Kisha e Laçit - ku të gjithë kërkojnë prehje shpirtërore

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
kisha_viktor_vlashi_bb56235c7b2551a9eb11d045cd1b56a6.jpg

Ju rekomandojme një destinacion sa të veçantë aq edhe të njohur për shumicën nga ju. Rrallëkush mund të mos ketë dëgjuar për Kishën e Lacit, e ndokush prej jush tani që lexon, mund të kujtojë momentet e ngjitjes së “mundimshme” deri atje lart, në këmbë, nëpër pelgrinazhin e pafund të ditëve të para të qershorit, për t’i ardhur kishës tri herë qark, për të ndezur qirinj për shpirtrat e atyre që nuk janë më, për mbarësinë e të dashurve të zemrës, apo për të “gjetur derman” për problemet e ndryshme që ka në jetë. Por sa të tjerë nuk dinë asgjë për këtë destinacion fetar të famëshëm?

Në gjuhën letrare, do të thuhej Kisha e Shën Antonit, ose e shkurtuar letrarisht, Shën Ndout. Të gjithë veriorët, banorët e zonës, e kushdo që lëviz nëpër botë, origjinar i Laçit apo zonave përreth e që beson në shenjtërinë e saj, thotë: “Shna Nou ju ndihmoftë”.

Pelegrinazhi i Shna Nout zë fill 13 të marta para të martës së fundit, e cila përfshihet në triditëshin e pelegrinazhit, i cili fillon me 13 qershor. Me mijëra njerëz nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë e vendeve të tjera, si dhe shqiptarëve në emigrim, vijnë të marrin pjesë në këtë pelegrinazh, duke shpresuar se ndezja e një qiriri, lutja në shpellën e shenjtit, rrotullimi tre herë rreth kishës, apo fjetja një natë pranë saj, do t’u përcjellë një copëz të shenjtërisë. Madje disa prej tyre marrin me vete edhe një grusht dhe, ose gurë të vegjël nga pjesa e jashtme e shpellës.
kisha_Alket_Islami_a1337728be8c2ef656c59fd93e1cc8fb.jpg

Shpella e Shënavlashit ndodhet në lindje të Laçit, 250 m mbi nivelin e detit e gjatë disa metra, e lartë 2-3 m, e gjerë 1-4 m. Legjenda e lidh me shenjtin e Shën Ndout, i cili ka jetuar në mesjetën e hershme rreth viteve 1200. Njihet në historinë e krishtërimit si Shën Antoni i Padovës, ndërkohë që në Shqipëri shqiptimi i emrit të tij mer atributet e zonës ku jetoi, që i përket malësive të Kurbinit. Ai jetoi pikërisht në shpellën që sot mban emrin e tij e ku ndodhet edhe kisha rreth të cilës zhvillohet edhe pelgrinazhi.

albtravel
 
Pe: Kisha e Laçit - ku të gjithë kërkojnë prehje shpirtërore

E di qe ka shume njerez qe shkojne atje dhe thone qe kane gjetur derman...Sinqerisht une si besoj ketyre gjerave...
 
Titulli: Kisha e Laçit - ku të gjithë kërkojnë prehje shpirtërore

ahahahhahahaha po si mendoni o njerez qe nje gur ose nje mur mundet me shnosh njerzit,edhe ma e forta asht se bajn edhe be per kish te lacit :p Ku shkoj Zoti ktu ne dore te dyt e.
 
Titulli: Kisha e Laçit - ku të gjithë kërkojnë prehje shpirtërore

kur nuk beson pse shkruani....apo jeni tipa inteligjente...??sepse sipas jush gjithe populli qe shkon aty eshte ""injorant"" dhe ju te zgjuarit nuk shkoni...
 
