Kombetarja

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
Rinovimi, Kuzhe fton 4 emra të rinj në kombëtare

Erjon Bogdani dhe Altin Lala janë grumbulluar për ndeshjen me Rumaninë, ndërsa Skela dhe Agolli të skualifikuar

Agonit Sallaj, Arsen Sykaj, Odise Roshi dhe Sabien Lilaj janë katër futbollistët e rinj që ftohen për herë të parë në kombëtare për ndeshjet eliminatore të “Euro 2012”. Si rrjedhojë e dështimit në këtë fushatë eliminatoresh, sidomos pas humbjes zhgënjyese 2-1 me Luksemburgun, FSHF dhe trajneri Kuzhe kanë qenë të detyruar ta nisin para kohe procesin e rinovimit, pasi Shqipëria tashmë s’ka çfarë të arrijë në Grupin D.

Në listë janë përfshirë gjithsej 24 futbollistë, më shumë se asnjëherë tjetër, çka do të thotë se gjatë ditëve të grumbullimit shumë të rinj do të vëzhgohen për mundësitë që kanë për të qenë në vazhdimësi pjesë e kombëtares.

Nga Shpresat Tre lojtarët e rinj të përfshirë në listë janë pjesë e U-21, që drejtohet nga Artan Bushati, ndërsa Sabien Lilaj, ish-mesfushori i Tiranës, që tashmë i përket Lokomotivës së Zagrebit, deri një një vit më parë ka luajtur me Shpresat në rolin e organizatorit.

Kuzhe, në fakt, pati deklaruar që këto eliminatore do t’i mbyllte me “gardën e vjetër”, por zhgënjimi i parakohshëm në Luksemburg shërbeu si nxitje për të menduar për të rinjtë, të cilët duhet të përfaqësojnë Shqipërinë në eliminatoret e “Botërorit 2014”.

Mungesat Shqipëria do të vuajë të paktën 5 mungesa kryesore në ndeshjen me Francën. Të skualifikuar janë Altin Lala, Erjon Bogdani, Ansi Agolli, Ervin Skela dhe Debatik Curri. Nëse veteranët Lala dhe Bogdani do të jenë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen e fundit në grup me Rumaninë në “Qemal Stafa”, Ervin Skela dhe Ansi Agolli janë ndëshkuar nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s, i pari me 5 ndeshje, ndërsa futbollisti i Karabakut 3 ndeshje.

Trajneri Kuzhe Përballjet me Francën dhe Rumaninë me shumë mundësi do të jenë të fundit edhe për trajnerin Josip Kuzhe. FSHF ka këmbëngulur për të mos hyrë në bisedime para se të përfundojnë të gjitha ndeshjet në grup, ndërsa vetë kroati, në një intervistë të gjatë për “Supersport”, ka pranuar se ende nuk e di se çfarë do të bëjë.

Pra, dy ndeshjet e fundit, me Francën dhe Rumaninë, janë në njëfarë mënyre gur prove për trajnerin aktual të Shqipërisë. Sigurisht që do të jetë shumë e vështirë të grumbullohen pikë (Shqipëria pretendon vetëm me Rumaninë), por nëse skuadra dhe të rinjtë që do të aktivizohen bindin, trajnerit mund t’i rinovohet kontrata.



Rumania, ndeshja e lamtumirave kuqezi

Për Lalën dhe Bogdanin ndeshja e 11 tetorit do të jetë e fundit me kombëtaren

Dy ndeshjet e fundit në Grupin D, me Francën dhe Rumaninë, për disa veteranë të kombëtares do të jenë të fundit zyrtare me fanellën kuqezi. Altin Lala dhe Erjon Bogdani, në fakt, nuk do të mund të luajnë në Paris për shkak kartonësh, por ata do të jenë në fushë, për të fundit herë, me Rumaninë në “Qemal Safa”.

Të dy futbollistët në fjalë, bashkë me Ervin Skelën, e kanë deklaruar publikisht tërheqjen nga kombëtarja në fund të eliminatoreve, çka do të thotë se me rumunët do të luajnë ndeshjen e fundit zyrtare. Për fat të keq, Ervin Skela s’do të mund të jetë as në këtë përballje, pasi është dënuar 5 ndeshje nga Disiplinori i UEFA-s.

I vetmi nga veteranët, që për momentin e ka hedhur poshtë idenë e tërheqjes nga kombëtarja, është Klodian Duro, mesfushori i Tiranës. Në fakt, FSHF ka planifikuar një ceremoni lamtumirë për këta futbollistë, ndoshta në nëntor, me Azerbajxhanin.

Arjan Beqaj Viti 2011 duket se do të jetë ai i lamtumirave në kombëtare. Gjatë merkatos së verës, para se të niste sezoni i ri futbollistik, Arjan Beqaj, 36 vjeç, u tërhoq i pari nga futbolli i luajtur, rrjedhimisht edhe nga kombëtarja. Ish-portierin kuqezi do ta ndjekin të tjerë të brezit të tij: Altin Lala, Ervin Skela, Erjon Bogdani, ndoshta edhe Klodian Duro.



Cana: Lacio humbet shumë raste

Mesfushori shqiptar i Lacios, Lorik Cana, ka folur për mediat italiane pas humbjes zhgënjyese të skuadrës së tij në Lisbonë, me Sportingun, në Ligën e Europës. 28-vjeçari i kombëtares kuqezi, i cili luajti gjatë 90 minutave në këtë ndeshje, është shprehur se Lacios i ka munguar fati dhe se në fazën sulmuese duhet të jetë më konkrete: “Nuk po na ndihmon fati.

Treguam që dimë të luajmë shumë mirë, por duhet të jemi më konkretë para portës. Kemi humbur shumë raste. Pavarësisht humbjes, mendoj se në Lisbonë kemi zhvilluar një ndeshje të bukur, sidomos në pjesën e dytë. Ndonëse se Sportingu mbeti me një lojtar më pak, nuk ishte e lehtë t’i imponoje lojën tonë.” Cana nuk është vlerësuar mirë në ndeshjen e Serisë A me Palermon në Romë (0-0), ndërsa në Lisbonë performanca e tij ka rezultuar shumë më pozitive.



Gjobat e Superkupës

Apeli lë në fuqi Disiplinën

Tirana dhe Skënderbeu, dy skuadrat që diskutuan Superkupën e Shqipërisë më 18 gusht, duhet të derdhin përfundimisht nga 1.5 milionë lekë secila në arkat e FSHF-së për shkak të trazirave që ndodhën në Korçë. Komisioni i apelit, i mbledhur dje, ka lënë në fuqi vendimin e Disiplinës, që i gjobiti më 15 gusht me një shumë të barabartë të dy klubet për hyrjen e tifozëve në fushë, hedhjen e sendeve të forta dhe përdorimin e fishekzjarreve në fushë.

Gjobitja e dy klubeve është vetëm një pjesë e dënimit për ngjarjet e Superkupës, pasi Refik Halili, presidenti i Tiranës, si dhe Riza Hicka, anëtar i kryesisë së skuadrës bardheblu, janë dënuar gjithashtu me nga 500 mijë lekë gjobë dhe me moslejimin e futjes në stadium për 8 ndeshje.

---------- Post added at 01:13 ---------- Previous post was at 01:11 ----------

11 SHQIPTARET e “FC Luzerna” (udheheqsja e kampionatit zviceran)

Ekipi suprize qe po udheheq “Axpo” Superligen Zvicerane ka ne brendesi te saj plot 11 shqiptar pra nje ekip i tere shqiptaresh brenda pretedenteve kryesore per titull ne Zvicer.
Nga keta vetem Jahmir Hyka eshte i njohur ne arenen nderkombetare mbasi vesh fanelen e Shqiperise ndersa pak me i njohur eshte Hekuran Kryeziu , lojtar i Zvicres U18 i cili keshtu nuk e ka te drejten te luaj per Shqiperine . Por jane rreth 9 lojtare te tjere kandidate qe mund te veshin fanelen e Kombetares ose te Shpreses kuqezi . Te gjithe keta lojtare sterviten me ekipin e pare ndersa rreth 8 lojtare te moshes 18-19 vjec luajne per ekipin e dyte qe eshte dhe ai pretedent ne Ligen e trete profesioniste por gjithashtu jane gjithmone ne dispozicion te ekipit te pare per ndeshjet e “Axpo Super League”

Ja kush e meriton vendin e portierit :

ETRIT BERISHA – Portieri me i mire ne Suedi – 2011
10.03.1989/1,94cm – Portier
Kalmar FF: Allsvenskan (L1) Suedi

Ne mbyllje te sezonit futbollistik 2011 ne Suedi , gardiani gjigand 1,94 cm i ekipit modest te Kalmar FF, Etrit Berisha, po cilesohet si me i miri ne kampionatin suedez. Ky eshte sezoni i dyte per 22 vjecarin shqiptar qe ka luajtur ne te gjitha ndeshjet e mundshme te sezonit dhe i rene dhe ai ne syte e agjenteve suedez po refuzon perkohesisht oferten e tyre per kombetaren suedeze per te ruajtur porten e Kombit te tij.

FC Luzern – Ekipi i pare renditet i pari ne Ligen e pare profesioniste te Zvicres

Jahmir Hyka (8- FC Luzern) – 08.03.1988/1,68 – Mesfushor Qendror
Burim Kukeli (22- FC Luzern) – 16.01.1984/1,80 – Mesfushor Sulmues

Zvicra U18 – Hekuran Kryeziu (31- FC Luzern) – 12.02.1993/1,68 – Mesfushor Mbrojtes

———————————————————-
FC Luzern II (U21) – Ekipi i dyte renditet i 6-ti ne Ligen e trete profesioniste te Zvicres

Bujar Lika (2- FC Luzern II) – 11.08.1992/1,76 – Mbrojtes i Djathte
Met Deva (21- FC Luzern II) – 18.11.1993 – Mbrojtes
Valentin Gjokaj (12- FC Luzern II) – 23.08.1993 – Mbrojtes
Fisnik Hasanaj (4- FC Luzern II) – 08.02.1992 – Mbrojtes
Haxhi Neziraj (10- FC Luzern II) – 16.03.1993 – Mesfushor
Kujtim Xhelili (24- FC Luzern II) – 24.02.1991/1,75 – Mesfushor Qendror
Arben Buqaj (8- FC Luzern II) – 19.10.1991 – Mesfushor
Manuel Jelmini (9- FC Luzern II) – 11.05.1993 – Sulmues
 
Pe: Kombetarja

Bakaj: T’i bëjmë Francës atë që na bëri Luksemburgu

ë mungesë të Skelës, Lalës dhe Agollit, Bakaj mund ta nisë titullar: Luajmë pa presion, se s’kemi ç’të humbasim

Nuk pranon ta konsiderojnë të ri në kombëtare, pavarësisht se minutat në fushë i ka pasur të kufizuara. Elis Bakaj, 24 vjeç, duhet të marrë më shumë përsipër në kombëtare, aq më tepër që mesfushës do t’i mungojnë tre lojtarë kryesorë (Lala, Skela dhe Agolli), ndoshta edhe Ervin Bulku i dëmtuar. Fundjavën që shkoi ka shënuar një supergol në kampionatin rumun, duke dhënë sinjalin se po vjen momenti i tij: “E kam pritur më shpejt golin, por erdhi tani. Në Francë nuk do të shkojmë kokulur, pasi s’kemi çfarë humbasim.”

Elis, në mungesë të Skelës, juve ju jepet më shumë hapësira në formacion, qoftë në ndeshjen e radhës ndaj Francës…?

Gjithmonë jam shprehur se çdo lojtar ka dëshirë të luajë sa më shumë. Jam përpjekur të jap maksimumin në ato minuta që më janë besuar. Nëse do të jem titullar ndaj Francës, edhe pse është një ndeshje shumë e fortë, do të jap më të mirën që të justifikoj veten.

E konsideroni fat që mund të luani titullar përballë një skuadre të madhe?

Franca është shumë e fortë dhe ta imponon lojën. Do të jenë ata në përdorim të topit dhe për ne lojtarët ofensivë do të jetë pak më e vështirë. Por është një kënaqësi shumë e madhe që të luash ndaj Francës, veçanërisht në “Stade de France”.

Ju keni kohë që të prisni të luani nga fillimi me përfaqësuesen…?

Nuk më takon mua të vendos. ثshtë në dorën e trajnerit që të bëjë zgjedhjet dhe në dorë të specialistëve për të dhënë mendimin. Kemi të bëjmë me fundin e një cikli, që do të thotë se disa do ta mbyllin, ndërsa të tjerë bëhen më të rëndësishëm. Ne, që nuk mund të konsiderohemi më të rinj, duhet ta justifikojmë veten.

Përfaqësuesja jonë luajti mirë me Francën në pjesën e dytë. A mund të jetë kjo pikë referimi për ndeshjen e radhës?

Për mendimin tim, nuk duhet të luajmë në mbrojtje, pasi s’kemi çfarë të humbasim. Në dy vjet kemi bërë një ndeshje të dobët, atë me Luksemburgun. Përderisa Luksemburgu na mundi ne, pse të mos pretendojë Shqipëria t’i marrë pikë Francës? Për ne ishte një ndeshje tragjike. E kemi vuajtur shumë atë ndeshje, por nuk mund ta hedhim poshtë të tërë sezonin. Në Francë nuk duhet të shkojmë si inferiorë dhe as me kokën ulur. Nuk kemi presion dhe çfarë të humbasim.

Benzema, Riberi dhe të tjerë mund t’i mungojnë Francës?

Franca ka shumë lojtarë. Nuk do t’i ndiejnë këto mungesa.

Mendoni për Francën apo për Rumaninë?

Mendojmë për Francën, ajo është ndeshja e radhës. Në fillim Franca, pastaj Rumania.

Keni shënuar një gol të mrekullueshëm me Dinamon e Bukureshtit në kampionat. A ishte ky fillimi që prisnit?

E kam pritur më shpejt golin, por erdhi vetëm tani. Po kalojmë një formë të mirë, jemi në vend të parë dhe presim shumë nga ky vit.

Nga shtypi rumun kemi mësuar se trajnerit i keni kërkuar të luani nga fillimi…?

I kam kërkuar më shumë minuta, pasi duke luajtur më shumë, do të kem më shumë mundësi për të shfaqur veten.

Si i keni marrëdhëniet me trajnerin?

Shumë të mira. Ai ka besim tek unë dhe më ka aktivizuar dhe unë e kam justifikuar veten.
 
Pe: Kombetarja

Blank: Shqipërinë e mposhtim pa sforco

Trajneri i Francës kërkon të ruajë qetësinë. Mungojnë Benzema dhe Sanja, rrezikojnë Riberi, Abidal, Koshielni dhe Matuidi

Kjo javë ka qenë shumë e pafat për përfaqësuesen e Francës. Shumë futbollistë, që luajnë me ekipe të ndryshme në Europë, kanë pësuar dëmtime në prag të dy ndeshjeve të fundit në grup të Euro 2012, rezultatet e të cilave do të përcaktojnë skuadrën që do të kualifikohet direkt, Francën ose Bosnjë-Hercegovinën. Gjithsesi, trajneri Lorent Blank kërkon të ruajë qetësinë, që futbollistët e tij të mos e ndiejnë presionin.

Cila është situata që keni gjetur këtë mëngjes (dje)?

Futbollistët kanë ardhur të gjithë. Sigurisht që kemi dëmtime. Pasi stafi mjekësor të mësojë gjithçka për dëmtimet, do të vendosim për futbollistët e tjerë që do të grumbullojmë.

A keni menduar që në këtë situatë mund të grumbulloni lojtarë të Shpresës?

Ndoshta. Do të shoh më parë nëse ndonjë nga të dëmtuarit do të mund të riaftësohet në kohë.

Me këtë nënkuptoni grumbullimin e të riut Varane?

E kam parë në ndeshje dhe më duket shumë inkurajues. Po e ndjek me shumë vëmendje. Mund të themi që ai është me njërën këmbë në skuadër. Duhet parë se si do të shkojë sezoni, se sa do të luajë dhe si do të paraqitet. Gjithsesi, unë s’jam i detyruar të grumbulloj lojtarët e Shpresës për të zëvendësuar të dëmtuarit.

Përjashtim bën Sanja, mungesa e të cilët duket më shqetësuese…?

Që të mos gënjej, Karim Benzema do të mungojë në të dyja ndeshjet. Prisja që të paktën ta kisha në dispozicion me Bosnjën, por stafi mjekësor është kategorik, nuk mund të riaftësohet.

Sa i përket Abidalit…?

Për të lajmet janë më premtuese. Shpresoj që të paktën në ndeshjen e dytë të jetë i gatshëm. Në vend të Bakari Sanjas, që do të operohet sot (dje), kam thirrur Methju Debyshin. Për Erikun (Abidal) dhe Frankun (Riberi) kemi shpresa që të riaftësohen deri të premten.

A keni pasur presion nga Reali i Madridit për të mos grumbulluar Benzemanë?

Kur dëmtimi ndodh, s’ke çfarë të bësh. Shpresoja që ta grumbulloja Karimin për ndeshjen e dytë, por, për fat të keq, s’mund të bëjmë asgjë. Reali i Madridit nuk më ka bërë presion.

