Arrestohet për të 170 herë në SHBA

Arfenilla

Themelues i Forumit
Giovanni Verdelli është një 60-vjeçar nga Brooklyni - New York, i cili mbasi ishte arrestua për plot 169 herë për çështje të ndryshme, penale, këtë javë ai është arrestuar për të 170 herë, duke thyer ndoshta edhe rekordin botëror, të arrestimeve për një person, thotë televizioni i New Yorkut NY1.




thumbnail.php

I vendosur në listën e policisë në atë që thirret "Person i ikur në kërkim - Most Wanted Fugitives" italo amerikani me precedent të njohur, Giovanni Verdelli u kap nga axhentët special të policisë së shtetit të New Jersey - PAPD në qytetin Jersey City, të hënën pasi u identifikua nga një foto e tij e pikasur nga policia nëpërmjet Cellphone.

Fotoja tha policia ishte parë nga një grua e qytetit Jersey, në foton që kishte shpërndarë policia,( gruaja mori edhe shpërblimin e policisë 10 mijë dollar të vëna në dispozicion për njeriun që tregonte).

Gruaja që mbetet anonime thotë se :" Ajo dyshoi se ai ishte personi që kërkonte policia mbasi krejt papritur Verdelli, rastësisht kur u gjend përballë saj në trotuar, u mundua të ndërroi rrugë radhën e parë në 30 qershor dhe po e njëjta skenë ndodhi edhe në korrik 3.
Verdelli, nuk është një i panjohur për policinë amerikane, thotë policia mbas arrestimit të 170 të tij, edhe pse sipas autoriteteve pjesa më të madhe e arrestimeve të tij - nuk ishin të lidhura vetëm me krimet e grupeve të organizuara ( mafies italiane) arrestimet e tij, kanë të përfshira edhe grabitje me armë, përdhunime femrash dhe posedim të drogës.

Sipas Prokurorit të Qarkut Hudson County zotit Edward DeFazio, "Verdelli, ishte vendosur në "bllokun" e policisë për mardhënie seksuale me dhunë, kundërvajtëjes dhe më e fundit pas një incident(ngacmim seksual) të ndodhur në një tren metroje në New York City, e cila rezultoi me arrestimin e 170", të hënën tha ai.

DeFazio, tha se për këtë Verdelli rrezikon një dënim minimal me 18 muaj burg dhe një pagesë me para, për dy akuza penale që në thelb janë ekuivalente e akuzave penale, të marrëdhënieve seksuale me dhunë dhe dënohet në ligjistacionin e shtetit të New Jersey, aty ku edhe u arrestua.

Zëdhënësi i Autoritetit Portual, Steve Coleman u tha gazetarëve se Verdelli u arrestua i veshur të njëjtat rroba që ai kishte, vendosur mbi një foto në telefonin celular, dhe që ra viktimë e tij. B..ina
 
Titulli: Arrestohet për të 170 herë në SHBA

P o dhe 500 her ne burg futet ky kta japin denime nga 18 muj japin denime ku mund te dalesh me pages pfff amerika shtet rrumpall.
 
Arrestohet për të 170-ën herë, e tradhtoi veshja

f1_19-veshje-balline-ne-kuriuozitete1342728088.jpg

Giovanni Verdelli, një 60-vjeçar nga lagjja e Brooklynit, New York, është arrestuar për të 170-ën herë, duke thyer kështu rekordin botëror të arrestimeve për një person.

Verdelli ra sërish në prangat e policisë amerikane këtë javë pas plot 169 arrestimesh të mëparshme për vepra të ndryshme penale.

I vendosur në listën e policisë, “Person i ikur në kërkim - Most Wanted Fugitives”, italo-amerikani me precedentë të njohur, Giovanni Verdelli u kap të hënën nga agjentët specialë të policisë së shtetit të New Jersey - PAPD në qytetin Jersey City, raporton noa.al.

Verdelli u identifikua nga një foto e tij e pikasur nga policia nëpërmjet Cellphone.

Sipas policisë amerikane, fotoja e shpërndarë ishte parë nga një grua e qytetit Jersey, e cila e kishte njohur të kërkuarin duke fituar kështu edhe shpërblimin e policisë 10 mijë dollarë.

Gruaja, identiteti i të cilës mbetet anonim për arsye sigurie, u shpreh se kishte dyshuar se ai ishte personi që kërkonte policia, pasi krejt papritur Verdelli i gjendur përballë saj në trotuar, u mundua të ndërronte rrugë.

Hera e parë kur ndërroi rrugë ndodhi më 30 qershor, dhe po e njëjta skenë sipas saj, ndodhi edhe më 3 korrik.

Pas arrestimit të Giovanni Verdellit, policia amerikane bëri me dije se pjesa më e madhe e veprave kriminale në të cilat ishte përfshirë nuk lidheshin vetëm me krimet e grupeve të organizuara të mafies italiane, por edhe grabitje me armë, përdhunime femrash dhe posedim droge.

Prokurori i Qarkut, Edward DeFazio tha se Verdelli rrezikon një dënim minimal me 18 muaj burg dhe një pagesë në para, për dy akuza penale që janë ekuivalente të akuzave penale, të marrëdhënieve seksuale me dhunë.

Zëdhënësi i Autoritetit Portual, Steve Coleman, u tha gazetarëve se italo-amerikani 60-vjeçar në momentin e arrestimit mbante veshur të njëjtat rroba që kishte edhe në fotot në telefonin celular, gjë që e bëri të lehtë identifikimin e tij në rrugë./koha/
 
Titulli: Arrestohet për të 170-ën herë, e tradhtoi veshja

Po shum i zoti paska qene, por duke e ditur se kush ishte, se mbanin dot brenda gjithmone?? Jo per gje, po sdo lodheshin kaq shum autoritetet vetem pas tij..:p :p
 
Pe: Arrestohet për të 170 herë në SHBA

Edhe ne shpi sbesoj te kete shkuar me shpesh se ne burg :p
 
Titulli: Arrestohet për të 170 herë në SHBA

Ai eshte bere me dy shtepi lol.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top