Abdurahim Ashiku: Avokati i Popullit kërkon ndryshimin e Himnit Kombëtar!

images.jpg

Propozimi i tij ka shkaktuar shumë reagime ndaj zyra e Avokatit të Popullit në një njoftim sqaron se ndërhyrjet që po konsultohen janë dy: në strofën e dytë dhe në strofën e gjashtë.
ثshtë në fazë konsultimi, dhe bëhet në kontekstin e 100 vjetorit të pavarësisë.

Avokati nuk ka thënë që “teksti diskriminon gratë”. “Teksti i Asdrenit është i mrekullueshëm, duam të përgatisim një propozim që përfshin edhe gratë", tha zyra e tij e shtypit.
Më poshtë po përcjellim dy ndryshimet në strofën 2 dhe 6 si dhe teksti i plotë.

Ndryshimi në strofën 2.
Origjinali


Prej lufte veç ay largohet
Që është lindur tradhëtor
Kush është BURRث nuk frikohet
po vdes, po vdes si një dëshmor!

Propozimi për ndryshim

Prej lufte veç ata largohen
Që janë lindur tradhëtorë
As gratë, as burrat nuk frigohen
por vdesin, vdesin si dëshmorë!

Ndryshimi në strofën 6
Origjinali

Trim BURRE quhet dhe nderohet
Atdheut kush i-u bë therror:
Për jet ay do të kujtohet
Mi dhet, mi dhet si një shenjtor

Propozimi për ndryshim

GRA edhe BURRA do nderohen
Ardheut kush i-u bë therror:
Për jet ata do të kujtohen
Mi dhet, mi dhet si t’jen shenjtorë

Teksti i plote i himnit nëse ndryshohet:
Aleksandër Stavri Drenova (ASDREN 1872 – 1947)
Himni i Flamurit

Rreth flamurit të përbashkuar
me një dëshirë dhe një qëllim
Të gjithë atje duke u betuar
Të lidhim besën për shpëtim
Prej lufte veç ata largohen
Që janë lindur tradhëtorë
As gratë, as burrat nuk frigohen
por vdesin, vdesin si dëshmorë!
Në dorë armët do t’i mbajmë
E mbrojmë Atdhenë në çdo kënd,
Të drejtat tona ne s’i ndajmë;
Këtu armiqtë s’ kanë vënd
Se zoti vetë e tha me gojë
Që kombet shuhen përmbi dhe
Po Shqipëria do të rojë:
për të, për të luftojmë ne!
O flamur, flamur, shënj’ e shënjtë
Tek ti betohemi këtu,
Për Shqipërinë’ atdhe i shtrenjtë
Për nder edhe lavdimn’ e tu.
Gra edhe burra do nderohen
Atdheut kush i-u bë therror:
Për jet ata do të kujtohen
Mi dhet, mi dhet si t’jen shenjtorë

Teksti i ri i shërbyer nga Avokati i Popullit paraqitet me shumë gabime drejtshkrimore, gabime të cilat njeriu i madh i Himnit Kombëtar Aleksandër Drenova nuk do ti toleronte.
Futja në tekst “në kontekstin e 100 vjetorit” e “grave” më duket pa kuptim thjesht sepse me fjalën BURRث shqiptari në shekuj ka nënkuptuar mbarë popullin, BURRثRINث shekullore të Teutës, Mamicës, Norës, Tringës, Shote Galicës, Zonja اurres, Margarita Tutulanit...
Avokati i Popullit i ka "zgjidhur" të gjitha problemet e mëdha që përjeton Shqipëria sot çuditërisht i është drejtuar ndryshimit të Himnit Kombëtar.


Nga: Abdurahim Ashiku
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Abdurahim Ashiku: Avokati i Popullit kërkon ndryshimin e Himnit Kombëtar!

Kam kohe qe them i kam shkrujt edhe Sales por nuk e vuri ujin ne zjarr, jam dakort qe te ndryshohet ......
 
Pe: Abdurahim Ashiku: Avokati i Popullit kërkon ndryshimin e Himnit Kombëtar!