Cili do të jetë çelësi për të mundur Shqipërinë?

Kryesorja është kontrolli i topit, më pas futbollistët teknikë duhet të zgjidhin situatat. Nuk duhet të shqetësohemi shumë dhe të stresohemi për të zhbllokuar sa më shpejt rezultatin.

Zidane është shprehur se mund t’ju zëvendësojë. A keni ndonjë mesazh për t’i thënë?

Një figurë e tillë si Zinedin Zidane, me një karrierë kaq të pasur, do të ishte mirë të investohej në fushën e blertë sesa në studiot televizive. Nëse kjo ndodh, do të ishte shumë mirë. Nëse ka dëshirë, duhet të veprojë dhe të vendosë eksperiencën e tij në dispozicion të futbollit dhe futbollistëve.
 
Pe: Kombetarja

Samir Ujkani: Kombëtarja nuk është Novara

Portieri 23-vjeçar mendon se ka ende për t’u përmirësuar: “Një gabim sado i vogël kthehet në gol me kombëtaren”

ثshtë treguar gjithmonë i sinqertë dhe ka marrë përgjegjësitë që i takonin si me Francën ashtu dhe me Luksemburgun. Samir Ujkani e ndien që duhet të përmirësohet më shumë, për të shmangur ato gabime që i kushtuan jo pak Shqipërisë në dy ndeshjet e fundit.

Samir, ndeshja e radhës sërish me Francën, që na mundi para një muaji…?

Pas rezultateve negative që kemi pasur në dy ndeshjet e fundit, duhet të bëjmë një paraqitje të mirë dhe të përpiqemi të marrim një rezultat pozitiv.

Luajmë në transfertë dhe me shumë mungesa në formacion…?

Jemi 24 veta të grumbulluar dhe ata që do të luajnë, do të japin maksimumin. Shpresojmë të shkojë mirë kjo ndeshje.

Sa ndryshon paraqitja jua nga Novara te kombëtarja?

Kombëtarja është niveli maksimal, pasi luajmë kundër lojtarëve më të mirë, por edhe në klub duhet të përballesh me emra të mëdhenj. Te Novara stërvitem çdo ditë me të njëjtët futbollistë, ndërsa nuk kombëtare grumbullohesh për një periudhë të shkurtër, ku duhet të bësh gjithçka. Forma ime nuk ndryshon, unë jap maksimumin si në klub ashtu edhe në kombëtare. Kam nevojë të luaj sa më shumë.

Ndaj Francës në “Qemal Stafa” pësuat 2 golave brenda 18 minutave…?

Ne duhet të luajmë shumë të organizuar. Kur luan kundër ekipeve kaq të mëdha, gabimi më i vogël kthehet në gol, ndaj duhet të bëjmë kujdes. Shpresoj që gjithçka të na shkojë mirë.

Ju tashmë keni luajtur shumë ndeshje me Shqipërinë. Besoni se jeni përmirësuar dhe çliruar nga emocionet?

Qysh në ndeshjet e para e kam ndier besimin e trajnerit, të lojtarëve dhe të presidentit. Jam në një fazë që duhet të mësoj akoma shumë, por nga ana tjetër duhet të shmang gabimet që kam bërë.

Si e konsideroni këtë fillim kampionati me Novarën? Keni marrë atë që keni merituar?

Me pikët jemi të kënaqur. Por nëse shikojmë ndeshjet, duhej të kishim 3 pikë më shumë. Kemi pasur probleme me gjyqtarët dhe me gabimet tona, pasi shumë lojtarë nuk kanë eksperiencë në Serinë A dhe po bëjnë gabime të vogla. Kemi treguar se mund ta mbajmë një nivel të caktuar si kundër Interit, ashtu edhe kundër Atalantës dhe Katanias.

Megjithatë keni pësuar shumë gola te Novara…?

Po, por më pak se Hulio اezar i Interit.

Mendoni se e keni hedhur një hap të rëndësishëm dhe se mund të qëndroni për shumë vite në Serinë A?

Jam në një fazë që po mësoj shumë gjëra dhe për mua është e rëndësishme që të luaj. Në Serinë A ka lojtarë më të mirë se në Serinë B, por shumë skuadra janë thuajse në të njëjtin nivel. Torino për mua është me e fortë se Kievo apo se Atalanta. Unë dua vetëm të luaj, në Serinë A apo B.

Keni luajtur më parë në një stadium të madh si “Stade de France”?

Kam luajtur në “San Siro”.

Pra, s’do ta keni problem ambientimin?

Jo.



Blank plotëson grupin me Sise dhe Methiu

Para dy ndeshjeve të fundit kualifikuese në grup, me Shqipërinë dhe Bosnjën, trajnerit të Francës, Loren Blank, i duhet të përballojë situatën pa disa lojtarë cilësorë, që janë të dëmtuar. E sigurt është se ndaj Shqipërisë do të mungojnë Benzema, Sanja, Riberi, Gamerio, mbase edhe Abidal. I gjenduar para këtyre dëmtimeve që kanë ardhur së fundi, trajneri Blank e ka plotësur grupi me dy lojtarë të tjerë.

Dje “Gjelave” u janë bashkuar sulmuesi i Lacios, Xhibril Sise, si dhe mbrojtësi i Valencias, Zheremi Methiu. Para ndeshjes së 2 shtatorit mes Shqipërisë dhe Francës, kapiteni kuqezi, Lorik Cana, do të shprehej për mediat franceze që Zhibril Sise e meriton të thirret në kombëtare. Për koincidencë, para ndeshjes së 7 tetorit realizohet kjo kërkesë e Canës për shokun e tij të skuadrës te Marseja dhe së fundi te Lacio.

Sise ka zhvilluar 40 ndeshje me kombëtaren franceze, ka shënur 9 gola dhe u mungon “gjelave” nga shkatërrimi që patën në botërorin e 2010-ës. “ثshtë një ditë e madhe për mua, pasi jam thirrur në ekipin kombëtar. Jam shumë i gëzuar dhe jam krenar që do të kem mundësi të kontribuoj për vendin tim,”- është shprehur dje sulmuesi Xhirbril Sise.



Francë- Shqipëri gjykohet nga një treshe greke

Takimi Francë-Shqipëri, që do të luhet me 7 tetor, ora 21:00 në stadiumin “Stade de France”, do të gjykohet nga një treshe greke, i kryesuar nga Mihalis Kukaulaqis. Gjyqtari Kukaulaqis është i datëlindjes 25 qershor 1975 dhe është gjyqtart i FIFA-s që nga viti 2008. Statistikat tregojnë se greku është një gjyqtar strikt, pasi e nxjerrë shpesh nga xhepi kartonin e verdhë.



Për kompanitë e basteve, Shqipëria nuk ekziston

Normalisht që nuk pritet shumë nga kuqezinjtë në përballjen e së premtes me Francën. Por, sipas koeficientëve të publikuar nga disa agjenci bastesh, duket qartë që Shqipëria nuk ekziston. Francezët janë favoritë absolutë dhe fitorja e tyre kuotohet minimalisht 1.09, barazimi ka koeficientin 8.2, ndërsa fitorja e Shqipërisë vlerësohet me koeficient 20.45. Kouta të tilla nuk janë të denja as për ekipe të tipit San-Marino.
 
Pe: Kombetarja

Lila: Jemi më këmbë në tokë, Franca kampione bote

“Ne e kemi treguar edhe në të shkuarën se dimë të marrim rezultate pozitive ndaj skuadrave të mëdha”

Trajneri i kombëtares, Josip Kuzhe, qysh kur është emëruar në këtë detyrë i ka besuar shumë Andi Lilës, edhe pse aktivizohej me Tiranën në superiore dhe jo në kampionatet e europiane. Madje Kuzhe e rreshtoi për herë të parë në mesfushë, si shkatërrues, ide e cila u “kopjua” nga trajnerët e Tiranës dhe së fundmi nga PAS Janina. Rikthimi i tij në formacionin kuqezi i sjell një lloj qetësie Kuzhes, pasi energjia e tij në mesfushë vendos ekuilibrat në skuadër

Mungesa Lila shpreh keqardhje për dy humbjet me Luksemburgun edhe për faktin që ai nuk ishte në fushë, ndoshta për të bërë diçka më shumë. “Përderisa bëmë një nisje të mirë të këtyre eliminatoreve, në shumë ndeshje bëmë paraqitje shumë të mira, por në dy ndeshjet e fundit nuk luajta pasi isha i dënuar. Më erdhi shumë keq që ekipi nuk fitoi në këto përballje për të realizuar qëllimin që i kishim vënë vetes në fillim të sezonit për të ngjitur shkallët në klasifikimin e përgjithshëm.”

Franca Mundësitë që Shqipëria të marrë rezultat pozitiv në Francë janë të pakta, megjithatë ato ekzistojnë. Lila qëndron me këmbë në tokë dhe kërkon që lojtarët të bëjnë më të mirën, pa menduar shumë për rezultatin: “Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të flasim realitetin. Franca është një nga skuadrat më të forta në botë dhe ka fituar më parë titullin europian e botëror.

Ajo mund edhe skuadrat më të forta të botës. Për ne është e rëndësishme të japim më të mirën tonë dhe ne kemi treguar dhe në të shkuarën se dimë të marrim rezultate pozitive ndaj skuadrave të mëdha. Secili që aktivizohet në fushë të japë më të mirën e vet, pasi fanella e kombëtares është e rëndë dhe ne në këto sfida përfaqësojmë një komb të tërë.”

PAS Janina “Kemi zhvilluar pesë ndeshje në kampionat dhe unë kam luajtur pesë ndeshje të plota, me nga 90 minuta. Ky është fillimi më i mirë i mundshëm, që nuk e kisha parashikuar as vetë. Kemi bërë një prezantim të mirë, pasi kemi tetë pikë dhe vetë sportdashësit në Greqi nuk e kanë besuar këtë. Jemi në hapat e duhura dhe mendoj se kemi lojtarët dhe grupin për të bërë gjëra të mira. Janina në 7 vitet e fundit ka qenë me oshilacione të mëdha, një herë në të parën e një herë në të dytën, por objektivi ynë si skuadër këtë edicion është të qëndrojmë në kategorinë e më të mirëve.”

Pozicioni Lila është pa dyshim një nga lojtarët më të rëndësishëm të PAS Janinës. Jo më kot ai është aktivizuar në disa pozicione, së fundmi si mbrojtës i majtë: “Faktikisht, në katër ndeshje kam luajtur mesfushor qendre në kampionatin grek dhe një herë mbrojtës i majtë. Për mua nuk ka kurrfarë problemi, pasi e rëndësishme është që të ndihmoj skuadrën që ajo të fitojë.

Pra, që të bëjmë një paraqitje të mirë si skuadër. E mira është të përshtatesh në një rol dhe të japësh maksimumin në fushën e lojës për 90 minuta. Personalisht pëlqej të luaj në mesfushë, por nga ana tejetër, dua t’i vij sa më shumë në ndihmë skuadrës, qoftë klubit ku aktivizohem apo kombëares.





Në Janinë, si në Shqipëri
Andi Lila është ndër më të vlerësuarit nga tifozëria e Janinës edhe për faktin që në këtë qytet jeton një komunitet i madh shqiptarësh: “Në Janinë jetojnë afro 10 mijë shqiptarë. Unë përditë takoj njerëz të rinj dhe ata vijnë të më përshëndesin dhe më inkurajojnë. Kjo është shumë pozitive për mua dhe më ka ndihmuar mjaft. Kjo është dhe një shtysë për të dhënë maksimumin në çdo ndeshje.”





Për Tiranën…

“Unë e dua Tiranën kampione. Kam kaluar tre vite më të mira te Tirana, tri vite të gëzueshme. Vazhdoj të mbaj kontakte me shokët e mi te Tirana.”



Për Sabien Lilën….

“Ai është lojtar shumë i mirë. Edhe në kombëtare mund të bashkëpunojmë, si te Tirana. E di që ai po rritet shumë profesionalisht dhe është një lojtar me të ardhme.”
 
Pe: Kombetarja

Lorik Cana: Në Francë, për imazhin e Shqipërisë

“Ne po shkojmë në Francë për të treguar se dimë të luajmë futboll, që kemi vlera dhe për të rritur imazhin.”

Në Shqipëria është sadopak e njohur në Francë sa i përket futbollit, pa dyshim që merita kryesore është e Lorik Canës. Edhe në ndeshjen e dytë do të mbajë shiritin e kapitenit: “ثshtë ndeshje imazhi për Shqipërinë. Duhe të dalim me kokën lart nga “Stade de France.”

Rikthimi në Francë Lorik Cana do të luajë pas më shumë një dy vitesh një ndeshje në tokën franceze, aty ku është rritur si futbollist dhe mori famë. Për Canën “Stade de France” përfaqëson shumë kujtime, pasi aty ka luajtur katër finale të Kupës së Frances: “Pas gjithë atyre viteve që kam luajtur në Francë, në një vend ku jam rritur si futbollist e si njeri, rikthimi në “Stade de France” mbetet i veçantë për mua.

Aty kam luajtur katër finale të Kupës së Francës. Në Francë kam familjen time dhe shumë miq. Do të jetë një ndeshje e bukur, e veçantë, që do të mundohemi ta fitojmë, pastaj edhe të shijojmë momentin, pasi raste të tilla nuk vijnë shpesh për një futbollist.”

اështja e kapitenit Në “Qemal Stafa”, në humbjen 1-2 me Francën, Cana ka mbajtur shiritin e kapitenit. Por pas ndeshjes ka pasur zëra për përplasjen e futbollistëve për shiritin. Cana sapo ka gjetur rastin, u ka tërhequr vëmendjen mediave për shtrembërim të realitetit: “Kam dëgjuar disa zëra që janë përhapur nga media për shiritin e kapitenit. Mendoj se edhe ju keni përgjegjësi që të mos e prishni imazhin e kombëtares.

Nuk duhet të publikohen gjëra të pavërteta. ثshtë folur për një ambient problematik në kombëtare etj, por unë ju siguroj se gjatë tetë viteve që kam qenë pjesë e kombëtares, ka ekzistuar një ambient i pastër dhe pa probleme. Kjo është meritë e të gjithëve. Pra, është fryt i raporteve të mira. Altini është kapiten, Skela zëvendëskapiten e më pas vij unë. Unë i kam si vëllezër lojtarët, kam raporte shumë të mira me ta. Nuk ia vlen të flasësh për përçarje, sepse është humbje kohe. Unë flas në fushën e lojës. Shiriti është diçka simbolike dhe çdo lojtar e ka për nder ta mbajë. Natyrisht që unë do ta mbaj edhe për shumë kohë dhe sigurisht edhe ndaj Francës. Në fushë unë sillem si një lider. ثshtë përgjegjësi shumë e madhe për mua.”

Mungesat e shumta Franca dhe Shqipëria në këtë përballje të dytë do të kenë shumë mungesa, por Cana thekson se kuqezinjtë i vuajnë më shumë: “Bëhet fjalë për lojtarë të rëndësishëm që mungojnë në një ndeshje të rëndësishme. Nuk kemi luksin që t’i zëvendsojmë. Luajmë ndaj një skuadre që në vendin e tyre, ushtrojnë presion etj. Në këtë sfidë kemi një 11-she që starton për herë të parë bashkë.

Nga kjo mund edhe të shënojmë një rezultat të thellë. Por ne shkojmë të organizuar, me shumë besim. Sepse kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, sepse na ndjekin miliona e miliona telespektatorë. Unë jam i sigurt se lojtarët e rinj do të japin 100 për qind të tyre. Në fund të ndeshjes duhet të dalim me kokën lart, me dinjitet dhe me një imazh të bukur të vendit tonë. Franca ka shumë lojtarë, mbi 50 të nivelit botëror. Sigurisht që si Riberi nuk ka një të dytë.”

Kujtimi i Portugalisë 3 vjet më parë, pas humbjes së pastër 2-0 në Hungari, edhe pse me mungesa, Shqipëria befasoi Portugalinë në shtëpi (0-0). Po a mund të pretendojmë që historia të përsëritet? “Nëse është për të njëjtin rezultat, si me Portugalinë para tre vjetësh, do të firmosja që tani. Pak a shumë do të jetë ndeshje me karakteristika të njëjta.

Kundërshtari do të sulmojë dhe do ta mbajë më shumë topin. Barazimi me Portugalinë ka qenë një arritje e madhe për ne. Ne që jetojmë jashtë vendit e dimë se sa jehonë ka bërë kombëtarja në atë sfidë. Ishte një imazh i madh për ne. Ne po shkojmë në Francë për të treguar se dimë të luajmë futboll, që kemi vlera dhe për të rritur imazhin.”

Ndërrimi i brezave Skela, Lala, Bogdani dhe Duro shumë shpejt s’do të jenë më pjesë e kombëtares. U përket lojtarëve me eksperiencë si Cana që të ndihmojnë të rinjtë në integrimin në skuadër: “ثshtë një cikël normal, ku lojtarët në moshë zëvendësohen nga të rinjtë. Shpresoj që stafi të jetë në vështirësi se cilin nga të rinjtë të zgjedhë më parë.

