Britani, 11-vjeçari fluturon vetëm në Romë pa biletë e pasaportë

Love

βeℓℓe â๓e
Një djalë 11-vjeçar fluturoi në Romë vetëm, pa pasaportë dhe pa biletë udhëtimi.

vogelushi.jpg


Liam Korkoran hipi në një avion në aeroportin e Mançesterit, pasi kishte ikur nga pishina ku e kishin lënë prindërit.
“Nuk kisha asgjë me vete dhe askush nuk më kërkoi ndonjë gjë,” tha ai.

Djali, i cili nuk kishte qenë kurrë jashtë vendit, kishte kaluar sigurimin, duke thënë se ishte në pushime me familjen që kishte ecur përpara.
Stafi i aeroportit të Mançesterit që ishte në turn, u pezullua pasi 11-vjeçari kaloi pesë pika të kontrollit të sigurisë, duke u ngjitur në fluturimin e “Jet2” për në Romë.

Babai i Liamit, Aaron Fort, i cili i kishte folur të birit për udhëtimet me “Jet2”, mendonte se i biri po merrte leksione noti në pishinë në Vajthenshave, Britani. Djali ka ecur tri milje deri në aeroport.
Fort i alarmuar tha se, nëse djali i tij do të kishte zbritur nga avioni në Romë me të njëjtën lehtësi që hipi në të, Zoti e di se ku mund të kishte përfunduar.
Djali u zbulua nga pasagjerët e tjerë, të cilët njoftuan menjëherë stafin kur e panë atë të pashoqëruar, e që nuk dinte ku të ulej.
Burimi: panorama
 
Titulli: Britani, 11-vjeçari fluturon vetëm në Romë pa biletë e pasaportë
 
Re: Britani, 11-vjeçari fluturon vetëm në Romë pa biletë e pasaportë

ca bossi vogel ky :p
ka dasht me exploru boten :p.
 
Pe: Britani, 11-vjeçari fluturon vetëm në Romë pa biletë e pasaportë

Pervec pjeses se prinderve qe nuk ka vend per diskutim,mua me duket e pabesueshme kjo qe thote...Une udhetoj e dal jashte Manchesterit,shume here gjate vitit,e rregullat jane shume strikte,nuk kalon as femija i porsalindur pa i pare dikush pashaporten...Ka raste qe kam pare vete,te jete femija i mbuluar,apo fjet,edhe ta kene zbukuar,e ta shikojne me vemendje...Mua me duket krejtesisht e pabesueshme...
 
Titulli: Pe: Britani, 11-vjeçari fluturon vetëm në Romë pa biletë e pasaportë

Edhe mua me duket e pamundur

Djali, i cili nuk kishte qenë kurrë jashtë vendit, kishte kaluar sigurimin, duke thënë se ishte në pushime me familjen që kishte ecur përpara.

Nqs skishte dal asnjehere nga vendi, si dinte regullat e aeroportit, si kaloj check-in, si kaloj tek dogana qe kerkon dokumentat, si hypi ne avion qe kerkon bileten?
 
Titulli: Britani, 11-vjeçari fluturon vetëm në Romë pa biletë e pasaportë

Ska mundesi kurre!!!!! mir kalove sigurine e policise qe ste kerkon bilete , ja se bone chek-in e u fute icik si me fat , po ste le njeri me hyp ne avion pa te gris bileten me mbajt gjysmen e vet .Kan fillu me perhap lajme fallco e shpikje nga me te fundit un kte lajm se besoj .
 
Titulli: Pe: Britani, 11-vjeçari fluturon vetëm në Romë pa biletë e pasaportë

Edhe mua me duket e pamundur



Nqs skishte dal asnjehere nga vendi, si dinte regullat e aeroportit, si kaloj check-in, si kaloj tek dogana qe kerkon dokumentat, si hypi ne avion qe kerkon bileten?


Asnjehere s'ka dale jashte vendit, por nga zgjuarsia ky djale s'eshte per t'u nenvleresuar.

Mbi te gjitha, informacione, se si udheton me avion jashte vendit, ky mund ti kete gjetur ne internet, duket qarte se shejtanet e vegjel, jane gjeni ne kompjutera dhe ne internet. Tregojne guxim pastaj, dhe s'ka pse te habiteni kur ata ndermarrin ato vendime. ;-)
Jetojme ne epoken e teknologjise!
 
Pe: Britani, 11-vjeçari fluturon vetëm në Romë pa biletë e pasaportë

SA KOT KTA CFARE DONI TE THONI QE PO GENJEN KJO/KY QE E POSTOI :p :p :p
 
Titulli: Pe: Britani, 11-vjeçari fluturon vetëm në Romë pa biletë e pasaportë

Asnjehere s'ka dale jashte vendit, por nga zgjuarsia ky djale s'eshte per t'u nenvleresuar.

Mbi te gjitha, informacione, se si udheton me avion jashte vendit, ky mund ti kete gjetur ne internet, duket qarte se shejtanet e vegjel, jane gjeni ne kompjutera dhe ne internet. Tregojne guxim pastaj, dhe s'ka pse te habiteni kur ata ndermarrin ato vendime. ;-)
Jetojme ne epoken e teknologjise!

Mund te informohesh ne internet, por prap eshte cudi si mund te kaloj tere filtret e aeroportit.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top