Sekti mizor, fëmijët, 10 vjet pa dritë dielli

Love

βeℓℓe â๓e
Një sekt mizor fetar ka mbajtur 27 fëmijë të burgosur në bunkerë të nëndheshëm.

russia.jpg

Fëmijët, nga mosha një deri në 17-vjeçare, nuk e shihnin dritën e diellit prej rreth një dekade.
Ngjarja ka ndodhur në Rusi, në qytetin Kazan, rajoni lindor i Tartarstanit. Fëmijët mbaheshin në dhomëza të vogla nën një shtëpi trekatëshe, pa ventilim apo elektricitet. Po aty jetonin edhe prindërit e fëmijëve, të cilët janë akuzuar për abuzim të miturish.

Ndërsa lideri i sektit fetar mysliman, 83-vjeçari Faizrakhman Satarov i vetëshpallur “profet”, përballet me akuza për neglizhencë.
Satarovi, më parë imam i lartë në një provincë fqinje, u dëbua për shkak se imamët e tjerë nuk i mbështesnin idetë e tij, në kundërshtim me besimin islamik.
Ai i ka urdhëruar 70 ndjekësit e tij të jetojnë në bunkerë të nëndheshëm deri kur u zbuluan.
Fëmijët janë tani në spital dhe do të dërgohen nëpër jetimore.
Burimi: panorama
 
Titulli: Sekti mizor, fëmijët, 10 vjet pa dritë dielli

Njerze te prishur nga mendja Psikopta!!
 
Titulli: Sekti mizor, fëmijët, 10 vjet pa dritë dielli

Po pse mor vllai ka aqe shum njerz te qmendur ne ket jet aman mo ku ka mo profet sot se ! ajde mendje ajde.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top