Martesat e detyruara tani konsiderohen vepra penale

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
martese-me-detyrim-noa.jpg

Dukuria e martesave me mblesëri dhe pa dëshirën apo aprovimin e vetë protagonistëve, sidomos vajzave, është e vazhdueshme në Shqipëri.

Qeveria britanike ka propozuar ligj të ri, që do t’i bënte martesat e detyruara vepra penale. Zyra e Ministrisë së Brendshme ka thënë se legjislacioni përmban kërcënimin me burgim për prindërit që detyrojnë të martohen fëmijët e tyre.

Propozimi vjen pasi zyrtarët kanë marrë mbi 2,000 raporte nga njerëzit e detyruar për martesë, që nga janari i vitit 2011.

Shumica e rasteve kanë përfshirë vajza nga Pakistani dhe Bangladeshi nën moshën 21-vjeçare, e disa nga to edhe nën 15 vjeç. Qeveria synon të paraqesë legjislacionin në Parlament deri në vitin 2014.

Dukuria e martesave me mblesëri dhe pa dëshirën apo aprovimin e vetë protagonistëve, sidomos vajzave, është e vazhdueshme në Shqipëri.

Vitet e mëparshme këto martesa konsideroheshin mëse normale në të gjithë vendin. Kurse dy dekadat e fundit ka një rënie të martesave me detyrim, por situata vazhdon të jetë problematike në zonat periferike të Shqipërisë.

Pritet që një ligj i tillë të propozohet edhe në Shqipëri.
 
Pe: Martesat e detyruara tani konsiderohen vepra penale

Behen keta ligje ne ato vende ku keta martesa jane ne numer shume te vogel,si nuk behen ne vendet ku ndodhin dhe vdekje nga mos deshira e marteses,si psh ne Shqiperi...
 
Titulli: Martesat e detyruara tani konsiderohen vepra penale

Une ku jetoj ketu asnjeher nuk kam ndegjuar qe dikush u martu ne kanosje te dhunes .E per pjes tjera te Kosoves nuk edi ' veq smendoj sot qe ka prinder te malit te veproj keshtu qe ta detyroj vajzen per martes.
 
Pe: Titulli: Martesat e detyruara tani konsiderohen vepra penale

E lexove lajmin dje??Goca nga Elbasani vret veten hidhet ne uje,e mbytet sepse prinderit duan ta martojne pa deshiren e saj...
 
Re: Martesat e detyruara tani konsiderohen vepra penale

Shume mire qe do propozohet dhe ne shqiperi se duhet vertet ky ligj
 
Titulli: Martesat e detyruara tani konsiderohen vepra penale

shum mire ,,nuk mund te martosh njerez me zort,,per ndryshej,,sduhet te martohen fare!se ketu esht e vetmja zgjidhje,,ose me deshir,,ose ske rrug tjeter!;)
 
Titulli: Martesat e detyruara tani konsiderohen vepra penale

shquhemi ne shqipetaret per zbatimin e ligjeve dhe rregullave
 
Pe: Titulli: Martesat e detyruara tani konsiderohen vepra penale

shquhemi ne shqipetaret per zbatimin e ligjeve dhe rregullave

Kejla mjafton mendimi LOL
 
Titulli: Martesat e detyruara tani konsiderohen vepra penale

epo sdo jete dicka e re ......
 
Titulli: Pe: Titulli: Martesat e detyruara tani konsiderohen vepra penale

E lexove lajmin dje??Goca nga Elbasani vret veten hidhet ne uje,e mbytet sepse prinderit duan ta martojne pa deshiren e saj...

