Pse mbajmë apo ruajmë fotografitë e ish-dashurisë

Love

βeℓℓe â๓e
Studimi më i ri i bërë nga “Friends Reunited” ka treguar se 21.6% e njerëzve, pas ndarjes, ruajnë fotografitë e ish-dashurisë së vjetër.

f.0730184749153_m.jpg


Femrat janë më të ndjeshme se sa meshkujt, madje 61 % e tyre ruajnë fotografinë e ish të dashurit të saj, ngase ato nuk dëshirojnë ta harrojnë një pjesë të tyren, gjë që bëjnë edhe rreth 56% e meshkujve. Nga ana tjetër, janë meshkujt ata që fotografitë e tilla i fshehin.
اdo i pesti mashkull e pranon se si fotografinë e ish të dashurës së tij e fsheh nga e dashura e tij nga frika se do të shkaktojë xhelozinë, përderisa njëjtë mendojnë kështu edhe çdo e nënta femër.
Për këtë arsye meshkujt i rëndon ndërgjegjja, sepse rreth 17% e tyre nganjëherë ndihen fajtor, që te femrat është 11%.
Ndoshta për ndjenjën e keqardhjes kanë edhe arsye të vërtetë, sepse një nga nëntë meshkuj ruajnë fotografinë e ish femrave të tyre (12%), duke e pranuar se edhe më tutje ndjejnë diçka për to, në krahasim me 5% të femrave.
“Nuk është befasi se gjysma prej nesh ruan kujtime vizuale për partnerët që kemi pasur, sepse fotografitë nxitin ndjenja të forta të cilet na kujtojnë kohërat e kaluara”, thotë psikologja Korin Suit.

“Arsyeja kryesore pse njerëzit fshehin fotografitë (sidomos meshkujt) me siguri qëndron në frikën e nxitjes së xhelozisë tek dashuria e re apo evoluimin e kujtimeve”.
Parterët emocionalë dhe më të pjekur më lehtë pranojnë se në të kaluarën kishin një dashur tjetër në jetë.
Pika kur ata janë të gatshëm të hedhin fotografitë e ish dashurisë (pas ndarjes, shkurorëzimit, vdekjes) është koha kur ata në mënyrë emocionale janë të gatshëm të vazhdojnë tutje me jetën e tyre.
“Mirëpo është krejt normale që njerëzit të ruajnë fotografitë dhe të kujtojnë dashurinë e kaluar sepse ato fotografi krijojnë fotografinë e jetës sonë, qoftë e mirë apo e keqe ajo”.

Shumica prej nesh fotografitë i mban nëpër albume të vjetra (48%), derisa 31 % e tyre i fsheh ato nëpër dollap dhe kuptohet, nëpër bodrume (12%). Rreth 9% e meshkujve e pranon se me qëllim fotot e ish të dashurave të tyre i fsheh nëpër polderë të veçantë nëpër kompjuterë.
Burimi: Telegrafi
 
Pe: Pse mbajmë apo ruajmë fotografitë e ish-dashurisë

Tani dicka spo kuptoj une...Fshehin fotografite ok,po pse i mbajne iher??Cili eshte qellimi??A e ke mbyll me ate njeri?Kur e mbyll me dike,fillon nje kapitull te ri,duke mbajtur foto tregon vec qe qendron akoma i lidhur pas nje kaluare...
 
Pe: Pse mbajmë apo ruajmë fotografitë e ish-dashurisë

Po në rregull: çfarë t'i bëjmë asaj që është në kokë? Fshihet me gomë?
Nuk mund ta injorojmë të kaluarën tonë. Ajo është jeta jonë.
Nuk bën krim nëse e kujton atë.
 
Titulli: Pse mbajmë apo ruajmë fotografitë e ish-dashurisë

Asnihere se kom mbajt as nuk e mbaj. :D
 
Titulli: Pse mbajmë apo ruajmë fotografitë e ish-dashurisë


Njerezit me vler, edhe kur shkojn e len kujtimin e mir...

Ne realitet sduhet te kthehemi asnjeher ne te kalumen, por njeriu cdoher e kerkon at njeriun tjeter, qe i ka len momente te lumtura.

Disa perfundojn me ndarje te ndryshme qfare sjell jeta, por prap se prap njeriu mbetet njeri dhe nuk e harron kurr personin, me te cilin kishte momente lumturie...

 
Titulli: Pse mbajmë apo ruajmë fotografitë e ish-dashurisë

Un si mbaj , por mendoj se ai qe i mban i mban si puna e kalendareve te divave te tv per ndonje masturbim te mundshem se arsye tjeter ska .
 
Pe: Pse mbajmë apo ruajmë fotografitë e ish-dashurisë

Un boj pjese te 39% i femrave... nese 'dashuria mbaron' (dmth kur eshte kthyer ne urrejtje) ska pse te mbahen fotografit e vjetra...
e para gje qe bej eshte te eliminoj
-numrin
-mesazhet
-fotografit grisen dhe eliminohen nga pc
-dhuratat si puna e zemrave o ku di un... (dihet qe te tjerat i ruj, jo per kujtim, por sepse mpelqejn).

te njejten gje pretendoj kur lidhem... nuk dua te shof as letra dashurie as fotografi as mesazhe asigjo... e kaluara eshte e kaluara dhe un jam e ardhmja jote!
 
Titulli: Pse mbajmë apo ruajmë fotografitë e ish-dashurisë

SMBAJ ASGJE :( Ai karafili e ndoshta i ka, por kurr merr fund merr fund i vej viz
Kam e un krenari, pse veq ai :p
 
Titulli: Pse mbajmë apo ruajmë fotografitë e ish-dashurisë

i kam mbajtur per nje kohe te gjate....para do vitesh , por duke qene se lidhja ime nuk ishte me urre ose me duaj....ndarja qe e sforcuar ,por nje dite kur u zgjova ne mengjes dhe vendosa se do ktheja fleten....i grisa fotot, vetem ato disponoja....
por harrova se kujtimet ska duar e gershere qe ti grisi!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top