Fk Vllaznia Shkoder

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
Presidenti Luka: Edhe Kamza e vogël para Vllaznisë

Kryebashkiaku i Shkodrës, Lorenc Luka, dje ka ndjekur stërvitjen dhe i ka karikuar futbollistët për ndeshjen e sotme në transfertë

Kamza – Vllaznia (sot 16:00)

Që Bashkia Shkodër e ka marrë me shumë qejf drejtimin e klubit “Vllaznia”, kjo tashmë nuk ka as më të voglin dyshim. Shihet qartë dhe kudo kjo gjë. Megjithatë, ajo çfarë konstatojmë është se drejtuesit e rinj të klubit po bëjnë atë që ndoshta nuk e kishim menduar. Nëse në prag të javës së parë të kampionatit ishte normale pritja në zyrën e tij të ekipit shkodran nga ana e kryebashkiakut Lorenc Luka, ajo e djeshmja ishte sërish një tjetër gjë normale, por që nuk ishim mësuar ta shihnim.

Kuqeblutë kishin lënë për të zhvilluar seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes me Kamzën paraditen e djeshme në orën 9:30 te stadiumi “Loro Boriçi”. Orari po kalonte dhe ajo çfarë na bëri përshtypje ishte vonesa për disa minuta e drejtuesve të skuadrës apo edhe futbollistëve për t’iu drejtuar dhomave të zhveshjes për t’u bërë gati për stërvitje. Kjo “neglizhencë” u mor vesh pa kaluar shumë minuta.

Drejtuesit e klubit kishin lajmëruar trajnerin Josa se duhej të prisnin pak. Në orën 9:45 kanë mbërritur në ambientet e stadiumit kryetari i Bashkisë Shkodër, Lorenc Luka, i shoqëruar nga dy nënkryetarët, Ritvan Troshani dhe Ahmet Omi. Një pamje e tillë vërtet na ka bërë të mendojmë se këta burra e kanë seriozisht me futbollin.

Asnjëherë më parë këta tre drejtues të lartë të qytetit më të madh verior të vendit nuk i kishim parë së bashku në një fushë stërvitjeje, madje as në një ndeshje zyrtare. Ndodh kështu tani sepse kanë detyrime të reja. Futbolli shkodran “u ka mbetur në dorë” për momentin dhe ata duan të tregojnë se dinë ta bëjnë mirë edhe këtë punë, ashtu siç mund të kenë bërë edhe të tjera në këtë qytet.

Për shumëkënd është e paimagjinueshme që Lorenc Luka, njeriu që deri dje thuhej se ishte “armik i betuar i futbollit”, tashmë është shndërruar jo vetëm në president, por në një tifoz të zjarrtë të Vllaznisë. Megjithatë, ky është realiteti. Mënyra si është hedhur përpjetë, kur kuqeblutë shënonin ndaj Laçit të shtunën e kaluar, entuziazmi me të cilin shkon dhe takon ekipin në stërvitje, vënia në dispozicion të tifozëve të autobuzëve falas, janë tregues që tregojnë se ky njeri i ka hyrë seriozisht fushës së futbollit.

Mbase pak vonë, por më mirë vonë, se kurrë. Për më tepër, në një qytet shumë sportdashës si Shkodra. Dhe Luka është qytetari i parë i këtij qyteti dhe si i tillë duhet të bëjë shumë për lojën më popullore, atë që shkodranët e duan të gjithë, pa dallim moshe dhe gjinije.

Kryebashkiaku në takimin 15-minutësh që ka pasur dje me ekipin, e ka përgëzuar atë për pjesën e dytë dhe lojën e bukur që kanë zhvilluar ndaj Laçit dhe njëkohësisht u ka kërkuar fitore edhe për ndeshjen e sotme me Kamzën. Krejt thjesht, një takim shumë domethënës, për t’u treguar edhe një herë futbollistëve dhe stafit se detyra e tyre është të arrijnë rezultatet e duhura, për të tjerat mendon ai dhe stafi i tij.

Josa: Mund t’ia dalim edhe në transfertë

Për trajnerin e Vllaznisë, Mirel Josa, skuadra që ai drejton mund t’ia dalë për të marrë fitore edhe në transfertë. Madje duke nisur nga sot kur do të luhet ndaj Kamzës. Ai ka shumë besim te futbollistët që drejton. Në një prononcim të tij për këtë ndeshje, ai shprehet: “E kemi vlerësuar seriozisht sfidën e radhës me Kamzën. Luajmë ndaj një skuadre që ka dëshirë për të bërë paraqitje të mirë, ngaqë ka ndeshjen e parë përpara tifozëve të vet dhe prandaj duhet të bëjmë kujdes.

Ne do të mundohemi të gabojmë sa më pak dhe mundësitë i kemi për të marrë pikë në këtë ndeshje. Sesa, këtë do ta tregojë më mirë fusha e lojës. Gjendja e skuadrës duket e mirë dhe kjo gjë më kënaq. Për të tjerat pastaj ia lëmë fushës së lojës.” Me shumë të ngjarë, Josa nuk do të ndryshojë asgjë në formacion në krahasim me ndeshjen e parë.



Klubi shkodran, dy autobusë falas për tifozët

E ka nisur mbarë vërtetë klubi shkodran sezonin e ri. Drejtuesit e rinj të tij po punojnë në shumë drejtime për të bërë më të mirën për skuadrën, në mënyrë që ajo të arrijë rezultatet e duhura sportive në kampionatin që sapo ka nisur. Pas fitores në javën e parë në Shkodër me Laçin, tashmë Vllaznia kërkon të njëjtën gjë edhe për ndeshjen e dytë me Kamzën.

Për ta bërë këtë gjë, ajo kërkon edhe ndihmën e tifozëve të saj të zjarrtë dhe për t’i pasur pranë, merret vesh që klubi i futbollit “Vllaznia sh.a”, ka vënë në dispozicion të tyre dy autobusë falas. Nisja do të bëhet në orën 12:30 të ditës së sotme te Teatri “Migjeni”. Një lajm i tillë është pritur mirë nga tifozët kuqeblu, që duket se do të jenë të shumtë për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës në ndeshjen e sotme në Kamzë.



Sykaj dëmtohet në kavilje, në dyshim për sot

Problemet për qendërmbrojtësin e Vllaznisë, Arsen Sykaj, duket se nuk kanë të sosur në këtë fillim-kampionati. Në ndeshjen me Laçin pësoi një dëmtim në gju dhe, për rrjedhojë, këtë javë e filloi me terapi. Sapo u duk se dëmtimi kaloi, në stërvitjen e së mërkurës, ai ka pësuar një dëmtim tjetër. Këtë herë në kavilje. Paraditen e djeshme ai e ka pasur shumë të ënjtur këmbën dhe nuk është stërvitur fare me skuadrën.

Në të tilla pozita, pritet dita e sotme për të parë nëse gjërat do të marrin rrjedhën e duhur dhe Sykaj të bëhet për të luajtur apo jo. Nëse jo, kjo do shkaktonte problem për trajnerin Josa, i cili nuk ka shumë alternativa për qendrën e mbrojtjes. Sakaq, lajmi i mirë vjen nga Vajushi. Problemet shëndetësore që ai ka pasur në seancën e së mërkurës i kanë kaluar dhe ai dje është stërvitur normalisht me skuadrën.
 
Pe: Fk Vllaznia Shkoder

Vllaznia Analiz Te fort Per Humbjen Me Kamzen....

Gjërat nuk ndryshojnë, pavarësisht se kanë ndryshuar drejtuesit e klubit. Humbja ndaj Kamzës ditën e premte nuk do të kalohet pa u analizuar hollësisht. Do ta bëjnë këtë gjë edhe drejtuesit aktualë të klubit, që pavarësisht se tashmë nuk janë privatë, por pjesë e bashkisë, sërish do merren me humbjen. Kjo pritet të ndodhë ditën e hënë, që është edhe dita e parë e javës për ta. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë klubit, sipas të cilëve, humbja me Kamzën nuk do kalojë lehtë. Nuk parashikohet gjobë apo ndonjë masë tjetër ndëshkimore, por thjesht do u “tërhiqet veshi” të gjithë pjesëtarëve të skuadrës. Merret vesh se “në sitë” do të kalojnë të gjithë, që nga trajneri Josa dhe deri te futbollisti i fundit. Humbja në takimin e fundit ka qenë krejt e palogjikshme. Në një fushë të qetë, pa asnjë lloj presioni, përballë një kundërshtari që dallohej qartë se kishte diferenca të mëdha me Vllazninë në sensin negativ, kuqeblutë kanë bërë shumë pak për të fituar. Lojtarët e saj u duk se “u tallën” në pjesën e parë me golin dhe “gjynahet” e mosshënimit të tij dolën në pah në fillimin e pjesës së dytë me golin e vendasve.

Kritikat Trajneri Josa mund të jetë justifikuar në mënyra të ndryshme për këtë humbje, por e vërteta është se gjatë atij 90 minutëshi kanë gabuar të gjithë. Duke filluar nga portieri Vujadinoviç dhe deri te sulmuesi Sukaj. Ndoshta e kanë marrë të lehtë ndeshjen, ndoshta forma e shumë lojtarëve nuk është ende në lartësinë e duhur, por këtë humbje tifozët kuqeblu, që kanë qenë të pranishëm, nuk ua falin të besuarve të tyre. Ata kanë udhëtuar drejt kryeqytetit për të shijuar një fitore të dytë në këtë kampionat të saponisur, por janë zhgënjyer nga ajo çfarë kanë parë në fushë. Kritikat e tyre nuk janë adresuar vetëm te Muça e Petroviç, dy lojtarët e blerë së fundi, por edhe tek të tjerët. Madje kritikat më të mëdha kanë shkuar për lojtarët me përvojë, ata që duan të mbajnë peshën e skuadrës.

