Varferi kulturore e barabarte me turp?

Aren

Anëtar i Respektuar
Te gjithe sapo permendim fjalen varferi, mendimi i pare qe na vjen ne mendje eshte varferi dhe skamje ekonomike.Une do te doja qe fjalen varferi ne kete rast, ta merrnim ne nje kuptim tjeter, varferi kulturore, ku njeriu nuk eshte i zoti te ruaje dhe te shfrytezoje ate qe i jepet, ku njeriu nuk eshte i zoti te siguroje dhe te tejcoje ate kulture te pasur qe i trashegohet, por mer hov nga imitimi i te tjereve, duke harruar vlerat e tij kulturore.E pare ne kete kendveshtrim,
A mund te themi se varferia kulturore eshte turp?
 
Pe: Varferi kulturore e barabarte me turp?

....eshte pak konfuze kjo qe eshte shprehur ketu...ndoshta duhet kuptuar me sakte..Cdo te thote varferi kulturore ?...mendoj se eshte munges diturie, ne fusha te ndryshme, kulture e pergjithshme dhe profesionale...dhe eshte e pamundur qe te imitohet....sepse kultura e nje njeriu reflektohet ne mynyre evidente , ne cdo fjale qe ai shpreh...sepse ai qe mundohet te imitoje, nuk bene gje tjeter, vetem se konfirmone injorancen e tije...por nuk mendoj se eshte turp...munde te jete munges respekti per veten...kultura eshte shume e gjere, dhe eshte e pamundur qe njeriu te jete i mirinformuar ne cdo aspekt te saj..sepse gjithmone do te kete fusha ku ai nuk do te jete i informuar...
 
Pe: Varferi kulturore e barabarte me turp?

Hëmm turp në përgjithësi në Botën e sotme është kultura dhe mirësia . Tani si e shtron ti nuk është se jep shumë ''bukë'' për diskutim . Por varfëria kulturore mund të ndahet në shumë lloj ''varfërish'' të tjera . Më e mirë do të ishte sikur të thoje varfëri shpirtërore, pasi në kontekstin që ti e ke marrë është dhe duket sikur drejtohet tema tek ata njerëz që për arsye të ndryshme (të cilat unë personalisht nuk dua ti gjykoj) harrojnë prejardhjen e tyre , gjuhën,zakonet, etj etj . Kjo nuk mund të quhet varfëri kulturore gjithsesi , mendoj se është pak më i gjërë si koncept se sa thjesht ''kulturë''
Por nëse e thua kështu në përgjithësi, do të thoja me bindje që po, është turp nëse ke pasur mundësitë të marrësh një ''kulturë'' dhe nuk e ke shfrytëzuar pasi nuk ke dashur , por nëse ke dashur dhe nuk ka qënë dikush të ta japë ,turpi i mbetet të tjerëve.
 
Pe: Varferi kulturore e barabarte me turp?

Anës detit i palarë,
Anës dritës i paparë,
Pranë sofrës i pangrënë,
Pranë dijes i panxënë,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur?


Per mua kto vargje tregojne varferi kulturore ,varferi shpirterore, ....aty ku individi i ka te gjitha por '' nuk di ose nuk do '' qe ti perdore .Aty ku kenaqet me boten(bardhe e zi ) qe ka dhe nuk ben hapa per te ecur me tutje ,thjesht ndihet rehat me aq sa i ofrohet .
 
Pe: Varferi kulturore e barabarte me turp?

Po e shtroj pak me ndryshe debatin ne menyre qe te kuptohet e zhvillohet biseda meqense per disa qenka shume i varfer materiali qe kam shkruar pak me lart....:)

