Plazhet e rivierës shqiptare

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Turistët, të mahnitur me plazhet e Rivierës

Të rinj nga Britania, Italia apo Greqia fqinje, shprehen të impresionuar me Rivierën shqiptare
Riviera shqiptare është shndërruar këtë vit në një nga zonat bregdetare më të populluara nga pushuesit vendas dhe të huaj. Bregdeti i jugut mbetet padyshim destinacioni më i lakmuar turistik për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, por vitet e fundit edhe për turistët e huaj. Menjëherë pas ngjitjes në Qafën e Llogarasë, panorama që shfaqet është magjepëse. Rruga që gjarpëron mes një terreni të thepisur zbret fillimisht në plazhin e Dhërmiut. Fshati me ndërtimet karakteristike ruan ende fizionominë e kohëve të vjetra dhe po ashtu edhe rruga 1.5 kilometra e gjatë që të çon fare afër bregut. Megjithatë, vizitorët janë të shumtë, një pjesë e të cilëve besnikë ndër vite. Turistë vendas shprehen se natyra është shumë e bukur, vendi, gjithçka është e pastër. Kam 6 vite që vij këtu dhe më pëlqen plazhi si edhe organizimi. Ndërkohë që për ata që duan të jenë afër bregut, një natë në hotel mund të kushtojë nga 30 deri në 60 euro, ndërsa për fanatikët e traditës, shtëpitë përdhese abonohen për 300 deri në 400 euro në 15 ditë. Risi e kësaj vere janë edhe turistët e huaj. Të rinj nga Britania, Italia apo Greqia fqinje, shprehen të impresionuar me Rivierën shqiptare. Pavarësisht kësaj nuk mungojnë sugjerimet për t'u rikthyer sërish vitin tjetër. Pak kilometra më tej, shtrihet plazhi i Jalës. Bashkë me ujin e kristaltë dhe natyrën çlodhëse, ka nga ata që mundohen të shfrytëzojnë në maksimum diellin e nxehtë të kësaj vere. Për tipat më alpinë, çadrat kushtojnë më pak dhe janë një zgjidhje e mirë në rast se nuk gjen dhomë për t'u akomoduar. Ka dhe nga ata që e shohin këtë si një mënyrë për t'iu kthyer kujtimeve të rinisë. Plazhet e Himarës, Borshit apo Lukovës, që ndodhen pak kilometra më tutje, janë një tjetër alternativë për të pushuar në brigjet e Jonit. Udhëtimi drejt Sarandës dhe Ksamilit i jep fund kësaj perle të turizmit shqiptar që jo më kot, klasifikohet si elitar, dhe tërheq çdo ditë e më shumë interesin e pushuesve, por edhe të investitorëve.
+-dhermi.jpg
Mrekullia në plazhin e Dhërmiut
Plazhi i Dhërmiut është ndër më të frekuentuarit. Rruga nacionale e ndan fshatin nga plazhi. Fshati ndodhet në shpat të malit, në terren të thyer dhe duke qenë ndër fshatrat më të vjetër të zonës ka ndërtime karakteristike, ku dallohet dhe ai i stilit kullë. Interes për vizitorët që pëlqejnë ndërtimet e vjetra është kisha e Shën Stefanit, në të cilën gjenden gjurmë të periudhës bizantine. Mbi fshat gjendet manastiri dhe kisha e Shën Mërisë, të cilat kanë një pamje të veçantë. Përgjatë përroit të fshatit janë edhe disa shpella karstike me interes për t'u vizituar. Plazhi i Dhërmiut është ndër më të mëdhenjtë e plazhit Jonian. Qetësi, bregdet të pastër, por edhe gjelbërimi në disa pjesë të tij i bëjnë të veçanta pushimet në të. Kur zbret në plazhin e Dhërmiut nuk mund t'i rezistosh një rikthimi të dytë. Në zonë ka shumë bare, restorante, apo edhe pika akomoduese. Bregdeti preferohet për pushime ditore dhe kryesisht qëndrim disaditor, ku mund të shijosh rrezet e paradites dhe ujin e kristaltë, por edhe magjinë e perëndimit në det. Eksploratorët e botës nënujore, apo të apasionuarit për të, mund të shijojnë zhytjet në ujin e pastër, ku thellësia joniane fillon që në breg. Shkëmbinjtë që mbyllin plazhin janë labirinte të vërteta natyrore. Vijimi i shëtitjes përgjatë bregdetit shkëmbor, masive që bien thikë mbi det fshehin edhe shpella mjaft interesante për t'u vizituar. E tillë është shpella e Piratëve, e cila gjendet në kodrën e Shën Todrit. Emrin i saj rrjedh nga piratët që strehoheshin me mjetet e tyre në vendin e fshehtë. Një bllok shkëmbor në formën e një kolone ndodhet në hyrjen e saj, duke e ndarë në dy pjesë. Shpella rreth 30 m e gjatë ka vlera historike dhe turistike.
