Sa veshtire eshte te thuash ME FAL?

me fal i them vetem atyre qe du !!!
sepse vetem ato e meritojn


PERSHEMBULL .... NUK FALEM TE ZOTI:banane:
 
me fal them atehere kur e ndjeje dicka se kam gabuar apo lenduar nje persone,por tip i veshtire jam te kerkoj falje,
 
Une vetem personit me te afert te zemres jam ne gjendje ta uli pak veten edhe me i kerku falje ...edhe ateher me nje veshtiresi te madhe,veq nese kom ba naj gabim trashanik......Por gjithmon duke e shiku ne sy se kerkimi i faljes vertet nuk mundet me u pranu wetem sa per sy e faqe por duhet te jete i vertet dhe te shprehet ashtu ..!
 
Titulli: Sa veshtire eshte te thuash ME FAL?

ai qe fali fitoi ,ai qe nuk fali vec humbi me shume nga jeta e tij...gjej rastin t'u kerkoj falje te tereve qe u kam prekur ne seder,,,
e kam ca te veshtire ,te fal ,,,i le rruge te hapur hakmarrjes,,,

http://img.youtube.com/vi/WKb4qMdZmv4/0.jpg
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Sa veshtire eshte te thuash ME FAL?

Te kerkosh falje ,disa e marrin si dobesi, por ne fakt nuk eshte keshtu,....te kerkosh falje...tregone qe njeriu eshte i ekuilibruar, te pakten per nje çast ka mposhtur egoizmin e tije, sepse çdo njeri e manifestone egoizmin ne menyra te ndryshme, te gjithe jemi egoist, dhe te kerkosh falje do te thote te njohesh gabimet e tua , ne te vertete eshte shume e rralle qe njeriu te pranoje qe ka gabuar. ne fakt jam dakort kur thuhet qe te kerkosh falje duhet ta besh ne zemer, dhe duhet ta shikosh tjetrin ne sy, sepse hipokrizia eshte me e rende se egoizmi...........
 
Titulli: Sa veshtire eshte te thuash ME FAL?

e kam shume te veshtire te them me fal....por mundohem ne menyra te ndryshme te kerkoj falje
 
Pe: Sa veshtire eshte te thuash ME FAL?

Ne shqip me zor e them ate te shkrete llaf ( jo vetem une po Shqipot ne pergjithesi me duket)..se di pse ka gjithe ate peshe si fjale! Me mire them "Se bej me"..ndersa ktu ku jam e thua pa teklif fare..e them une gjithe diten pa pik problemi..nje cik ta cekesh nje njeri pa dashje "Sorry"! Na eshte bere si ne vend te kafese. Mire na ben jo keq biles duhet perdorur me shume ne Shqiperi :)
 
Pe: Sa veshtire eshte te thuash ME FAL?

E them shum shpesh edhe pse gaboj rralle ...
 
Pe: Sa veshtire eshte te thuash ME FAL?

vetem kur jam koshiente per gabimin tim
perndryshe nuk leviz fare nga vendi ...
 
Titulli: Sa veshtire eshte te thuash ME FAL?

....''me fal''.....ashte i vetmi ''element'' kimik i jetes qe ka vlera teper te vecanta.....
 
Titulli: Sa veshtire eshte te thuash ME FAL?

varet se kujt duhet tjua thuash kete fjale...por gjithsesi nuk eshte e lehte...
 
Pe: Sa veshtire eshte te thuash ME FAL?

permu shume e veshtire EGOJA imeeshte shum e larte fatkeqesisht fjaln me fal nuk eksiston ne fjlorin tim dhe akoma kur e di se kam gabim preferoj te them nje fjale tjeter pervec fjales me fal :S
 
Pe: Sa veshtire eshte te thuash ME FAL?

Per mua nuk esht e veshtir kur e them aty ku une jam ne gabim....
 
Titulli: Sa veshtire eshte te thuash ME FAL?

nese e ndjen qe duhet ta thuash nuk ka arsye
pse te jet e veshtire.....
 
Pe: Sa veshtire eshte te thuash ME FAL?

E them nese vertet e kuptoj qe kam gabuar,por keshtu kot jo,se them...Kur jam gabim skam problem ta pranoj,por ama nuk pranoj kur me bie ne qafe kot,ose mundohen te me nxjerrin gabim kur edhe ato vete se besojne ate qe thone...
 