Analiza Humbja me Kamzën i ka kthyer shkodranët edhe një herë me “këmbë në tokë”. Kryetari i bashkisë Lorenc Luka, që mban edhe postin e presidentit, ka menduar ndoshta vërtet që Kamza apo Laçi nuk mund të maten me emrin dhe traditën e Vllaznisë në futboll, por ja që nuk qenka kështu. Në këtë lojë vendos dëshira, shpirti i garës dhe shumë faktorë të tjerë që janë përcaktues në rezultatin e një ndeshje. Se çfarë masash do marrë ai dhe stafi i tij, ende nuk dihet, megjithatë një gjë është e qartë: hallet për ta kanë filluar tani. Ata po e kuptojnë se nuk qenka kaq e lehtë të drejtosh një klub futbolli dhe prandaj do shpejtojnë për të kapur situatën në dorë sa më shpejt të jetë e mundur. Për këtë arsye, pritet t’ua bëjnë të qartë të gjithëve, futbollistëve e trajnerëv, atë që kërkojnë prej tyre. Kjo do ndodhë në mbledhjen e së hënës.



Kuqeblutë: Sadiku na vodhi një 11-metërsh

Për drejtuesit e Vllaznisë dhe futbollistët e saj nuk ka mjaftuar goli i pësuar nga Kamza në fillimin e pjesës së dytë, por menjëherë pas tij, ka ardhur një tjetër dënim për ta. Këtë herë nga gjyqtari i takimit Remzi Sadiku, i cili në minutën e 59-të të ndeshjes ka gabuar, duke mos akorduar një 11-metërsh të pastër për Vllazninë. Vajushi është penguar brenda zonës në mënyrë të dukshme nga portieri Bytyçi dhe për një moment gjyqtari ka treguar me dorë pikën e bardhë, por më pas ka ndryshuar mendje, duke e çuar dorën drejt flamurit të këndit. Një vendim absurd, sepse portieri vendës nuk e ka prekur fare topin në atë moment dhe, nëse nuk do ishte 11-metërsh, nuk kishte pse të akordonte goditje këndi për Vllazninë. Ky vendim është kontestuar ashpër nga futbollistët kuqeblu në atë moment, por edhe nga drejtuesit e saj pas ndeshjes.
 
Pe: Fk Vllaznia Shkoder

Kupa, largësia Shkodër-Sarandë i prish punë Vllaznisë


Kuqeblutë do të ndeshen në mesjavë me Butrintin dhe Josës i prishen planet për ndeshjen e fundjavës me Teutën

Nëse ndeshja me Kamzën do të analizohet me qetësi dhe maturi nga drejtuesit e klubit dhe ato të skuadrës, problemi më i madh që ka lindur këto dy ditë, kanë qenë përgatitjet që skuadra duhet të bëjë për ndeshjen e radhës. Atë që do të luajnë ditën e mërkurë për Kupën e Shqipërisë pikërisht në Sarandë ndaj Butrintit vendës. Problemi më i madh nuk është kundërshtari dhe distanca e madhe e rrugës.

Fakti që luhet në mesjavë ka prishur jo pak plane, sepse kjo ndeshje prish edhe strukturën e përgatitjeve për takimin e fundjavës, që është shumë i rëndësishëm, atë me kryesuesit e Teutës. Duke qenë kështu, trajneri Josa ende nuk e ka të qartë se nuk e ka vendosur se me cilët futbollistë do të udhëtojë drejt Sarandës.

Ka shumë dilema, nëse shkohet me ekipin e parë, do të thotë tri ditë seanca stërvitore të çuara dëm, nga e marta, kur mund të niset ekipi për në qytetin e largët jugor dhe deri të enjten, kur do kthehet. Nëse shkohet me ekipin e dytë, nuk ka shumë garanci për një rezultat pozitiv, sepse sarandiotët e kanë marrë me shumë dëshirë këtë sezon dhe do kërkojnë të bëjnë surprizën. Duke qenë kështu, mbase zgjidhja më e mirë për shkodranët mund të jetë vajtja atje me një formacion miks, duke alternuar disa prej titullarëve me disa nga lojtarët e stolit.

Kupa Trajneri Josa mund të shkojë me këtë ekip në Sarandë, ndërkohë që ndihmësi i tij Plori mund të mbetet në Shkodër për të stërvitur pjesën tjetër të ekipit. Kjo duket zgjidhja më e mirë në këtë rast, por ajo që duhet pranuar është se krerët e klubit shkodran e quajnë krejt të pakuptimtë një skemë të tillë kupe, ku qyteti më verior i vendit të luajë me qytetin më jugor dhe në një ndeshje që normalisht ka diferencë të madhe mes dy ekipeve.

Megjithatë, kalendari ndoshta ky është dhe ata janë të detyruar ta zbatojnë, por ajo që mbetet është distanca e largët mes dy qyteteve. Nuk përjashtohet mundësia që kuqeblutë të nisen edhe mëngjesin e së mërkurës herët për në Sarandë, për të shkuar e kthyer brenda ditës prej atje. Kjo gjithsesi do të vendoset sot. E rëndësishme është që ky takim jo shumë i rëndësishëm ka hyrë si “pykë” në përgatitjet e skuadrës për ndeshjen e fundjavës së ardhshme me Teutën në Shkodër.

Ajo konsiderohet shumë e rëndësishme, sepse Vllaznia vjen pas një humbje të pajustifikueshme në Kamëz dhe një tjetër rezultat jo i mirë ndaj durrsakëve, do të prishte jo pak atmosferën në skuadër dhe në radhët e drejtuesve, që në fakt e kanë marrë me shumë dëshirë drejtimin e klubit.
 
Pe: Fk Vllaznia Shkoder

Edi Martini: Josa e ka të vështirë, Vllaznia as në vend të tretë

Ish-trajneri dhe ish-sulmuesi shkodran analizon situatën te kuqeblutë dhe është paksa pesimist sa i përket këtij sezoni

Ka qenë vetë trajner i Vllaznisë jo shumë kohë më parë, një vit e gjysmë. Edi Martini, duke e njohur mirë situatën, ambIentin dhe elementin që ka aktualisht kjo skuadër, e konsideron të vështirë të ardhmen e kuqebluve në këtë sezon. Madje ai është pak pesimist për zënien e një vendi të tretë apo të katërt, siç pretendojnë drejtuesit e klubit. Duke folur në lidhje me Vllazninë, ish-futbollisti dhe ish-trajneri i kësaj skuadre, do të thoshte:

“Ndoshta nuk është fjala e gjetur që jam pesimist për të ardhmen e Vllaznisë së këtij sezoni, por mendoj se kjo skuadër do ta ketë të vështirë të shkojë dhe të arrijë ato objektiva që drejtuesit e klubit mund të kenë. Kam dëgjuar që ata pretendojnë një vend të tretë apo të katërt, por unë e shoh të vështirë këtë gjë.

Duam apo s’duam ta pranojmë, Vllaznia e këtij sezoni është shumë më e dobët sesa ajo e sezonit të kaluar. Vërtet edhe skuadrat e tjera janë në këtë gjendje, por unë dua të ndalem te Vllaznia, që e njoh mirë. Janë larguar disa lojtarë të rëndësishëm. Ka ardhur mbrojtësi Petroviç, që mendoj se ka ardhur në vendin e gabuar. Ndoshta është herët të dal në një mendim të tillë, ngaqë mund të mos jetë ambientuar, por nga sa shoh, ai nuk ka ndonjë cilësi të veçantë dhe, për më tepër, është paguar shumë shtrenjtë.

Mirë ai, por është gabuar edhe me Muçën. Ky është një djalë i ri, ka të dhëna të mira, por ai do ta arrijë formën e tij më të mirë në fund të sezonit. Pikërisht atëherë kur atij do t’i mbarojë kontratën dhe do t’i shkojë i gatshëm sërish Tiranës. Ky është një gabim për drejtuesit e Vllaznisë, që firmosin kontratë njëvjeçare me këtë djalë, ndërkohë që dy shkodranët Lika dhe Bala, janë “të burgosur” te Tirana me kontrata trevjeçare dhe nuk mund t’i marrim.”

Për Josën Analiza e tij është e hollë, rreh aty ku duhet, por ndërkohë është vetë trajner dhe, si i tillë, kërkon t’i dalë në krah Josës, trajnerit aktual të kuqebluve. I pyetur nëse Josa është më pak nën presion tashmë që presidenca është jo më në dorën e një individi, por e drejtuesve të bashkisë, Martini është përgjigjur: “Josa apo çdo trajner tjetër që ka për të qenë në krye të Vllaznisë, nuk ka për të qenë kurrë i qetë. As në kushtet kur klubi drejtohet nga bashkia.

Edhe drejtuesit e këtij institucioni e kanë të qartë kërkesën e llogarisë, edhe ata e dinë kur duhet fituar një ndeshje. Përveç kësaj, trajneri vetvetiu është në presion nisur nga profesioni që ka. Një ndërrim i gabuar, një skemë e gabuar, një veprim i gabuar, sado i vogël qoftë dhe sulmet janë gati. Pastaj vetë Josa ka thënë që në pankinë ka vetëm lojtarë të rinj. Nuk do jetë aspak e lehtë për të.

