ShkodranNe
Dwell in possibility
-
- Anëtarësuar më
- Apr 30, 2011
-
- Mesazhe
- 3,679
-
- Reagimet e mara
- 297
Gjatësia mes dy skajeve të kromozomeve, përmbajnë të fshehur sekretin e jetëgjatësisë sonë. Një fakt i tillë është zbuluar nga një studim kërkimor i realizuar prej Universitetit të Glasgout në Mbretërinë e Bashkuar raporton agjencia NOA.al.
Studimi i publikuar në revistën e Akademisë së Shkencave të Shteteve të Bashkuara, PNAS, tregon se jetëgjatësia e një individi mund të përcaktohet duke matur gjatësinë e strukturave të vogla molekulare në skajet e kromozomeve, telomeres. Të cilat janë në fakt një lloj "kapuçi”, paketë mbrojtëse e informacionit gjenetik dhe falë tyre, asnjë informacion gjenetik nuk është i humbur.
Lidhja mes telomeres dhe jetëgjatësisë sonë, ka kohë që njihet, por studimi i kërkuesve skocesë është i pari që këmbëngul në matjen e gjatësisë së këtyre komplekseve molekulare në ditët e para të jetës dhe më pas në intervale të rregullta.
Rezultatet e tyre tregojnë se gjatësia e telomeres në fazat e para pas lindjes, është në gjendje të parashikojë edhe gjatësinë e jetës si të tillë.