Ne kemi nevojë për më shumë cilësi. Kemi vuajtur shumë për lojtarë të rinj. ثshtë një punë që duhet të bëhet në vazhdimësi. Për fat të keq, ligjet e UEFA-s dhe FIFA-s na pengojnë shumë, pasi ka të rinj që kanë luajtur më parë me skuadrat e tjera, por tani nuk mund të luajnë me ne. Por edhe kampionati shqiptar ka prodhuar talente. Kemi Roshin, i cili po ecën mire, dhe kjo është pozitive dhe për ekipin kombëtar.

Fillimi te Lacio Cana i shmang analizat e thella për Lacion, pasi dëshiron të përqendrohet vetëm te kombëtarja: “Fillimi ka qenë i mirë. Natyrisht që humba dy-tri ndeshje, pasi u dëmtova. U ktheva dhe tani nga pikëpamja fizike jam mirë. Kam luajtur disa ndeshje në kampionat dhe një të plotë në Europa League. Nuk pres të luaj çdo ndeshje, e rëndësishme është që të më jepet mundësia të aktivizohem, pra të luaj.”
 
Pe: Kombetarja

Blank: Kujdes, Shqipëria na kushtëzon Bosnjën!


Trajneri i Francës kërkon të ruajë qetësinë: Kam bërë më shumë rolin e psikologut se të trajnerit

Trajneri i përfaqësueses franceze, Laurent Blank, në konferencën e djeshme për shtyp i ka kushtuar rëndësi të madhe përballjes me Shqipërinë, ndonëse me një fitore me Bosnjën sërish “Gjelat” do ta siguronin kualifikimin. Mungesat e shumta e kanë detyruar Blankun t’i kushtojë shumë rëndësi përgatitjes psikologjike.

Zoti Blank, pse i kushtoni kaq shumë rëndësi ndeshjes me Shqipërinë, kur një fitore me Bosnjën e kualifikon Francën?

Përderisa kemi dy ndeshje për të luajtur, rezultati me Shqipërinë mund të kushtëzojë atë me Bosnjën. Ne kemi një seri për të ndjekur, bëhen disa ndeshje pa humbje (13) dhe luajmë përpara publikut tonë. Vetëm për këto arsye duhet ta fitojmë këtë ndeshje. Vetëm pas kësaj do të kemi kohën për të menduar për Bosnjën.

Keni shumë mungesa, për arsye dëmtimesh. Si do ta përgatitni këtë ndeshje?

Ka qenë një përgatitje e zakonshme, por më e komplikuar. Na është dashur të ruanim qetësinë, të shikonim çdo gjë deri të mërkurën në mëngjes. I kishim parashikuar disa goditje të tilla. Kur pamë lojtarët të mbërrinin dhe që nuk ishin në formën e tyre më të mirë fizike, u detyrova që më shumë të bëja rolin e psikologut sesa të trajnerit. Ne shpresojmë që të gjithë të jenë në formën e tyre më të mirë nesër (sot) në darkë.

Ua keni kujtuar lojtarëve tuaj vitin 1993, apo keni frikë?

Jo, nuk më ka shkuar në mendje për ta futur këtë kapitull në listën e përgatitjeve. Duke parë dëmtimet, kishim të tjera gjëra për të bërë. Pastaj, nuk u kam folur edhe për një arsye të thjeshtë: përveç meje, ndonjë elementi të stafit dhe jush, lojtarët nuk e kanë në kujtimet e tyre atë që ka ndodhur. ثshtë një gjeneratë tjetër. Nuk peshon më kjo gjë.

Ju keni deklaruar të hënën se 4-4-2 është një sistem që nuk ekziston më në nivele të larta. Megjithatë, duket se do t’i ktheheni…?

ثshtë çështja më e madhe në këtë moment. Ju pretendoni se ne do të luajmë me një 4-4-2, por 4-4-2 tuaj mund ta kthej shpejt në një 4-3-3. Ja, kështu flitet, mendohet, por më e rëndësishmja ka të bëjë me përshtatjen dhe efikasitetin.

Një fjalë për Samir Nasrin pas deklaratave të tij në konferencën për shtyp…?

Duhet të shfrytëzojmë gjithçka për të qenë më të mirë, por ajo që unë dua është që të mendojmë për të tashmen dhe të ardhmen. Ai ka bërë një bisedë më të pranueshme sesa ajo që unë dëgjova para një muaji. ثshtë një formë inteligjence, qëndrimi i tij më pëlqen shumë sesa ajo që ai kishte bërë kohët e fundit. Por po ua them, po ua përsëris juve dhe atij: nuk ka asnjë problem mes nesh!



M’Vila: Shqipëria s’është formalitet

Mesfushori i Renës, Jan M’Vila, në një prononcim të gjatë për mediat vendase, është shprehur se e ruan si kujtimin më të bukur me Francën golin në “Qemal Stafa” dhe nuk është dakord me ata që thonë se kuqezinjtë janë vetëm një formalitet. Ai mban mend 45 minutat e dyta! “Shqipëria është një ekip shumë i mirë. Ne e mbajmë mend se çfarë na bëri në pjesën e dytë, në “Qemal Stafa”. E kemi shumë të freskët atë ndeshje dhe askush të mos e cilësojë një formalitet përpara Bosnjës,” – shprehet autori i golit të dytë francez në “Qemal Stafa”, M’Vila



Konfirmohet edhe mungesa e Abidalit

Erik Abidal është lojtari i fundit “i katërshes së artë” që nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Laurent Blank për ndeshjen me kuqezinjtë. Në të vërtetë, klubi i Barcelonës, ku aktivizohet Abidal, i ka bërë thirrje stafit drejtues të Francës që të ketë ketë kujdes me mbrojtësin dhe të mos e aktivizojë të paktën kundër Shqipërisë. Dhe kështu ka ndodhur.

Në fillim të javës mungesa e parë e zyrtarizuar ishte ajo e Karim Benzemasë, sulmuesit të Realit të Madridit, i cili nuk është grumbulluar fare nga Blank. Fatin më të keq e ka pasur mbrojtësi Bakari Sanja, i Arsenalit, i cili ka thyer këmbën në një ndeshje të Premier Ligës dhe do të mungojë të paktën tre muaj.

Jo më pak e rëndësishme është mungesa e Frenk Riberisë, një lojtar shumë cilësor nga teknike, që mund të zgjidhë ndeshjen në çdo moment. Këto katër mungesa Franca mund t’i vuajë më shumë ndaj Bosnjës, më 11 tetor, vetëm 4 ditë pas përballjes me Shqipërinë.



80 mijë bileta të shitura, “Stade de France” plot

Stadiumi legjendar i Parisit, “Stade de France”, do të mbushet në kapacitet të plotë për ndeshjen Francë-Shqipëri. Të gjitha biletat e hedhura në treg, rreth 80 mijë, janë shitur të gjitha. Federata Franceze e Futbollit ka ndjekur një strategji të veçantë për tërhequr vëmendjen e publikut për dy ndeshjet e fundit.

Tifozët e “Gjelave” me biletën që kanë blerë për të parë Shqipërinë do të mund të shohin edhe përballjen me Bosnjën, më 11 tetor, që do të përcaktojë skuadrën që do të kualifikohet direkt në Grupin D. Në këtë atmosferë të zjarrtë, përballë 80 mijë shikuesve, Shqipërisë do t’i duhet shumë më tepër se fat për të marrë një rezultat pozitiv.
 
Pe: Kombetarja

Do fitojm apo jo PO PO PO :p
 
Pe: Kombetarja

je ne formacion ti? do fitojm
 
Pe: Kombetarja

Ishalla fitojn cunat kunder frances :p :p :p por qe te fitonte tamam i dyjej nje dinamovit si ky siper :p :p :p

flamuri-kombetar.jpg
 
Pe: Kombetarja

:(

Paramendova se do te isha ne DC sot por m'u anullu udhetimi ne minut te fundit, se do kisha vajtur ta shihja :(
 
Pe: Kombetarja

Rendesi ka qe jemi me Zemer atje :)
 
Pe: Kombetarja

Shqipëri pa të ardhme, jemi sërish të parafundit në grup

Kuqezinjtë kanë pësuar 3 gola, duke i mbyllur matematikisht eliminatoret në vendin e parafundit. Odise Roshi, shkëndija kuqezi në “Stade de France”

FRANCث – SHQIPثRI 3 – 0



Shënues: Maluda 11’, Remi 38’, Reveje 67’

Franca: Loris, Debushe, Evra (Reveje 46’), Rami, Kabul, Kabaje (Martin 47’), Gomis (Sise 80’), Nasri, Maluda, M’Vila, Remi. Trajner: Laurent Blank



Shqipëria: Ujkani, Lila, Vangjeli, Dallku, Cana, Duro, Lika (Lilaj 81’), Salihi, Muzaka (Januzi 74’), Hyka (Bakaj 63’), Roshi. Trajner: Josip Kuzhe

Kartonë të verdhë: Debeshe, Rami, Remi / Lila, Vangjeli, Cana, Duro

Gjyqtarë: Mikael Kukulaqis, Dhimitri Saradharis, Leonidha Vasilaidhis (Greqi)

Ka përfunduar ashtu siç mund ta ketë parashikuar çdo sportdashës ndeshja e “Stade de France”. Shqipëria ka pësuar 3 gola, dy në pjesën e parë, duke u mundur me një rezultat të pastër 3-0. Me shumë mungesa në çdo repart, trajneri Josip Kuzhe nuk ka patur mundësi zgjedhjeje, duke aktivizuar për herë të parë në kombëtare dy futbollistë: Odise Roshin dhe Ahmen Januzin.

Mesfushori i Këlnit nuk ka luajtur as në rolin e tij natyral, në të djathtë, për i ka ardhur në ndihmë skuadrës në të majtë, aty ku mungonte Ansi Agolli. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Januzin, i cili nga sulmues i parë, për aq minuta sa ishte në fushë luajti shumë i tërhequr në të majtë. Nëse për futbollistin e Vorsklës është e vështirë të japësh një vlerësim të saktë, Odise Roshi dha shkëndijën e parë që shumë shpejt do të jetë lojtar i formacionit bazë.

Pjesa e parë Shqipëria e ka nisur ndeshjen me një formacion të sajuar, i kushtëzuar nga mungesat e shumta për arsye kartonësh dhe dëmtimesh. Sikur të mos mjaftonte mungesa e Lalës si shkatërrues, Kuzhes i është dashur të mendojë edhe për zëvendësimin e Ervin Bulkut, i cili, me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor për ta riaftësuar në kohë, nuk ka udhëtuar fare drejt Francës. Kuzhe, duke parë gabimet e ndeshjeve të fundit, është shfaqur fanatik me katërshen e mbrojtjes.

Edhe pse e ka menduar gjatë, në fund nuk ka preferuar ta aktivizojë Andi Lilën si shkatërrues, por i ka besuar Gilman Likës, duke lënë Muzakën në të djathtë. Sikurse pritej, Franca do ta kontrollonte lojën qysh në fillim dhe goli nuk do të vonohej. Si gjithmonë, ndëshkimi i kundërshtarit vjen nga një gabim naiv i tanëve. Vangjeli beson më shumë se çduhet në një dyluftim me Reminë, duke e humbur topin në anësore.

Sulmuesi depërton në të djathtë dhe fut një top në zonë në krahun tjetër për Maludanë. Futbollisti i اelsit është me fat, pasi topi i goditur prej tij përfundon në rrjetë i devijuar nga Dallku sa për të nxjerrë jashtë loje Ujkanin. Odise Roshi, në të majtë të mesfushës, duke i zbatuar me përpikëri detyrat e trajnerit, shpesh detyrohet të kthehet deri në vijën fundore, për të ndalur sulmet e francezëve.

Në pjesën e parë loja e kuqezinjve përqendrohet më shumë në krahun e djathtë, ku Duro, Muzaka dhe Dallku afrohen deri në fundore, por pa shumë rrezikshmëri. Pjesa e parë është pozitive edhe për Jahmir Hykën, i cili guxon, futet në driblim, por e ka të pamundur të bëjë më shumë. Ndërsa Salihi, i vetëm në sulm, ashtu sikurse e kishte parashikuar, s’mund të bëntë asgjë përballë mbrojtjes së fuqishme franceze.

Në minutën e 38-të, Samir Nasri e bën “çorap” mbrojtjen shqiptare, duke nxjerrë të lirë Reminë në të djathtë të sulmit. Ky i fundit, edhe pse në pozicion të prirët, shënon i ndihmuar edhe nga qëndrimi jopozicional i Ujkanit (topi prek pjesen e brendshme të këmbës së djathtë të Ujkanit dhe përfundon i devijuar në rrjetë).

Pas këtij momenti Shqipëria guxon më shumë, pasi ç’ka çfarë të humbasë. Odise Roshi, i cili deri në këto momente kishte menduar vetëm për mbrojtjen, godet fort nga 30 metra largësi, duke e detyruar Lorisin ta dërgojë topin në fundorë. Roshi, i çliruar tashmë psikologjikisht, i lejon vetes të bëjë disa veprime teknike, por pa e tepruar.

Pjesa e dytë Ndeshja e ka marrë rrjedhën e saj qysh në pjesën e parë. Kuzhe hedh në fushë të njëjtin formacion, duke pritur momentin e përshtatshëm për të bërë zëvendësimet e duhura. Gjatë 45-minutëshit të dytë bie rendimenti i Jahmir Hykës, ndoshta i lodhur në pjesën e parë, ndërsa Muzaka e ka të vështirë të depërtojë nga e djathta. Francezët bëjnë detyrën, qarkullojnë mirë topin, por ndeshen me mbrojtjen e dendur të kuqezinjve.

Kuzhe e kupton që ka ardhur momenti për të bërë zëvendësimet. Në fillim kërkon të rifreskojë mesfushën, duke aktivizuar Bakajn në vend të Hykës, por francezët shënojnë sërish, këtë radhë në krahun e majtë të sulmit me Revejenë, i cili, edhe pse shumë prirët me portën, e dërgon topin në shtyllën e parë, aty ku Ujkani duhet të ishte vendosur më trup. ثshtë një gol thuajse identik me atë të pjesës së parë, veçse anën tjetër të portës.

Kuzhe, pas pësimit të golit të tretë, aktivizon Januzin në vend të Gilman Muzakës, për të guxuar në sulm. Roshi kalon në të djathtë, por nuk mund të bëjë më shumë se në pjesën e parë. 10 minutat e fundit i jepet mundësia edhe Sabien Lilës, ish-futbollistit të Tiranës, i cili nuk pati mundësi të tregonte shumë. Franca, që tashmë e ka koleksionuar fitoren ndaj kuqeiznjve, madje pa u sforcuar, e administron lojën edhe në në minutat e mbetura.

Përfundimisht 3-0 në “Stade de France”. Kjo ndeshje tregoi qartë se Kuzhe duhet t’i kishte afruar më herët lojtarë të tillë si Roshi apo Januzi, pse jo edhe Sabien Lilën, që debutimi të mos u ndodhte për emergjencë, për shkak të mungesave. Përfundimisht Shqipëria bën të vetin vendin e parafundit në renditje, duke mos arritur objektivin minimal në këtë fushatë eliminatoresh. Ndeshja e 11 tetorit me Rumaninë do të jetë sa për statistikë, ndoshta për të afirmuar të rinjtë si Roshi, Januzi dhe Lilaj, pasi nuk shërben për asgjë tjetër.

Nr. Skuadra Fit Brz Hmb Glv Pikë

1.Franca 6 2 1 14-3 20

2.Bosnja 6 1 2 16-7 19

3.Rumania 3 4 2 12-8 13

4. Bjellorusia 3 4 3 8-7 13

5.Shqipëria 2 2 5 6-13 8

6.Luksemburgu1 1 8 3-21 4



Ndeshjet e luajtura

Rumani-Shqipëri 1-1

Luksemburg-Bosnje 0-3

Francë-Bjellorusi 0-1

Bjellorusi-Rumani 0-0

Shqipëri-Luksemburg 1-0

Bosnje-Francë 0-2

Luksemburg-Bjellorusi 0-0

Shqipëri-Bosnje 1-1

Francë-Rumani 2-0

Bjellorusi –Shqipëri 2-0

Francë-Luksemburg 2-0

Luksemburg-Francë 0-2

Luksemburg-Shqipëri 1-0

Bosnje-Bjellorusi 1-0

Rumani-Francë 0-0

Rumani-Bjellorusi 2-2

Bosnje-Luksemburg 5-0

Francë-Shqipëri 3-0

Ndeshjet e mbetura

11 tetor 2011

Shqipëri-Rumani

Francë-Bosnje
 
Pe: Kombetarja

Rudi Vata: Kuzhe po ikën, e bëj unë trajnerin e Shqipërisë!

“The Sun” ka publikuar dje një intervistë të gjatë të Rudi Vatës, ish-futbollistit të Sëlltikut, i cili e shpreh hapur dëshirën për të marrë drejtimin e kombëtares

Në Skoci është i njohur për opinionin sportiv, pasi ka luajtur për 5 vite më Sëlltikun e Gllazgout, duke spikatur në radhët e mbrojtjes. Në Hamilton të Skocisë ka shtëpinë e tij, por po qëndron me valixhet gati për t’u kthyer në Shqipëri si trajner i kuqezinjve. E ka shprehur edhe në mediat shqiptare këtë dëshirë dhe pret përfundimin e eliminatoreve për të marrë një përgjigje, pse jo pozitive, nga presidenti Armand Duka.

