Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Champions-Europa League

Statistikat e Njukasëll-Milan/ “Djalli” ka fituar vetëm një nga 21 ndeshjet e luajtura në transfertat europiane në Angli
TELEMMGLPICT000349959909_16951490816650_trans_NvBQzQNjv4BqA7a2BP2KFPtZUOepzpZgXHwSCF1R0VweJ7D...jpeg
Udhëtim i komplikuar në Angli, por kuqezinjtë janë absolutisht në kërkim të tri pikëve për të qëndruar në Europë. Nëse do të jetë Champions apo Ligën e Europës, do të varet edhe nga rezultati në PSG-Dortmund. Ja statistikat e prag-ndeshjes Njukasëll-Milan:
– I vetmi precedent evropian mes Njukasëllit dhe Milanit ishte një barazim pa gola në ndeshjen e parë të kësaj faze të grupeve, në të cilën skuadra kuqezi tentoi 25 goditje pa gjetur rrjetën.

– Milani është skuadra e parë italiane që viziton “Sen Xhejms Park” për t’u përballur me “qymyrxhinjtë” në Evropë që nga Interi i cili e bëri diçka të tillë në nëntor 2002, kur edhe arriti të fitojë 4-1 në një ndeshje të vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.
– “Djalli” ka fituar vetëm një nga 21 ndeshjet e luajtura në kompeticionet e mëdha evropiane në transfertë në Angli (B7 H13), një fitore 1-0 kundër Mançester Junajtidit në shkurt 2005. Kuqezinjtë nuk kanë fituar kundër nëntë skuadrave të tjera: Ipsuiç Taun , Çelsi, Totenhem, Everton, Mançester Siti, Lids, Arsenal, Portsmuth dhe Liverpul.

– Skuadra e drejtuar nga Edi Hau humbi 1-0 kundër Dortmundit në ndeshjen e saj të fundit në shtëpi në Champions. Ajo nuk ka humbur kurrë 2 ndeshje radhazi në shtëpi në kompeticionet e mëdha evropiane. Sezoni i vetëm në të cilin humbi më shumë se një ndeshje në “Sen Xhejms Park” ishte në 2002-2003 (tre).

– Milani ka përfunduar vetëm dy herë në fund të grupit të Ligës së Kampioneve: në fazën e grupeve të raundit të parë në 1999- 2000 dhe në 2021-2022 nën drejtimin e trajnerit aktual, Stefano Pioli.

– “Qymyrxhinjtë” barazuan 0-0 kundër Milanit në ndeshjen e parë të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve të UEFA-s, pavarësisht se skuadra italiane realizoi 25 goditje në atë ndeshje, i cili është numri më i madh i goditjeve të realizuara nga një ekip pa shënuar në një ndeshje të vetme në sezonin 2023-2024.

– Në pesë ndeshjet e para të kësaj Lige Kampionesh, ajo e Piolit ishte skuadra me përqindjen më të lartë të pasimeve që ka kaluar të paktën një repart kundërshtar (15.4 për qind). Teo Hernández është lojtari që ka bërë më shumë pasime që thyejnë linjën e presionit për skuadrën italiane deri më tani në kompeticion (41).

– Rafael Leao (24 vjeç), nga Milani, është një nga tre lojtarët që kanë luajtur më shumë se 50 ndeshje në Champions që nga fillimi i sezonit të kaluar, së bashku me Vinisiusin dhe Kvaratskhelian. Anësori portugez ka edhe përqindjen më të mirë të driblimeve të suksesshme mes këtyre tre lojtarëve (55.7 për qind).

PANORAMASPORT.AL
 
Dëmtimi/ Mançester Siti pa Halandin në Beograd, Pep: Kthehet të enjten në stërvitjehaland-guardiola.jpgPep Guardiola konfirmoi se Erling Haland do të kthehet në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës së Mançester Sitit ditën e enjte. Sulmuesi norvegjez nuk ka udhëtuar për në Beograd për takimin e sotëm në Ligën e Kampioneve me Cërvena Zvezdën, pasi mungoi në fitoren e së dielës në Luton për një kockë të stresuar të këmbës.
Siti e ka garantuar tashmë vendin e parë në Grupin G, por do të kërkojë fitoren në Serbi për të përfunduar fazën e grupeve me 18 pikë të plota për herë të parë. Kampionët e Europës rikthehen në Premier Ligë të shtunën në vizitën me Kristal Palasin, por trajneri nuk është i sigurt nëse Haland do të luajë në atë ndeshje.