Varferi kulturore, kjo eshte fjala qe po na pushton dita dites, dhe ky pushtim qenka me i tmerrshem dhe me i ulet se pushtimet e tjera.
Si valle, deri ketu kemi rene, sa nuk jemi ne gjendje te ruajme dhe te tejcojme vlerat dhe kulturen tone, pse po shkaterrohemi ne kete menyre, pse nuk po na ben pershtypje me mbijetesa 500-vjecare qe paten brezat tane, vetem qe ne te gezonim kete qe gezojme sot, pse kaq shume po ia ulim vlerat vetes dhe nuk dime me kush jemi?!
Pse kaq lire po e shesim veten, pse po mohojme vetveten dhe kulturen duke ndryshuar identitet, pse tashme per shume prej nesh fjala SHQIPETAR eshte turp, mos valle po harrojme se identiteti dhe kombesia jane krenaria e nje njeriu?
Pse historianet tane nuk po meren me me zbulimin e fakteve historike, por po bejne dicka te pakonceptueshme, te ulet, urryese, duke hedhur hipoteza te kota dhe te pavlefshme, duke vene ne dyshim edhe kombesine e heroit tone kombetar, Skenderbeut?
Pse, pse , pse, eh sa shume pse-ra, tashme eshte e kote te merzitemi dhe te ofendohemi kur te tjeret na diskriminojne dhe na perulin me thirje raciste perpara te gjitheve, eshte e kote te bejme deklarata boshe per te mbrojtur me vendin sepse jemi vete ne ata qe e bejme nje veprim te tille, me kete harrese vlerash, me kete rreshkitje ne humnere qe po ju bejme vlerave dhe identitetit tone, tashme kerkohet veprim intensiv per te ringjallur vlerat e zbehura dhe te harrruara.
 
Titulli: Varferi kulturore e barabarte me turp?

Kush thote qe ai qe ska nje bagazh kulturor duhet te ndihet i turperuar?
Nuk eshte aspak e vertete une njoh njerez qe krenohen me kete
 
Pe: Varferi kulturore e barabarte me turp?

Po e shtroj pak me ndryshe debatin ne menyre qe te kuptohet e zhvillohet biseda meqense per disa qenka shume i varfer materiali qe kam shkruar pak me lart....:)

Varferi kulturore, kjo eshte fjala qe po na pushton dita dites, dhe ky pushtim qenka me i tmerrshem dhe me i ulet se pushtimet e tjera.
Si valle, deri ketu kemi rene, sa nuk jemi ne gjendje te ruajme dhe te tejcojme vlerat dhe kulturen tone, pse po shkaterrohemi ne kete menyre, pse nuk po na ben pershtypje me mbijetesa 500-vjecare qe paten brezat tane, vetem qe ne te gezonim kete qe gezojme sot, pse kaq shume po ia ulim vlerat vetes dhe nuk dime me kush jemi?!
Pse kaq lire po e shesim veten, pse po mohojme vetveten dhe kulturen duke ndryshuar identitet, pse tashme per shume prej nesh fjala SHQIPETAR eshte turp, mos valle po harrojme se identiteti dhe kombesia jane krenaria e nje njeriu?
Pse historianet tane nuk po meren me me zbulimin e fakteve historike, por po bejne dicka te pakonceptueshme, te ulet, urryese, duke hedhur hipoteza te kota dhe te pavlefshme, duke vene ne dyshim edhe kombesine e heroit tone kombetar, Skenderbeut?
Pse, pse , pse, eh sa shume pse-ra, tashme eshte e kote te merzitemi dhe te ofendohemi kur te tjeret na diskriminojne dhe na perulin me thirje raciste perpara te gjitheve, eshte e kote te bejme deklarata boshe per te mbrojtur me vendin sepse jemi vete ne ata qe e bejme nje veprim te tille, me kete harrese vlerash, me kete rreshkitje ne humnere qe po ju bejme vlerave dhe identitetit tone, tashme kerkohet veprim intensiv per te ringjallur vlerat e zbehura dhe te harrruara.