Nuk mund të mbështetet 100 për qind te lojtarët e rinj Vllaznia, sepse kështu ndoshta do të binim edhe nga kategoria. Pastaj llogarit se çfarë shqetësimi do të ketë trajneri, nëse fjala vjen, mungon Sykaj në ndonjë ndeshje apo dhe ndonjë lojtar tjetër titullar. Vllaznia pati mundësinë të marrë 2-3 lojtarë të saj, si Krajën, Hotin e Kaçin, që ishin të lire, dhe nuk i mori. Të paktën për në stol do t’i nevojiteshin shumë me përvojën që kanë. Duke i menduar të gjitha këto, unë e shoh të vështirë këtë kampionat për skuadrën shkodrane.”
 
Pe: Fk Vllaznia Shkoder

Vllaznia kërkon vetëm qetësi para ndeshjes me Teutën

Kupa i ka prishur jo pak punë trajnerit Josa, megjithatë kushtet këto janë dhe ekipi duhet të bëhet gati për fundjavë

Në pamje të parë duket një situatë shumë e zhurmshme ajo që po kalon Vllaznia. Në fakt, më shumë e tillë është në media sesa në realitet. Themi kështu, ngaqë në media flitet për rroga të prapambetura, ndërkohë që realisht ka diçka të vogël për të sqaruar, sepse gjithmonë në një periudhë të ndërrimit të krerëve të klubit, diçka mbeti keq.

Aq më tepër që Fushaj i kishte ndërtuar ndryshe reportet me disa prej tyre (lojtarë e staf), ndërkohë që bashkia sot kërkon t’i ndërtojë ndryshe raportet, me rregulla e ligje. Ndërkohë, në skuadra të tjera kanë nga 5-6 muaj pa lekë dhe probleme të tilla nuk dalin në media. Kjo gjë i ka shqetësuar drejtuesit e skuadrës, të cilët shohin edhe njëfarë shpërqendrimi të lojtarëve.

Mbase kjo është një nga arsyet kryesore pse Vllaznia ende nuk po del në lojën e saj, sepse futbollistët po shohin më shumë nga ajo çfarë po ndodh sesa puna e tyre në stërvitje. Nga ana tjetër, debatet që vazhdojnë ende në distancë në mes ish-presidentit dhe drejtuesve aktualë, e kanë ngritur jo pak temperaturën në ambientin shkodran.

Disa lojtarë ndoshta kanë filluar të shihen si “armiq”, ngaqë vazhdojnë të ruajnë marrëdhënie të mira me ish-presidentin. Të gjitha këto gjëra duken të palogjikshme, në një moment kur kampionati ka nisur dhe tashmë mendja duhet të jetë vetëm te ndeshjet.

Kupa Pas pjesës së parë të ndeshjes së luajtur në Sarandë për kupë me Butrintin, që ishte në fitore 2-1, drejtues të klubit shkodran mund të kenë menduar se nëse gjërat do shkonin ashtu, fjalët që do qarkullonin në Shkodër do ishin nga më të shumtat. Megjithatë, çdo gjë ka kaluar paq dhe në pjesën e dytë ka ardhur fitorja, që ka mbyllur dyshimet. Sakaq, pjesa e titullarëve që kanë mbetur në Shkodër ka vazhduar punën nën drejtimin e zëvendëstrajnerit Plori.

Sportistët janë lënë jashtë planeve të kupës vetëm e vetëm për t’u përgatitur për ndeshjen e së dielës për kampionat me Teutën. Kjo sfidë konsiderohet shumë e rëndësishme në kampin shkodran dhe, për më tepër, për vetë situatën ku ndodhet ekipi, ajo duhet fituar patjetër.

Një fitore që do vlente për të kthyer qetësinë e munguar, do rriste dëshirën e drejtuesve të klubit për t’i qëndruar edhe më afër skuadrës dhe prandaj nga fati i kësaj ndeshje duket se varen shumë gjëra. Megjithatë, nuk duhet marrë e tillë dhe aq shumë. ثshtë vetëm ndeshja e javës së tretë të kampionatit dhe drejtuesit e klubit, por edhe tifozët duhet ta dinë këtë gjë.



Alban Noga nis punë tek Akademia “Vllaznia”

Që nga dita e djeshme, ish-futbollisti dhe kapiteni i Vllaznisë së viteve ’90, Alban Noga, ka nisur punë tek Akademia “Vllaznia”. Drejtuesit e klubit vazhdojnë të afrojnë pranë ekipeve të kësaj akademie figura të njohura të futbollit shkodran dhe, si një prej tyre, Noga nuk mund të mungonte.

Detyra që i është caktuar është ajo e zëvendëstrajnerit të ekipit të 19-vjeçarëve, teksa do punojë së bashku me trajnerin Ilir Dibra. Noga ka marrë licensën UEFA B, por kjo do jetë përvoja e parë e tij si trajner, ndërkohë që të gjithë shpresojnë që ai të jetë po aq serioz dhe i aftë siç ka qenë edhe në fushën e lojës si futbollist.
 
Pe: Fk Vllaznia Shkoder

Mirel Josa: Butrinti nuk është asgjë para Teutës

Trajneri i Vllaznisë e cilëson ndeshjen e fundjavës në kampionat krejt tjetër, ku vështirësia dhe rëndësia janë më të mëdha

Ka fituar në Sarandë dhe ka hedhur një hap të sigurt për kalimin në turin tjetër të kupës, por Vllaznia nuk e ka shumë mendjen te ky sukses. Mendja e të gjithë pjesëtarëve të saj është e përqendruar te ndeshja e së dielës me Teutën, që do të luhet në “Loro Boriçi”. E thotë këtë edhe trajneri Josa, që duke folur për gazetën, është shprehur:

“Ndeshja në Sarandë kuptohet që nuk kishte ndonjë rëndësi të madhe. Ashtu si ne, edhe vendësit aktivizuan në këtë ndeshje jo lojtarët më të mirë dhe, për rrjedhojë, thjesht ishte një ndeshje që duhej zhvilluar dhe për të parë nivelin e disa lojtarëve që ndoshta nuk kanë luajtur aq sa duhet në kampionat. Duhej të fitonim dhe nuk mendoj se është ndonjë problem kalimi i këtij turi, sepse në fakt Vllaznia ka objektivat e saj edhe në kompeticion.”

Petroviç-Muça Por natyrshëm, ballafaqimi në Sarandë nuk i ka shërbyer aspak ndeshjes së radhës në kampionat me Teutën. Thjesht kjo ndeshje kupe i ka vlejtur Josës për të parë edhe një herë tjetër nivelin e Petroviç dhe Muçës, dy lojtarëve të ardhur së fundi në skuadër. Ata kanë nevojë të luajnë sa më shumë dhe, për rrjedhojë, janë marrë në Sarandë.

Trajneri i kuqebluve megjithatë e di që ndaj Teutës është tjetër histori, prandaj shton: “Do jetë gjë krejt tjetër, për preokupimin në fushë, për angazhimin dhe çdo gjë tjetër. Nuk mund të shërbejë Butrinti si barometër për ndeshjen me durrsakët. Kjo e së dielës është shumë e vështirë, ndaj një kundërshtari që e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme kampionatin, prandaj duhet ta marrim shumë seriozisht këtë ndeshje”.

Të rinjtë Por ndërkohë, duke iu rikthyer ndeshjes në Sarandë, Josa ka dashur të ndalet edhe pak tek elementi i ri. Ato lojtarë që ai i aktivizoi ndaj Butrintit, por që treguan se edhe ndaj një kundërshtari të tillë shumë modest, nuk arritën të bënin diferencën. Prandaj dhe shprehet kështu në lidhje me ta:

“Ishte një mundësi për këta të rinjtë. Sezonin e kaluar pati një moment kur tifozët kërkonin që ekipi të mbushej i gjithi me lojtarë të rinj. Por kështu nuk mund të bëhet. Edhe në ndeshjen me Butrintin ata vetë e panë që u duhet ende punë për të kapur ekipin e parë. Ata duhet të djersijnë shumë për këtë gjë, sepse përgjegjësia e tyre vjen duke u rritur.”

Teuta Megjithatë, më shumë se tek elementi i ri, mendja e drejtuesve të Vllaznisë është e përqendruar te ndeshja me Teutën ditën e diel. Një sfidë shumë delikate dhe nëse nuk arrihet fitorja, qetësia në kampin shkodran mund të humbet. Nëse humbja në Kamëz u kalua në heshtje, një tjetër dështim me siguri nuk do t’u falet kuqebluve. Por për momentin askush në kampin shkodran nuk mendon rezultat tjetër, përveç fitores në ndeshjen e radhës, pikërisht ndaj kryesuesve të kampionatit.



Sinani, i gatshëm për ndeshjen e radhës

Në dy javët e para të kampionatit është lënë pushim nga ana e trajnerit Josa. Kapiteni Vioresin Sinani tashmë rikthehet për t’i shërbyer Vllaznisë dhe nga ndeshja e radhës me Teutën do të jetë në pankinë. Themi në pankinë, sepse me shumë siguri trajneri Josa nuk ka ndër mend të ndryshojë dyshen e sulmit të përbërë nga Sukaj dhe Vajushi.

Kapiteni do jetë i gatshëm për çdo rast që të hyjë nga pankina dhe të japë kontributin e tij për skuadrën. E rëndësishme është që ai tashmë është i gatshëm për të luajtur, pasi ka mbaruar një periudhë dyjavore stërvitje të veçuar nga ekipi për të kapur formën e duhur, ngaqë e ka filluar më vonë stërvitjen se futbollistët e tjerë.