Menaxher dhe trajner Rudi Vata u bë menaxher i FIFA-s, pasi u specializua në Eropën Perëndimore, i ndihmuar nga konktatket e shumta që kishte. Mirëpo një vit më pare, ai mori një tjetër vendim: t’i kthehej fushave të blerta në rolin e trajnerit. “U bëra menaxher i FIFA-s për një arsye të thjeshtë: që t’i qëndroja pranë futbollit. Por me kalimin e kohës kuptova që dëshiroja të bëhesha trajner futbolli. Për këtë arsye u ktheva në Tiranë për të bërë realitet qëllimin tim. Federata Shqiptare e Futbollit ka një marrëveshje të veçantë me homologen italiane. Franko Ferrara, një nga lektorët më të famshëm në Itali, bashkë me tre lektorë të tjerë erdhën në Tiranë për të na dhënë leksionet përkatëse. Në këto kurse mora licensën B dhe A. Italia është shumë afër Shqipërisë dhe ne shqiptarët në përgjidhësi flasim mirë italisht. Një nga shokët e mi të kombëtares shqiptare në vitet ’90, Igli Tare, aktualisht është drejtori sportiv i Lacios dhe ka luajtur për shumë vite në Serinë A. Jua tregoj unë cili ishte problemi: Shqipëria ka prodhuar futbollistë të mirë, por organizmi në federatën tonë të futbollit ishte shumë i dobët. Nuk mund të përformonin aq mirë, ndonëse kishim mundësi më shumë. Po të hedhësh sytë nga vendet e tejra të vogla të Ballkanit si në Maqedoni, Malin i Zi dhe Bosnjë, kupton që në arenën ndërkombëtare kanë arritur rezultate shumë më të mira se ne.

Synimi Për Vatën, humbja me Luksemburgun ishte bëma e fundit negative e futbollit shqiptar. Ai hedh kandidaturën për t’u bërë trajner i Shqipërisë, pas largimit të mundshëm të Josip Kuzhes. “Kontrata e Kuzhes po përfundon dhe FSHF po kërkon një trajner tjetër për zëvendësimin e tij. Do të më pëlqente shumë nëse më emërojnë trajner të Shqipërisë. Besoj se jam mjaft i përgatitur. E di që njerëzit do të thonë se nuk kam eksperiencën e duhur, por eksperienca e paktë si trajner nuk është bërë pengesë për Slaven Biliçin e Kroacisë, apo Jurgen Klismanin e Gjermanisë. Mendoj që në Shipëri ka shumë lojtarë të rinj të talentuar. Mendoj gjithashtu se jam i përgatitur për të përcjellë idetë e mia në kombëtare. E mendoj në çdo kohë këtë. Kam luajtur 59 ndeshje me Shqipërinë, ndër të cilat 40 herë kam qenë kapiten. Gjithashtu kam jetuar në katër vende të ndryshme. Kam qenë pjesë e Shqipërisë në të kaluarën dhe dua të jem pjesë e kombëtares edhe në të ardhmen,” – ka vijuar më tej Vata.
 
Pe: Kombetarja

Bogdani: Ndaj Rumanisë të hakmerremi edhe për humbjen 6-1!

Mutusë i kam thënë: Mbas humbjes, që na shkaktuan në Rumani me rezultatin e thellë 6-1, më mirë të mos vijnë në Shqipëri. E kam paralajmëruar për hakmarrje

Erion Bogdani është tashmë në “podin” e kryegolashënuesit të kombëtares kuqezi. Goli i 15-të, që e realizoi ndaj Luksemburgut, bëri që ai të parakalonte Alban Bushin. Megjithatë, kjo arritje personale duhet të shkojë paralelisht me sukseset e kombëtares. Të paktën kështu dëshiron vetë “Er Bomber” të ishte.

Ka munguar ndaj Francës, ndërsa shihet si “përforcimi” ideal për eliminatoren e fundit ndaj Rumanisë, ku Shqipëria, sipas tij, duhet të hyjë në fushë vetëm për të fituar. Sepse, 8 pikët aktuale në klasifikim, janë vërtet pak për mundësitë e kombëtares kuqezi. Në intervistën e mëposhtme, sulmuesi shqiptar, që luan me اezenën në Serinë A, komenton:

Bogdani, cili është vlerësimi që keni për 90 minutat e Parisit, duke e parë nga jashtë ndeshjen?

E kam parë nga televizori ndeshjen, por i kam përjetuar emocionet si të isha përkrah shokëve të kombëtares, aty në fushën e blertë. Për mua ishte një ndeshje e vështirë, ndaj nuk është turp të mundesh me Francën. Ky kundërshtar dhe lider në grupin tonë kualifikues ka një ekip shumë të mirë, përbëhet nga lojtarë që luajnë në klubet më të mira të Europës.

Megjithatë, duke e riparë ndeshjen në fjalë, mund t’ua kishim bërë pak më të vështirë fitoren francezëve. Shqipëria luajti me lojtarë të rinj në Paris, kështu që kjo ndeshje do t’u shërbejë mjaft kandidatëve kuqezinj për kombëtaren. Jam i sigurt se kur të luajnë me ekipe më të dobëta se Franca, do të japin kontributin e tyre dhe do të luajnë më mirë. Për cilindo futbollist, të luash në Paris ndaj Francës është një eksperiencë shumë e bukur.

Kë do të veçonit nga kombëtarja jonë në këtë transfertë, përtej rezultatit negativ, që dha shenja pozitive?

Unë dua të flas për ekipin, si një e tërë, jo për individë të veçantë. E përsëris, Franca ishte një ndeshje shumë e vështirë, ndaj të biesh në sy në një moment si ky duket gati e pamundur. Kuptohet, edhe nga humbja në Paris duhen nxjerrë mësimet e duhura, madje prej këtej duhet të marrim shtysë që kundër Rumanisë të luajmë vetëm për fitore.

Pritshmëritë për eliminatoren e fundit…?

Shqipëria vërtet nuk futet tek pretendentët në një fushatë kualifikuese, por mendoj se meriton më tepër se tetë pikë në klasifikim. Shpresoj që këtë kuotë ta tejkalojmë falë një fitoreje me rumunët. Në këtë moment duhet ta kujtojmë të gjithë humbjen që kemi pësuar në Rumani, herën e fundit, me rezultatin 6-1.

Të gjithë këta faktorë t’i kthejmë në forcë, për t’i bërë mbylljen e duhur këtij edicioni kualifikues. Do të luajmë para publikut tonë, i cili meriton më shumë. Pas tri humbjeve radhazi, dy herë me Francën dhe një me Luksemburgun, është momenti për të bërë autokritikë. Me këtë dua të përforcoj apelin tim: Ta fitojmë këtë ndeshje!

Trajneri i Rumanisë thotë se kjo ndeshje do ta ndihmojë për Botërorin 2014. E shihni këtë si avantazh se Shqipëria mund të marrë më kollaj një rezultat pozitiv?

Jo, nuk e shoh si avantazh. Edhe sikur Rumania të luajë me lojtarë të rinj, nuk do ta kemi kurrsesi të lehtë. Rumunët kanë një kampionat më të fortë se ne, kështu që nuk e kemi luksin ta shohim këtë ndeshje në këtë këndvështrim. Ne duhet të zbresim në fushë për të dhënë maksimumin, si e vetmja mënyrë për ta fituar ndeshjen.

Pavarësisht mungesave, kthehet Lala dhe ju. Sikurse duket, ndaj rumunëve do të kemi një ndërthurje më të mirë të lojtarëve me eksperiencë dhe atyre më të rinj. A mendoni se kjo do ta forcojë ekipin, kështu që duhet të presim tjetër performancë krahasuar me Francën?

Nuk diskutohet, po të mos luash dy ndeshje, je më i freskët. Kjo vlen edhe për mua dhe Lalën. Megjithatë, pavarësisht kësaj, duhet ta fillojmë lojën me entuziasëm dhe duke ushtruar presion te kundërshtari. Luajmë në fushën tonë, kështu që duhet të bëjmë çmos për ta fituar ndeshjen.

Sa e rëndësishme është kjo ndeshje për ju, pasi keni deklaruar se mund të jetë e fundit me kombëtaren?

Unë kam biseduar edhe me trajnerin e skuadrës dhe, pavarësisht se jam duke kaluar një formë të mirë sportive, çka e kam provuar edhe në Itali, në ndeshjen e fundit, s’do doja të isha “një peshë” për ekipin kombëtar. Nëse ekipi kombëtar ka nevojë për mua, nuk diskutohet, do të jem i gatshëm kurdoherë. Nëse do të jetë ky trajner, apo një tjetër, që do të aktivizojë lojtarë të rinj, për mua nuk ka asnjë problem.

S’ka pasur problem për mua as kur nuk jam thirrur fare për një kohë, as kur kam qenë në pankinë, as kur kam përfunduar në tribunë. Problemet nuk kanë ardhur asnjëherë nga Bogdani. Unë kam qenë një lojtar korrekt me ekipin kombëtar dhe me trajnerët e tij.

Unë vazhdoj të stërvitem, të luaj në Itali dhe të kem formën time si lojtar, kështu që i mbetet trajnerit të kombëtares të vendosë. Në momentin e parë që s’do të jem në formë, ju siguroj se do të jem vetë i pari që do të tërhiqem. Nuk do t’ia lejoj kurrë vetes të zvarritem në fushat e futbollit, jo më në kombëtare.

A keni biseduar me Mutunë, që e keni shok ekipi në Itali, për ndeshjen e radhës dhe, nëse po, çfarë, nëse mund ta dimë?

Po, patjetër që kemi diskutuar për ndeshjen mes dy kombëtareve tona. Kam marrë mesazhe thumbuese prej tij ditët e fundit, ashtu sikurse i kam kthyer përgjigje në të njëjtën mënyrë. Mutusë i kam thënë: pas humbjes, që na shkaktuan në Rumani, me rezultatin e thellë 6-1, më mirë të mos vijnë në Shqipëri. E kam paralajmëruar për hakmarrje.

Gjithsesi, këto janë mesazhe mes shokësh të një ekipi, pasi duhet të qëndrojmë me këmbët në tokë. Përveç Mutusë, që është një lojtar shumë i mirë, Rumania ka një ekip të fortë për t’u mundur. Duhet të djersijmë shumë, të jemi të përqendruar në maksimum, që ta mbyllim me sukses këtë eliminatore të fundit. Sinqerisht, nuk jemi ekip për ta mbylluar fushatën kualifikuese me tetë pikë.

Duhet të fitojmë me Rumaninë, që të ngjitemi në kuotën e 11 pikëve, çka do të ishte një arritje e mirë. Në këtë kuptim, vërtet kemi dalë jashtë çdo objektivi, do të jemi sërish të parafundit, por kjo ndeshje është tepër e rëndësishme për ne.

Pas paraqitjes më të fundit 45-minutëshe në Serinë A, morët një vlerësim shumë pozitiv. A ka ndryshuar diçka në raportet tuaja me ekipin, me trajnerin? A do të keni më shumë hapësira?

ثshtë e vërtetë që ka ndryshuar diçka në këtë raport, megjithatë doja të falënderoja publikun, sepse nga fillimi i sezonit më ka mbështetur shumë. Ishte kjo përkrahje, por edhe dëshira e trajnerit, që më detyruan të mos largohesha nga اezena, pasi kisha oferta dhe mund ta ndryshoja ekipin.

Tani them se ka ardhur momenti të luaj më shumë me اezenën, sepse kam arritur formën e vitit të kaluar. Dua të shënoj gola dhe të jem ndër lojtarët kryesorë të ekipit tim.

A do ta keni djalin tuaj tifoz special në stadium, ndaj Rumanisë?

Varet si do të jetë koha. Personalisht kam qejf të vijë, por është akoma i vogël, tre muaj e gjysmë. Vërtet më pëlqen të vijë në stadium në këtë ndeshje, të bëjë edhe ai tifozllëk për kombëtaren shqiptare.
 
Pe: Kombetarja

Rumania, kur i bënte “gropën” shkesit të Kuzhes

Retrospektivë e përballjeve me rumunët, krysisht mbi ndeshjet e dekadës së fundit, ku kemi marrë vetëm një barazim 1-1

Kur luan futboll me një kundërshtar, zakonisht i bën llogaritë duke analizuar, studiuar e marrë në konsideratë ballafaqimin më të fundit. Kjo ndoshta vlen për Kuzhen, në rastin e Rumanisë, ndërsa për shqiptarët, çuditërisht, tejkalohet barazimi i 3 shtatorit të vitit të kaluar në “Piatra Neamc”. Venitet edhe goli i Muzakës në fundin e ndeshjes me rumunët, të cilët na kthejnë vizitën sonte, në “Qemal Stafa”.

Një qasje të tillë kishte edhe njëri prej shtyllave kryesore të kombëtares sonë, Erjon Bogdani, dy ditë më parë, kur risillte në memorien e të gjithë neve humbjen tenistike 6-1, të 21 nëntorit 2007. Pas së cilës njëri ndër trajnerët më mbresëlënës të kombëtares kuqezi, kroati Oto Bariç, nuk mundi ta “hante turpin me bukë”, si themi ne shqiptarët, por dha dorëheqjen.

ثshtë folur shumë për atë humbje, bashkë me paraardhësen e saj, me Bjellorusinë në Tiranë, të cilat hodhën në erë një edicion kualifikues për t’u mbajtur mend. U tha se u shit flamuri, u ngritën akuza të shumta, për to foli edhe vetë Kryeministri i vendit, Sali Berisha, të gjitha rezultuan “furtunë në një gotë uji”, dhe ja ku jemi sërish përballë këtij kundërshtari. Ndaj të cilit kërkojmë fitoren e parë, pas 63 vjetësh.

Rumani-Shqipëri 6-1

Shënues: Dika 22’, 69’, Tamas 53’, Nikulae 64’, 66’, Marika 68’/ Kapllani 65’

Rumania: Lobont, Ogararu, Tamas (Kostantin 78’), Goian, Rat, Petre (Bukur 65’), Margaritesku, Kocis, Nikulae, Marika (Mazilu 73’), Dika

Trajner: Viktor Picurka

Shqipëria: Beqaj, Dede, Curri, Lila, Vangjeli (Kapllani 40’), Haxhi, Lala, Bulku, Duro (Hyka 78’), Skela, Bogdani (Bakaj 82’). Trajner: Oto Bariç

Kartonë të verdhe: Marika, Curri, Dede, Vangjeli

Kartonë të kuq: Curri, Dede

21 nëntor 2007. Ndeshja e fundit kualifikuese në Grupin G eliminator “Euro 2008”. Rumunët fitojnë thellë 6-1 ndaj kuqezinjve tanë. Përfundimisht, Shqipëria renditet e pesta në grup, pas Rumanisë, Holandës, Rumanisë, Bullgarisë dhe Bjellorusisë, duke lënë pas Slloveninë dhe Luksemburgun. Oto Bariç jep dorëheqjen si trajner. Pas humbjes 6-1 ndaj Rumanisë, trajneri kroat ka bërë të ditur se nuk do të vazhdojë më drejtimin e kuqezinjve, duke u larguar kështu nga pozicioni i tij.

Dy humbjet me Bjellorusinë dhe Rumaninë kanë sjellë këtë vendim të trajnerit, që në fjalët e tij për mediat ka thënë se “nuk mund ta drejtojë më këtë ekip, që e ka tradhtuar si trajner, dhe se dorëheqja është përfundimtare”. Kombëtarja shpërfytyrohet në Bukuresht, ku pëson humbjen më të thellë të 17 vjetëve të fundit (deri në atë moment).

Një disfatë e tillë nuk ndodhte që nga 19 dhjetori i vitit 1990, kur kuqezinjtë shpartalloheshin 9-0 nga Spanja, në Sevilje. Dy humbjet me Bjellorusinë (4-2) dhe Rumaninë (6-1), me një golaverazh të përgjithshëm 3-10, ishin një goditje e rëndë për Oto Bariçin, që në 10 ndeshjet e para kualifikuese të grupit G kishte një golaverazh pozitiv 9-8 në krye të kuqezinjve.

Rumani-Shqipëri 1-1

Shënues: Stançu 80’ , Muzaka 87′

Rumania: Lobont, Kontra (Mureshan 56’), Rat, Tamash, Radoi, Torje, Deac, Marica, Floresku, Koshiç, Nikulae (Stançu 64’). Trajner: R. Luçesku

Shqipëria: Beqaj, Lila, Vangjeli, Dallku, Cana, Curri, Agolli, Bulku, Duro (Muzaka 81′), Skela (Lika 78′), Bogdani (Salihi 56’). Trajner: J. Kuzhe.

3 shtator 2010. Një barazim me shumë vlera në fushën e rumunëve, në ndeshjen e parë kualifikuese në grup për “Euro 2012”. Një pikë e fituar në transfertë, që dukej ogur i mirë për vazhdimësinë. Edhe pse nuk rezultoi kështu. Tanët vuajtën për shumë minuta, u mbrojtën gati heroikisht, por u ndëshkuan me një gol në minutën e 80-të, nga Stanku.