Pe: Kisha e Laçit - ku të gjithë kërkojnë prehje shpirtërore

Feja eshte bindje,nuk eshte as inteligjence,as zgjuarsi...Ste ben as me te mencur as me budalla,eshte me te ndjere me te besuar,kot si thone BESIM...Nese dikush beson ne dicka eshte puna dhe problemi i tij nese nuk beson prap eshte problemi i tij,kjo se ben as me te mire as me te keq:)
 
Titulli: Kisha e Laçit - ku të gjithë kërkojnë prehje shpirtërore

Gjeti kush fatin keto dite aty?
 
Titulli: Kisha e Laçit - ku të gjithë kërkojnë prehje shpirtërore

dakord eshte besim dhe e beson sepse e ndjen ...por jo ta krahasosh kishen me magjine ,iluzionet....apo te thuash qe njerezit qe shkojne aty sjane njerez...
 
Titulli: Kisha e Laçit - ku të gjithë kërkojnë prehje shpirtërore

Kisha nuk asht "Spital" zonjusha Sensu por Vend lutjet.
 
Re: Titulli: Kisha e Laçit - ku të gjithë kërkojnë prehje shpirtërore

Kisha nuk asht "Spital" zonjusha Sensu por Vend lutjet.

Quk ,,,shqiptaret si cdo popull tjeter i ka rrenjet pagane dhe nuk eshte e lehte te heqen ato ...Si feja katolike ashtu dhe ajo myslimane e ndalojne rreptesisht adhurimin e cdo gjeje pervec Zotit...

Poooor Kisha e Lacit ka nje tjeter simbol ...Ne Kohen e Enverit kur feja ishte e ndaluar...Njerezit e thjeshte rrezikonin jeten e tyre ose burg te perjetshem per bindjen e tyre ndaj Zotit...
Quaje si te duash ,,,mund ta marresh si blasfemi ...
Por keta njerez te thjeshte /me injorancen / e tyre mbajten ndjenjen e thjeshte e te paster si dhe vleren e fese te pavdekshme...

Kisha e Lacit atehere ishte si simbol i rezistences kunder komunizmit...Sot eshte nje vend i shenjte ku njerezit luten tek Zoti
 
Titulli: Kisha e Laçit - ku të gjithë kërkojnë prehje shpirtërore

Nuk e di se c´far quaj rrenj pagane disa njerez,,por shqiptaret dhe c´do popull qe ka besuar ne Diell,,ne te vertet jan katolik si c´do njeri tjeter qe esht ne brendesin e vet.

dhe natyrisht ka ndodhur qe jan sheruar njerzit nga vizitat ne kishen e lacit,,te gjith ata qe kan besim Zotin,,,ai i sheh dhe i ndihmon,,Pa mar para sysh a jan ne kish,,,apo jan ne koder,,apo ne xhami,,zoti esht c´do kund me zemer te hapur per ata qe e besojn me te vertet,,ai esht kudo ne ty dhe me ty.
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Kisha e Laçit - ku të gjithë kërkojnë prehje shpirtërore

Atje ne Kosov ka qene nje Tyrbe afer Prishtines dhe thoshin njerezit se kush shkon aty, do te gjej fatin per martes dhe çdo gje qe deshiron.

(Dhe une isha ateher ne Klasen 7-8...) Here pas her çdo vit duke perserit njerezit keto fjalè, asnjeher nuk besoja.

Dikur than se filani dhe filani gjeti fatin aty, permendnin rend...Nje dite prej diteve iu thash: Me keqardhje, por ju qe keni qene ne tyrbe, krejt i keni gjetur do njerez per martes, qe per mendimin tim sdo te zgjidheshin fare.

Sa per analizè: çdo kush vlereson sipas asaj qe vet e vlerèson.

Une sbesoj ne gjera te tilla...
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Pe: Kisha e Laçit - ku të gjithë kërkojnë prehje shpirtërore

Dielli eshte i krijuar si qdo gje tjeter...

shiko se gjerat jan shum te thjeshta ne te vertet,,tashi nese e marim kte pjes e fundit qe te kam theksuar,,ti me del e mendimit se gjithshka esht e krijuar,,sepse kshtu te thot edhe logjika,,por kur bjen fjala per allahun?? aty ju delni komplet nga logjika e c´do gjeje dhe krijoni nje Zot ne mendjen tuaj..