“Haland nuk është stërvitur që nga ndeshja me Lutonin. Mendoj se do të kthehet në stërvitje të enjten. Do të shohim se si do të ndihet. Nuk e di në këtë moment nëse ai do të luajë kundër Palasit. Konferencën e ardhshme për shtyp mund të jem më i saktë për gjendjen e tij”.

Panoramasport.al
 
Kur e bete aplikimin ju?
Se une para 10 ditesh e bera dhe ato dalin ne Janar.
PEr cilen ndeshje?
Itali-shqipri
Te faqja e fshf cka dolen biletat
Aty kishin apliku
 
Interi “peshkon” Barçën, fati u buzëqesh Realit, Sitit dhe Bajernit, UEFA simulon shortin e Champions League-900-0-1702666414xchampions-162.png
Faza në grupe në Ligën e Kampioneve ka ulur siparin dhe tashmë janë mësuar 16 skuadrat që do të vijojnë rrugëtimin drejt finales së “Wembley”-t në Londër. Të gjithë të kualifikuarit janë në pritje të goglave që do të rrotullohen të hënën në Nion (Zvicër) për të mësuar fatin e tyre. Por teksa shorti do të hidhet të hënën, UEFA i ka paraprirë ngjarjes dhe ka simuluar shortin e fazës së 1/8 e finaleve.

Edhe pse gjithçka është një simulim, përsëri ka ngjallur interes dhe natyrisht që i ka dhënë udhë thashethemeve të para. Disa prej favoritëve për të fituar trofeun, kanë qenë me fat në simulimin e bërë. Siti, kampion i Europës në fuqi, Reali rekordmen i trofeve në këtë veprimtari dhe Bajerni i Mynihut mund të konsiderohen me fat nga simulimi i goglave. Kampionët e Europës janë çiftuar me PSV Enid’hoven i Holandës. Një rival i fortë, por i kalueshëm. Reali i Madridit pas Napolit në grupe, do të gjejë një tjetër italiane, Lacion në 1/ 8 e finaleve.

Përplasjet e mëdha – Por nuk kanë munguar as përplasjet e mëdha, ku më keq i ka shkuar puna Interit finalist i sezonit të kaluar dhe Arsenalit, kryesues në Premier. Skenari më i keq është për “Topçinjtë” që në simulim janë çiftuar me Paris SG-në e Mbapesë. Por në 1/8 e finaleve sipas simulimit mund të kemi një klasike, Barcelona që do të përballet me Interin, finalist në sezonin e kaluar. Por kujtojmë se dy ekipet ishin së bashku në të njëjtin grup dhe ishte Interi që i mori vendin e dytë Barcelonës. Më fat në dukje dhe Dortmundi e Atletiko e Madridit dhe e ekuilibruar sfida mes Lajpcigut e Sociedadit.

Pamfleti.net
 
  • Më pëlqen
Reactions: NGU
Vamos real hasta el final :D
 
Sikur tha ai qe me fmijen e 3t do marim nga 20 milojn lek a ca tha 🤣
Po nuk i tha njëri ati, që Beqaret, ja kalojnë dhe papunësisë lol
 
Ai esht dru me pre si Malen i dortmundit 🤣
të kujtohet, që kur ishte ministër i mbrojtjes e dogji hashashin e hapur krejt u mblodhën atje lol
 

Konkursi Letërsisë

  • Gëzuar ditëlindjen dashuri

    Votat: 4 23.5%
  • Fjalë drite nga babagjyshi

    Votat: 9 52.9%
  • Diku.. Aty ...

    Votat: 8 47.1%
Back
Top