Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Konkursi i letërsisë ~shkurt~2025

Voto shkrimin e preferuar


  • Totali i votuesve
    17
  • Poll closed .
1-Binte shi
Ishte nate, binte shi. Rruget e qytetit ishin bosh, te ndriçuara nga llampat e zbehta qe pasqyronin pikat mbi asfalt. Ne ate erresire te bute , ecte nje burre ngadale , me duar ne xhepa , me mendje te trazuar .

Sapo kishe mbyllur punen, i lodhur nga mundimet e jetes , shiu i lagte fytyren , ndersa mendimet e trazonin, pa siguri per te nesermen , djers te ftofta e kaplonin.

Sa here binte shi ,kujtonte kohet e veshtira , kur kthehej ne shtepi , mes acarit dhe deshirave . Dhe pse lodhja e kerruste , dicka e mbante drejt , endrra per tu dhene atyre , gjithçka se kishte pasur vet asnjehere .

Hapat e çuan deri te dera, ndersa e hapte me kujdes që mos ti zgjonte , gruaja e priste , çajin ti pervelonte.

Ndersa uli xhaketen ne karrige , binte shi tha ai .

A thua nuk e kuptova?- me ze te embel i pershperiti,- ulu dhe pusho .

U ul prane saj , ndjehu ate ngohtesi, kaq kohe qe i mungonte , hallet ti harronte.

Shiu nuk pushoi por familja zemren ja ngrohu .


2-Vajza e Detit

Jam vajzë deti, në shpirt një oqean,
Dallgët i kam ëndrra, dhe valët shandan
Flokët e mi shpupuritura stuhi ere
Buzëqeshje të ngrohta me shpirt pranvere

Në thellësinë e detit, aty unë jetoj
Lart yjet më shndrisin,qiellin e dashuroj
E veshur me mistere,mbartur histori
Dukem vajzë çapkëne,shpesh'herë si fëmijë

Në netët e heshtura këndoj me hënën
Notoj me sirenat,nën tingujt e zemrës
Unë vajza e detit, jam zëri që të thërret,
Jam simfonia e shpirtit parajsa e fshehtë

Jam ëndërr, jam heshtje, jam zë pa kufi,
Jam pasqyrim ,mendim,imagjinat,fantazi
Në ditët e qeta jam fllad që të përqafoj
Por kur jam stuhi me dallgë të mbulo


3-Vajza me pallton rozë

Peone e brishtë
mëngjesore,
petale forcë mbështjellur.
Mbështjellur
me ngjyrën e jetës,
si një fëmijë i porsalindur.
Pupilat, zmadhuar
ndriçojnë paqe
mollzat
ndjenjë e prekshme.
Pa fjalë
e zë shprehet,
heshtur lufton,
ndriçon errësirën



4-Orëndreqësi

Në një qoshe të botës, ku heshtja fle,
Një derë e drunjtë e pluhurosur qëndron,
Brenda saj, një burrë i përulur përkulej,
Me duar të arta, një orë ndërton.

Akrepa të thyer, kohë të humbura,
Tik-taku që hesht e fjalë të harruara,
Gjurmët e të shkuarës, në xham të thyer,
Rrëfime që koha i kishte përhumbur.

“Të shkuarën e mbaj, në ingranazhe të vogla,
Në çdo kthesë ka dhembje, por dhe dritë,
Plasaritjet s’janë fundi, por vula të jetës,
Një kujtim që shpon, një zë që rritet.”

Në të tashmen, ai mat çdo frymëmarrje,
Çdo sekondë, një univers më vete,
“Mos e humb këtë moment, më thotë,
Është fillim i çdo gjëje që pret të ndodhë.”

E ardhmja? Një mister që akrepat fshehin,
Një perde që shpaloset ngadalë e qetë,
Ai rrotullon ingranazhet me kujdes,
Duke ndrequr të sotmen, për nesër të jetë.

Ora rilind, si zemër që rreh,
Akrepat e saj si krahë që fluturojnë,
Koha, tani e riparuar, ecën me ritëm,
Dhe çdo çast të saj ndriçon si agime

Dhe orëndreqësi, me një buzëqeshje të fshehur,
Me rritëm të qetë, të përjetshëm, e të kthjellët,
Më lë në dorë orën e ndrequr,
Zhduket në kohë si një hije e pavdekshme.