+-palases1.jpg
Plazhi Palasës
Fshati Palasë është i vendosur në faqen e Malit të اikës dhe njëkohësisht fshati i parë i bregut, pasi kalon Qafën e Llogarasë. Në qendër të tij gjendet rrapi shekullor. Ky fshat dallohet për rrugët e ngushta me kalldrëm, që të çojnë në shtëpitë e bardha me oborre plot me pjerrgulla e vazo me karafila. Pjesë e tij është, Plazhi i Palasës me një shtrirje mjaft të gjatë mbi 1.5 km. Ai shërben si vend pritjeje për të apasionuarit pas sporteve të ajrit, të cilët hidhen me parashutë nga Qafa e Llogarasë dhe bien pikërisht në Plazhin e Palasës.
+-piratet2.jpg
Shpella e Piratëve
Gjendet në kodrinën ku është vendosur Manastiri i Shën Todrit, në fshatin e Dhërmiut. Eshtë një shpellë karstike. Emrin e ka marrë sepse në të, kohë më parë strehoheshin piratët e detit me anijet e tyre. Kur deti është i qetë ajo mund të vizitohet me lehtësi, duke ofruar një pamje të mrekullueshme për vizitorin.
+-Qeparo3.jpg
Qeparo
Menjëherë pas gjirit të Panoramës (Palermos) shfaqet një pamje tjetër e mrekullueshme, lugina e Qeparoit, plazhi, fusha e gjelbër dhe fshati i ri Qeparo fushë, më lart Qeparoit, kalaja e Karosit dhe në thellësi fshati Kudhës. Emri i fshatit Qeparo vjen nga bima e qiparisit. Plazhi i Skalomes, i veçantë për rërën e hollë dhe detin e cekët të shfaqet përpara. Në gjirin e vogël gjendet moli i lashtë, një bankinë prej blloqesh guri, shpella e Frengut dhe Hunda e Madhe. Rruga nacionale përmes ullishtave të çon në qendër të fshatit, përmbi të cilin ngrihet manastiri i Shën Mitrit i ndërtuar në 1881, Kisha e Shën Mitrit është e stilit bizantin e ndërtuar në vitin 1760 dhe ka vlera të mëdha për ikonostaset e saj prej druri.
+-brosh4.jpg
Borshi
Rreth 2 km larg fshatit Qeparo, takojmë fshatin Borsh që në lashtësi quhej Meandria, një sipërfaqe e gjelbër, plazh e det pa fund, qiell i kaltër. Ky fshat është i vendosur në një gropë të ngushtë sipër buzës së detit, ku derdhet përroi i Borshit (Buronja e Malit). Ky përrua shpërthen nga shkëmbi në mes të fshatit. Mbi këtë fshat në majë të shkëmbit ngrihet Kalaja e Borshit, që i përket shekullit të IV B.C. Rruga përmes ullishteve të çon në plazhin e Borshit më i gjati i krahinës. Duke udhëtuar midis gjelbërimit mbërrijmë në shkallën e Stenoit, lagje e bukur e Borshit me shtëpi të shpërndara midis gjelbërimit dhe ujërave të bollshme.
+-lukova5.jpg
Lukova
Nga Buneci përmes parajsës së taracave mbërrijmë në Komunën e Lukovës. Banesat e kësaj komune lidhen me rrugë me plazhet e bukura dhe intime si dhe shpellat. Rrugët karakteristike të çojnë në oborret plot pjerrgulla e lule të banesave të larta të fshatit. Në qendër të fshatit mund të vizitoni kishën e Shën Thanasit.
+-Kakome6.jpg
Kakome
Pranë rrugës kryesore në luginën e Krekëzës degëzohet rruga drejt Kakomesë, një gji mjaft piktoresk. Në të gjendet manastiri i përmendur i rrethuar me mure të lartë. Në qendër të tij ndodhet Kisha e Shënmërisë e ndërtuar mbi themelet e vjetra bizantine, që ka formën e një kryqi. Plazhi i Kakomesë me rërë e zhavor të hollë midis variacioneve të kaltërsisë dhe gjelbërimit është një parajsë e vërtetë. Nga Kakomeja nëpërmjet detit mbërrin në 2 plazhet e Krorëzit, ku pamja arrin bukurinë e ëndrrave. Rëra e pastër, brigjet shkëmbore, si dhe burimet e ftohta joshin turistët e ndryshëm.
+-Ksamili7%20.jpg
Ksamili