Një goditje nga këndi e ka gjetur të pavendosur mirë mbrojtjen kuqezi dhe pas një rrëmuje në zonë, rumunët gjejnë golin e shumëkërkuar, duke ngritur në këmbë 15 mijë të pranishmit në stadium.U duk se këtu mbaroi historia e kësaj ndeshjeje, por Kuzhe ndërhyn menjëherë, teksa hedh në fushë Gilman Likën dhe Muzakën.

Mesfushori i Dinamos, në atë kohë, tani pjesë e Skënderbeut, bën mrekullinë në minutën e 87-të, duke gjetur me kokë golin e barazimit. Kroson Agolli nga një goditje standarde dhe Muzaka e dërgon topin në rrjetë. Përfundimisht, barazim 1-1.

Shkruan media rumune

Shqipëri-Rumani, Picurka kundër pokeristit tjetër

Shqipëria dhe Rumania do të lakohen të martën, në orën 21:00, për të luajtur për… asgjë. Të dy ekipet vijnë në këtë eliminatore përmbyllëse pasi i kanë djegur të gjitha “kartat” e kualifikimit për në finalet e “Euro 2012”. Për pasojë, 90-minutëshi që do të zhvillohet në Tiranë nuk ka asnjë rrezik për palët. E megjithatë, kjo ndeshje sjell në pah një duel midis dy trajnerëve jo fort të zakonshëm.

Kuzhe përballë Piturkës, dy të pasionuar pas lojës së pokerit. Kuzhe ka bërë emër në vendin e tij, në Kroaci, si një ish-klient i njohur i kazinosë, për shkak të pasionit të madh për lojërat e fatit, ku ka humbur shumë financiarisht. Para se të bëhej trajner i Shqipërisë. ثshtë mjaft domethënëse shprehja e tij “Disa burra janë të marrosur pas seksit, unë mbas kumarit”.

Në shtator 2010, Kuzhe vuajti shumë pas një hemorragjie cerebrale. Por u shërua mrekullisht dhe u kthye në stolin e Shqipërisë. Prej nga mund të largohet shumë shpejt, ngaqë atmosfera në “vendin e shqiponjave” është shumë e nderë rreth kombëtares. Gjithçka mori për keq pas humbjes së papritur 2-1 në Luksemburg, duel i cili u bë pjesë e mafias së basteve.

Interesant është fakti se ndeshja e fundit mes Shqipërisë dhe Rumanisë, e luajtur në Tiranë, në vitin 2006, është fituar nga “tricolorii” me rezultatin 2-0, ka qenë e dyshuar për paracaktim rezultati.

Bilanci, Shqipëri-Rumani

14 ndeshje: 2 fitore Shqipëria, 2 barazime, 10 fitore Rumania. Golavarezhi: 8-39

Me Rumaninë jemi përballur 14 herë në ndeshje ndërkombëtare (2 fitore, 2 barazime dhe 10 humbje). Ndeshja e fundit me ta është luajtur më 3 shtator të vitit të kaluar, në kuadrin e fushatës eliminatore të “Euro 2012”. Atje barazuam 1-1 (shënues: Stanku 80’ / Muzaka 87’). Ndeshja e parë me rumunët daton më 13 tetor 1946 (rezultati 0-1, në Tiranë).



Shqipëri-Rumani e gjykon lituanezi Mazeikiai

Takimi Shqipëri-Rumani, i vlefshëm për fazën përbyllëse të emininatoreve të EURO 2012, do të gjykohet nga 33-vjeçari lituanez, Gediminas Mazeikiai. Statistikat tregojnë se lituanezi është një gjyqtar që e aplikon kartonin e kuq në shumicën e ndeshjeve që drejton. Kështu që kuqezinjtë duhet të jenë të kujdesshëm, pasi ndonjëri nga ata mund ta përfundojë me të kuqe ndeshjet e Grupit D. Takimi Shqipëri-Rumani luhet sot, në orën 21:00, në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.



Televizionet rumune, “black-out” ndeshjes

Takimi i fundit në grup mes Shqipërisë dhe Rumanisë nuk ka tërhequr asnjë televizion rumun, që ta trasmetojë këtë sfidë të “Qemal Stafës”. Sipas mediave rumune, ky takim nuk do të transmetohet nga asnjë stacion televiziv. Po sipas mediave rumune, e drejta e trasmetimit të këtij takimi kushton 50 mijë euro, por çmimi mund të zbresë deri në 10 apo 15 mijë euro.

Duke ditur se Rumania nuk pret asgjë nga ky takim, pasi çështja e kualifikimit ëhstë mbyllur prej kohësh, i ka detyruar stacionet televizive rumune, që audiencën ta tërheqin me gjëra të tjera, e jo me ndeshjen e kombëtares. Ndeshja e fundit e kombëtares rumune, që nuk është transmetuar “live” nga asnjë kanal televiziv vendas, është shënuar në kohën kur Rumania fitonte në Baku 1-0 ndaj Azerbajxhanit, takim i vlefshëm për eliminatoret e EURO 2000.



Dy formacionet e mundshme

Rumania: Lung, Nikoliţa, Luçin, D. Goian, Latovlevici, Kociş, Bourceanu, Ad. Kristea – Torzhe, B. Stanku, Mutu

Rumania: Pantilimon, Luçin, Tamaş, Goian, Latovlevici, Lazar, Bourceanu, Ad. Kristea, Torzhe, Marica, Mutu



Sallaj: T’i mbyllim me fitore eliminatoret

Mbrojtësi kosovar i skuadrës zvicerane Biel Bienne, Agonit Sallaj, pret që të luajë në ndeshjen e sotme me Rumaninë, ndonëse Kuzhe nuk e ka përfshirë në formacionin bazë. “Për këtë çështje vendos trajneri. Megjithatë, nëse do të me jepet rasti, unë jam gati të jap maksimumin. Vet fakti që më është dhënë mundësia të jem pjesë e kombëtares, më gëzon jashtëzakonisht shumë”, – ka thënë Sallaj të hënën për “Sport”. Gjakovari, ndër të tjera, foli edhe për atmosferën para ndeshjes.

“Përkundër faktit se humbën në ndeshjen e fundit me Francës, brenda kombëtares mbretëron atmosferë shumë e mirë. Jemi shumë të interesuar që ta përmbyllim fushatën eliminatore me fitore. Ndaj Rumanisë u premtojmë tifozëve shqiptarë se do të japim maksimumin.

Duhet thënë se edhe rumunët kanë shumë lojtarë cilësorë,” – përfundoi Sallaj. Ai debutoi me fanellën kuqezi në ndeshjen miqësore me Argjentinën, takim të cilin Shqipëria e humbi me rezultat 4-0.
 
Pe: Kombetarja

Ishalla nuk e shesin kto pleqt dhe ket ndeshje se e kan bere zakon tani,ndeshjen e fundit e luajne per xhepat e veta dhe te Dukes....
 
Pe: Kombetarja

pse vetem ndeshjet e funit e harrove ate ne luxemburg? keto jan mafie sjan njerez
 
Pe: Kombetarja

Shqipëria e mbyll e parafundit, s’ka fitore nderi ndaj Rumanisë!

Shqipëri-Rumani 1-1

Shënues: Salihi 24’ / Luchu 77’

Shqipëria: Ujkani – Lila, Dalku, Cana, Roshi (Muzaka 82’), Lilaj, Lala, Teli, Salihi, Bakaj (Hyka 67’), Bogdani (Januzi 46’)

Trajner: J.Kuzhe

Rumania: S.Lung – Luchin, Tamaş, D. Goian, Latovlevici – Nicoliţă (Torje 64’), Lazăr (Bucur 88’), Bourceanu, Cociş – Marica (Stancu 49’), Mutu. Trajner: T.V.Piturca

Kartonë të verdhë: Januzi / Nicolita



Ka nisur me një befasi të hidhur, por ndoshta të pritshme, ndeshja me Rumaninë. Tifozët kuqezinj, si kurrë më parë, e kanë braktisur kombëtaren e tyre. Të zhgënjyer pafund nga benjaminët kuqezinj, që performancës së dobët në gjysmën e dytë të këtij edicioni kualifikues, që pas fitores me Bjellorusinë në Tiranë, i vunë “vulën” e turpit me humbjen në Luksemburg, nuk kanë preferuar të jenë të pranishëm në stadiumin “Qemal Stafa” kësaj here. Edhe ata rreth 2 mijë tifozë në total, që kanë bërë të kundërtën, kanë shpërthyer në një moment zemërimi, duke hedhur fishekzjarre në fushën e lojës, sapo ka shënuar Rumania, duke bërë që ndeshja të ndërpritej për gati 5 minuta. Pas katër humbjeve radhazi, dy herë ndaj Francës, një herë në Bosnjë dhe ajo në Luksemburg, Shqipëria e futbollit nuk ka arritur dot ta mbyllë me nder. Edhe pse përballë saj luante një Rumani me plot 7 mungesa titullarësh, edhe pse kuqezinjtë u betuan para sfidës për hakmarrje të disfatës turpëruese më 2007-tën, 6-1 në Bukuresht, kur drejtoheshim nga Oto Bariç. Sepse hakmarrja do këllqe, të cilat formacioni aktual i kombëtares sonë nuk i ka në nivelin e duhur. Goli i Salihit, në minutën e 24-t, vërtet e ka ngrohur sadopak atmosferën e ftohtë dhe të zbrazët në “Qemal Stafa”, por nuk ka arritur t’i japë Shëqipërisë të ashtuquajturën fitore nderi. Sepse rumunët, në pjesën e dytë, kanë arritur të vendosin dalëngadalë diktatin e tyre në fushën e blertë, derisa kanë gjetur edhe golin e barazimit, në minutën e 77-të, me anë të Luchin. Në këtë mënyrë, kombëtarja jonë, pas 10 ndeshjeve të zhvilluara në grupin D kualifikues të “Euro 2012”, e mbyll në vendin e parafundit, në kuotën e 9 pikëve, duke lënë pas vetëm Luksemburgun.

Analiza e ndeshjes

Eliminatoret e EURO 2012 kanë përfunduar mbrëmë dhe Shqipëria sërish mban llogoren e saj, duke lënë vetëm një ekip poshtë vetes. Këto eliminatore i kemi nisur më 3 shtator 2010 me një barazim 1-1 në Rumani dhe kapitullin e Grupit D e mbyllim në shtëpi me të njëjtin kundërshtar e rezultat.

I vetmi ndryshim është se në start ishin kuqezinjtë ata që u rrëmbyen një pikë rumunëve me gol të Muzakës në minutat e fundit të takimit, ndërsa mbrëmë ishte Luçin, që në minutën e 77-të zhvlerësoi golin e Salihit të shënuar në minutën e 24-t. Pa dyshim këto eliminatore kanë qenë një dështim për ekipin kombëtar, pasi në 10 takime ka grumbulluar vetëm 9 pikë, që i bie më pak se një pikë për ndeshje.

Nuk mund të thuash shumë gjëra për ndeshjen e mbrëmshme Shqipëri-Rumani, ku të dy ekipet luftonin për asgjë në këtë përballje, pasi llogaritë e edicionit ishin mbyllur më parë. Takimi u zhvillua në një atmosferë të ftohtë, pasi të pranishëm ishin rreth 5 mijë tifozë.

Pra, tifozeria nuk mund të pajtohet me këtë kombëtare, ku pa dyshim besnikë mbeten “Tifozat kuqezi”, që përveç përkrahjes së kombëtares, si objektiv kanë edhe sensibilizimin e ruajtjes dhe bashkimit të trojeve shqiptare. Pa dyshim që për Shqipërinë njolla e zezë e këtyre eliminatoreve mbetet humbja në Luksemburg, ndërsa rumunët qajnë startin, ose e thënë ndryshe, atë barazim 1-1 me Shqipërinë.

Me barazimin e 1-1 me rumunët kombëtarja shqiptare ka mbyllur shumë gjëra, pasi dihet qartë se disa lojtarë si Lala, Skela, mbase edhe ndonjë tjetër i ka dhënë fund karrierës me kuqezinjtë. Mbase mbrëmë ka qenë edhe ndeshja e fundit për trajnerin Josip Kuzhe, i cili në fund e jo në fillim e pranoi se Shqipëria nuk kishte shanse për t’u kualifikuar.

Në fund të ndeshjes trajneri Kuzhe u shpreh se qëllimi i tij në krye të kombëtares shqiptare ishte që të fuste Shqipërinë në hartën e futbollit europian, ku sipas tij, deri para se kroati të merrte detyrën kemi qenë disi të mënjanuar.

Por nëse do të bëhet fajlë për ndeshje miqësore, atëherë mund ta pranojmë se Kuzhe e anëtarësoi Shqipërinë në Europë. Ndërsa po të analizojmë ndeshjet e eliminatore, i bie që Kuzhe të na ketë mënjanuar më shumë se sa ishim.

Në të shkuarën asnjëherë nuk na ka mundur Luksemburgu, madje me patriotin e Josip Kuzhes, Oto Bariç, kemi fituar 3-0 në Luksemburg. Për sa i përket ndeshjes së mbrëmshme, të dy ekipet vinin me ndryshime rrënjësore në formacion, kjo si për shak të dëmtimeve dhe të pezullimeve, por edhe në kuadrin e rinovimit për eliminatoret e ardhshme.

Si asnjëherë tjetër trajneri Josip Kuzhe mendon ta nisë një ndeshje kualifikuese duke u bazuar tek elementë me moshë më të re, ku nga minuta e parë luajtën Odise Roshi, Elis Bakaj, Sabjen Lilaj, dhe me fillimin e pjesës së dytë aktivizohet edhe sulmuesi Ahmet Januzi.

Si ndeshje pa objektiv, pasi funksioni real ishte sa për statistikë, duhet thënë se Shqipëria mbylli një tjetër edicion, ku fitimtare mbeten deklaratat pompoze të kuqezinjve në konferencat për shtyp dhe pamundësia për të bërë difernecën.

Pjesa e parë Në dallim nga ndeshja me Francën, ndaj Rumanisë trajneri Kuzhe kishte në dispozicion kapitenin Altin Lala, sulmuesin Erjon Bogdani, si dhe mbrojtësin Admir Teli, të cilët ishin titullarë. Kuzhe kësaj radhe i dha besim që nga minuta e parë Bakajt dhe Lilajt, duke lënë në stol Gilman Likën dhe Hykën.

Ishin rumunët ata që e nisën më shpejt e më mirë takimin, madje në minutën e nëntë fati ishte me kuqezinjtë, pasi portieri Ujkani ndodhej në pozicion dhe topi i gjuajtur devijohet në korne. Më pas janë kuqezinjtë që fillojnë të fitojnë terren, ndonëse ritmi i lojës ishte i ulët, pasi topi luhej me shumë stacione.

Në minutën e 16-të Bogdani kryen një veprim të bukur me topin në zonën rumune, me thembër shërben për Andi Lilën, që ndonëse kishte hapësirë, topi përfundon jashtë. Gjashtë minuta më vonë është sërish Bogdani ai që rrezikon me kokë.

Minuta e 24-t ngre peshë të pranishmit në stadium. Nga këndi Bakaj lëshon një top në zonë dhe Hamdi Salihi me kokë e dërgon topin në rrjetë, 1-0 për Shqipërinë. Pas golit kuqezinjtë marrin zemër dhe Roshi, ndonëse e ka ndeshjen e dytë, tregon se ia vlen ta mbajë veshur fanellën e kombëtares.

Erjon Bogdani edhe dje ka treguar se sa peshë ka prania e tij me ekipin kombëtar, pasi me cilësitë e tija arrinte t’i përgjigjej dorë për dorë kundërshtarit. Në minutën e 32-të Salihi ka humbur rastin “e artë” për të dyfishuar, pasi është Bogdani që pason për sulmuesin shkodran, që me portë thuajse të boshatisur e dërgon topin jashtë.

Pjesa e dytë Kuzhe është i detyruar të bëjë ndryshim që në fillim, pasi Bogdani dëmtohet dhe në vend të tij aktivizohet Januzi. Fillimi i kësaj pjese është i qetë, ku Shqipëri mundohet të administrojë golin e Salihit.

Gjë të cilën ia arrin deri në minutën e 77-të. Pas minutës së 60-të rumunët zgjohen dhe e ndiejnë peshën e humbjes, kështu që e shtojnë presion drejt portës së Ujkanit.

Në minutën e 67-të Hyka i zë vendin Bakajt, ndërsa dhjetë minuta më vonë Roshi i cili bërë një paraqitje mbresëlënëse i lë vendin Muzakës. Në minutën e 77-të janë kuqezinjtë ata që përsërisin gabimet e rumunëve në rastin e golit të shënuar nga Salihi.

Gojan nga këndi lëshon një top në gjysmë lartësi, që kalon gjithë pasqyrën e zonës sonë dhe përfundon në të majtë, ku dy rumunë ishin të pambulluar. Luçin nuk e ka të vështirë që ta konkretizojë topin e Gojanit dhe 1-1. Me këtë rezultat mbyllet i gjithë takimi, rezultat i cili më shumë kënaqi rumunët sesa kuqezinjtë.
 