Se pasna ndegju kete lajm 'por gocen sduhet te shfajsojm fare ! Se nuk e ka te drejt ajo te ja merr vetit shpirtin ' mendoj ka pas shume alternativa te tjera . Eshte e kuptueshme qe baba nuk ka te drejt ta martoj vajzen me dhun por edhe vajza nuk ben te martoj apo mos ta ndegjoj baben nese e ka ai mire .Se nga njehere baba mund ta ket me mire se vajza . Nuk duhet ti zgjedhum dy ekstremt por vajzat duhet te martohen me pelqimin e babave te tyre 'por ajo e drejt eshte e tyre te vendosin per martesen e tyre. Keshtu duhet te ishte me se miri te veprohej dhe mos menoni qe ligji i miratuar per ket problem do te kryn pune. Se nese shqiptaret se rregullojn trut e tyre asnje ligje sdo ti bej pune .
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Martesat e detyruara tani konsiderohen vepra penale

Se pasna ndegju kete lajm 'por gocen sduhet te shfajsojm fare ! Se nuk e ka te drejt ajo te ja merr vetit shpirtin ' mendoj ka pas shume alternativa te tjera . Eshte e kuptueshme qe baba nuk ka te drejt ta martoj vajzen me dhun por edhe vajza nuk ben te martoj apo mos ta ndegjoj baben nese e ka ai mire .Se nga njehere baba mund ta ket me mire se vajza . Nuk duhet ti zgjedhum dy ekstremt por vajzat duhet te martohen me pelqimin e babave te tyre 'por ajo e drejt eshte e tyre te vendosin per martesen e tyre. Keshtu duhet te ishte me se miri te veprohej dhe mos menoni qe ligji i miratuar per ket problem do te kryn pune. Se nese shqiptaret se rregullojn trut e tyre asnje ligje sdo ti bej pune .

Eshte e kuptueshme qe baba nuk ka te drejt ta martoj vajzen me dhun por edhe vajza nuk ben te martoj apo mos ta ndegjoj baben nese e ka ai mire .Se nga njehere baba mund ta ket me mire se vajza .
Baba e ka me mire te vendose per mua??Per jeten time,njeriun e jetes time?Logjikon ti apo ecen keshtu mekanikisht?...Sa do mir ta kete baba,sa do djale i mire te jete ai.kur une sdua sme intereson e mira qe me jep baba mua,me intereson e mira ime...Cdo gje qe me pelqen eshte e mira ime...Prinderi mund te kete te drejte te vendose per shume gjera apo te keshilloje ama te vendose per jeten time jo...Pasi prinderi ka jetuar jeten e vet,e sdo e dije se cfare me pershtatet mua...Nuk them se pridneri niset keq per femijen e tij,ama duhet te respektoje deshirat e femijes e mos te nenshtroje vullnetin e tij ndaj femijes...Pse??Se je prind,se ke dicka ne dore,e do me detyrosh te martohem me nje njeri qe sdua??...
 
Titulli: Martesat e detyruara tani konsiderohen vepra penale

Ne trojet shqiptare martesat me dhun apo pa deshiren e tyre ne kete kohe ndodhin ne fshatrat krishtere qe zbatojn kanunin e lek dukagjinit e jo Biblen , por edhe me pare ose pa deshiren ose pa e njoft fare burrin jan martuar si nga Muslimant si nga Krishtert duke e zbatu librin e flliqt te lek dukagjinit por qe sot kan ndryshuar gjanat e siq thash ndodh ende ne fshatrat krishtere qe mirren me ate kanun.
 
Ne Shqiperi ka nje vakum ligjor per kete problematike, vertet jane OJQ por asnjehere nuk kane fuqin e ligjit per te ndihmuar personat qe jane viktime e ketyre fenomeneve, rastet i kemi pare ,lexuar ku perfundojne edhe ne vetvrasje.
Uroj qe Shqiperia te jete nje nga vendet e para qe e propozon nje ligj te tille pasi vertet eshte e nevojshme, prindrit nuk zen mend me sjellje te tilla, por viktimizojne femijen e tyre deri ne ate pike sa femija kalon ne stres te rend e deri ne vetvrasje.
Atehere, mbetet forca e ligjit!
 
