A mund te privatizohen pyjet shqiptare?!

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Privatizim? Tek ne ekziston e drejta zakonore e përdorimit, e cila sipas Kombeve të Bashkura është një e drejtë që duhet të njihet me ligj. Nuk ka dhe as që duhet menduar koncensioni në pyje. Fshati, komuna dhe përdoruesit tradicionalë, shoqatat, duhet të mbeshteten dhe të këshillohen si duhet të menaxhojnë më mirë këto pasuri në dobi të tyre. Në mbi 6800 fshatra janë krijuar tashmë komisionet e pyjeve e kullotave
pylli-me-pisha009.jpg

Ajo çka deklaroi kryeministri ynë në vizitën e fundit në Austri, në fakt më kujtoi një film të hershëm shqiptar, të vlerësuar në kohën e tij, filmin “Rrugicat që kërkonin diell”, batutat e të cilit i përmendin sot e gjithë ditën edhe brezat që nuk e kanë jetuar atë kohë. “Ajde gazeta “”Tomorri”, me lajme të reja”, “Blini gazeta “Tomorri”, “Hitleri do të takohet me Duçen”, “Lexingtoni në fund të detit”, “Robrit rusë nuk kanë ç’të hanë”, etj.etj. Këto ishin batutat që mbahen mend, por që më tingëlluan të njëjta me ato që dëgjuam këto ditë në Vjenë. “Ajde pyje kemi, blini pyjet tona”. “Për privatizim i kemi, blini pyje”,- iu tha kryeministri gazetarëve austriakë në takimin që zhvilloi me ta.

Thënë thjesht, ky ishte konteksti, të cilin na ndihmoi ta mësonim gazeta e njohur “Die Presse”. Ajo e botoi njoftimin për privatizimin e pyjeve të Shqipërisë.

Historia e re dhe e vjetër e privatizimit

Kryeministri e ka me shumë dëshirë që t’i japë jashtë vendit “sihariqe” të tilla. Nuk është rasti i parë. Në fakt ajo që shefi i qeverisë e quan privatizim, ka nisur nga viti 2002 dhe sot më shumë se gjysma e inventarit të pyjeve dhe kullotave të Shqipërisë nuk janë më pronë e menaxhuar nga qeverisja qëndrore, por nga ajo vendore. Janë më shumë se 750 mijë hektarë, ose diçka më shumë se gjysma e inventarit kombëtar që tashmë janë në pronësi të pushteteve vendore (250 komunave të vendit). Ekspertët e fushës komentojnë se rreth 25 % e fondit pyjor janë shpallur me ligje të posaçme “zona të mbrojtura” dhe “parqe kombëtare”.

Që në vitin 2002 qeveria ka pranuar ligjërisht angazhimin për të respektuar një direktivë të BE-së për të shpallur 15-18 % të territorit si “zonë të mbrojtur”. Kjo në vetvete do të thotë nja 430 mijë ha. Pyetëm ekspertë të fushës dhe mësuam se Shqipëria disponon edhe rreth 300 mijë hektarë pyje të mbrojtura, pra pyje mbrojtës së tokës, pyje mbrojtës të baseneve të ujëmbledhësve etj dhe llogaria doli që rreth 800 mijë hektarë pyje nuk mund të privatizohen. Do të thotë, kërkohet të mbeten pronë shtetërore. Pra, nuk paska hiç pyje për t’i privatizuar?!

“Pro” apo “kundër” privatizimit?

Si në çdo fushë tjetër, edhe në atë të pylltarisë problemet tona nuk kanë të sosur. Në 20 vitet e fundit asnjëherë nuk kemi parë ndonjë fond të veçantë buxhetor për pyjet. Në 20 vitet e fundit kemi parë veçse barbarizëm në shfrytëzimin e kësaj pasurie kombëtare. Që nga “afera e drurit të arrës”, e sot e gjithë ditën, më shumë se 250 subjekte private merren me shfrytëzimin e pyjeve. Askush nuk e di se si, se me çfarë strategjie, teknologjie, profesionalizmi bëhet kjo punë. Ministri i Pyjeve thoshte në fund të vitit që shkoi në Akademinë e Shkencave se “raporti midis pemëve të mbjella dhe atyre të prera në një vit është katastrofal” dhe se pyjet mund t’i shpëtojë vetëm partneriteti publik privat dhe reforma e thellë. Po cila reformë? Duke mbajtur shteti vetëm 10 % të inventarit kombëtar të pyjeve dhe kullotave dhe duke e shitur pjesën tjetër? Kryeministri pak ditë më parë kërkoi nga ministria perkatese dhe institucionet e lidhura me të, që ky të jetë viti i zgjidhjes përfundimtare, në vija të përgjithshme, të problemeve të pronësisë së pyjeve. Sipas shtypit të ditës, kreu i qeverisë nënvizoi faktin se është shumë i rëndësishëm përcaktimi sa më parë i sipërfaqeve pyjore, të cilat do të mbeten publike, duke theksuar se qeveria qendrore nuk mund të administrojë më shumë se 10 % të pyjeve në të gjithë vendin.