Pe: Kombetarja

Shqipëri e pashpresë, Kuzhe i larguar

Përtej rezultatit 1-1 me Rumaninë, që s’mund të quhet negativ, drejtuesit e FSHF nuk besojnë më tek aftësitë e Kuzhes

Kualifikueset e “Euro 2012” përfunduan. Shqipëria, siç ka ndodhur rëndom në historinë e futbollit tonë, ka zënë vendin e parafundit në grup, duke lënë pas vetëm Luksemburgun. E në këtë realitet, kur kjo fushatë eliminatoresh konsiderohet në çdo prizëm e dështuar, tema e debatit është një: duhet apo jo të rinovohet kontrata e trajnerit Josip Kuzhe.

اuditërisht, edhe pse vetë kroati ka pranuar që në disa ndeshje ka gabuar, perceptimi i përgjithshëm i tifozëve të kombëtares (kanë thirrur në kor disa herë “Kuzhe-Kuzhe”, duke shprehur mbështetjen për të) është që trajneri nuk ka faj në këtë dështim, duke drejtuar gishtin nga FSHF dhe futbollistët. Por në futboll është ligj: puna e trajnerit matet me rezultate.

Shqipëri e pashpresë Kështu është perceptuar nga drejtuesit e institucionit të futbollit e ardhmja e kombëtares me Kuzhen trajner, pas barazimit 1-1 me Rumaninë. Ndonëse Duka “fshihet” pas deklaratave se “do të vendosë bashkë me trajnerin pas ndeshjes me Rumaninë”, e vërteta thuajse ka dalë sheshit: Kroati s’do të rinovojë. “Nuk mundësi të flas në këtë moment, jam pak pa qejf”. Kjo shmangie e Armand Dukës, pas përfundimit të ndeshjes me Rumaninë, flet më shumë se deklaratat e kujdesshme mbi të ardhmen e trajnerit. Tashmë epoka e Kuzhes ka përfunduar. Sepse, përtej barazimit 1-1, që për Shqipërinë konsiderohet pozitiv, loja dhe grupi i lojtarëve japin pak shpresë për të ardhmen.

Aftësitë e kufizuara Duke u bërë një analizë të thjeshtë ndeshjeve eliminatore, kuptohet qartë që pas sëmundjes, që preku kroatin 1 vit më parë, rezultatet kanë ardhur në rënie. Por, duke hyrë në detaje, rezultatet zhgënjyese lidhen edhe me vendimet e dyshimta të trajnerit, tashmë të pranuara nga ai vetë.

Zëvendësimi i Bogdanit në pushim të ndeshjes me Bosnjën në Zenica, ku humbëm 2-0, si dhe lënia në stol e Lalës e shoqëruar me aktivizimin e Skelës dhe Currit në mesfushë ndaj Francës në Tiranë, por edhe rreshtimi në humbjen me Luksemburgun (me 3 mesfushorë veteranë), janë rastet më të spikatura të vendimeve të gabuara të Kuzhes, që kanë ardhur ndoshta nga pamundësia e tij për t’i vlerësuar drejt situatat.

E duke qenë se kritikat për trajnerin janë bërë në pjesën e dytë të edicionit, FSHF sigurisht që i ka marrë parasysh, duke e lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, që kurrsesi s’mund të jetë si në momentin kur ai lidhi kontratë me FSHF-në në maj 2009.

Trajner i lirë “Brenda 10 ditëve do të flas me FSHF-në dhe do të vendos.” Kjo deklaratë e Kuzhes, pas barazimit me rumunët, mbart disa të pathëna. Trajneri nuk ka vendosur të largohet, por dëshiron të vendosë kushte të tjera për FSHF-në në kontratën e re, gjithmonë nëse ajo firmoset. Ka zëra që thonë se ai kërkon rritje rroge, por këtë aspekt FSHF është prerë:

“Federata jonë, krahasuar me ato europiane, është e vogël, me të ardhura të kufizuara, ndaj nuk mund t’i lejojmë vetes që të marrim një trajner të shtrenjtë,” – është shprehur sekretari Prodani, duke lënë të nënkuptohet se çështja e rrogës është e panegociueshme.

FSHF nuk jep një shifër të saktë sa i përket shumës që shpenzohet për trajnerin Kuzhe, por dihet që kroati, përveç bonuseve të tjera, përfiton rreth 200 mijë euro në edicion. Kjo do të thotë se deri në përfundim të kontratës (më 1 janar 2012), Kuzhe do të fusë në xhep rreth 250 mijë euro. Pra, edhe në rast rinovimi, Kuzhe s’mund të përfitojë më shumë para. Sikurse trajneri i ri i mundshëm nuk do të paguhet më shtrenjtë.

24 – Ndeshje ka drejtuar deri më tani trajneri Josip Kuzhe kombëtaren kuqezi, përfshi këtu ato zyrtare dhe miqësore.

11- Miqësore ka zhvilluar Shqipëria nën drejtimin e kroatit Kuzhe, nga të cilat ka fituar 6 (ndaj Qipros, Irlandës së Veriut, Malit të Zi (dy herë), Andorrës dhe Uzbekistanit), ka barazuar 3 (me Gjeorgjinë, Estoninë dhe Maqedoninë), ka humbur 2 (me Slloveninë dhe Argjentinën)

6-1 Rekordi historik i Shqipërisë, me fitoren më të thellë të saj, vendosur nën drejtimin e trajnerit Kuzhe, kur kuqezinjtë mundën Qipron në “Qemal Stafa”, në një ndeshje miqësore.



4 Humbje radhazi ka pësuar Shqipëria në ndeshjet kualifikuese të Euro 2012, ndër të cilat më zhgënjyesja ajo në Luksemburg, me rezultatin 2-1.

28 muaj trajner i Shqipërisë, shkëlqimi dhe rënia e Kuzhes



Josip Kuzhe është emëruar në krye të kombëtares shqiptare në fillim të majit 2009, por ai nuk pranoi të debutonte në miqësoren e një seleksioni shqiptar kundër Milanit, që u zhvillua më 12 maj. Më 6 qershor 2009 ai drejtoi për herë të parë kombëraren shqiptare në humbjen 1-2 në shtëpi me Portugalinë, në kuadër të eliminatoreve të Botërorit 2010.

Mund të kishte qenë debutimi perfekt, nëse Isli Hidi nuk do të gabonte në minutën e fundit shtesë, teksa Bruno Alvesh shënoi me kokë golin e fitores për portugezët. Pak ditë më vonë, Shqipëria barazoi në miqësore 1-1 me Gjeorgjinë, për ta ardhur te rekordi historik, i shënuar më 12 gusht me Qipron, sërish në miqësore (Shqipëria fitoi thellë 6-1).

Në dy ndeshjet e fundit eliminatore me Danimarkën dhe Suedinë, Shqipëria e Kuzhes shënoi barazimin 1-1 në “Qemal Stafa” dhe humbjen e thellë 4-1 në Suedi. Përgjatë një viti FSHF i siguroi Kuzhes shumë ndeshje miqësore (Shqipëria s’do të pësonte asnjë humbje), rezultatet e të cilave krijuan idenë se kishim gjetur njeriun e duhur, pse jo për të na çuar në finalet e Euro 2012-s. Madje vetë Kuzhe ka deklaruar se kjo ëndërr mund të bëhej realitet.

Dy ndeshjet e para kualifikuese, me Rumaninë në “Piatra Neamt” (1-1) dhe me Luksemburgun në Tirana (1-0), shënuan një fillim mbresëlënës të eliminatoreve, çka do të shënonte kulmin e popullaritetit të Kuzhes. Mirëpo në fund të shtatorit, 10 ditë para eliminatores me Bosnjën, Kuzhe u shtrua në spital i diagnostikuar më pas me hemorragji cerebrale.

Shqipëri-Bosnjë 1-1 dhe Bjellorusi – Shqipëri 2-0 u drejtuan nga Xhemal Mustedanagiç. Në këtë periudhë u vu seriozisht në dyshim mundësia e drejtimit të kuqezinjve nga Kuzhe, që fatmirësisht u kthye në detyrë në miqësoren e 17 nëntorit ndaj Maqedonisë (0-0). Më 9 shkurt 2011, Shqipëria e Kuzhes pëson humbjen e parë në miqësore me Slloveninë (1-2) në “Qemal Stafa”.

Fitorja mbresëlënëse me Bjellorusinë (1-0) thjesht krijoi imazhin e rremë që mund të bënim mrekullinë me Bosnjën në Zenica. Por ndodhi e kundërta: Shqipëria pësoi 4 humbje radhazi në eliminatore, duke shmangur mbylljen më të keqe të mundshme me barazimin e fundit me Rumaninë. Në 29 muaj në krye të Shqipërisë, Kuzhe pati shkëlqimin dhe rënien si trajner, çka vështirë se mund të pasohet me rinovimin e kontratës.
 
Pe: Kombetarja

Analiza e Salihit: Pikët s’i përgjigjen asaj që kemi dhënë


Autori i golit me Rumaninë u kërkon të gjithë faktorëve, sidomos tifozëve, që të mos e braktisin kombëtaren

Mban fjalën që i kishte dhënë Kuzhes, por gabon në një rast flagrant, teksa nuk arrin ta shtyjë topin në rrjetë në vijën fatale. Hamdi Salihi tregohet mjaft kritik në ndaj mediave dhe tifozëve, që sipas tij, edhe ata janë pjesë e fitoreve dhe zhgënjimeve të kombëtares. Ai e percepton pozitive punën që ka bërë trajneri në këto eliminatore, në fund të të cilave mungojnë vetëm tri pikët e humbura në Lukëmburg.

Rumania. “Rumania pati rastet dhe shanset e saja për shënim, kështu që barazimi për mua ishte rezultati më i drejtë. Në kombëtare, qofsh lojtar i ri apo i vjetër, nuk ke kohë të mësohesh me lojën e njëri-tjetrit. Pra nuk duhet të habitemi apo shpërqendrohemi në momente të ndryshme, por të jemi të gatshëm për gjithçka. Në Francë e pësuam nga këto shpërqendrime.

Edhe ndaj Rumanisë ndodhi e njëjta gjë, sigurisht tek rasti i golit që pësuam. Para ndeshjes trajneri Kuzhe më tha se në ndeshjet e fundit nuk ke shënuar, prandaj duhet të shënosh. I thashë se do ta bëj këtë gjë. Kështu që pas golit vrapova direkt te stoli për ta festuar me të dhe për t’i thënë trajnerit që e mbajta fjalën. Pata një rast tjetër për të shënuar, por nuk e pashë topin, megjithëse pozicioni ishte shumë i volitshëm.”

Edicioni “Pikët nuk i përgjigjen punës që kemi bërë në kompleks, pasi po të merren të gjitha ndeshjet bashkë, mund të kishim pasur më shumë pikë. Kanë qenë momente të veçanta, ku kemi humbur përqendrimin dhe kemi gabuar. Për mua, e përgjithshmja e këtyre eliminatoreve është pozitive.

Them se kemi bërë një ndeshje të dobët me Luksemburgun dhe një pjesë loje jo të mirë me Bosnjën, por pjesa tjetër ka qenë pozitive për këtë kombëtare. Ekipi kombëtar është i të gjithëve. Që nga humbja me Bosnjën, lojtarë, trajnerë, stafi, gazetarë e tifozë kanë lëshuar.

Pra, kombëtaren duhet ta mbajnë të gjithë, jo vetëm lojtarët që luajnë në fushë. Pasqyrë e kësaj është numri i paktë i tifozëve në stadium, për të parë takimin me Rumaninë. Faji është yni, por edhe i të gjithë faktorëve që përmenda më sipër. Ndeshjet e kombëtares duhet t’i shikojmë si festë.”

E ardhmja e kombëtares “Ndërrimi i brezave në kombëtare është rrjedhë logjike. Ju premtoj se edhe në të ardhmen do të ketë prapë lojtarë të rinj, që do të vijnë në radhët e kombëtares dhe me lojën e tyre do të bëjnë që të mbushet sërish stadiumi.”

Trajneri “Punën që ka bërë trajneri dhe rrethi i tij e shikoj pozitive. Nuk mund të them se ai nuk ka bërë gabime, pasi edhe ai i ka ato. Mendoj se puna e tij ka qenë pozitive, sepse ishim në një moment ku të gjithë shpresuam, rezituam deri në fund, madje kemi kaluar edhe momente shumë të mira.

Prandaj, për këtë arsye, më vjen keq që në Shqipëri gjërat e mira i hedhin poshtë shumë shpejt. Për ato që kanë ndodhur nuk është faji vetëm i trajnerit. Për shembull, ndaj Luksemburgut, duke filluar që nga ne dhe deri te mediat e bëmë fakt të kryer fitoren, pasi trumbetohej se luajmë me amatorë, që janë bankierë etj. Pra, ishte një ndeshje që u përgatit keq nga të gjithë, jo vetëm nga trajneri.”



9 gola ka shënuar Salihi me kombëtaren shqiptare në 31 ndeshje të zhvilluara gjithsej. Më këtë ecuri të 27-vjeçarit rekordi i Bogdanit duket se do të jetë i përkohshëm



1 vit kontratë i ka mbetur Salihit me Rapidin e Vjenës. Nëse nuk shitet në janar nga vjenezët, në fund të edicionit do të mund të largohet me parametra zero
 
Pe: Kombetarja

Befason Kuzhe: Duka më ka ofruar rinovimin, unë po mendohem!


Josip Kuzhe, trajneri i kombëtares sonë, zbulon për “Jutarnji List” ofertën e Dukës për rinovim. Ai vetë kërkon 15-20 ditë kohë për përgjigjen përfundimtare

Nëse në Shqipëri ka mbi 3-4 ditë, para dhe pas ndeshjes me Rumaninë, që bëhet fakt i kryer largimi i Josip Kuzhes nga stoli kuqezi, madje mediat kanë nxituar të hedhin në treg “pa doganë” edhe emrat e pasuesit të tij, vetë Kuzhe zbulon “taktikën” e FSHF-së, e cila nuk ka thënë asnjë fjalë deri më tani për të ardhmen e kroatit, apo të dikujt tjetër në vend të tij.

ثshtë vetë Kuzhe që largon mjegullnajën e krijuar (na hap sytë të gjithë neve në këtë rast), ndoshta qëllimisht nga federata, për të fituar kohë dhe shmangur kritikave “en block” për punën dhe rezultatet e dobëta të kombëtares në fushatën e fundit kualifikuese, duke dekonspiruar vetë presidentin Armand Duka, që ka edhe ekskluzivitetin e caktimit të trajnerit të kombëtares kuqezi.

Presidenti i FSHF-së, sipas kroatit, në një prononcim të mbrëmjes së djeshme për një media të vendit të tij, “Jutarnji List”, ka kërkuar rinovimin e Kuzhes, çka do të thotë se nuk po mendon për trajner tjetër, deri në përgjigjen e trajnerit në detyrë.

Kuzhe flet kroatisht Josip Kuzhe i përfundoi ndeshjet kualifikuese për “Euro 2012” me Shqipërinë, teksa barazoi 1-1 me Rumaninë në Tiranë, në eliminatoren përmbyllëse të Grupit D. Kombëtarja, që drejtohet nga Josip Kuzhe, përfundoi e pesta në këtë grup, pas Francës, Bosnjës, Rumanisë dhe Bjellorusisë.

FSHF-ja i ka ofruar atij një kontratë të re. A do ta nënshkruajë apo jo Kuzhe? “Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit do që unë të nënshkruaj një kontratë të re, ma ka ofruar këtë gjë, por unë i kam kërkuar pak kohë për t’u menduar dhe t’i kthej përgjigje. Kur u largova nga Tirana, pas ndeshjes me Rumaninë, i thashë të më presë për përgjigjen përfundimtare 15-20 ditë.

Të them të drejtën, unë jam gati ta lë këtë detyrë tashmë, por s’mund t’u them shqiptarëve “jo”. U detyrohem shumë atyre. Gjatë sëmundjes sime, që kalova në tetor të vitit të kaluar, ata më kanë ndihmuar tmerrësisht. Shqiptarët kanë qenë shpirtërisht dhe fizikisht me mua në atë moment të vështirë të jetës. Jo vetëm drejtuesit e futbollit në Shqipëri, por i gjithë populli atje. Atë përkrahje nuk mund ta harroj kurrë. Megjithatë, e mira për mua tani është të punoj me ndonjë klub,” – ka thënë Kuzhe.

Jo trajner i Kroacisë I pyetur nëse ishte i befasuar që emri i tij përmendet në mesin e kandidatëve për trajner të ri të Kroacisë, Kuzhe përgjigjet: “Sinqerisht jo, nuk e shoh veten trajner të kombëtares kroate! Sllaven Biliç ka kryer një punë të mirë, ka arritur disa rezultate të mira. Natyrisht, do të më pëlqente të isha trajner i Kroacisë, por midis dëshirës sime subjektive dhe realitetit, mbizotëron kjo e fundit.

Unë jam absolutisht që të vazhdojë drejtimin Sllaven Biliç, por me disa korrigjime të caktuara. Kur të jetë fjala për caktimin e një trajneri të ri, atëherë Federata Kroate e Futbollit duhet të dijë saktësisht se çfarë kërkon. Unë kam frikë se ata nuk e dinë mirë këtë gjë.”

