Gjuha italiane, ndryshon programi i mësimit

Gjuha italiane është një nga lëndën më të kërkuara në shkollat e mesme të vendit, e për këtë arsye qeveria italian ka vendosur që të bëjë një reformë tërësore në programin mësimor. Nëpërmjet Ministrisë së Arsimit të vendit tonë, shteti fqinj ka njoftuar se do të mbështesë me mësues dhe tekste shkollore të gjitha shkollat (9-vjeçare dhe të mesme) dy gjuhëshe. Kështu duke filluar që nga ky shtator shkollat dygjuhëshe do të kenë një strukturë tërësisht të rinovuar.

p59pz.jpg
"Procesi mësimor i seksionit dygjuhësh ndërthur traditën humaniste dhe njohuritë shkencore duke siguruar jo vetëm formimin e nxënësve të aftë të ndjekin me sukses studimet në universitetet shqiptare ose italiane, por për t'u bërë urë lidhëse në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe dy kulturave, me qëllim që pas studimeve të larta të punojnë në një kontekst evropian", thuhet në njoftimin e shpërndarë në Ambasada Italiane në Tiranë.


Procedura e regjistrimit


Për të gjithë ata nxënës që do të vendosin të ndjekin mësimin në një shkollë dy gjuhëshe regjistrimi do të bëhet para nisjes e vitit shkollor 2011-2012. Por në ndryshim nga shkollat e tjera publike, këtu regjistrimi i nxënësve bëhet vetëm në dy momente: në klasë të gjashtë dhe në klasë të dhjetë. Për regjistrimin në klasën 6 i vetmi kusht që duhet të plotësojnë nxënësit është një mesatare mbi 7.


Për regjistrimin në klasë të dhjetë nxënësi duhet të plotësojë disa kritere. Së pari duhet të ketë mbi mesataren 7, rezultatet përfundimtare të klasës së 9 të arsimit bazë dhe të provimeve të lirimit. Duhet të zotëroje njohuri në gjuhën italiane në nivelin B1. Verifikimi i njohurive do të kryhet pas zhvillimit të testit të gjuhës. Numri i nxënësve në klasat 6 dhe te 10 nuk do të jetë më shumë se 35 nxënës për klasë.


Shkolla 9-vjeçare


Në shkollat e arsimit bazë mësimdhënia e gjuhës italiane nga klasa 6 deri në të 9-ën, do të kryhet me metoda dhe tekste italiane, të cilat do t'u jepen falas nxënësve nga Ambasada e Republikës së Italisë. Gjuha italiane në këto shkolla do të zhvillohet 5 orë në javë, për çdo vit. Risia në këtë ndryshim programi do të jetë mësimi i terminologjisë së lëndëve të caktuara. Në klasën e 8-të dhe të 9-të nxënësit do të nisin këtë program, i cili do ti ndihmojë në lëndët e letërsisë, matematikës, shkencave dhe historinë e qytetërimit botëror. Niveli i njohjes se gjuhës italiane ne përfundim te klasës së 9-të, do të jetë B1.


Gjimnazi


Për t'u pranuar në një shkollë të mesme dy gjuheshe nxënësi duhet të ketë një nivel të njohjes së gjuhës italiane në nivelin B1. Për lëndët gjuhë e letërsi italiane, histori e qytetërimit botëror, matematikë e fizikë, mësimdhënia do të kryhet nga mësues italianë dhe me tekste origjinale italiane, që do të shpërndahen falas për nxënësit. Për lëndët biologji dhe histori arti, mësimdhënia do të kryhet në gjuhën italiane nga mësues shqiptarë të kualifikuar për mësimdhënien në gjuhën italiane.


Niveli i njohjes së gjuhës italiane në mbarim të klasës së 12-të do të jetë C1. Procesi mësimor dygjuhësh e dykulturor nga klasa e 10-të deri në klasën e 12-të parashikohet zhvillimi i një kurrikule 50% në gjuhën shqipe dhe 50% në gjuhën italiane. Krahas mësimit të gjuhës dhe letërsisë italiane, zhvillohet në gjuhën italiane edhe mësimdhënia për lëndët: histori e qytetërimit botëror, matematikë, fizikë, biologji dhe histori e artit me programe dhe tekste italiane, të miratuara nga MASH.


Ashtu si edhe çdo maturant tjetër, nxënësit e shkollave dy gjuhëshe në përfundim të shkollës do ti nënshtrohen provimeve të maturës. Në ndryshim nga maturantët e tjerë këta nxënës duhet të japin edhe disa provime shtesë. Provimi përfundimtar i Maturës Shtetërore në shkollat dy gjuheshe parashikon këto provime: gjuhë e letërsi shqipe (me shkrim); gjuhë dhe letërsi italiane (me shkrim dhe me gojë); matematikë (me shkrim në italisht) si dhe dy lëndë me zgjedhje nga lista e propozuar nga MASH.


Studimet në Itali


Për të diplomuarit në seksionet dygjuhëshe e dykulturore, për të konkurruar në universitet shqiptare do të aplikohen: Koeficiente dhe kredite lëndore konkurruese, krahasuar me ato të gjimnazit. Ndrësa aktualisht për këta të diplomuar në seksionet dygjuhëshe për t'u regjistruar në universitet italiane kërkohet: Diploma e Maturës Shtetërore e shoqëruar me deklaratën e vlefshmërisë italiane. Këta nxënës përjashtohen nga provimi i gjuhës italiane, ndërsa ata me rezultate më të mira përfitojnë bursa studimi në Itali, nga Qeveria Italiane.


Sipas njoftimit të Ambasadës Italiane në të ardhmen nxënësit e seksioneve dygjuhëshe dhe dykulturore do të pajisen me një diplomë ndërshtetërore, e njohur nga të dy shtetet.


Shkollat ku funksionojnë seksionet dygjuhëshe


Tiranë: shkollat 9-vjeçare: shkolla e" E Kuqe" dhe "Pjetër Budi"
gjimnazi: "Ismail Qemali".
Korçë: shkollat 9-vjeçare: "Shkolla e re" dhe "Sevasti Qiriazi";
gjimnazi: "Themistokli Gërmenji".
Shkodër: shkollat 9-vjeçare: "Ndre Mjeda" dhe "Ismail Qemali";
gjimnazi: "28 Nëntori".
 
Pe: Gjuha italiane, ndryshon programi i mësimit

E vertete edhe ne shkollen e mesme,ku un studioj,na kane vene italishten si gjuhe te dyte,mbas asaj shqipe.Duket se kjo gjuhe eshte shume e nevojshme.
 
Pe: Gjuha italiane, ndryshon programi i mësimit

Mund te jete dicka e mire per studentet sidomos ata qe ne nje te ardhme duan te studjojn ne Itali.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top