Prap spo e kap fare une temen,ne fillim e nise me nje varferi kulturore,qe se kuptova kujt i thoje varferi kulturore...Pasi kulture marrin te gjithe por ta interpretojne se kane te gjithe aftesine,ketu do thoja hyn ne pune inteligjenca(aftesia per te mesuar dhe per te riprodhuar kete mesim)...Tani nqs shtron pyetjen pse se kane te gjithe?Te them se njerezimi eshte relativ,edhe kultura qe kane po ashtu,nga moskultura dallojme ato qe kane kulturen...Gjeja tjeter ti i dhe nje zhvillim tjeter temes me kete shkrimin e fundit,pasi ju fute historise(dhe te kujtoj se historia nuk eshte dicka absolute por eshte e shkruar nga dora e njeriut,trajtohet sipas kohes shembull per kete te jap te sakte fare dhe konkret,kam gjyshen 96 vjece ka mendjen top,dhe ne histori e kemi mesuar ne shkolle qe gjermanet i trembem ne,luftuam i mbytem,por ne fakt ne ate kohe gjermania kapitulloi,dmth si trembem ne trimat,por iku vete ajo)....Tani gjeja tjeter eshte,qe marrin identitet tjeter,mos valle po paragjykon?Pasi di shume shqiptare qe per arsye ekonomike,jane detyruar te nderrojne emer,fe apo ku di une,qe te fitojne dokumentet ne vende te tjera te europes...Jane arsye shume te thella keta,mos i hyr kesaj teme ti paragjykosh,se ska lezet fare,pasi nje emer i shkruar ne nje cope leter apo pashaporte ste ben me kulture as me pak as me shume...Ndoshta te krijon kushte te mira jetese,te jep nje mundesi me shume,por smund te thuash se ska kulture ai njeri,qe pomohon veten e tij apo vendin,pasi shumica e shqiptareve,fitojne jashte,per familjen e vijne i shpenzojne ne vendin e tyre ne fund te fundit....Tani une spo di ca drejtimi do i japesh temes pasi e ke ngaterruar pak,te pakten ne konceptin tim....
 
Pe: Varferi kulturore e barabarte me turp?

Te gjithe sapo permendim fjalen varferi, mendimi i pare qe na vjen ne mendje eshte varferi dhe skamje ekonomike.Une do te doja qe fjalen varferi ne kete rast, ta merrnim ne nje kuptim tjeter, varferi kulturore, ku njeriu nuk eshte i zoti te ruaje dhe te shfrytezoje ate qe i jepet, ku njeriu nuk eshte i zoti te siguroje dhe te tejcoje ate kulture te pasur qe i trashegohet, por mer hov nga imitimi i te tjereve, duke harruar vlerat e tij kulturore.E pare ne kete kendveshtrim,
A mund te themi se varferia kulturore eshte turp?


Ne fakt Aren kam pershtypjen se ka plotesishte te drejte dhe ne si komb po kalojme nje periudhe te rende te varferise se tejskajshme kulturore.
A nuk quhet varferi kulturore ku brenda dy dekadash jane shkruar vetem ca vepra (shumica nga to ngrehaluci dhe kapardisje) dhe per ti vene kujen kesaj varferia nuk kemi asnje kritike letrare?
A nuk quhet varferi kulturore kur tetrot tona jane shenderruar ne vende ku vetem partite politike mbajne mitingje nderkohe qe asgje qe ka te beje me artin nuk funksionon?
A nuk quhet varferi kulturore ku televizionet, radiot e gazetat tona jane shenderruar ne mediume qe vetem art, shkence e kulture nuk permbajne?
A nuk quhet varferi kulturore kur cdo gje antike dhe me vlera monumentale po shkaterrojme, madje edhe qytete te tera?
A nuk quhet varferi kulturore kur me dekada te tera askush nuk merret me traditen, kulturen dhe zakonet aq te pasura qe kemi patur?
A nuk quhet varferi kulturore kur ka kohe e decenie qe nuk mbahet asnje manifestim ne drejtim te avancimit dhe vurjes ne pah te kultures, tradites qe na e kan lakmi shume popuj?
A nuk quhet varferi kulturore ku vepra arti, te reja dhe te vjetra, shiten ne pazar me cmimin e nje buke?

Kjo, jo vetem qe eshte varferi kulturore, por kjo eshte mjerim kulturor!

Ne fakt Aren me kete ka potencuar ceshtjen e
kulturimit dhe inkulturimit, dhe qe ta dijme te gjithe, se per kete ne radhe te pare eshte fajtor vet shteti por edhe ne si popull apo edhe shoqeri civile.

Te thuash vetem turp ndoshta them se eshte shume pak.:26:
 
Pe: Varferi kulturore e barabarte me turp?

