Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

A jeni te lumtur me jetën tuaj?

Kjo lumturia esht me periudha,dmth here je i lumtur here jo,here ke gjithcka per t qene i lumtur por ndjen nje deshperim te thelle, e here jemi si ato fukarejte qe skan as çati mbi koke po prap buzeqeshin
 
Në një moment shum kritik të jetës time
Në ato ditë, muaj dhe vite nëpër spitale, takime me mjekë, ditë ku nuk doja të zgjohesha nga ankthi sepse ditët bëheshin të vështira per tu perballuar nuk kishte lumturi dhe aty ku duhet të isha e lumtur, kishte çaste të vogla, copeza gezimi, shprese.
Ato copëza me jepnin forcën per të perballuar gjithçka.
Per mua lumturi eshte qetesia e shpirtit, të kthehesh ne shtepi mbas pune dhe jo ne spitale, të besh gjerat e vogla dhe ato me te merzitshmet por me qetesi e paqe shpirti.
Ajo periudhe dje me kujton sa e lumtur jam sot, nuk e them me ze te lart sepse kam frikë, por avash nën zë i them vetes jetoje lumturin e merituar, këtë paqe dhe qetësi shpirti me dhimbje por dhimbjet për njerzit janë.
 
Per fat te keq sot lumturia per njerezimin eshte gjithcka pervec lumturise.
Une personalisht flm Zotit kam gjithcka qe i nevojitet nje njeriu te jete i lumtur 😊
 
Lumturia seshte epoke qe te themi po jemi ne epoken e lumturise apo palumturise.
Te lumtur mund te jemi te gjithe,sepse ska lidhje as me poziten e as me asgje tjeter,pervec se botes sone te brendshme.
Gjate diveve dhe jetes ashtu sic kemi momente jo te mira,kemi dhe momente shume te lumtura.
Une e dua aq shume jeten dhe menyre sesi i gjej castet e lumturise sa shpesh here i lutem Zotit,te me lere me keto te mira qe kam,e mos me sprovoj me shendetin e ndonje njeriu qe kam ne zemer.
 
Qenia e njeriut esht e pangopur
Edhe sikur te jete i lumtur prap kerkon me shume
Njeriu lufton me shume per tu ndjere gjalle besoj une dhe atehere kur gjerat qe ka i mjaftojne. Eshte ndjenje e bukur te mjaftohesh por nuk te le ambicja per ide, qellime dhe per ti arritur ato☺️
 
Jam e lumtur për faktin që superoj çdo limit që jeta më vendos, çdo ndërlikim mundohem të gjej rrugën e duhur.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 4 57.1%
  • Të harrrova, sepse të dua

    Votat: 2 28.6%
  • Vetëm …

    Votat: 2 28.6%
Back
Top