteve përmes zakoneve të tyre sidomos gjatë mbrëmjeve.

Nga studimi u vu re se 8 nga 10 e të anketuarve e quanin tashmë histori të së kaluarës. puthjen para gjumit, ndërkohë që 25% e të intervistuarve pranoi se nuk duron as prekjen, por statistika shkon edhe më tej ku 90 % e cifteve pranuan që madje nuk shkëmbenin as një “ të dua”. Ndërsa, 40% e pjesmarrësve në sondash deklaroi se flë në njërin krah dhe me shpinë nga partneri.

Nëse i referohemi sondazhit britanik atëherë duhet ti themi “lamtumirë puthjes së gjumit të ëmbël” dhe duhet të kënaqemi vetëm me filmat romantik.
Burimi: ballkanweb
 
Titulli: Puthja e “gjumit të ëmbël” drejt zhdukjes!

Egziston diku ketej nje teme e cila pershkruan imtesite e jetes. Per mua keto qe shkruhen ne kete temen e meposhtme jane imtesite e jetes. Jane imtesi te cilat mbushin nje jete te shendoshe. Jetem qe po jetojme, me tere keto thyerje, me tere keto shpejtesi, kam pershtypjen se keto imtesite veq se po zhduken. Jemi dhene pas gjerave te medha te cilat asnjehere thuajse nuk i arrijme dhe kemi vene ne harrese imtesite e jetes, te cilat nuk na kushtojne asigje, por qe jane aq te rendesishme saq jan ato te cilat e mbushin jeten.

Kam pershtypjen qe sikur ketyre imtesive te ju kushtonim vetem nje % te vogel te rendesise qe jua kushtojme gjerave pa vlere atehere jeta jone do ishte ndoshta me solide por me e kenaqshme. :akullore:
 
S’ka më puthje për natë të mirë

f.1019002531252_m.jpg


Edhe atëherë kur pasioni në një lidhje apo në martesë të zbehet, puthja për natë të mirë nuk është diçka e madhe që nuk mund t’ia dhuroni partnerit.
Mirëpo, sipas një studimi, me sa duket edhe kjo paraqet problem. Hulumtimi ka zbuluar se 80% e çifteve më nuk puthen për një natë të mirë, sepse në masë të madhe janë të përqendruar vetëm për të fjetur.

Në të njëjtin hulumtim, një e katërta e të anketuarve kanë cekur se nuk munden ta durojnë nëse partneri-ja i prek në shtrat, derisa 90% nuk ia del t’i thotë fjalët magjike “të dua” para se ta fikin dritën. Po ashtu, 46% e tyre porsa të shtrihen ia kthejnë shpinën partnerit.

Vetëm 1% e 2.000 të anketuarve kanë thënë se flenë në shtrat me partnerin me atë që thuhet, pozë filmi, kur mashkulli qëndron i shtrirë në shpinë, ndërsa partnerja e tij ia vë kokën në gjoks. /Telegrafi/
 
Pe: S’ka më puthje për natë të mirë

Në të njëjtin hulumtim, një e katërta e të anketuarve kanë cekur se nuk munden ta durojnë nëse partneri-ja i prek në shtrat, derisa 90% nuk ia del t’i thotë fjalët magjike “të dua” para se ta fikin dritën. Po ashtu, 46% e tyre porsa të shtrihen ia kthejnë shpinën partnerit.

Vetëm 1% e 2.000 të anketuarve kanë thënë se flenë në shtrat me partnerin me atë që thuhet, pozë filmi, kur mashkulli qëndron i shtrirë në shpinë, ndërsa partnerja e tij ia vë kokën në gjoks

Shifra te medha,me beri peshtypje kjo 46% qe ja kthejne shpinen...Po femije si bejne?LOL
 
Titulli: Puthja e “gjumit të ëmbël” drejt zhdukjes!

Drejt zhdukjes fare jo, tek çiftet e reja qe sapo i kane hyre bashkjeteses se tyre (te sapo lidhur, sapo fejuar apo sapo te martuar) ende egziston kjo lloj menyre e pershendetjes para gjumit.
Ndryshon puna tek ciftet qe e kane konsoliduar raportin e tyre qe i kane haruar pershendetjet para se te flene :P
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back