Titulli: Pe: Titulli: Martesat e detyruara tani konsiderohen vepra penale

Se pasna ndegju kete lajm 'por gocen sduhet te shfajsojm fare ! Se nuk e ka te drejt ajo te ja merr vetit shpirtin ' mendoj ka pas shume alternativa te tjera . Eshte e kuptueshme qe baba nuk ka te drejt ta martoj vajzen me dhun por edhe vajza nuk ben te martoj apo mos ta ndegjoj baben nese e ka ai mire .Se nga njehere baba mund ta ket me mire se vajza . Nuk duhet ti zgjedhum dy ekstremt por vajzat duhet te martohen me pelqimin e babave te tyre 'por ajo e drejt eshte e tyre te vendosin per martesen e tyre. Keshtu duhet te ishte me se miri te veprohej dhe mos menoni qe ligji i miratuar per ket problem do te kryn pune. Se nese shqiptaret se rregullojn trut e tyre asnje ligje sdo ti bej pune .

Deuid, ti je mashkull, dhe e ke me kollaj te flasesh.
Mqs u kap rasti vajzes qe u mbyt, nuk ke ti nga ta dish ca alternativa kishte....Nqs nje femer, eshte e ritur me frymen e marteses qe e vogel ( mendim i imponuar), nqs ska bere shkolle ( pra ska fuqi ekonomike), nqs prindrit i diktojne jeten....hmmm sikur ska shume alternativa.
Po familja duhet te njohi ate qe zgjedh per martese, ama duhet te kete e besim tek femija qe ka aritur pjekure te bej zgjedhjet e veta. Nuk mundet perhere prindi te zgjedhi...Pastaj edhe ceshtja ndjenjave, mund te jete djali ideal, por nqs ska pelqim.....martesa do jete vec nje kontrat dhe nje detyrim bashkjetese.
 
Titulli: Pe: Titulli: Martesat e detyruara tani konsiderohen vepra penale

Deuid, ti je mashkull, dhe e ke me kollaj te flasesh.
Mqs u kap rasti vajzes qe u mbyt, nuk ke ti nga ta dish ca alternativa kishte....Nqs nje femer, eshte e ritur me frymen e marteses qe e vogel ( mendim i imponuar), nqs ska bere shkolle ( pra ska fuqi ekonomike), nqs prindrit i diktojne jeten....hmmm sikur ska shume alternativa.
Po familja duhet te njohi ate qe zgjedh per martese, ama duhet te kete e besim tek femija qe ka aritur pjekure te bej zgjedhjet e veta. Nuk mundet perhere prindi te zgjedhi...Pastaj edhe ceshtja ndjenjave, mund te jete djali ideal, por nqs ska pelqim.....martesa do jete vec nje kontrat dhe nje detyrim bashkjetese.

E drejta e marrjes se jetes eshte vetem e Zotit . Ne ne ket tok jemi ardhur vetem te sprovohemi se sa po jemi falenderus dhe durimtar ndaj Zotit apo e kunderta te jemi mosperfilles dhe mohues . Se po te ishte ashtu kaq lehet qe per qqdo problem te jetes son te ja marrim veten jetes son . Te gjithe keshtu kishim vepruar.
E tjetera po qe Zoti kish then nese ju vjen puna ngusht vriteni veten isha pajtuar Sweetzzinna me pretendimet tua qe ska pas alternativa! Por ketu qendron problemi se njerzit e kesaj natyre e kan shkeputuar ate lidhje me Zotin e tyre nuk e njohin Zotin nuk e njohin jeten qellimin e jetes dhe mendojn se me lehte mund te largohen nga kjo jete dhe te qetesohen nje here e pergjithom .Por te them te drejten mu dhimbesen per veprimet e tyre e inshalla ka meshir Allahu per ata e inshalla i kan besu Allahut te paketen .

Eshte per mu habit pse njeriu te mos i kryej ato obligime qe ka ndaj femijeve te vete !Nena e ka per obligim femijes se vete ta messoj per jeten 'per martesen te gjitha qe duhet ti dij nje vajz qe neser te jete e gatshme per jete' ashtu edhe baba ta mesoj djalin e vete 'si duhet te sillet kur duhet te martohet 'per qfare eshte ardh ne kete jete e shume gjera ' kuptoht veshmbathejt 'ushqimin etj . Shumica e prinderve ne vendet tona vetem anen financiare e kreyjn kurse ate shpirterore -morale disi ka munges kjo fush. Mund ta kuptoj se NESE njeriu rritet ne ate frym qe eshte injorant rrethe fes se tij 'jetes se tij 'nuk pritet nga ai te sillet neser mire me femijen e tij 'sdo te dij si ta edukoj ne menyr te duhur ' sdo te dij ta kuptoj femin e tij dhenormalish sdo te dij si te reagoj nese vajza e tij sdeshiron e martohet me kend deshiron ai .