“Qeveria nuk do të mund të ketë me shumë se 10 % të pyjeve. U takon ju, së bashku me institucionet e varësisë të përzgjidhni këtë 10 % se cila do të jetë, por më shumë se kaq, nuk mund të administrojë. Ky është një standard kudo në vendet e BE-së “, u shpreh kryeministri.

Në fakt Ministri i Pyjeve është më racional se shefi i tij në qeveri. Ai është konkret: Pak ditë më parë është konsultuar edhe me ekspertët dhe profesionistët e Universitetit të Kamzës. Ministri zhvillon disa zgjidhje: 1) Kritere të forta për kompanitë e shfrytëzimit dhe forcim i ligjit;...

2) Zhvillim të industrisë bioenergjetike (ka nevojë për lëndë të parë investimi në Porto Romano që prodhon biokarburant); 3) Dhënia falas e terreneve të degraduara për të nxitur interesin për pyllëzime; 4) Dhënia me koncension e pyjeve të lartë, qoftë edhe e Parqeve Kombëtare, etj, etj. Por…nuk flet për privatizim. (Ndërkohë që dhënien me koncension e kundërshtojnë fuqishëm anëtarët e Federatës Kombëtare të Pyjeve dhe Kullotave Komunale të Shqipërisë, që propozojnë një ide të njohur për privatizimin e pyjeve, siç është hapi drejt përdoruesve tradicionalë të fshatit, si njësia bazë që kujdeset për pyllin, por dhe familjeve që banojnë në fshat, të cilët njihen si “pronarë” tradicionalë.)

Por…

Këtu hyjnë standardet, për të cilat flet edhe kryeministri. Kjo pasuri nuk mund të mbrohet dhe kultivohet me “ajde blini pyjet tona!” Dhe as duke iu gjetur “të zotin”! Ndërsa këtë 10 % nuk e gjen askund!

Sipas FAO, legjislacioni për pyjet në Europën Qendrore dhe Lindore është analizuar në një studim të botuar në 1999 dhe përditësuar në vitin 2002 (Cirelli 1999: FAO 2002). Disa shtete si Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Republika اeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Polonia, Rumania, Rusia, Sllovakia, Sllovenia dhe Ukrahina kanë hartuar ligje të reja për politikat pyjore, që me ndryshimet politike të vitit 1990.

Studimi arrin në perfundimin se vendet e Europes Lindore përqëndrohen më shumë në mbarëvajtjen e pyjeve, sesa në privatizimin apo jo të tyre. Shembuj? Sipas ligjit austriak të pyjeve (1975), nëse merren me koncension sipërfaqe pyjore “do të ripyllëzohen brenda vitit sipërfaqet e dëmtuara (Neni 13, pika 3). Qeveria mund ta shtyjë afatin deri në dy vjet, atëhere kur edhe fidanet e rinj kanë lëshuar lule”. Në Bullgari: Ligji i vitit 1997, 30% e totalit të inventarit pyjor është në dorën e shtetit dhe kjo është e padiskutueshme. Në Slloveni 72% e pyjeve janë pronë private, 28% pronë e shtetit dhe e komunave. Sipërfaqja mesatare për çdo privat është më pak se 3 hektarë.

Në Poloni, njohja legjislative e të drejtave së pronës private në pyje nuk është ajo e zhvillimit “revolucionar”, si në disa vende të tjera të Evropës Lindore. Një pjesë e konsiderueshme e 8.6 milionë ha e pyjeve të Polonisë mbeti në duar private gjatë gjithë periudhës së komunizmit. Në fund të kësaj periudhe, 17 për qind e pyjeve të Polonisë janë në pronësi private, e njëjta përqindje që është në pronësi private sot. Qeveria polake pret të riprivatizojë rreth një milionë hektarë të tjerë të pyjeve shtetërore në të ardhmen, e cila do të sjellë raportin e pyjeve në pronësi private në pothuajse 30 për qind. Por vetëm kaq, jo më shumë. 70 % i mbeten shtetit. Edhe SHBA, që ka një strukturë të qartë të pronësisë mbi pyjet, ka vetëm 57 % pyje private.