Gjithka esht e krijuar dhe gjithshka ka lindur me Driten! kjo esht ajo qe dim por edhe mund ta shohim dhe ndjem,,Zoti esht vet Drita.

tashi sa i perket se si u krijua,,mrekullia nuk esht ndryshej,,prandaj egziston edhe si fjal se ndryshej sdo egzistonim fare.
 
Pe: Kisha e Laçit - ku të gjithë kërkojnë prehje shpirtërore

Ne e dijm se kur Ibrahimi (Abraham) kerkoj ta shoh Zotin, atij iu shfaq Drite dhe asgje tjeter......

por smund te them une asgjè tjeter...

nuk mund te them asgje nga mendja ime...
 
Pe: Kisha e Laçit - ku të gjithë kërkojnë prehje shpirtërore

Albert vella nuk eshte gjithqka veq ajo qe shohim, sepse njeriu kur ka dhimbje -i dhemb por nuk e sheh, megjithat dhimbja ekziston... Lidhur me kete te them: Ekziston ajo qe e shohim, por edhe ajo qe nuk e shohim -ekziston.
 
Pe: Kisha e Laçit - ku të gjithë kërkojnë prehje shpirtërore

Une mbaj mend qe kur kam qene i vogel doja gjithmone te shkoja te kisha e Lacit sepse komshija ime italiane(po po italiane qe kishte mbetur ketu nga lufta e dyte boterore) shkone atje fshehurazi si shume besimtare te tjere dhe fuste leke nen toke, dhe une doja te shkoja e te germoja e te merjja leket qe fusnin keta :D :D :D
Sidoqofte sot mendoj qe kisha e Lacit pervecse nje vend pelegrinazhi per besimtaret e krishtere eshte edhe nje deshmi dhe monument kulture i gjithe popullit shqiptar!
 
Titulli: Kisha e Laçit - ku të gjithë kërkojnë prehje shpirtërore

Kam degjuar per te dhe eshte vend kult jo vetem per katoliket .
Nje sygjerim kisha . Meqe shkokan aq shume pelegrin , atehere duhet investuar ne infrastrukture ,
te behet me e lehte per tu vizituar , keshtu shmanget mundesia e ndonje tragjedie.
 
Titulli: Pe: Kisha e Laçit - ku të gjithë kërkojnë prehje shpirtërore

Albert vella nuk eshte gjithqka veq ajo qe shohim, sepse njeriu kur ka dhimbje -i dhemb por nuk e sheh, megjithat dhimbja ekziston... Lidhur me kete te them: Ekziston ajo qe e shohim, por edhe ajo qe nuk e shohim -ekziston.

tashi fjala shohim,,sesht e kuptimit qe shohim vetem me sy,,por ajo qe jemi ne gjendje te identifikojm me gjith fuqin e qenjes ton!

dhe maksimumi esht,,kur koka jote te jap pershtypjen se ska me tru mbrenda saj,, por esht nje top "bosh" qe ka vetem Drit,,dhe drita qe perbiron ne te gjitha anet e kokes tende,,perkufizohet me erresiren,,qe ne nuk e kemi par as nje her dhe nuk e dim fare se ku esht!

275px-

Kurse Jezus nuk ka perkrenare Pershembull,,por te njejten gje e simbolizon Drita qe i pikturojn rreth kokes,,!
 
Titulli: Kisha e Laçit - ku të gjithë kërkojnë prehje shpirtërore

Paska harruar personi qe ka shkruar kete gje ,qe ta permend qe ne ate vend nese deshiron qe te ndihmoj duhet te lesh ndonje lek , pra me nje fjale biznis i mir, sa tket budall.
 