°Këto janë krijimet për muajin shkurt.Duke ju falenderuar që vazhdoni t'i jepni jetë,e shpall të hapur konkursin 😊
 
Mua 5sa mduket si chatgpt. Nuk e di pse. Ama gjthss me pelqeu me sh se tjerat. Kshuqe le te jete cte doje. 🤷‍♀️
 
Mua 5sa mduket si chatgpt. Nuk e di pse. Ama gjthss me pelqeu me sh se tjerat. Kshuqe le te jete cte doje. 🤷‍♀️
Kur u them un qe ju votoni krijime te chatgpt sme besoni 🤣
 
O @Anna* po ai @NoMaD i a dergon me mi? E ka lene pas dore poezine 😝
 
1-shi qenka perle !
Ghithmone i kam adhuruar keto hyrjet me shi dhe ere !
Binte shi e do te bjere
Hapni cadrat o te mjere ....
U perrfshiva me shume se c duhet me duket 😂
 
1-shi qenka perle !
Ghithmone i kam adhuruar keto hyrjet me shi dhe ere !
Binte shi e do te bjere
Hapni cadrat o te mjere ....
U perrfshiva me shume se c duhet me duket 😂
Mos thuj ashtu se n fund t darkes e ka prit caji 🤣
 
1-shi qenka perle !
Ghithmone i kam adhuruar keto hyrjet me shi dhe ere !
Binte shi e do te bjere
Hapni cadrat o te mjere ....
U perrfshiva me shume se c duhet me duket 😂
Më perlë është krijimi yt 😁
 
O ai ka ndejt ne shi , ti iki era parfumit .... ti lante shiu mekatet 😂
A s kishte 3 mije lek per nji cader ai 😂
Ti kishte aq ne ate kohe nuk shkonte me punu hic 🤣
 
Ca pune mor , se genjen ai ....punova jashte orarit ka thene 😂
Thelle thelle me duket qe ai ka qen puntor por e ka ekzagjeru pak o te ik nkam te shpija torollaku 🤣
 
Thelle thelle me duket qe ai ka qen puntor por e ka ekzagjeru pak o te ik nkam te shpija torollaku 🤣
Ore se po e akuzoj kot te shkretin me duket , se vetem fjaline e pare dhe te fundit lexova 😂
 
Kane faj keta qe sjellin. Se punku ne terezi e ka 😝
 
Kane faj keta qe sjellin. Se punku ne terezi e ka 😝
Paj zotin se jam aq i lodhur sot , sa me mire te isha lag ne shi e piken e cajit mos ta kisha pi 😂
Prap me rime doli 😆
 
Ika te fle tani ....boll krijova per sot 😛
Naten e mire o shpirta te lire dhe fisnike
Jetoni ne paqe e cajin pijeni ne ibrik
 
Ika te fle tani ....boll krijova per sot 😛
Naten e mire o shpirta te lire dhe fisnike
Jetoni ne paqe e cajin pijeni ne ibrik
Dashke ti pervelonke me ibrikun 🤣
 
Vajzat super, si ajo e detit dhe ajo ne pallton rozë 🔥🔥🔥
 
I lexova te gjitha dhe me pelqyen. votova per krijimin e meposhtem pasi ka origjinalitet dhe nje mix intrig mes kohes, jetes dhe zoterimit te permiresimit , deshire per progres pasi egziston probabileti te gjesh nje "orendreqes" qe te zbukuron kohen.

.......
Dhe orëndreqësi, me një buzëqeshje të fshehur,
Me rritëm të qetë, të përjetshëm, e të kthjellët,
Më lë në dorë orën e ndrequr,
Zhduket në kohë si një hije qe me driten kthehet...

Komplimentet e mija!

Suksese te gjithe krijuesve
 
Une votova per Orendreqesin.
Me nje verejtje te vogel ..."Brenda saj, një burrë i përulur përkulej" ketu perulur dhe perkulej nuk rrine mire bashke.
"Duke ndrequr të sotmen, për nesër të jetë" ky ishte varg perle.
Suksese te gjitheve, sidomos per pallton roze :p
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back