Smendoj se vetem mos shkollimi i njerzve eshte si shkak ii ketyre ndeshjeve mos pajtimeve te gjeneratave rreth marteses .Une ne nje emision e kam par qe femrat e veriut te Shqipris ato te shkodres nese s'gaboj - ato po u martojshin ne serrbi ne male diku fell .Kete sipas mendimit tim e shohe detyrim te frymezuar nga feja e krishter . Se nuk ma merre mendja se nje vajz duke pasur plot djem shqiptare ' te zgjeedhe te martohet ne male diku e sidomos ne serrbi .

Por si do qe te jet to raste po ndodhin ' neve na mbetet qe te marrim dije prej gabimeve te tjerve .Qe ne neser mos te veprojm si ata ' dhe te jemi shembull per te tjeret .
 
Titulli: Martesat e detyruara tani konsiderohen vepra penale

Ne trojet shqiptare martesat me dhun apo pa deshiren e tyre ne kete kohe ndodhin ne fshatrat krishtere qe zbatojn kanunin e lek dukagjinit e jo Biblen , por edhe me pare ose pa deshiren ose pa e njoft fare burrin jan martuar si nga Muslimant si nga Krishtert duke e zbatu librin e flliqt te lek dukagjinit por qe sot kan ndryshuar gjanat e siq thash ndodh ende ne fshatrat krishtere qe mirren me ate kanun.

CA fut fene e krishter o Ado ne mes. Dje ajo Goca qe u mbyt se nuk donte te martohej me ate qe i dhane prinderit eshte nga Elbasani ..Dhe ma merr mendja ne Shqiperine e mesme te paket jane te krishteret dhe ata qe perdorin kanunin.

Plus ka ketu ku jetoje ne gjenerate te 2 ,,Turq, afgane...etj qe po nuk moren ate qe u jep familja, nuk presin te mbytet vete. E eliminojne te shtepise ,,,,mundesisht vellai nen moshen 13 vjecare qe mos ta kape as ligji ........Ke jetu ne fshatrat e Krishtere ,jam e sigurte qe jo. Nuk them qe nuk ndolle ,,, por me beso te pakten ato vajza e kane nje zgjidhje . Kur nuk duan hyne per murgesha dhe nuk e marrin ate qe nuk e duan .........
 
Titulli: Martesat e detyruara tani konsiderohen vepra penale

Une ku jetoj ketu asnjeher nuk kam ndegjuar qe dikush u martu ne kanosje te dhunes .E per pjes tjera te Kosoves nuk edi ' veq smendoj sot qe ka prinder te malit te veproj keshtu qe ta detyroj vajzen per martes.

Qenke pak mbarap me lajmet dhe infot rreth ksaj ceshtje te keqen.... Kan ndodh dhe akoma po vazhdojne te ndodhin jo me larg se dy tre dit ndodhi ngjarja ne elbasan si pasoj e vdekjes se vajzes 20 vjecare se donin ta fejonin me zor...

Mir do ishte te behesh dhe ne shqiperi ky ligj pse jo por problemi ktu tek ne esht se shum ligje miratohen por kush i zbaton kto ligje pa?? ...
 
Titulli: Martesat e detyruara tani konsiderohen vepra penale

Ishalla Ky Ligj Te Vihet Ne Shqiperi,Se Bota Se Njef Hic Kete Gje,Pasi Me Zor Si Marton Kush..
 
Titulli: Martesat e detyruara tani konsiderohen vepra penale

CA fut fene e krishter o Ado ne mes. Dje ajo Goca qe u mbyt se nuk donte te martohej me ate qe i dhane prinderit eshte nga Elbasani ..Dhe ma merr mendja ne Shqiperine e mesme te paket jane te krishteret dhe ata qe perdorin kanunin.

