Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Thenia e dites.....

"Kur një mendje e pjekur dhe një zemër e butë bëhen bashkë në një trup atëherë kemi të bëjmë me një katastrofë".
Dostojevski

366297476_6248627881933645_5123635388270848983_n.jpg
 
Bej kujdes çfarë beson. Se kripa dhe sheqeri duken një lloje.
 
Gjithë burrat janë një femër në mendje, burrat e martuar e kanë dhe nje në shtëpi.
 
Shpeshherë na duhet që të jemi të vrazhdë me vetveten. Këtë duhet ta bëjmë që të mund të marrim vendime të cilat i pranon mendja edhe pse do të jenë vrastare për shpirtin dhe zemrën tonë. Po ashtu, shpeshherë kemi nevojë për vuajtje, sprova dhe mërzi sepse këto na e mësojnë forcën e përballjes me humbjen. Dhe krejt në fund, kemi nevojë për kujtime të dhimbshme për të kuptuar se çdo kush dhe çdo gjë, siç është edhe vetë jeta, është kalimtare dhe e përkohshme...
 
Njerëzit janë si vera,
disa thartohen, disa përmisohen.
 
Kur je lart, i shikon te gjitha duart qe ngrihen drejt teje, qe te dallosh te vertetet atehere duhet te ulesh poshte dhe te shikosh se kush duar do zgjaten per te te ngritur ty!
 
I think it's easier to be angry that it is to be sad
 
Kam dëgjuar një metafizikan të thotë një herë: "Nëse nuk e drejtoni vetë
mendjen tuaj nënndërgjegjeshëm, dikush tjetër do ta drejtojë atë për ju".

Nënat shpesh, në mënyrë të pavetëdijshme, tërheqin sëmundje dhe fatkeqësi tek femijet .. duke i mbajtur vazhdimisht në mendime frike dhe duke i vëzhguar simptomat.

Për shembull: Një mik e pyeti një grua nëse vajza e saj e vogël kishte pasur fruthin.
Ajo u përgjigj menjëherë: "Ende jo!" Kjo nënkuptonte se ajo ishte në pritje të sëmundjes
dhe, për rrjedhojë, duke përgatitur rrugën për atë që nuk donte për veten dhe fëmijën.

Megjithatë, njeriu që është i përqendruar dhe i vendosur në të menduarit e
drejtë, njeriu që dërgon vetëm vullnet të mirë ndaj të tjerëve dhe që është pa frikë,
nuk mund të preket ose të ndikohet nga mendimet negative të të tjerëve. Në
fakt, atëherë ai mund të merrte vetëm mendime të mira, pasi ai vetë dërgon vetëm
mendime të mira.
 
50C0F10F-C302-4656-AD8C-A65A74167885.jpeg
 
"Atyre që të duan nuk ke nevojë t'u sqarohesh ngase ata të arsyetojnë vetë ndërsa atyre që nuk të duan nuk ke përse t'u sqarohesh ngase ata nuk do te të kuptojnë".

Malkolm X
 
Egziston një e mirë e vetme ajo është dija.

Egziston një e keqe e vetme ajo është Injoranca.
 
Deti dhe qielli e pasyojne njeri tjetrin se kane ne mes diellin. :))
 
Në rrugëtimin e jetës, kam takuar shumë njerëz me maska, e pak fytyra!
 
Perqafova veten,pasi mu duk vertetsia me e madhe qe njoha ne boten time dhe rreth vetes.
Paqesisht u njohem gjithe jeten dhe nje jete nuk mjafton. :))
Neve filozofe ne oret e vona darkes. :P
 
Teknologjia duhet të permisoje jetën tuaj, jo të bëhet jeta juaj!
 
Mendje të ndryshme, perceptojnë bukuri të ndryshme!
 