Titulli: Sa veshtire eshte te thuash ME FAL?

Un se kam te veshtir te them me fal,,,por nga dikush nuk do e doja fjalen me fal fare,,sepse edhe nese ta thot,,nuk e len mendjemdhsia te ndihet me faj,,thjesht ta thot siperfaqsisht,,jo se dua faleminderit! te kam falur edhe po skerkove falje!
 
Titulli: Sa veshtire eshte te thuash ME FAL?

Per dike qe fjalen ''me fal'' nuk e perdor shpesh eshte tej e veshtire pasi e ndjen ate qe thote,per dike qe kalon rradhen eshte gjeja me e lehte .Fjala ''me fal'' duhet te perdoret vetem atehere kur vertet ndjehet,une personalisht nuk e perdor shume dhe kam frike ta them shpesh.
 
Pe: Sa veshtire eshte te thuash ME FAL?

Nese kam faj dhe e kuptoj absolutisht qe kerkoj falje, nese mendoj se nuk kam, por dikush me akuzon, them: NUk besoj t'jete faji im, por nese eshte me fal, gjthss Zoti e din! Si dhe kur ndahem nga dikush pergjithmone i kerkoj falje, pasi njeriu si kupton te gjitha rastet kur mund ta preke dike. P.sh kur mbarova te mesmen e me vone te larten dhe u ndame me shoqerine i kerkova falje te gjitheve nese u kisha bere ndonje padrejtesi apo u kisha hyre ne hak, edhe pse ne rekordet e mia s'rezultonte gje...lol... Thote Zoti: MEshirohuni ne toke, tju meshiroje Ai lart. dhe une po them te falim njeri tjetrin qe t'kerkojme falje dhe nga Zoti... :)
 
Titulli: Sa veshtire eshte te thuash ME FAL?

po aq e lehte sa dhe mundesia per te gabuar....
 
Të kërkosh falje është shenjë force apo dobësie?

Keqkuptimet me të tjerët janë pjesë e ditës së çdo njeriu: një zhgënjim, një veprim me ose pa dashje, një zënkë mes miqsh, me bashkëshortin, fëmijët ose me një kolege. Por çfarë mbetet tek ne pas këtyre keqkuptimeve? Fytyrë e vrenjtur, mërzitje e gjatë, heshtje, humor i keq dhe fraza ironike që vlejnë vetëm për të shkarkuar tensionin dhe inatin, por jo për të larguar gjendjen e keqe të krijuar nga zhgënjimi. Kështu, për të mos e zgjatur më shumë këtë gjendje të tensionuar, ndoshta ka ardhur momenti që të kërkoni falje dhe të filloni një marrëdhënie më të qetë. Mund t’ia arrini qëllimit! Gjithçka mund të ndreqet me gjeste të thjeshta dhe spontane. Nuk ka rëndësi nëse jeni ju që do të bëni hapin e parë. Shpeshherë, të kërkosh falje është e vështirë, megjithatë të menduarit gjatë nuk ju bën mirë, veçse ju ngatërron edhe më shumë. Kështu që lëreni mënjanë krenarinë, sepse kjo ju bën që të vini çdo gjë në diskutim. Janë sjelljet që ndihmojnë të ulen tonet dhe të mos komprometohet një marrëdhënie. Edhe pse nga pamja e jashtme mund të duket sikur është një situatë dobësie, në të vërtetë gjërat po vihen në vendin e duhur.


Shmangni fjalët e kota

“Fjalët e shumta janë fukarallëk”, - thotë një fjalë e urtë. اdo gjë mund t’ia besoni ndjenjave dhe kur të ndiheni gati, mos ngurroni, por bëni gjënë e duhur. Mos u mendoni gjatë për veprimet, sepse sa më shumë të mendoheni, aq më të vështirë do ta keni për të marrë një vendim. Do të shikoni se gjesti juaj i sinqertë do të lërë shenjë diku. Nuk ka gjë më të keqe se sa të shtireni, të thoni fjalë të bukura që as nuk i mendoni dhe të jeni sipërfaqësorë: personi që keni përballë do ta kuptojë dhe mund të rrezikoni edhe më shumë miqësinë.