Pe: Kisha e Laçit - ku të gjithë kërkojnë prehje shpirtërore

Hm... Tani kur flitet per keto tema duhet me pas cik kujdes... Kisha lacit, mali i baba tomorrit, tyrbja etj, mbahen si vende te shenjta nga disa praktikues te asaj feje qe besojne.A jan caktu nga Zoti apo nga njerezit si vende te mira? kjo eshte pikpyetje... ca thone po ca thone jo.. mgjths me clexova duket qe nga njerezit...nejse...Mgjth, normalisht cdo kush kur degjon ti thuhet, keto besime jane marrina, ose jane te kota do ndihet i ofenduar, sikurse t'me thote dikush mua: pse rrotullohesh rreth Qabes ne Meke...(qe fatkeqesisht skam shkuar asnjeher:()

Mgjth une personalisht psh nese do i perkisja X besimi do i referohesha burimit te asaj feje. ne kete rast mqs eshte per katoliket, do shikoja nese ne bible permendet dicka rreth saj apo jo. Nqs jo s'do shkoja, nqs po do shkoja:D.. si puna Qabes, ku haxhi na eshte bere detyre po patem mundesi ne Kuran.... KAQ KISHA..... :p
 
besimi i drejt eshte besimi vetem ne ZOT i Cili eshte nje, i vetem ne sundim, i pa shok ,i pa te meta,i gjithfuqishem,i gjthmeshirshem,krijuesi iqiejve dhe tokes dhe qka midis tyre,ky pra eshte ALLAHU.te gjitha besimet e tjera(tyrbe tomori kisha laqit etj....) jan shpikur nga njerzit,dhe besimi ne toh eshte mohim,i krijusit ,dhe si tille eshte mekati me i madh mbi ftyren e tokes ,eshte padrjetesia me e madhe qe mund te bej njeriru,te cilen ALLAHU ,nuk e fal keta njerez ne qofte se nuk pendohen para se te vdesin ja pegjithmon ne zjarr
 
Titulli: Kisha e Laçit - ku të gjithë kërkojnë prehje shpirtërore

Un kam kaq,,besimi o esht,,o sesht! kur esht ,,esht:po: kur sesht duhet ta kerkosh ne x e ne y fe te ndryshme se ka sa te duash!:djelli:
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Kisha e Laçit - ku të gjithë kërkojnë prehje shpirtërore

Mesa di une , Kisha e Lacit perpara se me ken kishe ka qene faltore pagane dhe me pas me ardhjen e krishterimit ne shqiperi u kthye ne kishe....

Ka njerez qe besojne shume ne te edhe mua me vjen mire qe shkojne te gjithe shqiptaret pa dallim feje se kjo tregon qe jena popull qe respektojme fene edhe besimin e tjetrit :))

Une jam nje nder ato myslimane qe kam shume deshire ta vizitoj ;D
 
Titulli: Kisha e Laçit - ku të gjithë kërkojnë prehje shpirtërore

Une jam nje nder ato myslimane qe kam shume deshire ta vizitoj ;D

Ne momentin qe shkon, ke bere "shirk". (te berit shoq Zotit), gje qe kjo veper te nxjerr nga Islami, sa per info.
 
Titulli: Kisha e Laçit - ku të gjithë kërkojnë prehje shpirtërore

Ne momentin qe shkon, ke bere "shirk". (te berit shoq Zotit), gje qe kjo veper te nxjerr nga Islami, sa per info.

Po une kam qene edhe ne katedrale ne milano kur u martua kusherira ime, kjo do te thote qe jam e nxjerrur nga islami? come on lover -.-
 
Titulli: Kisha e Laçit - ku të gjithë kërkojnë prehje shpirtërore

sa komente...kush do shkon ,kush nuk do nuk shkon...si kuptoj ata qe nuk besoj pse duhet te komentojne per dicka qe se besojne...cfare duan te tregojne
sa shume pyetje o zot LOL
 
Titulli: Kisha e Laçit - ku të gjithë kërkojnë prehje shpirtërore

Mua me pelqen shume te vizitoj kishat dhe xhamit , me pelqejne , sidomos ato te vjetrat .
 
