Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Dhe vjen nje cast.......

Ka shume njerez qe bejne te tjeret te qeshin e vete nuk dine si te jene te lumtur🙃

Një burrë shkoi te një psikiatër dhe i tha:
“Jetoj në një gjendje të vazhdueshme trishtimi, depresioni më ka pushtuar jetën. Ju lutem, më ndihmoni...”

Mjeku i dha një terapi.
Një javë më vonë, burri u kthye dhe tha:
“Këto ilaçe nuk më kanë ndihmuar aspak. Trishtimi po më mbyt.”

Psikiatri i përshkroi një trajtim tjetër.
Pas dy javësh, burri u paraqit sërish:
“Asgjë nuk ka ndryshuar. Trishtimi ende më sundon.”

Mjeku u ndje i hutuar. Pas një mendimi të shkurtër, i tha:
“Ka një shfaqje çdo natë nga një kloun i mrekullueshëm. Është aq qesharak sa edhe njeriu më i trishtuar nuk i reziston të qeshurës. E kam parë vetë dhe ende qesh kur e kujtoj. Bli një biletë dhe shko ta shohësh. Do qeshësh aq shumë sa do të të dhembë fytyra.”

Burri uli sytë dhe u përgjigj:
“Doktor... ai kloun jam unë.”

Ky ishte “Felix Agenio”, klouni francez që i bëri miliona njerëz të qeshnin… por që në fund ngriti dorë kundër vetes.
 

Konkursi Letërsisë

  • C'est la vie

    Votat: 5 71.4%
  • Harro të më harrosh

    Votat: 3 42.9%
  • Mëngjese pranvere

    Votat: 1 14.3%
Back
Top