“Harrohet” analiza e Kamzës, mendja te Teuta

Ishte menduar që të zhvillohej ditën e djeshme analiza e ndeshjes së javës së kaluar me Kamzën, por ajo nuk është bërë. Nuk dihet arsyeja pse ka ndodhur kështu, por realiteti ky është. Ekipi që ka udhëtuar drejt Sarandës ka mbërritur vetëm mëngjesin e djeshëm në Shkodër, ndërkohë që ekipi ka pasur stërvitje në orën 16:30.

Të ndodhur para një situate të tillë, drejtuesit e klubit që kishin menduar ta zhvillonin analizën, duke parë edhe dvd-të e ndeshjeve të para të kampionatit, e kanë shtyrë atë. Ndoshta mund të zhvillohet nesër, ngaqë ndeshja e radhës është shtyrë për të dielën.
 
Pe: Fk Vllaznia Shkoder

Vllaznia e bën modë, ia kthen rezultatin edhe Teutës

Shkodranët pësojnë gol, por arrijnë të përmbysin ashtu si ndaj Laçit në premierë. Sukaj në kuotën e 4 golave për kuqeblutë

Vllaznia – Teuta 3-1

Vllaznia fiton sërish me përmbysje, ashtu si në javën e parë të kampionatit ndaj Laçit, duke dhuruar jo pak emocione te të pranishmit. Njëkohësisht shkodranët pësojnë gol sërish si në Kamëz që në minutat e para të pjesës së dytë, megjithatë e rëndësishme është marrja e tri pikëve dhe tashmë kuqeblutë janë në të njëjtin hap me ekipet e tjera pretendente. Përveç kësaj, ekipi i është gëzuar edhe premios dhe tani mendon për javën e ardhshme, që rezervon një sfidë akoma më të vështirë, sepse luhet në Krujë përballë një Kastrioti me tepër ambicie këtë sezon.

Pjesa e pare Skuadrat e kanë nisur ndeshjen me nga një zëvendësim në krahasim me ndeshjen e kaluar, teksa te Vllaznia nuk ka luajtur Hasani për shkak dëmtimi dhe në vend të tij është aktivizuar Bardulla. Te Teuta, trajneri Lika ka preferuar të aktivizojë në lojë Dostin në vend të Pepës pas paraqitjes së mirë të tij në ndeshjet e kaluara. Pavarësisht nga këto, loja në minutat e para të ndeshjes ka qenë e ekuilibruar.

Dy ekipet duket se nuk e kanë shumë mendjen te sulmi, por luajnë me topa të shumtë kryesisht në mesfushë, pa arritur dot të kenë befasinë në sulm. Do ketë shumë pak raste shënimi për të dyja skuadrat, sepse loja e tyre është shumë e lexueshme. Për rrjedhojë, ky 45-minutësh do mbyllej në shifrat e barabarta 0-0.

Pjesa e dytë Nis me gol të pësuar nga Vllaznia. Ashtu si edhe në Kamëz javën e kaluar, ata pësojnë shumë shpejt. Një vendosje jo e mirë e mbrojtjes dhe اota shënon me kokë. Kjo gjë i ka shokuar shkodranët, që nuk duan ta pranojnë një gjë të tillë. Trajneri Josa nuk vonon dhe hedh dy forca njëherazi në lojë, Sinanin dhe Nimanin. Dhe nuk gabon. Dy pasime të sakta të Sinanit bëjnë që Vllaznia të shënojë dy herë me anë të Vajushit dhe Sukajt.

اdo gjë ka ndodhur brenda 3 minutash dhe në “Loro Boriçi” paniku i disavantazhit ikën shpejt. Stadiumi brohoret golat dhe ndryshimin e lojës së Vllaznisë. Gjërat kanë marrë rrjedhë tjetër dhe tashmë është Vllaznia që dominon në fushë. Në fund ka edhe një autogol nga miqtë, duke fituar njësoj si në javën e parë të sezonit, 3-1. Ndërsa Sukaj tashmë lufton për “Këpucën e artë”, pasi në 3 javë ka 4 gola, një fillim i mirë për sulmuesin shkodran, që edhe dje ka qenë vendimtar dhe jo vetëm më golin e shënuar.



Josa: Vlerësoj reagimin dhe qetësinë e ekipit

“Ka qenë një fitore shumë e rëndësishme për ne. Vlerësoj reagimin dhe qetësinë e skuadrës, sidomos pas pësimit të golit. Gjeti forca dhe reagoi siç duhet dhe për këtë e mjaft arsye këtë fitore ia dedikoj vetëm skuadrës, që dhanë gjithçka në fushën e lojës. Edhe për mua, personalisht, ishte një fitore shumë e rëndësishme dhe këtë nuk e lidh me vazhdimësinë time në krye të ekipit, por me aspekte të tjera.

Nuk mjafton vetëm fitorja në një ndeshje për të mbyllur gjithçka, por edhe faktorë të tjerë, si lufta sportive, egoja dhe dëshira për të dhënë gjithçka në fushën e lojës. Këtë skuadra ime e kishte sot (dje) dhe uroj që këta djem të vazhdojnë me këtë ritëm edhe në ndeshjet ve tjera, duke u përmirësuar gjithnjë e më shumë. Normalisht që do të ketë edhe ndonjë ditë të keqe për këta djem, por të gjithë duhen inkurajuar, pa përjashtim.

Për mua të gjithë janë njëlloj dhe nuk kam një të babës e një të njerkës, të gjithë i përqafoj njëlloj. Nëse përfaqova Sinanin pas golit të dytë, kjo nuk do të thotë se veçoj ndonjërin, por përqafoj të gjithë skuadrën, sikurse edhe i kritikoj të gjithë njëlloj, kur është për t’i kritikuar. Ndërsa Sinani meriton respekt dhe vlerësim për frymën në skuadër dhe motivimin e duhur për të bërë gjithçka mirë si për vete, edhe për ekipin.”



Lika: E humbëm ndeshjen për dy momente

“ثshtë një humbje që erdhi si rezultat i gabimeve tona, në mënyrë të veçantë në ato minuta që u ndëshkuam dhe Vllaznia u tregua e aftë, duke i shfrytëzuar dhe na ndëshkoi dhe kështu meritoi edhe fitoren. Në tërësi ekipi ynë funksionoi, por, siç e thashë, skuadra gaboi vetëm në ato momente ku ne u ndëshkuam, pastaj nuk arritëm të rikuperonim golat e pësuar. Sa u takon pretendimeve të Teutës, mund të them se është luajtur vetëm java e tretë dhe rruga është shumë e gjatë.”
 
Pe: Fk Vllaznia Shkoder

Shaba: Kam prova që Janku e Pregja janë të korruptuar

Drejtori administrativ i klubit shkodran akuzon dy gjyqtarë, të cilët do t’i denoncojë pranë federatës, duke paraqitur edhe prova

Vllaznia akuzon. Madje rëndë. Në epiqendër të akuzave të drejtuesve të saj janë dy prej gjyqtarëve të ndeshjes me Kastriotin, pikërisht ndaj kryesorit Albano Janku dhe anësorit Arben Pregja. Ata janë akuzuar rëndë për korrupsion, madje administratori i klubit “Vllaznia”, Kujtim Shaba, shkon edhe më tej, teksa nuk mbetet vetëm në kuadrin e fjalëve, por deklaron se ka prova për ta vërtetuar atë që thotë për korrupsionin e këtyre arbitrave. Ja çfarë ka thënë Shaba në intervistën e tij për “Sportin shqiptar”:

Zoti Shaba, shumë i ashpër në deklaratën që keni dhënë pas ndeshjes me Kastriotin. اfarë ndodhi realisht?

Kam qenë shumë i ashpër vërtet pas ndeshjes, por e kisha një të drejtë për të qenë ashtu. Shikoja me sytë e mi si po na vidhnin gjyqtarët dhe natyrisht nuk jam ndier aspak mirë, prandaj dhe kam reaguar ashpër ndaj tyre.

Keni thënë se do depozitoni një kërkesë në federatë për përjashtimin e dy arbitrave. Pse do mbërrini deri këtu?

Po sot (dje) kemi bërë gati shkresën përkatëse për t’ia dërguar federatës, për t’i kërkuar këtij institucioni përjashtimin përgjithmonë të Albano Jankut dhe Arben Pregjës. Arsyeja pse e kemi bërë këtë kërkesë është për t’i demaskuar këta arbitra, që njihen në opinionin sportiv si ndër më të korruptuarit prej vitesh. Përpos kësaj, ata janë në vitin e fundit të gjykimit, sepse u mbaron mosha dhe duke qenë kështu, në këtë sezon të fundit çfarë nuk do presësh prej tyre. Për t’i dalë para punës, do ishte edhe në nderin e federatës t’i përjashtonte ata.

Po akuzoni rëndë. Keni prova për këto që thoni ndaj këtyre dy arbitrave?

Po, kam prova, sepse kam qenë vetë prezent në disa raste të tjera kur ata kanë marrë para. Në daç po jua jap edhe vendin ku këta arbitra marrin paratë. Megjithatë, unë këto do ia bëj të ditura federatës dhe sektorit të gjyqtarëve pranë këtij institucioni kur të m’i kërkojnë. Jam gati të ballafaqohem me ta kur të duan dhe si të duan, sepse i njoh mirë se kush janë.

Cilat janë pretendimet tuaja për këta gjyqtarë në lidhje me ndeshjen e fundit në Krujë?

