GLOOM
Catch me if you can...
Duhet të bëhemi të sinqertë dhe të themi se, thashethemet janë pjesë e ‘kulturës’ në zyrë. Disa e bëjnë këtë në sasi të ‘arsyeshme’, por ka edhe të tillë që këtë e kanë bërë bukë të përditshme.
Ekzistojnë pesë lloje të personave që merren me thashetheme, thonë ekspertët e komunikimit. Këto lloje janë: "diktafoni", "maratoniku", "agjenti i dyfishtë", "qeni hetues" dhe "kukuvajka". Me të gjithë prej tyre duhet të bëhet punë e veçantë, me një taktikë të caktuar, në mënyrë që të ruhet nami profesional.
Më së shumti duhet pasur kujdes nga "diktafonët", për shkak se kur ua besoni ndonjë informatë, shumë shpejt merrni vesh se atë e dinë të gjithë.
Ky lloj i personave që bartin thashetheme, thonë ekspertët për karrierë, nuk zbulohen menjëherë dhe lënë përshtypjen e “kolegut të besueshëm”. Me ta, më së miri është që të mbajmë raporte vetëm profesionale, me mirësjelljen themelore.
Pa marrë parasysh se çka mund të thonë ata, ju duhet ta ruani nivelin profesional dhe të mos lëshoheni në nivel personal.
Thënë shkurtimisht, të rrallë janë kolegët të cilëve mund t’u besoni pa rezerva, prandaj mendoni mirë para se të besoni sekretet tuaja para ndokujt tjetër./aktualitet/