Këta ishuj ndodhen rreth 7.5 m deri në 15 m mbi nivelin e detit. Për të shkuar tek ky monument merret rruga automobilistike Sarandë-Ksamil. Në këto ishuj shkohet me lundrim. Këta janë ishuj të vegjël shkëmborë të vendosur pranë njëri-tjetrit të mbuluar me një vegjetacion tipik mesdhetar mjaft të zhvilluar. Fshati i Ksamilit përfaqëson një pikë të rëndësishme për turizmin familjar. Aktiviteti ekonomik i fshatit mbështetet pikërisht tek turizmi veror, kur gjatë stinës së verës me qindra familjarë marrin me qera apartamente për periudha një ose dy javore për të kaluar pushimet.
+-syri%20i%20kalter8.jpg
Burimi i Syrit të Kaltër
Shkohet pas një devijimi nga rruga nacionale për në drejtim të Gjirokastrës. Pasi kalohet hidrocentrali Bistrica I, merret rruga majtas dhe pas rreth 2 km do të shfaqet gjelbërimi në mes të së cilit ndodhet burimi i Syrit të Kaltër. Ai është një burim karstik, 18 km nga Saranda dhe përbën një nga bukuritë natyrore më tërheqëse të zonës për ujin e kristaltë, ngjyrën e veçantë që ia japin gurët nga thellësia e tij dhe freskinë e pyllit të lartë që e rrethon. Ai ka një prurje mesatare 6 m3 ujë në sekondë. Burimi del në rrëzë të kodrave që të ngjisin në Qafë Muzinë.
+-vuno9.jpg
Vuno
Karakteristikë në Vuno janë shtëpitë e ngjeshura me njëra-tjetrën, shtëpitë në faqen e malit janë të gurta. Rrugë me kalldrëm dhe terren tepër i thyer është ajo që bie në sy. Sapo kalon Vunoin, relievi fillon e zgjerohet. Ndër më të veçantat është Kanioni i Gjipesë, i cili ndodhet në pjesën fundore të përroit me të njëjtin emër dhe ka një gjatësi rreth 800 m. Zbritja në det prezanton me plazhin e Gjipesë, një ndër plazhet më të bukur, me rërë e ujë të pastër dhe një bregdet në vijim tërësisht shkëmbor.
+-jala10.jpg
Jala
Rruga ku futesh për te zona bregdetare, në degëzimin e rrugës nacionale që shkon për në Himarë, ndoshta në vështrimin e parë nuk duket shumë "mikpritëse" në një tabelë të vendosur shkujdesur mbi rrugë, por nëpërmjet gurëve që zbresin tatëpjetën, fshihet mrekullia. Vetëm disa metra pas kësaj shtrihet një pyll si në përrallë, sidomos në pjesën e djathtë kur udhëton drejt Jalës ka pamje magjepse, ndoshta për adhuruesit e natyrës mund të ngjasojë si një botë çudirash. Gjelbërimi përmes pemëve të shoqëron në një pjesë të mirë rruge dhe pas kësaj një kthesë e fortë dhe panorama shfaqet shumë më ndryshe. Rruga vijon në shpatin e malit dhe në pjesën tjetër kaltërsia është pafund. Një plazh gati gati ekzotik, ku gurët e brezit të dytë zëvendësohen më pas me zhavorrin e imtë. Piklat shkëlqejnë nën prekjen e valëve të lehta në breg.
+-himara11.jpg
Himara
ثshtë një ndërthurje peizazhesh nga më interesantet. Rruga që çon në qytezë është tërësisht malore. Një pjesë e mirë e saj nuk ka asnjë kontakt me detin dhe sa afrohesh në Himarë rishfaqet sërish pamja e blusë së Jonit. Prezantimi i parë është me Himarën e vjetër dhe pas ashpërsisë së relievit, ku nuk mungojnë agrumet dhe ullinjtë, zbret në qendër të saj. Gjithsesi, lashtësia e vendit identifikohet me pjesën e vjetër të qytetit, që shtrihet në kodrën në të djathtë të qytetit ekzistues. Ruhen gjurmë të mureve të kalasë së vjetër që daton në shekujt IV-XVI dhe është personifikim qëndrese i banorëve. Brenda mureve gjendet kisha, një monument me vlera të veçanta. Plazhi i Himarës është një tjetër pikë ku mund të shijosh banjat e diellit në bregdetin e pastër, zhytjet në blunë e detit, apo edhe shëtitjet me varka. Në verë, mbipopullimi në zonë është i dukshëm. Për shkak të kapaciteteve të mira akomoduese, të cilat janë hotele, por edhe shtëpi banimi të dhëna me qira në zonën e verës, vizitorët janë të shumtë. Prenotimet për banesat nisin edhe një sezon më parë, kohë gjatë së cilës plazhistët, teksa shijojnë pushimet në këtë bregdet, negociojnë me banorët edhe për një 10 ose 15 ditësh të dytë në sezonin e ardhshëm. Po kështu, sezoni i verës mbledh edhe vetë banorë të zonës, të cilët vijnë nga emigracioni për pushime, por edhe shumë pushues nga rrethet, pjesën më të madhe e përbëjnë kryeqytetasit. / B.T.
 