Së pari, goli që na u anulua ka qenë tërësisht gabim i anësorit Pregja dhe kjo u pa qartë edhe në moviolat televizive. Së dyti, vërtet Turdiu doli me të kuqe, por Janku nuk kishte nga të shkonte po të mos e jepte atë, sepse ndërhyrja është shumë brutale. Por përveç Turdiut, me karton të zi dhe jo të kuq duhej të kishte dalë Caca në këtë takim për ndërhyrjet shumë të rënda ndaj Vajushit. Pa lënë mënjanë edhe shumë faulle të tjera. Gjërat kanë qenë të qëllimshme dhe kjo u pa qartë edhe me disa veprime të organizatorëve të ndeshjes.

Po flasim vetëm për gjyqtarët. A ka faj skuadra për këtë humbje?

Sigurisht që ka dhe madje fajet e saj janë të mëdha. Skuadra ka ende probleme, sepse nuk po shfaqet ashtu siç duhet në lojën e saj dhe me përjashtim të 35 minutave në ndeshjen me Teutën, në takimet e tjera loja ka lënë shumë për të dëshiruar. Këto do t’i analizojmë me kujdes, por desha të ndalem te gjyqtarët, sepse po e bëjnë të modës ndëshkimin.

E bënë këtë gjë edhe në Kamzë, kur na u mohua një penallti e pastër, që mund të kishte ndryshuar rezultatin, por nuk u ndjemë, sepse ai që na gjykoi është një gjyqtar i ri dhe i papërfolur për korrupsion dhe prandaj nuk dyshuam te vendimi i tij se ishte me dashje. Këtë herë dyshojmë shumë, sepse këto gabime u bënë nga gjyqtarë që njihen si nga më të korruptuarit në futbollin shqiptar.



Ndeshjet në transfertë, shqetësim për kuqeblutë

Dy transferta këtë sezon, dy humbje dhe e njëjta histori për Vllazninë. ثshtë e njëjta histori në të dy ndeshjet. Sukaj & Co shpërdorojnë raste në fillim dhe pastaj e pësojnë. Kur duhet të reagojnë, nuk ka asnjë kthesë dhe, për rrjedhojë, vijnë humbjet.

Pardje, pavarësisht se kundërshtari mbeti me 10 vetë, kuqeblutë kanë qenë të pafuqishëm për të bërë diferencën në fushë. Thuhet e diskutohet se disa nga titullarët e kësaj skuadre nuk janë në formën e duhur. Po ashtu, skuadra nuk luan me atë dëshirën e duhur dhe ende nuk ka nxjerrë një 90-minutësh të plotë ashtu siç duhet.
 
Pe: Fk Vllaznia Shkoder

Suad Lici, sot gjyqi i radhës me Vllazninë për 30 milionë

Ish-futbollisti i kuqebluve vijon odisenë e një shume parash që nga 2006-ta, e firmosur me ish-presidentin Valter Fushaj

Prej më se dy vitesh, ish-futbollisti i Vllaznisë, Suad Lici, endet dyerve të gjykatave për të kërkuar të drejtën e tij për marrjen e një shumë prej gati 30 milionë lekësh të vjetra, si pasojë e moszbatimit të një kontrate që ai ka pasur të nënshkruar me klubin e futbollit “Vllaznia” në sezonin 2005-06.

اështja ka kaluar në disa gjykata, secila ka dhënë vendimin e saj, ndërkohë që së fundi, ajo është rikthyer edhe një herë në FSHF për t’u rigjykuar, meqë është një çështje sportive. Ky institucion e ka kaluar atë në varësi të Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve, e cila pak ditë më parë është marrë me këtë çështje, ka thirrur palët për t’i dëgjuar, ndërkohë që sot pasdite, në orën 18:00, do jetë seanca e radhës për të dhënë edhe vendimin përfundimtar në lidhje me këtë kërkesë.

Vetë Lici, duke folur në lidhje me këtë gjë, ka shpjeguar: “Unë kam që nga viti 2009 që e kërkoj të drejtën time. Fillimisht e kam fituar çështjen në Gjykatën e Shkallës së Parë, pastaj ka qenë klubi “Vllaznia” që e ka çuar në Apel dhe vendimi i saj ishte për ta rikthyer edhe një herë në shkallën e parë.

Së fundi, meqë është çështje sportive dhe meqë në federatë është ngritur Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve, ajo ka shkuar aty. Seanca e parë ka përfunduar dhe tashmë mbetet seanca e marrjes së vendimit.

Unë sigurisht që kërkoj të drejtën time. Janë paratë e mia, thjesht po kërkoj të zbatohet ajo kontratë e firmosur me drejtuesit e klubit të futbollit “Vllaznia”, teksa në të kanë hedhur firmë ish-presidenti, ish-sekretari i klubit dhe është noterizuar. Mendoj se jam në rregull me kërkesën time dhe, përderisa ato janë paratë që më takojnë, do t’i kërkoj deri në fund”.

Klubi Nga ana tjetër, klubi “Vllaznia” pritet të mbrohet në këtë çështje nga administratori i tij, Kujtim Shaba, dhe juristi Anketil Rroji. Pika e fortë e tyre është ajo e kalimit të afateve për shqyrtimin e kësaj kërkese të këtij ish-futbollisti tani pas pesë vjetësh. Vetëm këtu duket se do mbështeten ata, megjithatë, Lici duket se i ka marrë mirë masat.

Ai kërkon me ngulm të drejtën e tij dhe, nëse këtë nuk ia jep sot as Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve, atëherë me siguri që do ta kërkojë në një vend tjetër, deri në UEFA e FIFA. اfarë do ndodhë sot pasdite në federate? Këtë askush nuk mund ta thotë me saktësi. Të dyja palët pretendojnë në të drejtën e tyre, por në mes janë 30 milionë lekë. Do t’i marrë apo jo Suad Lici? Kjo është çështja kryesore që do po diskutohet prej më tepër se dy vitesh dhe që ende nuk ka marrë një përgjigje ashtu siç duhet.



Medja: Humbja me Kastriotin s’do kalojë pa analizë

Sekretari i shoqërisë aksionare të Vllaznisë, Agim Medja, është i mendimit se humbja e fundit në ndeshjen me Kastriotin nuk duhet kaluar pa u analizuar hollësisht. “Gjyqtarët në këtë ndeshje kanë gjykuar me tendencë ndaj Vllaznisë dhe kjo gjë duhet analizuar me përgjegjësi nga njerëzit përkatës në federatë. Gabime ka pasur në këtë ndeshje dhe madje jo të pakta, por jo gjithçka ka qenë e zezë në këtë takim. Kjo ndeshje duhet analizuar mirë nga drejtuesit e klubit në bashkëpunim me stafin teknik dhe futbollistët për të nxjerrë mësimet e duhura,” – ka deklaruar sekretari Medja.
 
Pe: Fk Vllaznia Shkoder

Po ti vec kshu info sjell,na demoralizove :(
shkruaje ndonje fjale te mire ndonjehere :p
 
Pe: Fk Vllaznia Shkoder

Kjo ishte per sot :) neser do ket te mir
 
Pe: Fk Vllaznia Shkoder

Josa:Humbja me Kastriotin nuk duhet kaluar lehtë


Edhe trajneri i Vllaznisë kërkon që dështimi në ndeshjen e fundit të mos kalohet kollaj, por të analizohet dhe të nxirren gabimet

Takimi i humbur në Krujë fundjavën e kaluar nuk do të kalojë pa u analizuar mirë në kampin shkodran. Përveç pakënaqësisë dhe akuzave ndaj gjyqtarëve, drejtuesit e Vllaznisë kërkojnë të ndalen edhe te gabimet e veta dhe, për këtë arsye, të martën është zhvilluar një analizë e shkurtër e kësaj ndeshjeje, ndërkohë që analiza më e gjerë pritet të zhvillohet sot.

Këtë e ka bërë të ditur vetë trajneri Mirel Josa në një prononcim të djeshëm për “Sportin shqiptar”, kur ka thënë: “Ndeshjet gjithmonë analizohen dhe këtë gjë e kemi bërë edhe këtë radhë pas ndeshjes me Kastriotin. Kam folur pak minuta ditën e martë me skuadrën dhe do të bisedojmë gjerësisht nesër (sot) për të analizuar gjithçka ndodhi në atë ndeshje.

Kuptohet që gjykimi ka pasur rolin e tij negativ në atë humbje dhe këtë e kemi thënë tashmë, por unë nuk do merrem shumë me këtë çështje, sepse janë drejtuesit e klubit ata që i dalin për zot. Unë ndalem te problemet e skuadrës dhe në fakt kemi pasur jo pak probleme në këtë ndeshje.

Në disa momente kemi bërë gabime foshnjarake dhe këto i duhen bërë të qartë futbollistëve për të mos i përsëritur më. Po ashtu, në pjesën e dytë, kur kundërshtari mbeti me 10 futbollistë, ne nuk patëm qetësinë e duhur për ta vënë atë nën presion, prandaj dhe nuk arritëm të marrim qoftë edhe barazimin.”

Ndërprerja Ndërkohë, kampionati është ndërprerë për shkak të ndeshjeve të kombëtares dhe ndoshta kjo është një mundësi e mirë që Vllaznia të harrojë problemet e saj dhe të bëhet gati ndeshjen me Tiranën. Trajneri Josa, duke folur për këtë ndërprerje, është ndalur te motivimi që duhet të kenë futbollistët e tij e gjatë këtyre ditëve të pragndeshjes.