Plus ka ketu ku jetoje ne gjenerate te 2 ,,Turq, afgane...etj qe po nuk moren ate qe u jep familja, nuk presin te mbytet vete. E eliminojne te shtepise ,,,,mundesisht vellai nen moshen 13 vjecare qe mos ta kape as ligji ........Ke jetu ne fshatrat e Krishtere ,jam e sigurte qe jo. Nuk them qe nuk ndolle ,,, por me beso te pakten ato vajza e kane nje zgjidhje . Kur nuk duan hyne per murgesha dhe nuk e marrin ate qe nuk e duan .........

Spo fus fen por jom ka flas ku ndodh qka ndodh.
Edhe ne turki e ne vendet afgane etj kan ligje rregulla fisnore , te fshatrave qe kan ndonje "kanun" te tyrin prandaj i bejn keto gjana.
 
Pe: Titulli: Martesat e detyruara tani konsiderohen vepra penale

Ne trojet shqiptare martesat me dhun apo pa deshiren e tyre ne kete kohe ndodhin ne fshatrat krishtere qe zbatojn kanunin e lek dukagjinit e jo Biblen , por edhe me pare ose pa deshiren ose pa e njoft fare burrin jan martuar si nga Muslimant si nga Krishtert duke e zbatu librin e flliqt te lek dukagjinit por qe sot kan ndryshuar gjanat e siq thash ndodh ende ne fshatrat krishtere qe mirren me ate kanun.

Ne kanunin e Leke Dukagjinit,nuk permendet feja,dmth kanuni eshte nje grup ligjesh i shkruar nga disa njerez te mencur te asaj kohe...Nuk thote qe eshte nje kanun per krishtere apo musliman,por eshte per popullin...Te kthehemi pak prapa ne kohe,kanuni behet i domosdorshem kur shqiptaret vriten me njeri tjetrin per shkak te fese,per shkak te tokave,cenimeve apo gjerave te tilla...Nje vend do nje rregull nje ligj qe te ndjeket jo cdokush ne mendje te vet...Emri i ka ngel kanuni i Leke Dukagjinit pasi ishte Leka qe kishte principaten e tij me shume burra te asaj kohe...Ky kanun nuk eshte shkruar nga vete Leka(qe ishte i krishtere)por nga shume burra te beses,e sjane si burrat e sotem qe e lidhin fjalen per nje fije kashte,por kane qene burra te beses,per ta te shkelesh besen me mire ishte ti vrisje...Ne kanun qe e kam lexuar vete(quaje fat,marrei e cte duash)eshte ne gegerisht,madje ne gegerisht te paster,pak e veshtire per ditet tona te kuptohet,njesoj si Lahuta e Malesise e Gjergj Fishtes...Nuk thuhet ne asnje vend te kanunit qe ky kanun eshte shkruar per krishteret apo per muslimanet...Perkundrazi zoti nuk permendet fare,nese ve re ne ate kohe nuk betoheshin PER ZOTIN,PER PERENDI etj etj,por betohesh PASHA BESEN...Kjo tregon qe eshte nje kanun pak a shume laik...

Tani nese duam ti hyjme cik me thelle,kanuni nuk ka perhapje vec ne veri por dhe ne jug,di te them qe ne Shkoder mbi 80% e popullsise eshte muslimane,dhe deri vone eshte perdorur kanuni...Pra me gjithe kete dua te them qe ska lidhje feja,apo kush e ka shkruar ka qene i krishtere,apo jo...Njesoj si Kuranin,nuk thuhet qe eshte vec per muslimanet e te krishteret mos ta prekin,mos ta lexojne...Une di katolik qe per informacion per njohuri apo kuriozitet kane lexuar Kuranin thua te kene bere gje gabim?Di femra qe jane konvertuar nga katoike ne muslimane...

Ne Mynih me ka ndodhur ne aeroport te takoj nje zvicerane e mbuluar,e lindur dhe e rritur ne nje familje katolike dhe ka perqafuar fene...Pra ska lidhje feja nese njeriu do te informohet,ama smund tja lesh fajin kanunit per veprimet e njerezve...
 