- peshku qelbet nga koka
 
Babai, i lodhur dhe i nervozuar erdhi vonë nga puna për në shtëpi. Me të arritur në shtëpi djali i tij pesë vjeçar po e priste te dera.
“Babi, a mund të të pyes diçka?”
“Po, sigurisht. Çfarë dëshiron të më pyesësh?” – iu përgjigj babai.
“Babi, sa para fiton gjatë një ore?”
“Kjo nuk është punë për ty! Çfarë të shtyn të më pyesësh për një gjë të tillë?” – i tha babai i nervozuar.
“Thjesht dua ta di. Të lutem më thuaj, sa fiton?” – iu lut djali i vogël.
“Mirë!” – unë fitoj 20 dollar gjatë orës.
“Oh…” djali i vogël u përgjigj, duke ulur kokën. Duke e shikuar atë, i tha, “Babi, a mund të m’i huazosh 10 dollar të lutem?”
Babai u bë i furishëm!!! “Nëse arsyeja e vetme që dëshiron ta dish se sa fitoj është vetëm që ti mund t’i huazosh disa para për të blerë ato lodra ‘pa lidhje’ dhe pastaj të shkosh në gjumë. Mendo se si po bëhesh egoist; - unë punoj gjatë, orë të vështira, dhe nuk kam shumë kohë për këto lojëra fëmijërore.
Djali i vogël pa zhurmë shkoi në dhomën e tij dhe mbylli derën. Babai u ul dhe filloi të bëhet akoma më i xhindosur për pyetjen e të birit. Si guxon të pyet të tilla pyetje vetëm t’i marrë disa para. Por, diku pas një ore, babai u qetësua dhe filloi të mendojë se ndoshta ka qenë pak i ashpër me të birin. Ndoshta vërtet ka pasur nevojë të blejë diç me 10 dollar për shkak se nuk lypte aq shpesh. Pastaj, babai shkoi afër dhomës së djalit të vogël dhe e hapi derën.
“A je duke fjetur bir?” – e pyeti.
“Jo babi, jam ende zgjuar,” u përgjigj djali.
“Po mendoja se ndoshta isha paksa i vrazhdë me ty më herët”, tha babai. Ishte një ditë e gjatë dhe krejt mllefin e zbraza në ty. Ja, merri 10 dollar që kërkove.
Djali i vogël u ngrit në këmbë dhe tha ‘Oh faleminderit babi’. Pastaj, ai shikoi nën jastëkun e tij dhe mori edhe 10 dollar të tjera. Babai, duke parë që paraprakisht i biri kishte 10 dollar, u bë pak i inatosur. Djali i vogël ngadalë numëroi paratë e tij, pastaj e shikoi babain.
Përse dëshiron më shumë para kur ti veçse i paske disa?” – gjëmoi babai.
“Sepse nuk kisha mjaft; por tani kam, - ia ktheu djaloshi.
“Babi, tani unë kam 20 dollar… A mund ta blej një orë të kohës tënde?”

Ps. Kush po qeron qepe :rolleyes:
 
E bukura, nuk është asgjë pa tru!
 
Bukuria, nuk qëndron duke e takuar atë që të don. Por, në ndjesinë e pranisë së tij/saj përreth teje edhe përkundër largësisë.
Ka distanca që tejkalohen nga zemrat. E kjo bëhet me ndjenjën e mallit edhe pse këmbët nuk e bëjnë as hapin për tejkalimin e këtyre distancave.
Prandaj, Dostojevski thotë: "Në mungesë të atij/asaj që të do, do të ndjehesh jetim edhe nëse bota është përreth teje".

369068807_282381764544409_464986915202522436_n.jpg
 
  • Më pëlqen
Reactions: Ivy
....nuk eshte ajo qe thua , por si e thua .
Edhe femrat ne virtualitet nuk jane ato duken , por si te paraqiten ...me raste mund te dalin edhe burra .
Nuk di gjë unë..zakonisht me sytë e bufit i shohë gjerat 😂😂😁😁🤪🤪
 
Jeta, eshte një rrugëtim i shkurtër, Shijoje!
 
....nuk eshte ajo qe thua , por si e thua .
Edhe femrat ne virtualitet nuk jane ato duken , por si te paraqiten ...me raste mund te dalin edhe burra .
😂😂😂😂😂😂
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back