Titulli: Plazhet e rivierës shqiptare

pranaj i ka blloku sala legeni!!
 
Titulli: Plazhet e rivierës shqiptare

S'la teme pa fut hundet ky Salua! :gjujpeshk: Mua po me duket se forumi po vuan nga fantazma e tij! :motor:
 
Magjia e rivieres shqiptare

Riviera shqiptare, cdo vit e me shume terheq pushues nga Shqiperia dhe jo vetem.

Ujerat e paster dhe te kristalte, plazhet e mrekullueshem, ushqimi i fresket dhe i larmishem jane vetem disa nga arsyet qe na bejne te preferojme per pushimet tona, Shqiperine.

Plazhet dhe ujerat e kristalta te pikave tona turistike

Vlora- Zemra e turizmit veror


Plazhet

Ata qe kane vizituar plazhet e Vlores (Kalaja- Jonufer- Radhime-Orikum)

jane larguar gjithmone te mahnitur nga panorama dhe aktivitetet e ndryshme turistike. Ujerat e detit jane te kristalta, te nderthurura me shkembinj dhe zhavorr te imet. Pushuesit mund te zgjedhin plazhin e Kalase, Jonufer (Aksionerja), Radhime apo Orikum. Pervec rrezeve te diellit dhe ujit te paster pushuesit mund te shijojne edhe shetitje me varka.

Uji i Ftohte

Uji i Ftohte eshte nje nga pikat me te njohura dhe ndodhet ne afersi te qytetit te Vlores. Pushuesit shijojne aty jo vetem plazhin por edhe shetitje mbremjesh dhe argetim pa fund. Pergjate bregdetit gjenden lokale, bare dhe restorante te shumellojshem ku mund te shijoni kuzhina te ndryshme, por qe me te frekuentuara jane gatimet e peshkut, kryesisht koce i detit. Eshte nje zgjedhje e mire per pushime familjare. Zona me e preferuar ne Ujin e Ftohte eshte plazhi publik, i cili ka breg te ceket dhe eshte me rere. Nje plazh i tille, eshte i pershtatshem per femijet.

Zona e Bregut

Ne zonen e Bregut, perfshihen perlat e bregdetit shqiptar si Palase, Dhermi, Ilias, Vuno, Himare, Pilur dhe Qeparo dhe gjenden sapo zbret qafen e Llogorase. Rruga nacionale qe lidh Llogorane me Dhermiun eshte e asfaltuar dhe vijon e tille deri ne Sarande. Ne pikat turistike te Zones se Bregut, me te frekuentuara jane Dhermiu dhe Himara ndaj dhe ne do te ndalemi pak me teper, pikerisht ketu.