Titulli: Martesat e detyruara tani konsiderohen vepra penale

Gloom nuk ta lexova shkrimin komplet per arsyje se qysh ne fillim e keni fillu gabim sepse ne kaunin e lek dukagjinit gjendet nje citat qe thuhet " denone at person qe prish kishat" diqka e till sakt spo e di as vet por qe thot qe kush sulmon nje kish duhet te denohet apo diqka e till.
Pra me ket citat deshmon se a osht kanuni fetar dhe a eshte i krishterve.
 
Pe: Martesat e detyruara tani konsiderohen vepra penale

Jam pro martesave te lira
 
Titulli: Martesat e detyruara tani konsiderohen vepra penale

Ky eshte vetem nje stunt politiki qe ti heqin vemendjen popullit nga gjerat me kryesore sepse nje gje tille ka pase existuar ketu por me nen ligje keshtu qe ky ''bill'' bie poshte si nje hap qe mori kjo qeveri .........te penalizosh dike me burg duhen prova dhe deshmitare nje gje e tille behet pas dyerve te mbyllura dhe ne komunitete ku nuk thyhet nje tabu e tille sepse besojne qe bien vlerat e familjes!
 
Pe: Titulli: Martesat e detyruara tani konsiderohen vepra penale

Ky eshte vetem nje stunt politiki qe ti heqin vemendjen popullit nga gjerat me kryesore sepse nje gje tille ka pase existuar ketu por me nen ligje keshtu qe ky ''bill'' bie poshte si nje hap qe mori kjo qeveri .........te penalizosh dike me burg duhen prova dhe deshmitare nje gje e tille behet pas dyerve te mbyllura dhe ne komunitete ku nuk thyhet nje tabu e tille sepse besojne qe bien vlerat e familjes!

Nuk e di sa i ke pare lajmet apo lexuar gazetat,por sipas statistikave,mbi 52% e ketyre martesave,ndodhin nga Pakistani,pastaj vijne perqindjet e tjera,Bangladesh,Iran,etj etj...Keta vendet kane te zhvilluar edhe marredheniet seksuale ne moshe te mitur,plus martesat ne vogeli...Ishte rasti i asaj goces,qe ishte e martuar qe kur ishte 5 vjec...Qe nga ajo moshe,une e dija thoshte qe sduhet te dashuroja dike tjeter pasi e kisha nje burre,qe dhe pak(sa te me vinin menstruacionet,kur dhe femra quhet GRUA,une do martohesha me te)...Ajo as e kishte pare asnjehere,as dinte kush ishte e asgje,thjesht ishte nje cun thoshte qe familjes time i pelqente,dhe une DUHET ta pranoja...

Tani nese per ty te duken te pershtatshme apo te logjikshme keta gjera,atehere vertet e kane nxjerr kot ate ligj..Vertet qe keta vendet dhe njerezit nga keta vende e kane te veshtire te flasin apo ti nxjerrrin keta gjera,por ama kush eshte nje femer qe ka nje force te mbrendshme,e sdo te jetoje jeten qe prinderit i kane zgjedh per te,ky ligj e ndihmon...
 
Titulli: Martesat e detyruara tani konsiderohen vepra penale

Ne trojet shqiptare martesat me dhun apo pa deshiren e tyre ne kete kohe ndodhin ne fshatrat krishtere qe zbatojn kanunin e lek dukagjinit e jo Biblen , por edhe me pare ose pa deshiren ose pa e njoft fare burrin jan martuar si nga Muslimant si nga Krishtert duke e zbatu librin e flliqt te lek dukagjinit por qe sot kan ndryshuar gjanat e siq thash ndodh ende ne fshatrat krishtere qe mirren me ate kanun.

Ju musulmanet keni heq dore ju i keni lene ato pune.....???
 
Titulli: Martesat e detyruara tani konsiderohen vepra penale

Dhe ligj e kan nxjerrr !!!!Pffff do haj burg nena ose baba , sa gje koti me duket, po sdo ishte me mir tu civilizonin e te linin femijen te zgjidhte per jeten e saj/tij .
Po dhe mashkulli si pranon 1 gje te tille kur ta japin kur ajo ste don , si mendon te nisi nje jet me dike qe nuk ndjen madje e urren se ja kan dhen me zor .
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top