اfarë duhet të ndryshojë trajneri i Kroacisë, sipas Kuzhes? “Duhet të krijojë frymën e ekipit, lojtarëve duhet t’u jepet besim pa rezerva. Së dyti, ai duhet të ndërtojë një lojë të fortë konkurruese, që do të sjellë rezultate. Kroacia ka potenciale për të luajtur futboll sulmues, trajneri duhet ta dijë këtë gjë, ndaj duhet të krijojë një lojë ofensive.

Lojtarët e Kroacisë luajnë sipas qejfit të tyre, jo të organizuar. Unë e di që shumë prej kolegëve të mi do të zemërohen nga kjo që po them, do të thonë edhe që unë po filozofoj, por nga 100 trajnerë kroatë, 99 prej tyre nuk i thonë dot këto gjëra,” – nënvizon Kuzhe.

A mund ta thotë Kuzhe emrin e një trajneri, që mund ta zëvendësonte në mënyrë ideale Sllaven Biliçin? “Unë nuk dua të flas për këtë, sepse edhe deklarata e mësipërme ka për t’i lënduar kolegët,” – thotë shkurt Kuzhe.
 
Pe: Kombetarja

Marrëveshja Duka-Kuzhe, diferencën e bëjnë paratë


Të enjten trajneri kroat dhe presidenti i FSHF-së do të ulen kokë më kokë për rinovimin e kontratës

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka zbuluar dje se brenda kësaj jave do të vendoset për të ardhmen e Kuzhes në krye të pankinës kuqezi. Kreu i institucionit të futbollit i ka shmangur komentet mbi prononcimin e Kuzhes në mediat kroate, i cili zbulonte që Duka i kishte kërkuar rinovimin. “Kuzhe do të vijë këtë javë dhe ne do të ulemi të bisedojmë për rinovimin e mundshëm të kontratës, më pas do të vendosim për hapat e mëtejshëm.

Gjithsesi, mund të them që brenda kësaj jave gjithçka do të jetë e sqaruar sa i përket Kuzhes. Mund të ketë prishje të njëanshme, me konsensus, apo rinovim: një vendim do të merret. Ndërsa për emra të tjerë është e kotë të flasim, pasi, logjikisht, pa përfunduar bisedimet me Kuzhen, nuk mund të hyjmë në tratativa me të tjerë. Vetëm kaq mund të them, sepse realisht nuk ka asgjë më tepër. Kontrata e tij përfundon në fund të dhjetorit,” – është shprehur dje Duka.

Kuzhe, i etur për para Ndonëse presidenti i FSHF-së nuk thotë nëse i ka ofruar rinovimin kroatit (vetë Kuzhe ka pranuar pak ditë më parë në mediat kroate që presidenti Duka i ka kërkuar të rinovojë), fakti që ka hyrë në bisedime e vërteton këtë. Në të kundërt, palët do të kishin shtrënguar duart qysh pas ndeshjes me Rumaninë.

Burime pranë FSHF-së konfirmojnë që kroati është gati të rinovojë, por kërkon një kontratë më të majme, çka Duka vështirë se do t’ia ofrojë.Pak ditë më parë, sekretari Prodani deklaroi se “as që bëhet fjalë për rritje rroge” në kushtet kur të ardhurat e FSHF-së nga shitja e të drejtës televizive të ndeshjeve të kombëtares do të jenë shumëfish më të ulëta.

Pa një skuadër të madhe në Grupin E eliminator për Botërorin 2014” (Shqipëria ka rënë me Norvegjinë, Zvicrën, Slloveninë, Islandën dhe Qipron), FSHF do ta ketë të vështirë të përfitojë qoftë 1 milionë euro (nga rreth 5.5 milionë që përfitoi edicionin që sapo u mbyll) nga e drejta televizive, çka do të thotë që do të jetë edhe më e kursyer në shpenzimet për kombëtaren. Josip Kuzhe ka përfituar mbi 250 mijë euro për 2 vjet e gjysmë, pa llogaritur këtu shpenzimet për akomodimin e tij apo bonuset e tjera. Nëse do të rinovojë, kontrata e tij do të jetë të paktën 2-vjeçare, pasi eliminatoret e ardhshme përfundojnë në vjeshtë të 2013-ës.



24 Ndeshje e ka drejtuar trajneri Josip Kuzhe kombëtaren kuqezi, përfshi këtu ato zyrtare dhe miqësore.

6-1 Eshtë fitorja më të thellë nën drejtimin e trajnerit Kuzhe, kur kuqezinjtë mundën Qipron në “Qemal Stafa”, në një ndeshje miqësore.



4 Humbje radhazi ka pësuar Shqipëria në ndeshjet kualifikuese të Euro 2012, ndër të cilat më zhgënjyesja ajo në Luksemburg, me rezultatin 2-1.
 
Pe: Kombetarja

Stadium i ri, apo mashtrim i madh!


Kanë kaluar 356 ditë nga premtimi për të pasur një stadium të madh, atë arenë që do të inaugurohej për 100-vjetorin e Pavarësisë, por gjithçka ka mbetur si më parë. Shoqërinë anonime “Kuqezi” e pengojnë kontratat e bizneseve private!

Ekzaktësisht një vit më parë, më 20 tetor të vitit 2010, erdhi premtimi i madh, Shqipëria do të kishte një stadium të ri, jo më “Qemal Stafën”, por një tjetër, që do të ndërtohej në të njëjtin vend, më i madh dhe shumë modern. Një dhuratë e Qeverisë, e Kryeministrit dhe e Federatës Shqiptare të Futbollit, për të gjithë sportdashësit dhe për të gjithë shqiptarët, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Numërimi mbrapsht filloi një ditë më pas dhe lëvizjet u dukën të menjëhershme.

Më 2 shkurt, Qeveria miratoi një VKM për krijimin e shoqërisë anonime, mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Shtetit, i përfaqësuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Po sipas kësaj VKM-je, FSHF do të ishte “pronare” e 75% të aksioneve, ndërsa shteti vetëm 25%.

Shoqëria e emërtuar “Kuqezi” u krijua që të nesërmen e këtij vendimi, datë 3 shkurt, ku federata, si palë iniciatore dhe më e interesuar, regjistroi shoqatën në QKR, për të qenë e gatshme për zhvillimet e mëtejshme. Një ndër pikat e VKM-së, dhe më kryesorja pas krijimit të saj, ishte kalimi i kapitalit të stadiumit kombëtar “Qemal Stafa” te kjo shoqëri anonime, pa asnjë lloj barre apo detyrimi ndaj të tretëve, që do të thotë pa borxhe.

Mirëpo pikërisht këto borxhe, të cilat kanë fillesat kohë më parë, që janë kthyer në një pengesë të pakalueshme për momentin. Përpara se FSHF-së dhe Qeverisë t’i lindte dëshira për të ndërtuar një stadium në themelet e atij ekzistues “Qemal Stafa”. Bizneset e shumta, që ndodhen në ambientet e stadiumit kanë kontrata më afatgjata se një vit, një shkelje kjo e bërë nga ata që ia kanë ofruar këto kontrata.

Prishja e stadiumit do të thotë të prishen bizneset e tyre dhe ato të dëmshpërblehen, ndërkohë që ka kontrata që arrijnë në ndonjë rast edhe me afate 10-vjeçare. Sakaq ligji parashikon, që në ambientet sportive, nuk mund të nënshkruhen kontrata me palë të treta në një afat mbi 1-vjeçar. Gjithsesi, këto “gabime” të së shkuarës janë një nga pengjet e stadiumit tonë të ri, një peng i krijuar, gjithsesi nga vetë shteti.

Ministri i Ekonomisë, Nasip Naço, në muajin maj, saktësisht më datë 30 maj, ka lëshuar një urdhër, sipas të cilit kërkohen të vihen në lëvizje drejtoritë për përgatitjen e dokumentacionit. Pika kryesore ishte kalimi i stadiumit nga kapitali i Shoqërisë Anonime “Qendra Sportive”, e cila kontrollon veç stadiumit kombëtar “Qemal Stafa” edhe pallatin e sportit “Asllan Rusi”, te shoqëria anonime e sapokrijuar “Kuqezi”.

Deri në muajin shtator është përgatitur, apo është përmbushur vetëm një pjesë e atij urdhri, ai i vlerësimit të stadiumit nga një eksperte kontabël, e ngarkuar nga Ministria e Ekonomisë. Në bazë të vlerësimit të truallit dhe të objektit, që ndodhet në sipërfaqen ku ekziston ky stadium, vlera e “Qemal Stafës” arrin në 7.112.117.000 lekë. Kjo vlerë ndahet 7.112.117 aksione dhe vlera e secilit aksion është 1000 lekë.

Gjithçka është gati, të paktën në letra. Por e vërteta është se shoqëria anonime “Kuqezi”, mes FSHF dhe Qeverisë, e krijuar me aq vrull, nuk ka ende asgjë në kapitalin e saj, pra nuk e ka stadiumi “Qemal Stafa”, pavarësisht urdhrave të ministrit të ekonomisë. Të thyesh një urdhër të ministrit, apo aq më keq, të mos i bindesh urdhrit të Kryeministrit dhe vendimit të Këshillit të Ministrave, tingëllon pak e çuditshme.

Mos vallë ajo dëshirë e madhe e Kryeministrit Berisha, që shfaqi pas atij takimi me presidentin e UEFA-s, Mishel Platini, është zbehur?! Mendja nuk ta do, kur ai do të inaugurohej nga vetë Kryeministri, në një ditë aq të madhe për shqiptarët, në përvjetorin e 100-të të Pavarësisë! Por e vërteta është se stadiumi për këtë ditë jubilare nuk do të jetë gati dhe, me sa duket, as punimet nuk do të kenë filluar.

Se ëndrra e zhvillimit të finales të Superkupës së Europës në ditën e inaugurimit ishte një gënjeshtër që në fillim për ata që e besuan. Atëherë, përse nuk kanë dhe nuk pritet të nisin punimet për stadiumin e ri dhe modern të premtuar? Përse shoqëria anonime “Kuqezi” funksionon vetëm në eter? Përgjigjja është fare e thjeshtë: E pengojnë kontratat e bizneseve private! Këtu nuk po themi se mban era korrupsion, por të drejtë për të dyshuar kemi.

Por të drejtën për të menduar se mungon dëshira për të vepruar, natyrisht që e kemi. Kështu që shqiptarët, edhe gjatë vitit 2012 do të vazhdojmë të gjejnë miq në UEFA dhe FIFA për të na lejuar të luajmë sërish në këtë stadium, i cili nuk përmbush as 1/3 e kërkesave për ndeshje europiane klubesh dhe ndërkombëtare përfaqësuesesh. Për ilustrim, po themi se gazetarët shqiptarë do të mbeten sërish nga 2 persona në një stol, se janë gazetarët e huaj që duhen respektuar.

Tribuna e medias është vetëm me 55 vende. Në ndeshjen me Francën, ishin 22 vende në dispozicion të 55 gazetarëve francezë dhe 16 vende për 68 gazetarët shqiptarë. اdo shqiptar është i ndërgjegjshëm se ne nuk e kemi nivelin për të pasur një stadium 900 milionë dollarësh, si “Uembly” i ri i Anglisë, por nuk jemi as për të mbetur dhe kërkuar miq në UEFA dhe FIFA për të na lejuar të luajmë në “Qemal Stafa”, pasi stadiumi ynë 75-vjeçar, veçse “i plakur”, është jashtë çdo standardi.

Ky premtim, i pari dhe i fundit, me sa duket që na u bë ne, njerëzve të sportit, nga Kryeministri Berisha, për mjaft çaste na bëri të mendojmë se kreu i Qeverisë po tregonte vëmendje edhe për sportin. Por jo, nuk është kështu. Kushdo që do të vijë të shohë kombëtaren, apo edhe skuadra europiane, ndeshje të mëdha në “Qemal Stafa”, i vetmi pak më mirë se të tjerët është i destinuar të kthehet në sardele.

Por edhe për sa, askush nuk na e thotë. Të paktën, nëse nuk e kanë ndër mend që ta ndërtojnë këtë stadium, në minimumin e progresit drejt BE-së, le të bëjnë një WC publike në “Qemal Stafa”, aq e kërkuar nga UEFA në të gjitha relacionet e saj. Kjo, për të vetmen arsye që të mos mbetemi i vetmi, i pari dhe i fundit vend në Europë, ku jo vetëm shqiptarët, por edhe tifozët e huaj që vijnë, të mos shëtisin në natyrë për të kryer nevojat e tyre personale.



Skeda e stadiumit “Qemal Stafa”

Vendndodhja: Tiranë

Fillimi punimeve: gusht 1939

Inaugurimi: 7 tetor 1946

Pronar: Shteti

Kapaciteti: 19.600 vendësh



Studio spanjolle “RFA”

Si është projektuar stadiumi i ri?!

Stadiumit të ri në Tiranë do të ndërtohet nga kompania spanjolle “RFA”. Pas shumë analizave që ka bërë kjo kompani në stadiumin aktual “Qemal Stafa”, ajo tashmë ka përgatitur dhe ofruar projektin e vet për stadiumin e ri. Ai do të ketë 30.000 ndenjëse për shikuesit, për dallim nga aktuali që i kishte vetëm 19.000. Po ashtu, do të ketë vend të zgjeruar për tribunën VIP, e cila do të ketë 525 vende.

Nuk do të jetë i rrethuar, sikur tani, me shtigjet e atletikës, për faktin se largësia e publikut e humb atmosferën e mirë që krijohet. Stadiumi do të jetë i ndarë në dy kate. Pjesa, ose kati i pare, do të ketë vend për 17 mijë shikues, ndërsa pjesa e epërme (kati i dytë) do të ketë 16.000 vende.

Afër stadiumit parashihen gjithashtu të ndërtohen edhe 330 vend-parkime për automjete. Stadiumi i ri do të jetë projekt që bën pjesë në standardin elitë të UEFA-së. Kompania arkitekturore spanjolle “RFA” ka referenca të mira për ndërtimin e stadiumeve të bukura, si p.sh. ai i Valencias, i Espanjolit, i Athletiko Madridit etj.



Kompanitë e vetafruara për skema koncensioni!

Veç kompanisë spanjolle, e cila është thjesht një studio projektimi, pranë Federatës Shqiptare të Futbollit janë afruar disa kompani, të cilat kanë dhënë ofertat e tyre. Sipas burimeve të brendshme në FSHF, kohët e fundit është vetafruar një tjetër kompani e madhe, emri i së cilës nuk bëhet publik, por që afron shembjen e stadiumit aktual “Qemal Stafa”, ndërtimin e tij dhe më pas shfrytëzimin për një afat kohor që mbetet për t’u vendosur.

Pra, bëhet fjalë për një ndër kompanitë më të mëdha europiane, që merret me ndërtimin e stadiumeve, e cila e kërkon me koncesion stadiumin tonë. Gjithsesi, përgjigjes së këtij varianti dhe shumë të tjerëve FSHF-ja nuk mundet t’u japë përgjigje, pasi nuk ka asgjë në kapitalin e shoqërisë anonime “Kuqezi”, ku në letër ka 75% të aksioneve e 25% të tjera i ka shteti. Mungesa e përgjigjes ndaj ofertave si kjo, sigurisht që ul besueshmërinë dhe humbet seriozitetin e palës sonë.



60 milionë euro për 33 mijë vende!

Kaq është kostoja e ndërtimit të stadiumit të ri, bazuar në projektin e afruar nga studio spanjolle “RFA”. Kjo shifër përfshin që nga shembja e stadiumit aktual deri në ndërtimin e tij, për kapacitetin prej 33 mijë vendesh, që do të thotë se kostoja e stadiumit të ri do të shkojë në rreth 2 mijë euro për vend. Paratë për ndërtimin e këtij stadiumi, ku 75% duhet t’i financojë FSHF-ja në bashkëpunim me UEFA-n dhe një kredi, ndërsa 25% shteti. Megjithatë, një gjë e tillë as që po diskutohet aspak.

Ndoshta mungojnë edhe fondet, për këtë arsye është duke u diskutuar edhe ulja e kapacitetit nga 33.000 vendësh që ishte parashikuar. Sidoqoftë, derisa të arrijmë deri në konkretizimin e këtij projekti, duhet të priten “kalendat greke”. ثshtë e vështirë, për të mos thënë e pamundur që të prishen kontratat dhe të largohen bizneset private që lulëzojnë dhe rrethojnë “Qemal Stafën”. T’u paguash atyre dëmshpërblime, askush se mund ta çojë ndër mend.
 
Pe: Kombetarja

“Xhemo”, trajneri emergjent i kombëtares


Federata Shqiptare e Futbollit po mendon edhe për trajnerin emergjent të Shqipërisë në rast se çështja e trajnerit të ri nuk zgjidhet para dy ndeshjeve miqësore të nëntorit, me Azerbajxhanin dhe Maqedoninë (11 dhe 15 nëntor). Sipas sekretarit të përgjithshëm të FSHF-së, Eduard Prodani, në rast se Duka nuk do ta emërojë trajnerin e ri para dy miqësoreve, atëherë me shumë mundësi kuqezinjtë do t’i drejtojë Xhemal Mustedanagiç.