Prap spo e kap fare une temen,ne fillim e nise me nje varferi kulturore,qe se kuptova kujt i thoje varferi kulturore...Pasi kulture marrin te gjithe por ta interpretojne se kane te gjithe aftesine,ketu do thoja hyn ne pune inteligjenca(aftesia per te mesuar dhe per te riprodhuar kete mesim)...Tani nqs shtron pyetjen pse se kane te gjithe?Te them se njerezimi eshte relativ,edhe kultura qe kane po ashtu,nga moskultura dallojme ato qe kane kulturen...Gjeja tjeter ti i dhe nje zhvillim tjeter temes me kete shkrimin e fundit,pasi ju fute historise(dhe te kujtoj se historia nuk eshte dicka absolute por eshte e shkruar nga dora e njeriut,trajtohet sipas kohes shembull per kete te jap te sakte fare dhe konkret,kam gjyshen 96 vjece ka mendjen top,dhe ne histori e kemi mesuar ne shkolle qe gjermanet i trembem ne,luftuam i mbytem,por ne fakt ne ate kohe gjermania kapitulloi,dmth si trembem ne trimat,por iku vete ajo)....Tani gjeja tjeter eshte,qe marrin identitet tjeter,mos valle po paragjykon?Pasi di shume shqiptare qe per arsye ekonomike,jane detyruar te nderrojne emer,fe apo ku di une,qe te fitojne dokumentet ne vende te tjera te europes...Jane arsye shume te thella keta,mos i hyr kesaj teme ti paragjykosh,se ska lezet fare,pasi nje emer i shkruar ne nje cope leter apo pashaporte ste ben me kulture as me pak as me shume...Ndoshta te krijon kushte te mira jetese,te jep nje mundesi me shume,por smund te thuash se ska kulture ai njeri,qe pomohon veten e tij apo vendin,pasi shumica e shqiptareve,fitojne jashte,per familjen e vijne i shpenzojne ne vendin e tyre ne fund te fundit....Tani une spo di ca drejtimi do i japesh temes pasi e ke ngaterruar pak,te pakten ne konceptin tim....


Gloom njeriu ne jete mund te jete ekonomikisht i pasur sikur qe mund te jete edhe i varfer. Asnjera nga keto gjendje nuk e percakton dhe as qe e kushtezon vleren kulturore te individit.Vlerat kulturore zakonisht jane te trasheguara dhe ato duhet kultivuar ne menyre qe te ruhen si pasuri e jona. Mirepo jo te gjithe dhe jo cdo kund keto vlera respektohen apo kultivohen si duhet. Jemi deshmitare te kohes, se ka njerez te cilet mundohen te krijojne imazhe te reja personale duke u zhveshur nga vlerat burimore. Jane pikerisht ata qe mundohen te jene ne trend me te tjeret qe nuk perkojne aspak me mentalitetin, kulturen dhe traditen tone. Duke imituar te tjeret, shkojne drejt varferise kulturore, dhe gradualisht e humbin edhe ndjenjen kombetare, ngase vlerat kulturore patjeter se jane edhe kombetare.Gjithashtu eshte per te ardhur keq se si vendi yne, nje vend i vogel, i ngrene nga te gjitha anet, per vite me rradhe i trajtuar si placke lufte dhe me ne fund sot kur gezojme ate qe te tjeret luftuan per ta patur, Lirine, serisht nuk dijme se si te ruajme dhe te tejcojme ato vlera te trasheguara nga brezat paraardhes, por gjithmone jemi ndikuar me vlersimin e te huajve, duhet qe patjeter dicka te vleresohet nga te huajte qe te ndergjegjesohemi edhe ne rast se nuk ndodh kjo e fundit, duket sikur ne vete nuk jemi ne gjendje te vleresojme vetveten dhe kulturen tone per ate qe jemi, por gjithmone te bejme dicka "me te zgjuar", te imitojme te tjeret.Nuk po paragjykoj se fundja nje emigrante jam e une e po i perjetoj gjerat si te gjithe thjesht te reflektojme pak mbi shqetesimet kulturore qe na rrethojne, nuk do ishte aspak keq te japim te gjithe opinionin tone personal, sepse kjo eshte nje teme ku cdo shqiptare ka dicka per te thene...
 
Pe: Varferi kulturore e barabarte me turp?

