Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Sa kohe ju duhet te harroni nje person qe e keni dashur shum ???

Nuk harrohet kurre!
Madje edhe diten qe do vdesesh kur te te kaloje jeta para syve ne tre minuta do shohesh dhe imazhin e atij personi
A e ke provu ti qe thu?:p
 
Se ku e lexova diku qe shkenca thoshte te duhen 7 vite
 
Se ku e lexova diku qe shkenca thoshte te duhen 7 vite
Ta harrosh?
Se besoj, ndoshta e ka pas fjalen qe pajtohesh me fa(k)tin qe ajo dashuri ka mbaruar por jo ta harrosh!
Aaaaa nese personi fillon e vuan nga dementia senorile ose alzheimer aty jam dakord, e harron kollaj
 
Asgje dhe askush nuk harrohet....vetem nqs te kap skleroza:p
 
Vetem koha e din kete gje.
Ne nuk kemi shume cka ne dore per te vepruar mbi ndjenjat tona qe arkivohen, vdesin dalin apo hyne ne jeten tone.
 
Nuk mjafton nje jete!
 
Të gjitha përvojat e ditës kodohen automatikisht në strukturën në formë kali i detit Hipokampus në mes të trurit. Kjo është qendra jonë e kujtesës. Këtu mblidhen dhe lidhen informacionet e ndryshme dhe përshtypjet shqisore. Por Hipokampusi mund të bëhet i mbingopur.
Megjithatë, kjo menaxhohet nga shumica e informacionit që dërgohet në harresë të përjetshme brenda pak orësh, ndërsa një pjesë e vogël transportohet në neokorteks, korteksin cerebral. Këtu konsolidohet ndërsa ne flemë një gjumë pa ëndërr natën.
Tani sa të zgjuar jemi që të manipulojmë trurin të futë dashurinë në harresë të përjetshme, është për t’u diskutuar. Tjetër është nëse kemi qenë të bindur se e dashurojmë dikënd shumë 😁
Unë për vete nuk harroj lehtë.
 
Të gjitha përvojat e ditës kodohen automatikisht në strukturën në formë kali i detit Hipokampus në mes të trurit. Kjo është qendra jonë e kujtesës. Këtu mblidhen dhe lidhen informacionet e ndryshme dhe përshtypjet shqisore. Por Hipokampusi mund të bëhet i mbingopur.
Megjithatë, kjo menaxhohet nga shumica e informacionit që dërgohet në harresë të përjetshme brenda pak orësh, ndërsa një pjesë e vogël transportohet në neokorteks, korteksin cerebral. Këtu konsolidohet ndërsa ne flemë një gjumë pa ëndërr natën.
Tani sa të zgjuar jemi që të manipulojmë trurin të futë dashurinë në harresë të përjetshme, është për t’u diskutuar. Tjetër është nëse kemi qenë të bindur se e dashurojmë dikënd shumë 😁
Unë për vete nuk harroj lehtë.
Desa me knaqe 🤣 e ta mbeshtes 100% mendimin 🥰🥰
 
Desa me knaqe 🤣 e ta mbeshtes 100% mendimin 🥰🥰
Gëzohem 🤗😘

Tani të thuash që e harron dikënd që vërtetë e ke dashur shumë, më ngjan sikur e gënjejnë veten dhe e besojnë 😂
 
Edhe dicka tema thot qe keni dashur po per ça dashurie flitet taman taman ?😬
Se ne jete duam shume njerez dhe dashurite jan ne forma te ndryshme .
Familjen?
Dike e don si shok
Dike si mik
Dike si amore
Dike si njeri qe mund te ndash cdo gje me shume se amore,miqesi,shoqeri full paket dmth .

Per ça ekzakt behet fjale se un i kam te ndara dhe per cdo dashuri kam kohen e duhur.😬

Disa mund ti harroj ne nje te qindten e sekondit
Disa mund ti harroj kur me thyhet zemra
Disa mund te bej sikur i harroj po si harroj
Disa ( kush Eshte sinonimi i fjales urrej?) dhe i dua ne te njejten kohe se pavaresisht zhgenjimit ruaj kujtime te bukura .

Help me o milet se kto dite jam cik out me kto tema s’arrij ti kuptoj si duhet 🥴
 
Të kujtosh është diçka pozitive, e mirë, mbi të cilën ndërton diçka të bukur.

Të harrosh është diçka shkatërruese, negative nëse e marrim në kuptimin absolut dhe harrimin nga ana e natyrshme njeriu e përdor për gjëra të këqija që e lëndojnë e që nuk ka dëshirë t'i sjellë në mendje.

Fakti që është një njeri dhe që e ke dashur shumë e që tani pyet a e kujton a jo, do të thotë a e ke vrarë brenda teje apo e ke lënë të gjallë kujtimin e saj?

Nëse e ke lënë të gjallë të jetojë, atëherë përse ? Nëse ajo ka krijuar një jetë me dikë tjetër, kujtimi i saj do të vrasë në shpirt, ndaj është më mirë ta harrosh ti kujtimin e saj.

Më e mira është të jesh me dikë e të mos bëheni kurrë për t'u ndarë e për tu harruar, nëse jeni dashur shumë.
 
Refuzoj të harroj atë që më bëri të jem kush jam sot.
 
Vjen nje moment dhe i harrojme...nese nuk harrohen kthehen ne semundje. Harrojme emocionin, por jo personin apo detajet e ndryshme.
 
Koha nuk eshte faktor ...eshte thjeshte nje njesi matese per te kuptuar cfare kemi humbur dhe cfare kemi ne dore te permiresojme ! Koha eshte po aq lineare , sa jane edhe kujtimet qe gjenden brenda saj ! Eshte po aq e kontrollueshme , aq sa dhe jashte kontrollit ...nuk e programojme dot , as ne rastet kur kurdisim zilen per tu zgjuar ! Heret apo vone , do vije ajo kohe ...kur na duhet te hapim syte , ti lajme , te pime kafen per te kthjelluar mendimet e per me teper ...te reflektojme ! Cdo gje ndodh ne nje kohe te caktuar ...edhe ato veprimet rutine e te paperfillshme !
Koha eshte flori !
 
Askush dhe asgje nuk harrohet , nese nuk duam ta harrojme!
 
Askush dhe asgje nuk harrohet , nese nuk duam ta harrojme!
Ndaje nendjen harrohet ose jo! E ke te thjeshte dy opcione: Po dhe Jo!
Nuk ke te drejt te mbesesh i permbajtur! 😂
 
Mua nje jetë dhe nuk mjafton
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back