Qyteti i Vlores me fshatrat dhe pikat e larmishme turistike, eshte gjithmone nje destinacion i preferuar per pushime. Bukuria e bregdetit me ujerat e paster dhe te kristalte, turizmi malor, argetimi dhe ushqimi i mire dhe i fresket, jane ato qe na bejne te gjitheve te adhurojme Vloren ne stinen e veres.

Plazhet e shumta, nga ato ranore, tek ata shkembore, te japin mundesine e shijimit te reres se Adriatikut dhe madheshtise se shkembinjve te Jonit. Vlora eshte nder rrethet me gjatesine me te madhe te vijes bregdetare, me rreth 30 per qind te vijes se pergjithshme bregdetare ne shkalle vendi.

Gjithashtu, 17 km larg Portit te Skeles dhe 9 km nga Treporti, ndodhet i vetmi ishull i Shqiperise, Sazani. Maja e tij me e larte eshte 342 m. Ishulli i Sazanit ka siperfaqe 5,7 km2 dhe vije bregdetare me gjatesi 12 km. Kjo eshte vije bregdetare e thyer, me perberje shkembore monolitike.

Dhermiu


Dhermiu eshte nje fshat bregdetar qe ndodhet midis malit dhe detit Jon, ne jug te Vlores. Ai mbledh prane vetes cdo vit me mijera pushues jo vetem nga Shqiperia, por edhe nga vende te tjera. Plazhi i Dhermiut eshte nder me te medhenjte e plazhit jonian. Ujerat e Jonit joshin te apasionuarit pas eksplorimeve dhe zhytjeve nenujore, duke qene se ujerat jane te thelle qe ne breg. Dicka e tille, kerkon edhe pak kujdes nga pushuesit. Mbremjeve rinia argetohet deri ne oret e para te mengjesit ne clubet verore dhe lokalet qe gjenden ne Dhermi. Ushqimi i mrekullueshem dhe relaksimi do t’ju beje, te dashuroheni me Bregun.

Himara

Ashtu si Dhermiu, edhe Himara eshte nder pikat me te preferuara te bregdetit shqiptar. Per shkak te vendndodhjes dhe motit te ngrohte Himara eshte nje nga qytetet turistike me terheqese ne Rivieren Shqiptare, qe karakterizohet nga plazhe te gjate me rere te bardhe, ndersa kodrat rrethuese afer detit jane me tarraca me ullinj dhe qitro. Aty do te gjeni nje nderthurje mjaft interesante peizazhesh, mal dhe det. Plazhet e Himares jane me zhavorr te imte dhe gure, si dhe kane hapesira relativisht te medha. Rrezet e diellit dhe ujerat e paster do t’ju bejne te doni qe keto pushime te mbarojne kurre.

Llogoraja dhe turizmi malor

Pervec plazheve dhe detit Vlora ofron edhe turizem malor. Llogoraja eshte shume e frekuentuar dhe ne vere per freskine dhe parkun kombetar qe ndodhet ne lartesine 1000 m mbi nivelin e detit. Aty zoteron nje klime kontinentale e thate, me dimer te ftohte dhe ajer te fresket gjate veres.

Ne shume vende ne brigjet e Himares, uji eshte shume i ftohte, per shkak te ujerave nentokesore. Po te largohesh disa dhjetra metra nga keto pika temperatura e detit merr vlerat fiziologjike. Ne muajt e veres, afrohen barkat per te bere xhiro ne brigjet qe ndodhen afer me Spilene.

Dhermiu njihet per plazhet e tij te mrekullueshme. I jashtezakonshem eshte plazhi i Gjipese i formuar nga nje perua qe zbret nga mali ne nje rruge madheshtore, prane rruges nacionale.

Himara
shquhet per plazhet e saj shume te bukur, shumica me zalle por edhe me rere. Spilea, plazhi qendror i Himares, me shume vizitore ne sezonin veror, me tutje Prinos, Potami, Filikuri, me ne Jug Llamana, Qeparo, Borshi brigjet e Piqernit, Lukoves dhe Kakomese ne Nivice.