“Ndërprerja ndoshta ka ardhur në kohën e duhur për t’i bërë një analizë të hollësishme ecurisë së deritanishme, por ndërkohë duhet të bëjmë kujdes që kjo ndërprerje dyjavore të mos ulë ritmin e stërvitjes dhe dëshirën për ta bërë këtë gjë te sportistët, sepse në prag kemi një ndeshje shumë të rëndësishme me Tiranën dhe të gjithë vëmendjen duhet ta kemi te kjo ndeshje shumë e rëndësishme,” – ka shtuar Josa.

Kupa I pyetur në lidhje me shortin e turit të dytë të kupës, trajneri i Vllaznisë nuk ka dashur shumë të flasë për kundërshtarët sesa të ngrejë një problem që ai mendon se do ta shqetësojë ekipin e tij. Ka të bëjë me domosdoshmërinë në dispozicion të një numri sa më të madh lojtarësh, sepse tani e tutje do të luhet dy herë në javë.

“Sa i takon kupës, ajo do ketë një specifikë të veçantë, sepse ka një numër më të madh ndeshjesh dhe tani do luhet dy herë në javë, të mërkurën dhe të shtunën. Kjo gjë kërkon një numër të madh lojtarësh në dispozicion, prandaj dhe ne duhet të bëjmë shumë kujdes për t’i alternuar lojtarët, në mënyrë që në të dy kompeticionet të bëjmë më të mirën,” – ka thënë Josa.

Popoviç, Gocaj e Hasani mungojnë në stërvitje
Një seancën e djeshme stërvitore të Vllaznisë ka rënë në sy mungesa e disa prej lojtarëve të saj. Kështu, përveç Sykajt të grumbulluar me kombëtaren, nuk janë stërvitur me ekipin edhe disa futbollistë të tjerë. Gocaj ka qenë prezent në stërvitje, por nuk është zhveshur, sepse ka pasur dhimbje barku.

Ndërkohë kanë munguar malazezi Popoviç, që ka pësuar një dëmtim në gju në ndeshjen me Kastriotin, si dhe Hasani, edhe ky i dëmtuar prej kohësh. Dje kuqeblutë kanë zhvilluar vetëm një seancë, ndërkohë që sot do kenë dy të tilla.
 
Pe: Fk Vllaznia Shkoder

Vë bast, javën tjetër barazojmë me pikë me Tiranën


Shënon Sukaj, fiton Vllaznia

Kur shënon ai, Vllaznia fiton. Kur ai humbet raste dhe nuk e dërgon topin në rrjetë, kuqeblutë nuk arrijnë të marrin qoftë edhe një pikë. Mund të jetë rastësi, por ky është realiteti i katër ndeshjeve të para të kampionatit për Vllazninë. Protagonisti në fjalë është sulmuesi Xhevahir Sukaj. Ai ka humbur raste të pastra shënimi ndaj Kamzës dhe Kastriotit, për pasojë kuqeblutë kanë dështuar në marrjen e një pikë. Por kur ai ka shënuar, gjërat kanë qenë ndryshe.

Kur e pyet Sukajn nëse është vërtet kështu, ai përgjigjet: “Nuk mendoj se ekziston një gjë e tillë, pavarësisht se kështu ka ndodhur në këto ndeshjet e para. E rëndësishme është që Vllaznia të mos varet vetëm nga një person, kushdo qoftë ai. Vllaznia duhet të bëjë lojën e saj dhe rezultatet pozitive duhet të jenë pjesë e gjithë skuadrës, sepse për të kontribuojnë të gjithë.”

Tirana Në mes skuadrave të kampionatit shqiptar nuk ka shumë diferenca dhe këtë e thonë të gjithë. E pranon edhe Xhevahir Sukaj, që ka mendimin se mes Vllaznisë së tij dhe Tiranës, që kryeson kampionatin, nuk ka ndonjë diferencë, prandaj dhe këtë gjë, më mirë se kushdo tjetër, do ta tregojë ndeshja e javës së ardhshme në “Loro Boriçi” për kampionat.

“Nëse kemi humbur në dy ndeshjet jashtë, këtë fillimsezoni, dhe kemi fituar në dy ndeshjet brenda, kjo nuk do të thotë se kështu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen. E rëndësishme për ne është të luajmë sa më mirë dhe të grumbullojmë sa më shumë pikë në çdo ndeshje, si brenda, ashtu dhe jashtë fushës sonë. Duke filluar nga ndeshja me Tiranën, në të cilën do të bëjmë çmos për të marrë tri pikët e fitores.

Mendimi im është se Tirana nuk ka asgjë më tepër sesa ne, për rrjedhojë, pas ndeshjes së radhës me bardheblutë, të dyja skuadrat do të kenë nga 9 pikë secila në tabelën e renditjes. Vllaznia ka forca dhe mundësi më tepër, për të bërë gjëra të mira në të ardhmen, gjë të cilën do ta tregojë nga klasikja me Tiranën, për ta rritur performancën e saj nga ndeshja në ndeshje,” – thotë Sukaj.

24-vjeçari shkodran ka shënuar 4 gola, në po aq ndeshje kampionat, duke qenë pika kryesore referuese në sulmin e Vllaznisë. Së bashku me Vajushin, ata përbëjnë një nga dyshet më interesante të kampionatit shqiptar. Po të kihet parasysh edhe një fakt tjetër, se në radhët e kuqebluve bën pjesë edhe “Ujku” Sinani, kjo treshe formon sulmin më të frikshëm në të gjitha skuadrat e superligës.

Nëse për Sinanin ka pasur jo shumë minuta në dispozicion, për arsye të ndryshme, Sukaj ka pasur si partner sulmi Vajushin, i cili, po ashtu, është përpjekur shumë në këtë fillimkampionati, ka realizuar dy gola, duke qenë po ashtu një “bomber” i lakmueshëm në kampionatin shqiptar.



4 gola

në po aq ndeshje kampionat ka shënuar 24-vjeçari shkodran, duke qenë pika kryesore referuese në sulmin e Vllaznisë. Ai regjistron 360 minuta lojë deri më tani, çka do të thotë se ka qenë i plotë me kuqeblutë



7 gola

në total ka realizuar skuadra shkodrane në katër javët e para të kampionatit. Katër prej tyre mbajnë firmën e Sukajt, dy të Vajushit dhe një autogol i Markoviçit të Teutës
 
Pe: Fk Vllaznia Shkoder

Asgje te lutem :)
 
Pe: Fk Vllaznia Shkoder

Josa: Tiranën e kemi mundur vjet, por kjo s’mjafton


Pak vite më parë, bardheblutë qenë kthyer në “gogol” për shkodranët, por 2-3 vitet e fundit historia ka ndryshuar. Tani “gogoli” është Vllaznia për Tiranën

Me logjikën e thjeshtë, Vllaznia e ka radhën të fitojë në ndeshjen e javës së pestë të kampionatit, ngaqë këtë herë luan në Shkodër. Dhe sipas logjikës së rezultateve të deritanishme, kuqeblutë, duke fituar në “Loro Boriçi” dhe duke humbur në transferta, kanë krijuar njëfarë baraspeshe në këtë drejtim.

Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa, megjithëse ka dëshirë të jetë kështu (vetëm për ndeshjen e radhës), mendon se kjo logjikë nuk duhet të jetë përcaktuese për ecurinë e deritanishme të skuadrës së tij, apo edhe për të ardhmen. “Nëse është kjo logjikë, fitojmë brenda dhe humbim jashtë, i bie që ndaj Tiranës, meqë luajmë në Shkodër, të fitojmë, apo jo?

Do të ishte mirë kështu, tani për tani, sa i përket ndeshjes së radhës, pastaj të shihnim se çfarë do të bënim në javën e gjashtë, në Vlorë. Megjithatë, unë nuk e konsideroj logjikë të drejtë këtë, sepse Vllaznia hyn në fushë për të fituar në çdo ndeshje. Me këtë mendim dhe përkushtim do ta trajtojmë edhe sfidën e radhës ndaj Tiranës,”- ka thënë Josa.

Por për të fituar duhet shumë punë e djersë, gjë të cilën trajneri i dalë nga bardheblutë edhe si lojtar e ka të qartë. Do të luhet ndaj 24 herë kampionëve të vendit, të cilët, pavarësisht problemeve, që thuhet se kanë, i kanë bërë një nisje shumë të mirë kampionatit, prandaj janë skuadra për t’u mundur. Vllaznia, në fakt, në sezonin e kaluar, po nën drejtimin e Josës, nuk ka humbur në asnjërin prej tri takimeve që kanë luajtur kundër tyre.

Por vetë trajneri i kuqebluve nuk ka shumë dëshirë të ndalet te statistikat e mësipërme, prandaj shton: “E kam të qartë se sezonin e kaluar kemi pasur rezultate pozitive me Tiranën, dy herë e kemi mundur dhe njëherë jemi ndarë në barazim. Kjo do të thotë se mund të fitojmë ndaj tyre, gjithsesi, nuk duhet t’u besojmë statistikave dhe përballjeve të mëparshme.

Tani është tjetër histori, prandaj duhet tjetër angazhim ndaj kësaj skuadre. Ata vërtet janë në krye të renditjes, por kjo nuk do të thotë se janë të pathyeshëm. Javën e ardhshme, kur të luajmë ndaj tyre, kemi për të treguar se jemi të denjë për të rivalizuar me ta.”

Tashmë gjërat janë të qarta. Paralajmërimi i trajnerit për të bërë kujdes maksimal në këtë ndeshje është dhënë prej ditësh. Skuadra kuqeblu po punon me intensitetin e duhur çdo ditë në stërvitje dhe premton se do të bëjë më të mirën fundjavën e ardhshme. Pak vite më parë, Tirana qe kthyer në “gogol” për shkodranët, por 2-3 vitet e fundit historia ka ndryshuar.