Po e shtroj pak me ndryshe debatin ne menyre qe te kuptohet e zhvillohet biseda meqense per disa qenka shume i varfer materiali qe kam shkruar pak me lart....:)

Varferi kulturore, kjo eshte fjala qe po na pushton dita dites, dhe ky pushtim qenka me i tmerrshem dhe me i ulet se pushtimet e tjera.
Si valle, deri ketu kemi rene, sa nuk jemi ne gjendje te ruajme dhe te tejcojme vlerat dhe kulturen tone, pse po shkaterrohemi ne kete menyre, pse nuk po na ben pershtypje me mbijetesa 500-vjecare qe paten brezat tane, vetem qe ne te gezonim kete qe gezojme sot, pse kaq shume po ia ulim vlerat vetes dhe nuk dime me kush jemi?!
Pse kaq lire po e shesim veten, pse po mohojme vetveten dhe kulturen duke ndryshuar identitet, pse tashme per shume prej nesh fjala SHQIPETAR eshte turp, mos valle po harrojme se identiteti dhe kombesia jane krenaria e nje njeriu?
Pse historianet tane nuk po meren me me zbulimin e fakteve historike, por po bejne dicka te pakonceptueshme, te ulet, urryese, duke hedhur hipoteza te kota dhe te pavlefshme, duke vene ne dyshim edhe kombesine e heroit tone kombetar, Skenderbeut?
Pse, pse , pse, eh sa shume pse-ra, tashme eshte e kote te merzitemi dhe te ofendohemi kur te tjeret na diskriminojne dhe na perulin me thirje raciste perpara te gjitheve, eshte e kote te bejme deklarata boshe per te mbrojtur me vendin sepse jemi vete ne ata qe e bejme nje veprim te tille, me kete harrese vlerash, me kete rreshkitje ne humnere qe po ju bejme vlerave dhe identitetit tone, tashme kerkohet veprim intensiv per te ringjallur vlerat e zbehura dhe te harrruara.
Me pak fjalë mirë të kisha kuptuar unë megjithse tema fillimisht ishte e ''varfër'' ?:p
Mendoj që izolimi shumë vjeçar tek ne bëri edhe punën e tij , u nisëm nëpër Botë si rreckamanë dhe kur shihnim të tjerët detyrimisht tek një pjesë e mirë e bashkëatdhetarëve tanë lindi edhe u kultivua ndjenja e inferioritetit ndaj të mirave që shihnim në Botën e ''re'' Varfëria ekonomike pati një lidhje të ngushtë me varfërinë kulturore që jemi të detyruar të përjetojmë sot ,kjo nuk ka dyshim. Por mendoj se me kalimin e kohës ata që do i rezistojnë këtij ''përdhunimi ''masiv të vlerave dhe identitetit të individit do të jenë edhe ata njerëz të cilët do i përgjigjen thënies: ''Mos shih se çfarë ka bërë vendi yt për ty por shih se çfarë mund të bësh ti për vendin tënd'' Jam i sigurt që ka plot midis këtyre të ''humburve'' dhe pa identitet të cilët kultivojnë dhe rritin tek vetja apo fëmijët e tyre vlerat më të mira të mundshme të trashëguara nga të parët.Kjo nuk mendoj se kërkon ndonjë veprim intensiv , thjesht kërkon kohën e nevojshme që të mund të ndahet shapi nga sheqeri.
 
Pe: Varferi kulturore e barabarte me turp?

Iron_Leon, jam shume dakord,me mendimin tuaj se varferia ekonomike shkakton varferi kulturore, por c'mund te themi per shtresat e mesme dhe shtresat e larta te shoqerise, me disa perjashtime, por edhe aty ku nuk mungon gjendia ekonomike, njerezit serisht po varferohen nga ana kulturore dhe cdo dite e me shume po mundohen si te rrisin masen e "xhaketes" duke shitur dhe duke blere, sa here te duan kombin tone dhe duke shkuar drejt gremines.Nje historian, qe ka per detyre te merret me fakte, si mund ti lejohet te hedhe hipoteza pa baze?

PS:Ngaqe s'me pelqen te kem borxhe...po ta kthej.. :p hahaha
 
Pe: Varferi kulturore e barabarte me turp?

Po sepse një historian (kështu j'u thënçin) ka të drejtë që të mbështesë hipotezat e tij në ndonjë burim, qoftë i saktë ose jo .
Unë do thoja që më e rrezikshme është mungesa e atyre historianëve të tjerë që e kundërshtojnë me fakte një hipotezë të hedhur nga një njeri i cili për arsye krejt personale edhe mund të shpifë . ثshtë vetë politika Shqiptare e cila është më anti-shqiptare se ç'do historian i shitur apo blerë. Peshku qelbet nga koka thonë, dhe qelbësirllëkun ne e kemi në institucione ,jemi shumë larg deri kur të arrijmë tek historianët.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 26.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 13.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 13.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 20.0%
Back
Top