Saranda- Syri i kalter i Shqiperise

Ishujt e Ksamilit

Ksamili eshte nje fshat i famshem ne Sarande me nje nga plazhet me te bukur ne vend. Plazhi eshte i vogel, i vecuar, i virgjer dhe i paster. Zona e Ksamilit terheq shume vizitore. Por bukuria e vertete ne Ksamil jane tre ishujt e vegjel te saj. Ishujt jane te veshur me bime e shkurre me gjelberim te perhershem. Ne ishujt shkembore te Ksamilit gjenden dhe plazhet me te bukura ne gjithe Rivieren. Dallohen per natyren e tyre ekzotike me ujera te paster kristal dhe gure te vegjel. Ishujt e Ksamilit jane shume te frekuentuar per sezonin e veres nga pushues te shumte vendas dhe te huaj.

Syri i Kalter

Eshte nje pike shume piktoreske ku nga nje burim i kalter me origjine karstike nga Mali i Gjere del uje i kristalte. Eshte burimi me i madh dhe me interesant nder 18 burimet qe shperthejne rreze Malit te Gjere dhe eshte shpallur monument natyre. Forma e tij eshte ovale e ngjashme me formen e nje syri, shperthen nga toka i erret ne mes dhe i kalter anash. Thellesia e tij eshte teper e madhe pasi arrin deri ne 45 m thellesi. Ndodhet perballe fshatit Krongj, 45 m nen nivelin e lugines se Drinos dhe eshte shkarkim kryesor i Malit te Gjere.

Borshi

Plazhi i Borshit me vijezimin e bardhe te reres dhe gureve te latuar nga dallga e detit te kalter, ka nje shtrirje ne horizonte qe zgjatet me kilometra, aq sa eshte e pamundur qe me sy te lire te percaktosh ku nis dhe ku mbaron ai. Ne me pak se 3 km rruge nacionale, paralel me bregdetin, vjen fshati i Borshit, me tipare natyrore, sidomos vija bregdetare e gjate prej rreth 3,5 km.

Plazhi i Borshit, duke qene i paster dhe gati natyror nuk eshte shume i prekur, nga pikepamja klimatike

Eshte burim me ujera te fresketa dhe te embla i rrethuar me bimesi te dendur dhe me gjelberim te perhershem. Ujerat e te gjithe burimeve mblidhen ne liqenin artificial ku eshte formuar edhe diga e Bistrices. Liqeni ka nje siperfaqe rreth 9 ha, dhe rritet nje numer i madh peshqish. Prane syrit te Kalter ndodhet nje Bar-Restorant dhe disa shtepiza per pushuesit. Syri i kalter vizitohet shume nga turistet ditore dhe eshte pjese e itinerarit qe ndjek cdo turist qe viziton Saranden.

Nje qytet shume i njohur per turizem ne Shqiperi i cili ndodhet ne jug te Shqiperise dhe shtrihet ne te gjithe gjirin e bregdetit Jon eshte edhe Saranda. ndodhet 267 Km nga aeroporti shqiptar i Rinasit ne Tirane. eshte bere gjithashtu i njohur edhe nga qyteti i lashte i Butrintit qe tashme njihet nga Organizata boterore e UNESCO-s.

Vizitoret ne qytetit bregdetar te Sarandes, gjate kohes se qendrimit, kane mundesine te vizitojne vende te ndryshme kulturore dhe arkeologjike sic jane kisha e “Shen Kollit” qe ndodhet ne fshatin Mesopotam, kalane e vogel te Ali Pashes ne fshatin Vrine, burimin natyror “Syri i Kalter” si dhe gjithashtu muzeun Etnografik.
 
Titulli: Plazhet e rivierës shqiptare

ore mire ishalla nuk e bejne si epidemia qe ka emrin shkembi kavajes aty lahen aty ........ e nejse se eshte darke uroj ta mbajne gjate se shume i deshperuar jame nga ku kame qene te gjithe shohin si ta marrin ndonje lek me shume te pasurohen mbrenda nje dite!!!!
 
Pe: Plazhet e rivierës shqiptare

Plazhi i Jalit. Perla e bregdetit shqiptar

Gjiri i Jalit pak minuta nga fshati Vuno është një nga vendet më të bukura dhe të veçanta për ujin, rërën, klimën dhe jodin e detit. Një parajsë natyrore e vizatuar si nga dora e njeriut, paraqet karakteristika shumë të dobishme për shëndetin.