Tani “gogoli” është Vllaznia për Tiranën, nisur nga rezultatet e ballafaqimeve mes tyre në fushën e blertë. Megjithatë, janë dy skuadra të denja për njëra-tjetrën, të cilat i kanë dhënë gjithmonë bukuri futbollit shqiptar. Këtë gjë po bëjnë edhe tani, duke qenë sërish në elitën e tij.



2 Fitore ka marrë Vllaznia në tri ballafaqimet e sezonit që shkoi, me Tiranën, në kampionat, ndërsa një ndeshje tjetër mes tyre ka përfunduar në barazim. Kjo e fundjavës që vjen do të jetë përplasja e tyre e parë për sezonin e ri



6 Pikë ka Vllaznia e vendit të gjashtë në klasifikim, pas katër javëve të para të kampionatit, tri më pak se bardheblutë, që kryesojnë superligën, bashkë me Teutën.
 
Pe: Fk Vllaznia Shkoder

Tirana, një ndeshje me shumë dilema për kuqeblutë

Sfida e javës së pestë do të jetë një test shterues për stafin teknik, por edhe për lojtarët kuqeblu


Në opinionin sportiv shkodran, natyrisht që pritet me interes ndeshja e ardhshme me Tiranën. Luhet ndaj njërës prej skuadrave kryesuese të kampionatit, përballë Tiranës me më shumë trofe në futbollin shqiptar dhe, mbi të gjitha, në “Loro Boriçi” do jetë rivali i përjetshëm i kuqebluve. Bardheblutë e kryeqytetit duken më të qetë në këtë pragndeshje, sepse, në fund të fundit, edhe po të humbasin në Shkodër nuk bëhet “qameti”. Në një rast të tillë, do t’i mundte një skuadër me emër si Vllaznia, në fushën e vet. Një situatë krejt ndryshe ekziston në kampin tjetër. Për kuqeblutë nuk ka rrugë tjetër veç fitores në këtë takim. Vllaznia, gjatë katër javëve të para të kampionatit, është treguar e brishtë në momente të veçanta, duke mos treguar potencialin e saj të vërtetë. Duke mos u shpalosur para kundërshtarit me të gjitha vlerat e saj më të mira, ajo ka ngritur pikëpyetje edhe tek tifozët kuqeblu. Nisur nga kjo, në Shkodër kanë jo pak dyshime për ndeshjen e radhës me Tiranën, por edhe për të ardhmen e mëtejshme të kësaj Vllaznie. Ka mendime se kuqeblutë do të jenë pretendentë në këtë sezon, por kjo nuk po reflektohet në fushën e lojës deri më tani. Specialistë të ndryshëm mendojnë se Vllaznia, nëse nuk ka forcë t’i imponohet një kundërshtari debutues në superligë, si Kamza, kjo do të thotë se do të ketë jo pak probleme me sfidantë të tjerë të një rangu më të lartë. Prandaj, edhe sfida me Tiranën konsiderohet shumë e rëndësishme. Nëse ajo fitohet, gjërat do të shkojnë në normalitetin e duhur dhe do të nisin pa “kokëprerje” përgatitjet për transfertën pasuese në Vlorë. Në të kundërt, sidomos në rast humbje me bardheblutë në “Loro Boriçi”, gjërat do të përkeqësoheshin. Një rast i tillë hipotetik do të vinte në dyshime serioze edhe stafin drejtues. Deri më tani ka pasur kritika për lojtarëtë veçantë të skuadrës kuqeblu, se nuk po japin rendimentin e duhur dhe të pritshëm gjatë këtyre javëve. Po ashtu, në ndonjë rast ka edhe ndonjë kritikë për stafin drejtues, megjithatë, ajo që do të vendosë “vulën” në këtë drejtim, duket se do të jetë ndeshja me Tiranën. Krerët e bashkisë, ata që po drejtojnë aktualisht Vllazninë, e kanë kaluar disi në heshtje humbjen me Kastriotin, duke ia lënë stafit teknik ta bëjë analizën e saj. Në njëfarë mënyre është bërë “një sy qorr e një vesh shurdh” për këtë dështim, por s’mund të përsëritet “falja” më tej. Me siguri, në rast dështimi edhe në ndeshjen ndaj Tiranës, të gjithë, staf teknik dhe lojtarë, do të kalojnë në “sitë”. Dhe pastaj nuk dihet se cili e “kalon klasën” dhe cili jo.

Optimizmi kuqeblu Por, në fakt, në kampin shkodran nuk mungon optimizmi në prag të kësaj ‘klasikeje” me Tiranën. Askush nuk e çon nëpër mend disfatën në këtë 90-minutësh, pavarësisht vështirësisë maksimale që paraqet kundërshtari. Dëshira dhe karikimi i të gjithëve, lojtarë, staf teknik dhe tifozëri, është për një fitore të Vllaznisë, në mënyrë që ajo t’i arrijë me pikë bardheblutë dhe ta zbukurojë kampionatin. Mundësitë për këtë janë, i ka pohuar vetë trajneri Mirel Josa në prononcimet e javës që po mbyllet. Edhe futbollistët kuqeblu e kanë shprehur qartë se mes tyre dhe Tiranës nuk ka diferenca. Përderisa nuk ka të tilla, përderisa luhet në “Loro Boriçi”, nën mbështetjen e tifozërisë së zjarrtë shkodrane, i bie që Vllaznia të fitojë. Për t’i kënaqur të gjithë në qytetin verior, për t’u vënë kapak fjalëve që qarkullojnë për masa, gjobitje apo edhe ndëshkime ekstreme.
 
Pe: Fk Vllaznia Shkoder

Troshani: Ndeshja me Tiranën, përcaktuese për Vllazninë

Nënkryetari i Bashkisë Shkodër e sheh ndeshjes e radhës shumë të rëndësishme në shumë drejtime, sidomos për renditjen

Takimi i fundjavës së ardhshme ndaj Tiranës konsiderohet shumë i rëndësishëm në kampin shkodran. Futbollistë, trajnerë, por edhe drejtues klubi shprehen të bindur se kjo ndeshje duhet fituar patjetër nga Vllaznia. Kjo madje konsiderohet një detyrë për skuadrën, sepse fitorja në këtë sfidë shihet si shumë përcaktuese për të ardhmen e skuadrës shkodrane.

E thotë këtë edhe Ritvan Troshani, n.kryetari i Bashkisë Shkodër, që është njëkohësisht edhe kryetari i Këshillit Mbikëqyrës të Shoqërisë Aksionare “Vllaznia”, teksa për “Sportin shqiptar” është shprehur kështu: “Pa dyshim që është një ndeshje që e presim me interes, sepse do të luajmë ndaj njërës prej skuadrave më me emër në futbollin shqiptar dhe, për më tepër, është një nga skuadrat që udhëheq kampionatin aktualisht.

Por nëse e presim me interes si ndeshje, sigurisht që ajo është shumë e rëndësishme për skuadrën tonë në të gjitha drejtimet. Madje do ta quaja shumë përcaktuese, sepse nëse nuk e fitojmë këtë ndeshje, kjo do të thotë që do të heqim dorë nga pretendimet tona, por ne nuk duam të heqim dorë kaq kollaj dhe prandaj duhet ta fitojmë patjetër këtë ndeshje.”

Kualitetet Por a është e gatshme vetë skuadra ta bëjë këtë gjë? N.kryetarit Troshani nuk i pëlqen kjo përgjigje, sepse, siç e thotë edhe vetë ai, “lojtarët për atë punë janë, për të fituar”. Për këtë arsye, ai shton: “Lexoj nëpër gazeta deklaratat e futbollistëve të Tiranës që thonë se do vijnë në Shkodër për të fituar. ثshtë e drejta e tyre ta thonë këtë gjë, por ndërkohë është edhe e drejta jonë për ta kërkuar me çdo kusht fitoren.

Vllaznia duhet të tregojë se është një skuadër me vlera, që paguhet mirë dhe rregullisht. Përpos kësaj, në skuadër kemi kualitetet e duhura për të mundur çdo kundërshtar dhe prandaj nuk i druhemi asnjë ekipi, qoftë ky edhe Tirana.” Pragndeshja kësisoj ka filluar “të nxehet” disa ditë përpara zhvillimit të saj. E zakonshme për një sfidë kaq të rëndësishme të futbollit shqiptar, siç është Vllaznia-Tirana.

Financat Drejtuesit e Bashkisë Shkodër, që janë njëkohësisht edhe drejtuesit e klubit pas shndërrimit të tij në shoqëri aksionare, duken shumë pak në media. Po ashtu, mungojnë analizat e zakonshme pas humbjes, masat ndëshkimore e të tjera gjëra. Jo se nuk dinë t’i bëjnë këto gjëra. Por mendja e drejtuesve të klubit ka qenë pikësëpari në plotësimin e kërkesave financiare të klubit dhe për këtë arsye, sërish sot pritet shtimi i fondit të shoqërisë aksionare.

N.kryetari Troshani, në lidhje me këtë çështje, deklaron: “Në mbledhjen e nesërme të këshillit bashkiak do të kërkojmë të kalojmë edhe një fond tjetër prej 10 milionë lekësh për shoqërinë aksionare dhe pasi ta realizojmë edhe këtë, do të ulemi me skuadrën për të diskutuar për ndeshjen e radhës me Tiranën, për të cilën e thashë, do të kërkojmë patjetër fitoren, sepse ajo është shumë e rëndësishme për të ardhmen e Vllaznisë.”
 