Secili të përdorë metodën e tij

Për t’u pajtuar me dikë, nuk ka mënyrë më të mirë se sa të kërkosh falje. Mund t’ia arrini qëllimit me një buzëqeshje, një përqafim, një letër, një buqetë me lule ose një mesazh në celular... Nuk ka rëndësi se si, ajo që vlen është gjetja e një mënyre të përshtatshme, që është më e natyrshmja për ju dhe do të shikoni se si do të gjeni vend në zemrën e personit që ju do.


Nuk duhet të kërkoni fajtorin, por të rregulloni gabimin

Mes njerëzve është përhapur një bindje e gabuar, që prindi nuk mund t’i kërkojë falje fëmijës ose eprori nuk mund t’i kërkojë falje vartësit. Të gjithë mund të gabojnë, duke ngritur më shumë se sa duhet tonin e zërit ose duke u sjellë në mënyrë të pahijshme. Nëse e keni kuptuar që sjellja juaj ka shkaktuar pakënaqësi te të tjerët, çfarëdo lloj statusi që të keni, prind, epror, vëlla më i madh, të ndjerit në faj është i padobishëm. Kështu që ndryshoni sjellje: kërkoni falje pa u menduar dy herë dhe pa u frikësuar se pozicioni juaj mund të ndryshojë. Madje, do të ndodhë e kundërta, do të ndreqni gabimin e bërë...


Mos kërkoni fajtor

Në pjesën më të madhe të rasteve, pas një debati, protagonistët përpiqen të gjejnë arsyet e “ndezjes” së tij. Nuk duhet ta ngulisni mendjen te arsyet, sepse ndonjëherë qëllimi, edhe kur niseni për mirë, mund të ketë efekt të dhimbshëm, duke ju bërë të mendoni se e gjithë kjo po bëhet për të nxjerrë një fitues dhe humbës. Mënyra e vetme për ta mbyllur njëherë e mirë këtë çështje është duke mos e zgjatur më muhabetin.


Bëni atë që ndjeni


Mos u çudisni nëse personi me të cilin jeni zënë nuk e pranon faljen tuaj. Mund të ndodhë edhe diçka e tillë. E rëndësishme është që ju jeni përpjekur dhe keni bërë gjithçka ashtu siç duhet. Ndoshta personi tjetër mund të jetë lënduar shumë nga sjellja juaj. Mund të ketë nevojë për më shumë kohë që të kalojë dhimbjen dhe inatin, ose mund të ketë pritur pikërisht këtë çast për t’i dhënë fund miqësisë. Sido që të jetë puna, ju pjesën tuaj e bëtë. Tani mos këmbëngulni të dini se çfarë do të ndodhë më pas.


Sekreti: mëria vjen dhe kalon

Edhe pas një shpërthimi nervash ose keqkuptimi, më e rëndësishmja është që ta kaloni këtë situatë, por duke qenë të vërtetë dhe të sinqertë. Mësoni që t’i merrni gjërat ashtu si ju vijnë dhe të mos i zmadhoni, por përballuni me to dhe klasifikojini si eksperienca. Duhet të qetësoheni dhe të mos mendoni më për të. اdo gjë që ndodh nuk zhbëhet më. Vetëm kështu do të arrini të largoni qejfmbetjet e kota. Të tjerët do të mësojnë prej jush, se kjo është mënyra më e mirë për të përballuar dhe kaluar një moment të tillë.
B: ikub.al


E keni veshtire te falni, ose te kerkoni falje ?
 
Pe: Të kërkosh falje është shenjë force apo dobësie?

Kesaj teme i jemi pergjigjur njeher me sa mbaj mend une... Gjthss, Une e kam sh sh te lehte te fal dhe te kerkoj falje...:) Ndonjeher, fal dhe atje kur s'eshte per te falur, kerkoj falje dhe atje kur s'eshte per te kerkuar... Duke ditur qe jemi njerez gabimtar kush me shume e kush me pak, duhet dhe te tolerojme njeri tjetrin. Do kemi shume nevoje per faljen e Zotit kudnrejt gabimeve tona nje dite, keshtuqe me e pakta qe mund te bejme eshte te falim njeri tjetrin...:)
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Të kërkosh falje është shenjë force apo dobësie?