Kam kohe qe them i kam shkrujt edhe Sales por nuk e vuri ujin ne zjarr, jam dakort qe te ndryshohet ......

Pse cfare shikon ne himnin origjinal te keqe, qe duhet te ndryshohet?
 
Titulli: Abdurahim Ashiku: Avokati i Popullit kërkon ndryshimin e Himnit Kombëtar!

Me krijohet pershtypja se termi BURRE ke himni nuk eshte vendosur per te percaktuar gjinine andaj edhe nuk diskriminon aspak femren. Madje kam pershtypje se kete jodiskriminim e ve ne pah edhe strofa:

Trim BURRE quhet dhe nderohet
Atdheut kush i-u bë therror: (ketu verehet qarte se perfshine njerezit pa dallim gjinie, moshe, ngjyre, besimi fetar por edhe etnie)
Për jet ay do të kujtohet
Mi dhet, mi dhet si një shenjtor



Pastaj kam pershtypjen se termi BURRE, ka edhe kuptimin tjeter perveq nocionit gjini.

3. Njeri i fortë, trim, i besës e fisnik. Burrat e dheut.
Burrë mbi burrat. Fjalë (besë) burri. ثshtë burrë.
E bëri si burrat. S'e bëj për burrë nuk e quaj trim,
s'e çmoj. Bëhu burrë! tregohu trim e guximtar! Muri
luan, burri s’luan. fj. u. Kau lidhet për brirësh,
burri për fjalësh. fj. u. Fjala e burrit - pesha e

gurit. fj.u.


4. Njeri i shquar në veprimtarinë shtetërore e
shoqërore ose që udhëheq e drejton, personalitet.
Burrë i madh. Burrë shteti.
 
Titulli: Abdurahim Ashiku: Avokati i Popullit kërkon ndryshimin e Himnit Kombëtar!

eshte turp te ndryshohet himni per mendimin tim... himni, ashtu si dhe flamuri jane simbole, dhe i kemi ruajtur prej 100 vitesh e t'i ndryshojme sot????
kush eshte BURRE ...nuk eshte me kuptim gjinor... dhe kete e kuptojme te gjithe, qe nuk ka te beje me ndasine femer-mashkull dhe mbi te gjitha s'besoj se eshte ndonje femer qe te jete ankua se nuk eshte perfshire te himni flamurit...
po kam hall eshte ndonje "jo-burre" qe do jete ndiere i perjashtuar i shkreti, e do te perfshihet...
absurdi me i madh eshte ky: qe ne 100 vjetor te cenohen simbolet kombetare
 
Titulli: Abdurahim Ashiku: Avokati i Popullit kërkon ndryshimin e Himnit Kombëtar!

Edhe me himnin u kapen tani ? Se kuptoj pse duhet te ndryshohet ,mbas 1 shekulli e kuptuan qe himni qenka gabim?
Nuk shikoj azgje te gabuar apo per tu keqkuptuar ne interpretimin e nje texti te tille .
Ai thot :
Avokati nuk ka thënë që “teksti diskriminon gratë”.

Shume mire perderisa nuk ka nocione diskriminimi atehere ku qendron problemi?

“Teksti i Asdrenit është i mrekullueshëm, duam të përgatisim një propozim që përfshin edhe gratë", tha zyra e tij e shtypit.

Ne kte rast bie ne kundeshtim me ate qe thot ....nuk diskriminon grate por duam te perfshijme dhe grate ne himn,kjo nuk eshte ndonje arsye madhore per te bere ndryshime ne himn.
Plus qe temri BURRE nuk lidhet fare me percaktimin e gjinise ,por me shume me forcen ,fuqine ,potencialin fizik qe vet nga natyra kane meshkujt.
 
Titulli: Abdurahim Ashiku: Avokati i Popullit kërkon ndryshimin e Himnit Kombëtar!