Një studim dhe…avokati amerikan i mjedisit

Pse e përmendëm Poloninë në fund? Ata që kanë punuar me FAO, të paktën që nga viti 1993, e kujtojnë Paul A. Barres, avokatin amerikan të mjedisit nga SHBA, (Ford Foundation Felloë), që ishte i pari që bëri një studim krahasues për pylltarinë mes Shqipërisë dhe Polonisë. Sipas Barresi-t, “vendet e rajonit i kanë konsideruar gjatë pyjet e tyre si burime të çmuara. Në disa raste, pyjet kanë qenë fokusi i ligjeve të veçanta për shekuj me radhë”, thotë ai, duke shtuar se “Polonia dhe Shqipëria kanë qenë pionierë të vendeve të Lindjes në reformën e ligjit pyjor evropian. Polonia miratoi një ligj të ri gjithëpërfshirës - Akti mbi pyjet - në vjeshtën e vitit 1991. Shqipëria pasoi një vit më vonë me legjislacionin e ri të vetin - Ligji për Pylltarinë dhe Policinë e Shërbimit Pyjor”.

Barresi jep një këshillë. Ja si shkruan ai në raportin e tij krahasimor për Shqipërinë dhe Poloninë: “اdo vend që dëshiron të largohet shpejt dhe dukshëm nga sistemi i centralizuar i pronësisë në sektorin e pyjeve, do të bënte mirë që të shikojë frymëzimin te ligji polak për pyjet”. Shqiptarët atëherë iu referuan ligjit francez. Nuk dihet se cili model është zgjedhur nga ekspertët në projekligjin që janë duke përgatitur këtë vit. Por këshilla duket e vlefshme, nisur nga ajo që gjen sot në Poloni./Bardhi Sejdarasi
 
Titulli: A mund te privatizohen pyjet shqiptare?!

Nje budallek me brir i qeveris ton e si mund te privatizosh natyern qe te ka fal i madhi zot se kuptoj kte gje .....
 
Titulli: A mund te privatizohen pyjet shqiptare?!

Perderisa shteti nuk di ti menaxhoj dhe ti administroj kto pyje (qe jane pasuri kombetare) ,perderisa nuk ka fuqin e duhur ligjore per ti mbrojtur ato(se eshte nje shtet i deshtuar) ,do ishte me mire sikur te privatizoheshin apo te jepeshin me konçesion nje shteti tjeter.Kemi pare vet neper bote qofte nga afer apo ne foto ,video ...rendesin qe i perkushton mjedisit ,natyres nje shtet i huaj .Tregon miremenaxhim administrim te rregullt dhe nje mbrojtie ligjore te duhur ,aq sa mahnitemi kur i shohim kto pamje.Mbase do ishte nje mundesi e mire ideja e privatizimit.
 
Pe: Titulli: A mund te privatizohen pyjet shqiptare?!

Perderisa shteti nuk di ti menaxhoj dhe ti administroj kto pyje (qe jane pasuri kombetare) ,perderisa nuk ka fuqin e duhur ligjore per ti mbrojtur ato(se eshte nje shtet i deshtuar) ,do ishte me mire sikur te privatizoheshin apo te jepeshin me konçesion nje shteti tjeter.Kemi pare vet neper bote qofte nga afer apo ne foto ,video ...rendesin qe i perkushton mjedisit ,natyres nje shtet i huaj .Tregon miremenaxhim administrim te rregullt dhe nje mbrojtie ligjore te duhur ,aq sa mahnitemi kur i shohim kto pamje.Mbase do ishte nje mundesi e mire ideja e privatizimit.


Jam dakord me ty,por mos te privatizohet nga keta kombinatet e mobilerive,se do i shuanin pyjet fare,por te privatizohen nga keta shoqatat ambjentaliste...
 
Pe: A mund te privatizohen pyjet shqiptare?!

Ca privatizimi behet fjale ketu?Ku ka me te privatizuara se sa keshtu si jane?KUSH KA QEJF SHKON E PRET DRU KU ,SI E SA TE DOJE.KUSH KA QEJF SHKATERRON MJEDISIN PYJOR KU, SI E KUR TE KETE QEJF.Ka me privatizim se ky privatizimi???

Privatazim apo jo kjo per mua nuk ka shume rendesi.RENDESI KA QE ATA/ATO QE PERDORIN PASURITE NATYRORE TE JAPIN LLOGARI NE TE MIRE E NE TE KEQ JO VETEM ADMINISTRATIVISHT POR MBI TE GJITHA PENALISHT, pra te funksionojne te gjitha organizmat qe merren me ruajtjen dhe menaxhimin e pasurive natyrore.
 
Pe: A mund te privatizohen pyjet shqiptare?!

Nuk duhet kurrsesi te privatizohen pyjet.. duhet shteti ti mbroje dhe te bej te pamunduren qe mos te shkaterrohen.. ashtu si ndodh ne te gjitha vendet e botes.. dhe jo vetem pyjet por dhe kafshet e egerta, gjithcka qe eshte natyrale dhe rrezikon zhdukjen..

Ahh.. Ups, harrova qe nuk kemi Shtet.. :S..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top