Edhe une si Soul, kerkoj te falur edhe ne raste kur s'kam faj thjesht sepse s'dua ti humbas disa persona per ca fjale goje ose keqkuptime (vetem kur behet fjale per nje gabim te lehte dhe ne baze te personave me te cilet kam te bej.) Kur behet fjale per gabime me te renda dhe te pafalshme, atehere nuk e ul hunden kollaj dhe mbaj meri shume gjate. Sa per te falur te tjeret, edhe ktu varet se me cfar gabimesh kam te bej; duhen ndare gjerat, ca gabime tolerohen dhe falen dhe te tjera jo. Do shtoja gjithashtu qe ndonjehere nuk eshte mjaftueshem qe dikush thjesht te kerkoje falje me goje, por falja duhet shoqeruar edhe me nje perpjekje per ta rregulluar gabimin e bere.
 
Re: Pe: Të kërkosh falje është shenjë force apo dobësie?

Edhe une si Soul, kerkoj te falur edhe ne raste kur s'kam faj thjesht sepse s'dua ti humbas disa persona per ca fjale goje ose keqkuptime (vetem kur behet fjale per nje gabim te lehte dhe ne baze te personave me te cilet kam te bej.) Kur behet fjale per gabime me te renda dhe te pafalshme, atehere nuk e ul hunden kollaj dhe mbaj meri shume gjate. Sa per te falur te tjeret, edhe ktu varet se me cfar gabimesh kam te bej; duhen ndare gjerat, ca gabime tolerohen dhe falen dhe te tjera jo. Do shtoja gjithashtu qe ndonjehere nuk eshte mjaftueshem qe dikush thjesht te kerkoje falje me goje, por falja duhet shoqeruar edhe me nje perpjekje per ta rregulluar gabimin e bere.

ja kjo jam une....

Desha te theksoj,,,qe kuptoj dhe njerezit qe nuk kerkoj te falur ...
Di se eshte shume e veshtire te falesh gabimet vetes ,,,dhe kjo con deri aty qe personi ne fjale largohet ,,,
Ku fare mire mund te shtjellohen gjerat me nje bisede nga pikpamja e te dy personave te implikuar ne nje mosmarrveshje.....
 
Titulli: Të kërkosh falje është shenjë force apo dobësie?

Kerkim faja duhet te jete e sinqerte, edhepse shume rrale hasim ne dicka te tille. Shpesh me ngjane ne nje fjale qe e perdorin amerikanet: I love You - edhe kur ne fakt mendojne I hate you...kjo nuk me pelqen!
 
Pe: Të kërkosh falje është shenjë force apo dobësie?

Nuk kerkoj falje kur kam te drrejte... por nese jam ne gabim nuk pertoj ... nuk e shoh dicka te ulet por nje shenje force.
Ndihem e 'paster'.
 
Re: Të kërkosh falje është shenjë force apo dobësie?

S'eshte ulje te kerkosh falje, kur jam gabim e bej pa problem dhe shume sinqerisht. Kur s'jam gabim, s'kerkoj falje sikur ta di dhe qe do denohem :p. Ne lidhje me te tjeret, fal lehte dhe jam bere pishman ne disa raste sepse e kane mare per dobesi
 
Pe: Sa veshtire eshte te thuash ME FAL?

Nese jam gabim skam problem te kerkoj falje,por kur vendos te falesh apo te pranosh faljet e te tjereve kapitulli mbyllet aty,ose mos e fal fare...Per te fal jam pak me skeptike,nuk fal lehte por ka raste qe di edhe te toleroj,apo kjo nuk futet tek falja:p
 
Titulli: Sa veshtire eshte te thuash ME FAL?

Nuk eshte veshtire fare te them ME FAL,por e kam te veshtire, por jo te pamundur, te fal apo te kerkoje falje, andaj mundohem ta perdore si thenje sa me pak. :merzitje:
 
Titulli: Sa veshtire eshte te thuash ME FAL?

nuk e kam te veshtire te them "Me fal" kur e kuptoj qe kam ber gabim, po e kam te veshtire te fal, sepse do jete vet prania e personit qe do me kujtoje gabimet e tij..
 
Titulli: Sa veshtire eshte te thuash ME FAL?

Me pare kam qen me ndjeshem dhe ndoshta kam kerku falje per gjithcka per te liruar veten nga ndesija e fajit..por me kohe njeh si jan njerzit dhe kupton se jo gjdokush meriton ti thuash 'ME FAL"...tani i kerkjoj falje vetem kur eshte e arsyshem dhe shoh gabimin tim...nuk fal leht dhe nuk pres te me falin tjert.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top