Shet në Internet Vajzën Dymuajshe, për 2 Mijë Dollarë

asus_dj

Antarë
vajze-krevat.jpg
Joana Delacruz Huerta, një femër amerikane 29-vjeçare ka shitur vajzën e saj 7 javëshe tek një tjetër femër, Marilu Munoz. Gjithçka është kryer në këmbim të 2 mijë dollarëve të cilat do të paguhen me këste.
Që të dyja janë akuzuar nga autoritetet e shtetit të Teksasit për shitjen e marrjen në pronësi të të porsalindurës, që konsiderohet një krim nga i cili mund të rrezikojnë deri në dhjetë vite heqje lirie.
Policia lokale në Teksas, deklaroi se ka zbuluar se shitja është kryer në një llogari anonime dhënë online dhe dërgesa është kryer ditën e enjte në mëngjes, raporton agjencia e lajmeve NOA. Rreshteri Lynn Beard ka pohuar se disa pagesa ishin kryer lidhur me këtë shitje të paligjshme.
Për momentin autoritetet ende nuk e dinë se kush është babai biologjik i fëmijës apo dhe se si dy femrat hynë në kontakt me njëra-tjetrën.
Aktualisht fëmija ndodhet në një jetimore, deri sa të vendoset nga seanca gjyqësore për të dhënë kujdestarinë përfundimtare të saj.
“E kemi dërguar në një strukturë ku personeli po kujdeset për të dhe gjithçka ajo ka nevojë”, – ka pohuar Marleigh Meisner, zëdhënësja e agjencisë për mbrojtjen e të miturve, “Child protective servise”.
Burimi: Publialb.com
 
Pe: Shet në Internet Vajzën Dymuajshe, për 2 Mijë Dollarë

Hmmmmmmmmm paramendoje kete "nenen" si fabrike per prodhimin dhe shitjen e femijeve, nje person pa ndjenja njerezore. Megjithate perkunder ketij mendimi qe une kam per kete kinse nene, kurre nuk i dihet se cilat kane qene aresyet e ketij pazarlleku, ndoshta nena biologjike nuk ka qene ne gjendje te kujdeset per femiun dhe duke dashur ta sistemoj diku ku do te kete jete me te mire, gje qe nuk besoj meqe blerja eshte bere me kiste, pra bleresja nuk ka pasur as ato 2,000 $ per ta paguajtur pernjehere. Atehere cila mund te jete aresyeja te hiqet dore nga femiu i saj? Shume polemika mund te hapen ne kete rast, shume pyetje per sistemin social ne shtetin me demokratik ne bote.
 
Pe: Shet në Internet Vajzën Dymuajshe, për 2 Mijë Dollarë

Sdo jete mire nga mendt kjo,dhe me ate teze besoj se do mbrohet ne gjyq...Kurse ajo tjetra qe e ka blere,ca ka ditur ajo,nje cope femije ka dashur e shkreta...
 
Pe: Shet në Internet Vajzën Dymuajshe, për 2 Mijë Dollarë

Koheve te fundit njerezia jane c'thure aq shume sa shfrytezojne internetin per te bere dramaticitet sa me shume dhe harrojne se budallalleqe te tilla edhe paguhen shtrenjet.

''Shpresoj'' se tere ky dramaticitet te ja kete vlejtur per tere ato vite burge qe do bejne.
 
Pe: Shet në Internet Vajzën Dymuajshe, për 2 Mijë Dollarë

Citim:konsiderohet një krim nga i cili mund të rrezikojnë deri në dhjetë vite heqje lirie.
shume pake demini per kete mizere femer,.:((..ncccccc
Mire them une nganjehere nuk ngel mecke pa u bere NENE,.por vetem biologjikishte ndaj ngelet nje meck rrugesh..pffff.G..M.zoi,.tus
 
Pe: Shet në Internet Vajzën Dymuajshe, për 2 Mijë Dollarë

Ptu cf nenash po dalin keto kohet e fundit.
 
Pe: Shet në Internet Vajzën Dymuajshe, për 2 Mijë Dollarë

Sdo jete mire nga mendt kjo,dhe me ate teze besoj se do mbrohet ne gjyq...Kurse ajo tjetra qe e ka blere,ca ka ditur ajo,nje cope femije ka dashur e shkreta...

Te dy palet jane pergjegjese..
Nqs do femije e smundesh fare mire mund te shkosh ne jetimore e te biresosh ndonje te pafat..
Mund te kete qene i paplanifikuar tjeter gje, por ne fund te fundit ca faj ka femija se prinderit jane te papergjegjshem me epshet e tyre.
Me behet qejfi qe prokuroria ka marre masat e duhura edhe te behen shembull per te tjeret!
 
Pe: Shet në Internet Vajzën Dymuajshe, për 2 Mijë Dollarë

Shiko fotografinë 12801
Joana Delacruz Huerta, një femër amerikane 29-vjeçare ka shitur vajzën e saj 7 javëshe tek një tjetër femër, Marilu Munoz. Gjithçka është kryer në këmbim të 2 mijë dollarëve të cilat do të paguhen me këste.
Që të dyja janë akuzuar nga autoritetet e shtetit të Teksasit për shitjen e marrjen në pronësi të të porsalindurës, që konsiderohet një krim nga i cili mund të rrezikojnë deri në dhjetë vite heqje lirie.
Policia lokale në Teksas, deklaroi se ka zbuluar se shitja është kryer në një llogari anonime dhënë online dhe dërgesa është kryer ditën e enjte në mëngjes, raporton agjencia e lajmeve NOA. Rreshteri Lynn Beard ka pohuar se disa pagesa ishin kryer lidhur me këtë shitje të paligjshme.
Për momentin autoritetet ende nuk e dinë se kush është babai biologjik i fëmijës apo dhe se si dy femrat hynë në kontakt me njëra-tjetrën.
Aktualisht fëmija ndodhet në një jetimore, deri sa të vendoset nga seanca gjyqësore për të dhënë kujdestarinë përfundimtare të saj.“E kemi dërguar në një strukturë ku personeli po kujdeset për të dhe gjithçka ajo ka nevojë”, – ka pohuar Marleigh Meisner, zëdhënësja e agjencisë për mbrojtjen e të miturve, “Child protective servise”.
Burimi: Publialb.com

Uroj qe kjo nuk do te thote se po konsiderohen si kujdestar ndonje pjestar i familjes se vajzes. Derisa çeshtja ka ardhur deri ketu asnje prej tyre nuk eshte i denje per te rritur foshnjen. Uroj qe vogelushja te gjeje dashuri dhe ngrohtesi ne dy njerez qe duan me shume se ç'do gje te jene prinder por biologjikisht nuk mund te jene keshtu.

Ndonese kjo "kafshe" i ka dhene jete kesaj femije, s'do te thote kurre qe eshte nena e saj, pasiqe po te ishte nje njeri me ndjenja, e per me shume nje nene, nje veprim te tille s'do e bente kurre.

Uroj qe gjykatat te mos gabojne kesaj here.
 
Pe: Shet në Internet Vajzën Dymuajshe, për 2 Mijë Dollarë

Kta njerez nuk meritojne te jene prinder ...Gje e tmerrshme !!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top