Kush është ky donator që bën bamirësi të tilla?

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
pasuria1-300x190.jpg


Gjermania duket se ka gjetur versionin e saj të Robin Hood-it- një bamirës misterioz që poston shuma të mëdha parash tek organizatat e bamirësisë ose tek viktimat e krimeve.

Zarfet përmbajnë rreth 10 mijë euro në kartëmonedha 500-she.

Paratë i janë dërguar një viktime nga një grabitje, një sanatoriumi, disa organizatave bamirëse dhe familjes së një djaloshi handikapat, të quajtur Tom.

Zarfet nisën të vijnë në fund të vitit të shkuar në qytetin Braunschweig. Deri më tani 190 mijë euro janë shpërndarë në këtë mënyrë dhe kuptohet se kjo është shuma që kanë pranuar qytetarët se u ka mbërritur me zarf.

Ka disa teori se kush i dërgon paratë. Njëra është se mund të jetë një fitues llotarie. Tjetra se mund të jetë një trashëgimtar i pasur. Por më interesantja është se mund të jetë vetë zyra e taksave- pasi zyrtarët druhen se dikush aty duhet të jetë duke vjedhur shumë të mëdha parash në cash.

TemA
 
Titulli: Kush është ky donator që bën bamirësi të tilla?

uaaaaaaaa pse sbehet pak donator te une LOL
 
Titulli: Kush është ky donator që bën bamirësi të tilla?

Zyra e taksave sbesoj....kush eshte ai zyrtar qe ben donacione aman :p

Me mire mos dihet se do zhgenjehemi pastaj :D
 
Titulli: Kush është ky donator që bën bamirësi të tilla?

e mir se ju ka dergu atyre se kan pas nevoj .
 
Pe: Kush është ky donator që bën bamirësi të tilla?

Gjest i bukur,por e mira do ishte te dihej nga kush vijne...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top