Pyetje shumë me vend, të cilave dua t'u përgjgjem.
Këto doja t'ia thosha edhe
@Daisy -t, kur tha që fytyra mund të lahet me ujë të nxehtë në fillim, e pastaj me të fohtë, por nuk u zgjata.
Si fillim duhet të kuptojmë se fytyra dhe lëkura e fytyrës është e ndryshme nga ajo e trupit. Trupi ka ftohtë dhe duhet mbuluar me rroba të trasha, kurse fytyra rri zbuluar dhe nuk ka ftohtë, se ashtu e ka bërë natyra.
Lëkura e fytyrës në brendësi ka vajra natyrale që kanë funksione të ndryshme. Në momentin që ti e lan fytyrën me ujë të ngrohtë, poret e lëkurës hapen dhe këto vajra lahen e zhduken. Si rrjedhim fytyra bëhet e thatë. Atëherë njeriu merr kremra e solucione të ndryshme artificiale për ta rregulluar, por cfarëdo që të bëjë, nuk i zëvendëson dot lëndët që ka bërë natyra. Këto produkte artificiale në të shumtën e rasteve shkaktojnë irritime e alergji në lëkurë, të cilat pastaj duan trajtime të tjera, e si përfundim vajzat përfundojnë me 100 lloj kremrash dhe dezinfektantësh mbi fytyrë, të cilat jo vetëm që nuk duken mirë, por u harxhojnë dhe shumë kohë e para.
Uji i mjafton me sapun mjafton për të pastruar pjesën e jatshme të lëkurës, por shërben edhe si dezinfektant. Ndihmon për të përtharë dhe puçrrat. Plagët si lahen, me ujë të ngrohtë apo të ftohtë?
Natyra e ka bërë fytyrën natyrale, jo ta përpunosh me 100 lloj solucionesh, e ta bësh si lëkurë shalqiri për reçel. Mos u merrni ju me industrinë kozmetike dhe reklamat e tyre, se ata atë punë kanë, duan të shesin prodhimet e tyre e t'ju marrin paratë.