Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Mrizi i Zanave, një histori frymëzuese

Lauri

Anunnak
Mrizi i Zanave, një histori frymëzuese që rikthen vlerat e ushqimeve lokale
FB_IMG_1684218387780.jpg
IMG_20230516_082944.jpg
Askush nuk e mendonte se pas 10 vjetëve të larguar nga Shqipëria, do vinte një moment që familja Prenga do të kthehej në Fishtë, por këtë herë ndryshe. Gjithcka filloi nga e para. Dy djem të rinj që donin të sillinin fymë europiane, por me bukë, kripë e zemër prej shqiptari. Njëri nga vëllezërit tregon se kur banorët e Fishtës e pyesin se cfarë ishin duke ndërtuar, ata e kishin të vështirë të përgjigjeshin për shkak të mentalitetit të zonës dhe ia kthenin: “Një stallë dhish.”“Një stallë dhish”, që sot është kthyer në një histori suksesi dhe frymëzimi për të gjithë banorët e Zadrimës, Lezhës, Shqipërisë dhe më gjerë. Shumë prej jush e njohin Mrizin e Zanave dhe e duan për sepse ruan kulturën dhe kulinarinë shqiptare. Tanimë Mrizi i Zanave nuk i përket më vetëm familjes Prenga, por i përket edhe atyre që punojnë çdo ditë për të, edhe atyre që e vizitojnë dhe e duan Mrizin.
a-great-place-to-spend.jpg
IMG_5716-1024x768-1.jpg
Mrizi i Zanave angazhon rreth 400 familje të prodhojnë dhe të grumbullojnë produkte, të cilat shërbehen për vizitorët e Mrizit. Rreth 70 të rinj e të reja e bëjnë Mrizin të gumëzhijë nga energjia e tyre dhe me po të njëjtën energji ata do t’ju presin bashkë me traditën vendase. Vera që shërbehet prodhohet atje, lëngu i thanës, vaji, bulmeti, pastërmaja, frutat, perimet etj. Të gjitha janë produkte bio të Shqipërisë, kryesisht të zonës së Lezhës.
Ead1v72XYAEDQnw-1024x768.jpg
fullsizeoutput_b4-2048x1320-1-1024x660.jpeg
Ushqimi nuk është vetëm shije, është edhe kulturë, histori dhe emocion. E nëse ka një vend ku të gjitha këto janë të harmonizuara me njëra tjetrën, ai është Mrizi i Zanave. Gjithcka është një eksperiencë e jashtëzakonshme reale dhe e prekshme. Mund të shikosh nga afër jetesën e banorëve në zonat rurale, shkëlqimin në sytë e tyre, mund të njihesh me bimët dhe kafshët që rriten aty, mund të shijosh ushqimin natyral nga kuzhina e Mrizit dhe mund të kalosh një natë fantastike në Kullën e Arnume.
/BM
 
Eshte vertet nje histori suksesi dhe per tu admiruar e pershendetur .
Kam qen disa here atje ne Fisht dhe i knaqur gati perhere , vetem nje here qe mishi nuk ishte aspak cilsor por ndodh ,
pasi bie viktim e suksesit dhe nuk eshte e
mundur te perballosh nje fluks te madh me nje cilsi standarte
 
Po pse te hidhur , na trego eksperiencen tende
Sjellja e menaxherit linte per te deshiruar,ndoshta ngaqe tryezat i kishte plot
Ne njefare menyre na perzune
Plus te hash ngjit me kafshet ku kundermonte era nuk mu duk aspak e kendshme!
 
Sjellja e menaxherit linte per te deshiruar,ndoshta ngaqe tryezat i kishte plot
Ne njefare menyre na perzune
Plus te hash ngjit me kafshet ku kundermonte era nuk mu duk aspak e kendshme!
Normal qe paske arsye te forta ,
Ndoshta nje moment i keq , mbingarkes etj
Mund ta japesh dhe nje shans
 
ohhh joo sa tmerr i kam..se vrapojne e te vijne pas hahahaha nxjerrin dhe gjuhen....po gjithsesi do ti marrim ne videoclip hahahaha une me fustan te bardhe dhe grupi patave pas loolloollool sa bukur
I kam Tmerr , me ka kafshuar nje pat kur kam qen e vogel
 
Punetoret e vjeter nuk jane asnje me, vec ai kunati i tij qe rri te salla, e ai cuni i gjate i dobet pak esmer qe merr prenotimet. Shume te sjellshem jane punetoret te Mrizi, bravo!!
 
Një nga perlat shqiptare në gastronomi. Gjithçka e përkryer, nga stafi, shërbimi e deri te ushqimi.

10/10
 

Konkursi Letërsisë

  • C'est la vie

    Votat: 8 61.5%
  • Harro të më harrosh

    Votat: 5 38.5%
  • Mëngjese pranvere

    Votat: 2 15.4%
Back
Top