Një detaj tjetër në këto ndryshime është edhe ai strofës dy që kalon nga njëjës në shumës,si duket atëherë ka pasur më pak tradhëtarë se tani edhe ky është një ndryshim që duhet bërë me patjetër për të thënë se kemi plot tradhëtarë. Më injorantë ''intelektualë'' nuk ka pasur edhe nuk ka ndonjë vend i botës. Të gjithë dalin me ndonjë teori edhe pasi ngrejnë mirë tymnaja e harrojnë shpejt e shpejt.Thanë që do prishnin mozaikun,për çudi aq kohë sa kam në Tiranë grupet e turistëve që vijnë gjënë e parë që fotografojnë është pikërisht ky mozaik...mozaiku mbeti atje.Thanë që do prishin piramidën edhe pse j'u doli kundër ç'do arkitekt i këtij vendi,edhe pse j'u dolën kundër edhe të gjithë ata që për faj të njeriut të cilit j'u ngrit ai muze kanë kaluar vite të tëmerrshme nëpër burgje. U harrua edhe historia e piramidës, pastaj erdhi historia e zhvendosjes së monumentit të pavarsisë i cili në fillim u perceptua si i tillë pasi ashtu ishin deklaratat e para ''do ndërtohet një monument i ri për pavarësinë'' më pas u specifikua që do bëhet për 100-vjetorin por në Tiranë. Tani edhe me himnin,po me këtë ç'patën vallë?
 
Pe: Abdurahim Ashiku: Avokati i Popullit kërkon ndryshimin e Himnit Kombëtar!


Jam plotesisht e pajtimit qe te behet ndryshimi, sepse eshte me te drejt.

Ashtu mendoj se fjala burreri eshte permendur ne kontekstin duke perfshi te dy gjinit, porse edhe sikur te shkruante ne vend te fjales burreri psh te shkruante granimi, perseri do te thonin burrat: Jo mor qfar granimi, por shkruane aty burreri, apo shkruane burrat dhe grat... - kjo do te kerkohej sigurisht...

E pra per te qen kjart te theksuar: duhet te permendet ashtu drejt siq e ka permend avokati te behet ndryshimi... Plotesisht vendim i drejt...

 
Titulli: Abdurahim Ashiku: Avokati i Popullit kërkon ndryshimin e Himnit Kombëtar!

Propozimi i avokatit me tingellon me keq teksti ekzistues , pasi pikerisht ai ben dallimin gjinor , pastaj ai le menjan vajzat mo .
Nqs ka ankesa nga femrat , gjoja ato u ndjekan "out" atehere mund te behet ndonje nderhyrje ne tekst , por intelegjente
jo si ajo e propozuara .
Ne fakt , kur e shikon me vemendje edhe mund te kete vend per ngelje qefi nga femrat , pasi hymni i bie shume fjales burre , e cila
ne kohet moderne tingellon paksa fallco .
Ka vend per diskutime ketu.
 
Pe: Abdurahim Ashiku: Avokati i Popullit kërkon ndryshimin e Himnit Kombëtar!


Ka dashur te tregoj se edhe grat duhet te permenden, sepse edhe ato mund bien deshmor... etj.

 
Titulli: Abdurahim Ashiku: Avokati i Popullit kërkon ndryshimin e Himnit Kombëtar!

Ky eshte avokati teatrit kukllave se avokat populli jo qe jo. Vetem ne nje shtet plasmasi mundet te ndodhe nje gje e till.
 
Pe: Abdurahim Ashiku: Avokati i Popullit kërkon ndryshimin e Himnit Kombëtar!

Kur te kem pak kohe do bej analizen time per temen e himnit tone qe ne fakt nuk ka lidhje me burrerine por edhe me disa aspekte te tjera .......
 
Titulli: Pe: Abdurahim Ashiku: Avokati i Popullit kërkon ndryshimin e Himnit Kombëtar

Pse cfare shikon ne himnin origjinal te keqe, qe duhet te ndryshohet?


un nuk shikoj asgje te keqe,,,"pervec nje rreshti" qe thot - te lindur tradhetor,, per mendimin tim do te pershtatej me mir,,-qe do te vdes si tradhetor.
 
Pe: Abdurahim Ashiku: Avokati i Popullit kërkon ndryshimin e Himnit Kombëtar!

Po ky Ashiku,,punet e tjera i ka mbaruar te gjitha ,i ngelen vetem simbolet Kombetare,,per reformim,,keshtu..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top