Vrasësja e parë seriale në historinë e Britanisë (21 viktima)

ShkodranNe

Dwell in possibility
420115_370923656252395_141388129205950_1603773_1197609150_n.jpg


Një nga femrat më të rrezikshme të të gjitha kohërave është cilësuar Mary Ann Cotton.
Të shumtë janë ata që mendojnë se Jack Kasapi është vrasësi i parë serial në botë, por pak janë ata që dinë për historinë e Mary Ann Cotton, e njohur edhe si “vejusha e zezë”.

Dy dekada para se të shfaqej Jack Kasapi, Mary Ann Cotton kishte vrarë 21 viktima, duke përfshirë nënën e saj, fëmijët e saj dhe bashkëshortët e saj. Bëhet fjalë për periudhën kohore tetor 1832 – 24 mars 1873.
Mary Ann Cotton jetonte në një shtëpi në fshatin West Auckland në Durham të Anglisë. Kjo shtëpi është rikonstruktuar shumë herë deri më sot dhe janë bërë shumë ndryshime, me qëllim që të zhduket çdo detaj që mund të kujtojë të shkuarën e tmerrshme. Pikërisht në këtë shtëpi u arrestua Mary në vitin 1873 dhe u ekzekutua në burgjet e Durhamit në mars të të njëjtit vit.

Në moshën 9-vjeçare Mary Ann humbet babain e saj minator gjatë një aksidenti në punë. Nëna e saj martohet përsëri kur Mary Ann ishte 14 vjeçe. Atëherë, vrasësja seriale bënte një jetë të mjerueshme dhe të varfër.

“Vejusha e zezë” martohet në moshën 19-vjeçare me minatorin William Mowbray dhe bashkë bëjnë pesë fëmijë. Katër prej tyre gjetën vdekjen papritur dhe vdekja e tyre i atribuohen temperaturës gastrike. اifti bëri edhe tre fëmijë të tjerë, të cilët vdiqën me të njëjtën mënyrë. Përveç tyre, në vitin 1865 vdiq edhe bashkëshorti i saj, William Mowbray, pas problemeve që kishte në zorrë.

Nga sigurimi për jetën që kishte bërë Mowbray, Mary Ann Cotton përfitoi shumën 35 paunds.
Duke pasur si motiv paranë, ajo u martua 4 herë brenda 20 viteve dhe vrau për para 3 bashkëshortë të saj. Nuk u mjaftua me kaq, vrau nënën, 15 fëmijë (7 të adoptuar), një të dashur dhe një mik të saj. Të gjitha viktimat, sipas raporteve mjeko-ligjore të kohës, kishin simptoma helmimi. Ajo i kishte helmuar me arsenik.

Viktimat e Mary Ann Cotton

1852 – 1856 Katër fëmijë të papagëzuar që lindën në Cornwall
1860 Vajza e saj 3-vjeçare Margaret Jane Mowbray
1864 Djali i saj John Robert William Mowbray
1865 Bashkëshorti i saj në moshën 39-vjeçare William Mowbray
1865 Vajza e saj e dytë me emrin Margaret Jane Mowbray; edhe ajo vdiq në moshën 3-vjeçare.
1866 Bashkëshorti i dytë – George Ward, vdiq në moshën 33-vjeçare
1866 Djali i saj 10-muajsh John Robinson
1867 Nëna e saj, Margaret Stott në moshën 54-vjeçare
1867 Djali i saj i adoptuar James Robinson JNR
1867 Vajza e saj 8-vjeçare e adoptuar Elizabeth Robinson
1867 Vajza e saj 9-vjeçare Isabella Jane Mowbray
1868 Vajza e saj 3-vjeçare Mary Isabella Robinson
1870 Kunata e saj Margaret Cotton, që e kishte dhe shoqe.
1871 Bashkëshorti i saj Frederick Cotton SNR
1872 Djali i saj 10 vjeç Frederick Cotton JNR
1872 Djali i saj 14 muajsh Robert Robson Cotton
1872 I dashuri i saj Joseph Nattrass
1872 Djali i saj i adoptuar 7-vjeçar Charles Edward Cotton
//albobserver.com//
 
Titulli: Vrasësja e parë seriale në historinë e Britanisë (21 viktima)

uau sa e frikshme kjo vejusha e zeze
 
Titulli: Vrasësja e parë seriale në historinë e Britanisë (21 viktima)

c'paska qene kjo... e zinte gjumi .... ???
 
Titulli: Vrasësja e parë seriale në historinë e Britanisë (21 viktima)

Si ne filma :D ....vecse kjo qenka pa regjizor fare
 
Pe: Vrasësja e parë seriale në historinë e Britanisë (21 viktima)

...edhe me e bukura se justifikohen te kene patur nje jete te veshtire pff
keta tipa jane te semure mendore, "artiste" te krimit !
 
Pe: Vrasësja e parë seriale në historinë e Britanisë (21 viktima)

Kjo mund te kete qene cdo gje, vetme NENE jo!
 
Pe: Vrasësja e parë seriale në historinë e Britanisë (21 viktima)

Eh medet...
 
Titulli: Vrasësja e parë seriale në historinë e Britanisë (21 viktima)

Prandaj smartohem un se jan ber gjith femrat si kjo vejusha per para cfare su pjell truni .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top