“Kuzhe, pavarësisht se ka kontratë deri në fund të dhjetorit, e ka mbyllur me Shqipërinë. Ne po mendojmë seriozisht për “Xhemon”, në rast se para dy miqësoreve të nëntorit Duka nuk e ka zgjedhur trajnerin. Kuptohet, si trajner emergjence,” – ka pohuar Prodani. Mustedanagiç arriti një kualifikim historik me U-17 në eliminatoret e zhvilluara në Estoni, duke zënë vendin e dytë në grup pas Gjermanisë.

Arritjet e moshave ngrenë në detyrë Redi Jupin

Sukseset e arritura nga përfaqësueset e moshave U-17 dhe U-19 (skuadra e Skënder Gegës ka ende një shans për t’u kualifikuar si e treta më e mirë) i faturohen strategjisë së re që ndoqi FSHF në organizimin e moshave. Kështu, përveç trajnerëve Mustedanagiç dhe Gega, u emërua edhe shefi i zyrës së talenteve, Redi Jupi.

Duke parë seriozitetin e punës së tij, drejtuesit e FSHF-së kanë vendosur që, përveçse me talented, Jupi të merret edhe me organizimin e të gjitha përfaqësueseve të moshave, përveç kombëtares A. Shtimi e përgjegjësive kuptohet që shoqërohet edhe me rritjen në detyrë. Redi Jupi është drejtor teknik i ekipeve kombëtare në FSHF.



Trajneri Shëtel i falet Salihit në derbin e Vjenës

Hamdi Salihi do ta nisë titullar ndeshjen Austria–Rapid në kampionatin austriak, që do të luhet të dielën. Në dy ballafaqimet e fundit, Austria fitoi 3-0, ndërsa në renditjen aktuale ka katër pikë më shumë se Rapidi i Hamdi Salihit. Për këtë arsye, trajneri Petër Shëtel, i kritikuar shpesh kohët e fundit, ka vendosur të hedhë në fushë sulmuesin shkodran. “Unë i di statistikat e Salihit, ndaj kam reflektuar dhe do ta hedh në fushë nga minuta e parë, – është shprehur trajner Peter Shëtel. – Salihi ka luajtur në këtë sezon vetëm katër ndeshje nga fillimi, prandaj ekipi ka shënuar një gol.

Hamdiu është sigurisht, sulmuesi më i mirë zonal në Austri. Por, për momentin, ne kemi nevojë për lojtarë, të cilët duhet të na çojnë deri atje. Fatkeqësisht, ne nuk mund t’i afrojmë 30 krosime Salihit.” Hamdi Salihi i ka shënuar dy gola tripikësh kundër Austrisë gjatë sezonit të kaluar, në dy fitore 1-0, që janë dhe të fundit për Rapidin. Jo më kot ai konsiderohet nga media austriake specialist kundër “Ketrave”.



Vangjeli asist, Bogdani titullar ndaj Sienës

اernomorets, ku aktivizohet Kristi Vangjeli, ka fituar 2-1 ndeshjen e kampionatit ukrainas me Aleksandrian. Mbrojtësi i kombëtares sonë në pjesën e parë ka luajtur në të majtë, ndërsa në pjesën e dytë në të djathtë të mbrojtjes. Në minutën e 61-të dha krosin e golit të dytë për vendësit. Ndërsa Erjon Bogdani pritet të luajë titullar në ndeshjen e Serisë A ndaj Sienës, ish-skuadrës së tij. 34-vjeçari përfshihet në formacion pas një mungese të shkurtër, për arsye dëmtimi
 
Pe: Kombetarja

Pas Hasit, refuzon edhe Kِstner Askush nuk e do Shqipërinë!?

Presidenti i FSHF-s për herë të parë rrëfen tratativat, ofertat dhe arsyet e refuzimeve, ndërkohë mbetet sërish në kërkim të një trajneri

ثshtë shndërruar në një telenovelë tashmë çështja e trajnerit që do të zëvendësojë Josip Kuzhenë nën drejtimin e stolit kuqezi. Që nga periudha e largimit të tij, kur nuk është mbushur ende një muaj, kanë qenë të shumtë emrat e përmendur. Më së shumti nga thashethemet që qarkullojnë sesa nga vetë krerët e lartë të Federatës Shqiptare të Futbollit, drejtues të cilët kanë tagrin e zgjedhjes së trajnerit dhe atë të bisedimeve.

Pas shumë aludimesh dhe emrash të publikuar dhe përmendur nën zë, vetë presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të sqarojë gjithçka. Më i përfoluri, ai që vazhdon të bëjë jehonë, është Besnik Hasi, ish-kapiteni i përfaqësueses kuqezi, i cili aktualisht është zëvendëstrajner i Anderlehtit.

“Ka qenë tërësisht një vendim i klubit, ku Besnik Hasi aktualisht ka një rol zyrtar dhe si rrjedhojë ka një kontratë,” – thotë presidenti Duka. Sigurisht, prej shumë vitesh skuadra belge ka investuar tek kosovari, si në statusin që ai ka pasur si lojtar, por edhe në formimin e tij si trajnet e zyrtar të këtij klubi. Investime të tilla afatgjata në perëndim vlerësohen shumë ndërkohë që gjithë kësaj i shtohet, vështirësia për prishjen e jetesës normale të Hasit në një vend perëndimor me familjen e tij.

“I ofruam gjithçka, 4 vjet kontratë, ekskluzivitet për përzgjedhjen e stafit të huaj, siç ai e kërkoi. Për të gjitha këto një pagë prej 200 mijë eurosh në vit, duke i shtuar dhe 10 mijë euro premio për çdo fitore. Një kontratë e tillë besoj se është normale e një pjesë e këtyre kushteve ishin të kërkuara dhe ne i plotësuam, duke filluar nga kohëzgjatja e kontratës 4-vjeçare, gjë që nuk kishte ndodhur më parë, por gjithsesi ne e pranuam, – shton Duka. – Në fund fjala i kishte mbetur skuadrës së tij në Belgjikë, por ata refuzuan që ai të largohej, duke na detyruar të mendonim për një zgjidhje tjetër.”

Ky ishte një ndër zhgënjimet më të mëdha sa i përket refuzimeve të presidentit Duka. Pas më shumë se 9 vitesh në krye të FSHF-së dhe nga koha kur i kishte vënë veton trajnerëve shqiptarë, ai vendosi për një të tillë. “Ata i dinë dhe i kuptojnë më mirë problemet tona,” – ishte shprehur në momentin kur vendosi për të zgjedhur një trajner shqiptar. Hasi ishte një i tillë, plotësonte gjithçka, shqiptar, me vizion perëndimor dhe ide të tilla, por nuk ishte e thënë. Ky ishte refuzimi që më pas bëri më konfuze idetë e drejtuesve të FSHF-së, të cilët në mëdyshjen për trajner shqiptar apo të huaj, u rikthyen tek ideja e një të huaji.

Pak ditë më pas shfaqet një emër i padëgjuar më parë, por sipas presidentit të federatës, bëhej fjalë për një emër që ai e njihte prej kohësh dhe që më parë ishte vetafruar për të marrë drejtimin e kuqezinjve, Lorenz Günter Kِstner. Gjermani kishte një karrierë të gjatë si trajner dhe me një CV të pasur. Nisur nga eksperienca pozitive e Hans Peter Brigelit, u mendua se do të ishte një zgjedhje e mirë. Ashtu si për Hasin edhe për Kِstnerin u bë e njëjta ofertë:

“Edhe për të kishte të njëjtat kushte si për Hasin, pra 4 vjet kontratë, një pagë prej 200 mijë euro në vit dhe premiot, ku pa diskutim nuk bëhet fjalë për shtëpinë, makinat e udhëtimet që do të ishin të shumta, për të dhe që do të mbuloheshin nga ne. U duk se gjithçka do të ishte në rrugën e duhur, ai pranoi dhe më pas i mbetej në dorë të vendosnin drejtuesit e Volfsburgut.

Një ditë përpara mbërritjes së tij në Tiranë, sipas bisedave të para, erdhi një tjetër refuzim,” – deklaron presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Edhe për të kanë ndërhyrë në momentin e fundit drejtuesit e klubit dhe nuk e lejuan të lëvizte.

Por çfarë po ndodh, përse na refuzojnë, ose më saktë, përse nuk tundohen aq sa të marrin përsipër edhe prishjen e kontratës me klubet aktuale, si në dy rastet e para?Sigurisht që Shqipëria nuk premton shumë, si nga elementët e rinj, ashtu edhe duke parë në letër grupin që na ka rënë për eliminatoret e Botërorit 2014. Duke filluar nga Norvegjia, Sllovenia e Zvicra, të gjitha kanë një koeficient më të lartë se ne, apo thënë më troç janë më të forta se ne, ndosha edhe Qipro.

Nga ana tjetër, kemi rreth 40% të skuadrës, e cila në shtator, me fillimin e këtyre eliminatoreve, nuk do të jenë më duke filluar nga kapiteni Altin Lala, organizatori Ervin Skela, mesfushori Klodian Duro dhe sulmuesi Erjon Bogdani. Ndoshta për sulmin mund të gjenden alternativa dhe disa emra janë, po organizator nuk kemi, lojtarë aq teknik e me grintë sa Duro, gjithashtu jo, për të mos vazhduar me Lalën, punën e të cilit në në lidhjen e reparteve, mbrojtje-mesfushë, nuk e bën dot ashtu askush.

I vetmi i ri premtues, edhe pse ende shpejt, është Odise Roshi. Të paktën ky është lojtari që u provua dhe na entuziazmoi të gjithëve, të tjerët nuk konsiderohen më të tillë edhe pse pak kanë luajtur. Madje edhe në ato momente që kanë luajtur nuk kanë qenë në nivelin për të zëvendësuar këtë 40% që po largohet. E kush mund të rrezikojë emrin e tij si trajner dhe të marrë një Shqipëri në këtë gjendje?! Ndoshta dikush që kërkon një sfidë personale, por edhe me pak para ama, pasi ne jemi sërish Shqipëria, një vend i varfër…

Tani mbetemi me shumë pak alternative, për të mos thënë me asnjë: “Nuk e kam zakon të flas me dy trajnerë njëherësh. Pas këtij refuzimi do të na duhet të mendojmë për një tjetër,” – thotë me gjysëm zëri presidenti, i cili shton: “Matjazh Kek? Nuk kam biseduar kurrë me të, na duhet të rifillojmë nga e para, jemi në kërkim të kontaktit të radhës, ndërkohë për dy ndeshjet miqësore do të vazhdojë Xhemal Mustedanagiç, janë shumë afër për të menduar se do ta drejtojë skuadrën “trajneri i ri”,” – ka përfunduar presidenti Duka.

Një gjë është e sigurt, të paktën nga kaq sa kuptohet, më në fund kemi kuptuar që na duhet një trajner me një kontratë afatgjatë, të hartojë një projekt afatgjatë, ku ndoshta edhe pse në eliminatoret e radhës mund të jemi sërish të parafundit, mund të përfitojmë një grup lojtarësh të rinj. Duhet të mësohemi të humbasim, duke rrezikuar… dhe jo të fitojmë me fat, duke u mashtruar… veten në radhë të parë, sepse pasojat janë këto.



Statistika
9 trajnerë të huaj mundin 16 trajnerë shqiptarë në stolin e kombëtares

Tetë vjet trajnerësh të huaj në krye të kombëtares shqiptare të futbollit kanë kushtuar diçka më shumë se 1.5 milionë euro, apo rreth 200.000 euro në vit, ndërsa teknikët Dosena, Brigel, Bariç, Han e Kuzhe, e kanë drejtuar përfaqësuesen kuqezi në 82 ndeshje, me bilancin 25 fitore, 21 barazime e 36 humbje.

Kjo do të thotë se suksesi është në nivelin 38.7 për qind. Por në vitet e para të krijimit të përfaqësueses ka pasur edhe disa trajner të tjerë të huaj si jugosllavi Ljubisha Broçiç, sovjetiku Nikolaj Lukshinov, hungarezi Miklos Vadلsz dhe gjermani i lindjes, Joakim Klinger.

Në total, të huajt e kanë drejtuar kombëtaren në 93 ndeshje, me bilanc të përgjithshëm 32 fitore, 21 barazime e 40 humbje me një përqindje suksesi prej 41.9 për qind. Me trajnerë shqiptarë, kuqezinjtë kanë luajtur në 163 ndeshje, në të cilat kanë arritur 27 fitore, 30 barazime dhe 106 humbje, me golaverazhin 114-311. Kjo do të thotë se trajnerët me pasaportë shqiptare kanë pasur 22.7 për qind sukses.



Brigel dhe Bariç, më të mirët!
Edhe pse mund të cilësohet njëri prej trajnerëve të huaj më “jetëgjatë” të kombëtares sonë, Josip Kuzhe duhet thënë se nuk ka arritur rezultate më të mira sesa paraardhësit e tij. Në 20 ndeshje (ku 11 janë miqësore, 3 janë të vlefshme për eliminatoret e Botërorit dhe plot 8 për eliminatoret e Europianit) kroati Kuzhe, që ka qëndruar në krye të pankinës kuqezi, ka grumbulluar mesatarisht 1,40 pikë. Skuadra që ka drejtuar ka shënuar rreth 1,10 për ndeshje dhe ka pësuar plot 1,40 gola për takim.

Ndërkohë që dukshëm rezultate më të mira ka bërë Hans Peter Brigeli dhe Oto Bariç. Gjermani vetëm në 16 takime ka arritur që të grumbullojë 1,25 pikë, ndërkohë që skuadra që ai drejtonte shënonte 1,06 gola për ndeshje. Këto shifra “rëndohen” edhe më shumë në qoftë se mes këtyre 16 takime kujtojmë se dy janë ndeshje miqësore ndërsa sa u përket tjerave janë të vlefshme për Eliminatoret e Botërorit (2) dhe Europianit (12).

Po në të njëjtën situatë ndodhet edhe Oto Bariç që ka drejtuar Shqipërinë në vetëm nëntë takime (të gjitha të vlefshme për eliminatoret e Evropianit) dhe ka arritur që të grumbullojë 1,11 pikë për takim. Gjatë kohës kur kroati u ul në pankinën e përfaqësues sonë duhet thënë se kjo e fundit u përmirësua shumë në mbrojtje, pasi ka marrë vetëm 0,89 gola për ndeshje.



Josip Kuzhe
Kroati Josip Kuzhe, 58 vjeç, e mori drejtimin e skuadrës në maj të vitit 2009, duke pasuar holandezin Arin Han. Kuzheja ka zhvilluar deri tani në stolin e Shqipërisë 24 ndeshje, duke koleksionuar 8 fitore, 6 barazime dhe 10 humbje. Ndeshja me Rumaninë ishte e 24-ta e tij në krye të kombëtares.

Ai njihej si mjeshtri i miqësoreve (11 ndeshje, 6 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje), por në 11 takimet zyrtare arriti vetëm 2 fitore (me Luksemburgun dhe Bjellorusinë), si dhe 3 barazime dhe 7 humbje. Fitorja 6-1 në miqësoren me Qipron e futi përjetësisht në histori (të paktën deri tani) si trajnerin që ka regjistruar fitoren më të thellë me kombëtaren.
 
Pe: Kombetarja

Shqipërisë i munguan shumë, mbi të gjitha ATA…


Ata munguan mbrëmë… Flamuri i madh kuqezi, që “ecte” nëpër shkallët e tribunës përballë, mungoi… Munguan nëpër rrugë, para dhe pas ndeshjes, boritë dhe makinat e stolisura me flamurin tonë kombëtar… Tirana u mbështoll nga errësira e natës, e zymtë dhe e trishtë. Jo aq nga humbja e kombëtares në miqësoren ndaj Azerbajxhanit.

Asaj i mungoi diçka më shumë… i mungoi mjedisi kuqezi. I munguan ATA, që kuqezinjtë tanë i bënin me krahë, u jepnin oksigjen, forcë dhe energji. Munguan “Tifozët Kuq e Zi”, Ata që na drithëronin… Ata që na rritën krenarinë kombëtare dhe që bashkonin një komb të tërë brenda “Qemal Stafës”… Ata që mësuan edhe fëmijët të thërrisnin: “O sa mirë me qenë shqiptar”!…

Mbrëmë, stadiumi kombëtar “Qemal Stafa” ishte i shëmtuar, mbretëronte një qetësi mortore. Në fushë dëgjoheshin fjalët e futbollistëve, që i flisnin njeri-tjetrit. Dekori kuqezi mungonte. Mungonin tifozët, shpirti dhe zemra e kombëtares, Ata që ua kthenin “Qemal Stafën” në makth dhe ferr kundërshtarëve.

Ata munguan në shenjë proteste për një hatërmbetje. Pavarësisht arsyeve, ATA gabojnë. Kombëtarja nuk është as e FSHF-së dhe aq më pak e presidentit Duka. Ajo është e të gjithëve, është simbol i të gjithë kombit shqiptar. Kombëtarja ka nevojë për ATA, por edhe ATA kanë nevojë për kuqezinjtë.

Mbrëmë kombëtarja humbi 0-1 ndaj Azerbajxhanit. Bashkë me ndeshjen humbi edhe ATA, tifozët e saj, të cilët, përherë, si në Tiranë, por edhe jashtë, i janë gjendur pranë. Dashtë Zoti që ky “zemërim” të mos zgjasë!…
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top