- Ç'do bëjmë atëherë?
- Dashuri.
- A thua?
- Po.
- Përkryer! Po zhvishem atëherë.
- E pse do të zhvishesh?
- Që të bëjmë dashuri.
- E kush të ka thënë se duhet të zhvishesh për këtë?
- Po, mesa di unë, kështu bëhet!
- Jo, s'është dashuri ajo, është zotërim.
- S'po kuptoj fare, e si bëhet?
- Ashtu e veshur, kuvendojmë derisa të lodhemi, derisa t'ia dalim të lexojmë njëri-tjetrin, derisa ta dimë gjithçka përmendsh, derisa tu heqim velin të fshehtave tona më të thella, derisa të shkrihemi veç duke u parë, derisa këta sy të rraskapiten e të më shtrëngojnë të fle.
- E a do rrekesh t'i mbash ende çelur?
- Po, vetëm për të të soditur ty.
~𝐯𝐢𝐚 𝐂𝐇𝐀𝐑𝐋𝐄𝐒 𝐁𝐔𝐊𝐎𝐖𝐒𝐊𝐈