312000_10150397224400990_164162295989_9871067_221375423_a.jpg


Nëse keni vizituar Dhërmiun, Himarën apo plazhe të tjera të bregdetin Jonian mos humbi mundësinë për të parë qoftë edhe për pak orë këtë plazh të Vunoit. Rruga e re që është bërë një vit më parë e bën mbërritjen edhe më tërheqse nga peizazhi mahnitës që shikon. Gabimisht i thona "Jala" në zhargonin e përditshëm, por në të vërtetë e ka JALI.





Nuk të mbetet asgjë tjetër, pasi ke kaluar pesë kilometrat e rrugës tashmë të asfaltuar, kur para teje shfaqet gjiri i magjishëm, veçse të mrekullohesh. اdokush prej jush që e ka prekur një herë atmosferën e këtij plazhi, e ka pasur të pamundur të mos mendojë për të sapo troket vera.





297149_10150397225605990_164162295989_9871075_351662969_a.jpg

ثshtë e habitshme, tërheqja e këtij vendi kur dihet se aty nuk ka ndër të tjera, as infrastrukturë të zhvilluar hotelesh, siç ofrohet për shembull në Dhërmi, e megjithatë, forca e bukurisë së gjirit ka rolin e magnetit, ajo vetëm tërheq, dhe ju do të ktheheni këtu vit pas viti, pa shpëtim.



Por për ata që nuk kanë qenë akoma asnjëherë, çfarë është ky vend i bukur, që i bën të gjithë të ëndërrojnë për pushimet?



Perla natyrore e Jonit




320891_10150397228565990_164162295989_9871113_2033740102_a.jpg

është një nga plazhet më të bukur të të gjithë bregdetit jonian, i strukur thellë, mes kodrinave me ullinj e me shtëpitë e bukura të Vunoit mbi kokë, gjelbërimit të përhershëm të shkurreve, i rrethuar me shkëmbinj të lartë, që krijojnë gjire të vegjël e të mahnitshëm, tepër joshës për të rinjtë dhe adhuruesit e vetmisë dyshe.



Ngjyrat e papërsëritshme të ujit, që thyejnë kontraste smeraldi, bluje të thellë, portokallije të ndezur në perëndim, janë një spektakël i vërtetë, para të cilit edhe vetullngrysuri më i pandjeshëm do të dorëzohej.



Plazhi ndodhet rreth pesë kilometra larg nga rruga kombëtare Vlorë-Sarandë, në dalje të fshatit Vuno.



Me të kaluar kanionin e Gjipesë ju do të hasni bokërrimat e Vunoit, monument natyror, të krijuara nga gërryerja e shtresave të tokës nga ujrat sipërfaqësore të cilat kanë krijuar kanale gjigante, buzët e të cilëve ngrihen pothuajse pingul për t’u bashkuar me majat e mbuluara me shkurre të dendura. Ky është treguesi i parë që tregon se jeni afruar në Jal.



Plazhi i Jalit, është një nga atraksionet kryesore të të gjithë krahinës, falë peisazhit mahnitës, plazheve të pastra me rërë të bardhë dhe ujrave të kristalta. Famën dhe emrin Jali e krijoi që kur u zgjodh nga elita ushtarake gjatë viteve 70-të, për t’u ndërtuar qendra e pushimeve për ushtarakët, e cila vazhdon të funksionojë edhe sot si e tillë.



Bukuria e gjirit do t’ju bëjë për vete që lart në kodër, vend i cili i bën të gjithë të ndalojnë për të shkrepur foto. Kjo është edhe arsyeja se pse në internet fotot më popullore të Jalit, janë pikërisht ato të gjirit nga maja e kodrës.



Sepse askush nuk i ka shpëtuar tundimit për të shkrepur një foto në atë pikëvështrim, e madje ta hedhë në internet që ta shijojnë edhe të tjerët.



I vetmi vend i virgjër


311802_10150397239185990_164162295989_9871234_1843896667_a.jpg

Kur të zbrisni poshtë, pasi të keni shijuar rrugëtimin nëpër ullinj nën zhurmën e gjinkallave, ju do të doni vetëm të zhyteni në det, në atë det kristal, ku duken gurët disa metra poshtë, ku çdo zall i bardhë ka marrë me kohë forma të rrumbullakta prej përkëdheljes së valëve. Nëse keni qenë me fat rrugës, mund të keni shijuar edhe pamjen spektakolare të grumbujve të mëdhenj të bagëtive, kryesisht dhi e keca, që shkojnë të pinë ujë në rezervuarin e vogël rrethuar me gurë, diku në mes të ullishteve.