Titulli: Kisha e Laçit - ku të gjithë kërkojnë prehje shpirtërore

Po une kam qene edhe ne katedrale ne milano kur u martua kusherira ime, kjo do te thote qe jam e nxjerrur nga islami? come on lover -.-

Shiqo, edhe une kam qene i kam vizituar ca kisha ketu ne Prishtine. Ka dallim vizita e nje kulti fetar per qejfi, nga vizita e nje objekti/kulti fetar per nevojen tende shpirterore apo cfaredo qofte. Une isha ne Kishe, vizitova, pash si duket brenda, beme muhabet me Priftin, asgje me shume. Ketu s'ka gje te keqe. Por, t'shkosh dhe te lutesh aty, a ku ta di per ca ke nevoje, eshte ne kundershtim te plote me parimet Islame. Parimet Islame jane te kjarta. T'i mbeshtetesh dikujt tjeter, t'kerkosh ndihme nga dikush tjeter pervec nga Zoti, eshte te berit shoq Zotit sipas parimeve Islame. Te pelqyen apo jo, eshte tjeter muhabet. Nqfs nuk e ke ditur, e ke te falur, ngase nuk llogariten mekatet e bera nga dhuna,harresa & mosdija. Por nqfs e ke ditur, kerko falje tek Zoti nqfs din si. Po s'dite, te keshilloj si duhet ne formen me te bukur :)
 
Titulli: Kisha e Laçit - ku të gjithë kërkojnë prehje shpirtërore

T'i mbeshtetesh dikujt tjeter, t'kerkosh ndihme nga dikush tjeter pervec nga Zoti, eshte te berit shoq Zotit sipas parimeve Islame. Te pelqyen apo jo, eshte tjeter muhabet. Nqfs nuk e ke ditur, e ke te falur, ngase nuk llogariten mekatet e bera nga dhuna,harresa & mosdija. Por nqfs e ke ditur, kerko falje tek Zoti nqfs din si. Po s'dite, te keshilloj si duhet ne formen me te bukur :)

Po nese kerkon ndihme mjekesore apo ndihme ushqimore nga nje prift apo nje person i besimit tjeter fetar kur ke nevoje a konsiderohet edhe kjo shirk?!
 
Titulli: Kisha e Laçit - ku të gjithë kërkojnë prehje shpirtërore

Jo Kitrrush, ajo eshte tjeter gje, me lejo ta sqaroj pak. Besimtari musliman ka bindjen se vetem Zoti sheron, njerezit mjekojne, por nuk sherojne. Pastaj, kur t'i mbeshtetesh Zotit dhe t'kerkosh ndihme nga Zoti, si mendove ti se do t'vije ndihma e Zotit ? Nuk eshte nevoja t'vjen ne forme te sms ne telefon dhe te kuptosh se filani te mjekoi apo filani te ndihmoj fale Zotit e te ngjajshme. T'i mbeshtetesh Zotit dhe t'kerkosh ndihme nga Ai, dhe ta kesh besimin e forte se pa deshiren dhe vullnetin e Zotit asgje nuk mund te ndodhe, nuk do t'thote te mos kerkosh ndihme mjekesore apo ndihme tjeter. Mjafton ta kuptosh se lutja te eshte plotesuar, falenderon Zotin dhe njerezit t'cilet te kane ndihmuar bie fjala.
 
Titulli: Kisha e Laçit - ku të gjithë kërkojnë prehje shpirtërore

As nuk kam shku as nuk kam per te shku, me ca kam degju njerez tu pi birra ke anej neper hije pemesh dhe tek mali i tomorrit me qengja dhe em alkol shkojn ropt.Ne mal te krujet ca esht ai sansatiku po e njejta gje .Ca dermoni gjen atje asigjo , thjesht legjenda metropolitane.Leket qe do hidhni anej hajini ne shpi se jeni me rehat.Prit se dhe un do gjej i mal do ndertoj i shpell me nja 3 gur aty mrena dhe do them prekini se gje derman pffff ngelen ropt tu puth guret atje e duke mar semundjet e njeri tjetrit .
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top