I kthyer në një mollë sherri mes përpjekjeve për ta urbanizuar, dhe luftës së pronarëve të tokave të plazhit, për të mbajtur në këmbë strukturat e tyre të vogla pritëse, Jali ka mbetur pezull mes dëshirës për zhvillim, e qëndresës për të mbetur i pandryshuar, gjë e cila ka sjellë pasoja të pakëndshme, mbetje shtëpish e hotelesh të prishura dhe infrastrukturë të pazhvilluar të plazhit dhe të të gjithë vijës bregdetare të Jal-it.



Ndonëse bëhen përpjekje të vazhdueshme nga sektori privat për t’i dhënë bukuri dhe vlerë plazhit (le të përmendim kompleksin turistik Gërbi Tours, një strukturë e kompletuar pushimi), kjo është shumë pak, për të mbuluar nevojat dhe dëshirat e adhuruesve të shumtë të këtij vendi, që megjithë vështirësitë, vijnë çdo vit për ta shijuar siç ndodh me çadrat ekzotike të Folie Marine, që gjatë ditës ofrojnë komoditetin e plazhit, e përgjatë natës sigurojnë argëtimin e atyre që vijnë me pushime të gjata.



Ku mund të qëndrosh

299873_10150397226945990_164162295989_9871089_1793500533_a.jpg


Jali është zgjedhur që në fillim prej pothuaj të gjithë adhuruesve të natyrës e të aventurës, si një vend i përshtatshëm për kampingje. Që në fillimet e viteve 2000, kur frekuentimi i pushimeve po bëhej masiv, vizitorët e parë kishin zbritur në Jal dhe kishin ngulur çadrat e tyre.



Sot aty janë ngritur pjesa më e madhe e kampingjeve të bregdetit. Të strehuar nën ullishte, por edhe fare pranë detit, aventurierët, por edhe shumë familjarë që nuk duan të shpenzojnë për pushime luksoze, gjejnë një parajsë të vogël në Jal, ku çdo gjë është në harmoni me natyrën.



Sepse në fakt, shumë në harmoni me natyrën janë edhe ata që e duan atë. Ened Mato, është një prej nismëtarëve të grupit Ekolëvizja, bashkë me të atin, të mirënjohurin Xhemal Mato. Të dy atë e bir, secili më vete, kanë bërë përpjekje serioze për të ndërtuar vendpushime që nuk ndotin ambientin.



Nëse babai, me shpenzime kolosale që shpeshherë shkojnë edhe prej të ardhurave personale, ka ngritur në Porto Palermo, një kompleks pushimi që furnizohet me energji diellore, Enedi, përveç nismës me biçikletat Ecovolis, ka ngritur në Jal një strukturë kampingu krejtësisht të intonuar me natyrën.



Eco Camping, është kthyer tashmë në qendrën e argëtimit të të rinjve, dhe jo vetëm atyre, duke ofruar çdo shërbim që ka të bëjë me argëtimin. Akomodim, kuzhinë e mirë, produkte të freskëta, shëtitje në natyrë, ture përgjatë bregdetit….



Si hahet?



Ushqimi në Jal është i freskët dhe kur e themi këtë, nënkuptojmë shpeshherë edhe çmime deri diku të kripura, që përpiqen të justifikojnë nivelin e lartë me shprehjen ‘çfarë vlen, paguhet’.



Disa taverna e restorante që shtrihen përgjatë vijës bregdetare ofrojnë një kuzhinë të larmishme e cila mbështetet kryesisht në prodhimet e detit dhe kuzhinën italiane.

R.Shqip
 
Pe: Plazhet e rivierës shqiptare

Zin, na fute ne mendime me gjith keto vende, per veres qe vjen kuptohet, lol
 
Pe: Plazhet e rivierës shqiptare

Shume bukur ,ka lezet plazhet tona :)
 
Pe: Plazhet e rivierës shqiptare

I kam bredhur te gjitha jan vende te bukura.
 
Pe: Plazhet e rivierës shqiptare

veq kto plazhe ka shqiperia mo kur beni reklam o beni 100% per te gjitha plazhet o mos beni fare :p se me vjen inad qe nuk o lumi Drin ktu :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top