Pe: Fk Vllaznia Shkoder

Vllaznia, “në bankoprovë” për supersfidën me Tiranën


Do të provohet realisht se sa fuqi kanë kuqeblutë për të përballuar një rival direkt, një rivale të përjetshme, tashmë kryesuese

Ndeshja e së shtunës ndaj Tiranës konsiderohet “bankoprova” më e mirë për Vllazninë. Ajo ka treguar shumë oshilacione gjatë katër javëve të para të kampionatit dhe mendimi i të gjithëve është se ende nuk është parë në fushë skuadra e vërtetë. Specialistë të ndryshëm kujtojmë vetëm 35 minutat e pjesës së dytë me Teutën, që dhuruan futbollin e vërtetë shkodran, ndërkohë që në takimet e tjera ka pasur jo pak oshilacione.

Për ndeshjen e radhës me Tiranën sigurisht që nuk lejohen të njëjtat gabime, si në dy ndeshjet e luajtura më parë në Shkodër, ndaj Laçit dhe Teutës. Nëse këto skuadra kanë shënuar të parat në “Loro Boriçi” dhe kuqeblutë janë kundërpërgjigjur duke shënuar nga tre gola në secilën ndeshje, kjo histori nuk duhet të përsëritet edhe ndaj bardhebluve.Nëse ata shënojnë të parët, do jetë e vështirë përmbysja për vetë kualitetet që ka në skuadër Tirana dhe vetë përvojën e tyre. Prandaj dhe “hesapet” duhen bërë ndryshe këtë herë.

Strategjia Trajneri Josa e ka të qartë më shumë se kushdo tjetër këtë gjë dhe gjatë këtyre ditëve është munduar të bëjë më të mirën me ekipin për ndërtimin e strategjisë së këtij takimi. Kuptohet që nuk ka qenë e lehtë, sepse skuadrën nuk e ka pasur të plotë.

Sykaj ka ditë që është i grumbulluar me kombëtaren, Vajushi me Shpresat, ndërkohë që Popoviç dhe Hasani janë të dëmtuar. Në këto kushte, stafi i Vllaznisë nuk e ka parë të arsyeshme të zhvillojë ndonjë ndeshje miqësore të shtunën që shkoi. Ditën e djeshme ekipi ka nisur përgatitjet direkt për ndeshjen me Tiranën.

Optimizmi Në radhët e skuadrës ka optimizëm. Futbollistët dhe trajnerët janë shumë të qetë nga ana financiare. اka do të thotë se në aspektin financiar ata nuk duhet ta mbajnë mendjen as te rrogat dhe as te premiot. Kuqeblutë thjesht duhet të përgatiten për ndeshjen e radhës sa më mirë për ta kaluar me sukses Tiranën.

Ky ballafaqim pritet të ketë shumë interes edhe te sportdashësit shkodranë, që premtojnë të jenë të shumtë ditën e shtunë në shkallët e stadiumit. Ata sigurisht që duan një fitore të skuadrës së tyre të zemrës dhe kanë shumë besim, sidomos te sulmi i Vllaznisë, ku Sukaj e Vajushi pritet të jenë sërish kryefjala e ndeshjes.

Megjithatë, për të fituar duhet jo vetëm kjo dyshe, por e gjithë skuadra duhet të bëjë më të mirën e saj, në mënyrë që të arrihet fitorja. Kuqeblutë e kanë detyrë, sepse edhe Bashkia Shkodër e pret këtë gjë, sepse ndryshe do të ketë rënie dëshire për të vazhduar financimin me të njëjtat ritme si deri më tani.
 
Pe: Fk Vllaznia Shkoder

Josa: Nuk ndihem nën presionin e shkarkimit te Vllaznia

“Nuk e kam aspak frikë Tiranën, s’kam frikë as Liverpulin, dhe nëse do të ndeshesha. Fitojmë me bardheblutë dhe gjithçka është “OK”

I ftuar në një nga televizionet lokale të Shkodrës, trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa, mbrëmjen e së hënës u ka dhënë përgjigje shumë dilemave që kanë të bëjnë me Vllazninë aktuale. Mënyrën si është ndërtuar, çfarë nuk shkon tek ajo, pse është kaq e thyeshme në ndeshjet në transfertë dhe po ashtu ka folur edhe për të ardhmen.

Ai ndër të tjera ka thënë se nuk ndihet nën presion për të ardhmen e tij në krye të kësaj pankine, por nga ana tjetër, e ka shprehur hapur se nuk e ka shumë mendjen aty. Nëse e shkarkojnë, do gjejë punë diku tjetër. Ja si u është përgjigjur ai disa pyetjeve të bëra në adresë të tij:

Josa, Vllaznia ka 6 pikë, pas 4 ndeshjeve të para të kampionatit. Si do ta gjykoni ecurinë?

Përgjithësisht jam i kënaqur me atë çfarë kemi marrë deri tani. Mund të kishim edhe ndonjë pikë më tepër, por vetë problematika që na ka shoqëruar në muajin gusht me ndryshimet e drejtuesve të klubit u reflektua në mënyrën si u ndërtua skuadra dhe disa probleme të tjera që u shfaqën. Kemi gabuar në ndeshjet jashtë, por të mos harrojmë se nuk kanë qenë fitore të lehta ato që kemi arritur me Laçin dhe Teutën në Shkodër.

Duke u ndalur te ndeshjet jashtë, duket qartë se Vllaznia nuk është ajo e sezonit të kaluar. اfarë ka ndryshuar?

Së pari, dua të them se në ndeshjet me Kamzën dhe Kastriotin kemi humbur aq raste shënimi sa nuk kemi humbur vjet gjithë fazën e dytë. Kjo ka ndikuar disi në lojën e skuadrës, pa u ndalur edhe në faktorë të tjerë, si gjykimi, apo ndonjë tjetër, megjithatë, mendoj se në këtë drejtim kemi ende për të rregulluar.

Ka shumë komente në lidhje me blerjet. Drejtues të klubit thonë që keni qenë ju ai që keni vendosur për çdo gjë…?

Po, këtë e konfirmoj edhe unë, por njëkohësisht e keni të qartë besoj edhe ju se nuk kishim shumë mundësi për të bërë zgjidhje të tjera. Popoviçin e kam marrë unë, për Petroviçin vendosëm ta marrim ngaqë u gjetëm të papërgatitur nga largimi i Rajoviçit dhe nuk kishim zgjidhje tjetër më të mirë, ndërsa për Muçën kam vendosur po unë.

Sapo kam marrë vesh që është hapur një dritare për ardhjen e tij, u kam thënë drejtuesve të klubit ta marrim me vrap. ثshtë një lojtar që e njoh mirë, e përsëris, e kam marrë unë dhe do ta merrja ndoshta në çdo ekip ku do shkoja të punoja. Muça ka zënë vendin e Nallbanit, por ta keni të qartë se atë do të kisha kërkuar ta merrja sërish edhe nëse Nallbani do ishte sërish në skuadër.

Mendoni se e keni të plotë organikën e skuadrës tuaj?

Besoj se edhe ju e keni të qartë se në organikë, në krahasim me sezonin e kaluar, kemi më pak lojtarë cilësorë. Kjo është kompensuar me ardhjen e disa lojtarëve të rinj, që duan kohën e duhur të ingranohen. Pa harruar pastaj edhe faktin tjetër se në këto ndeshjet e para të kampionatit nuk i kemi pasur të gjithë lojtarët të gatshëm. Sinani qëndroi një muaj pa stërvitje, Nimani u dëmtua e po ashtu edhe Hasani. Alternativat u pakësuan dhe kjo ndihet.

اfarë do ndodhë në janar me merkaton? Do ketë shumë ndryshime në skuadër?

Nga sa kuptoj unë, për momentin askush nuk e ka mendjen te janari. Prandaj dhe jam çuditur kur kam lexuar në ndonjë organ sportiv për ndonjë lajm të tillë se gjoja në janar do largojmë 6 futbollistë nga Vllaznia. Nuk e kuptoj kush e thotë këtë, sepse unë që jam personi përgjegjës për këtë gjë, nuk kam fare dijeni mbi këtë çështje dhe nuk di të jetë diskutuar kjo. Përderisa unë kam vendosur për të gjitha blerjet në gusht, duhet të vendos edhe atëherë dhe nuk duhet të merren njerëz të tjerë me këto gjëra.

Drejtuesit e klubit thonë se Vllaznia do jetë pretendente. Jua kanë kërkuar direkt këtë gjë edhe juve?

Vllaznia ka qenë gjithmonë pretendente dhe unë në fakt nuk e kam një kërkesë të tillë. Parimi im i punës është “t’i marrim ndeshjet një nga një dhe të mos shikojmë larg”. Nëse e bëjmë punën mirë, sigurisht që do kemi pretendimet tona.

N/kryetarit të Bashkisë, Troshani, që pas ndeshjes me Kamzën i është bërë një pyetje për të ardhmen tuaj. Ndiheni nën presion?

Unë nën presion? Jo, nuk ndihem i tillë. Puna jonë si trajner kjo është. Një herë ngarkohemi me detyra, njëherë shkarkohemi. Nëse do iki nga Vllaznia, do gjej një skuadër tjetër, sepse ky është zanati im. Ashtu siç erdha te Vllaznia pasi më kishin larguar nga një skuadër tjetër. Megjithatë, nuk e shoh veten nën presion dhe këtë e them me sinqeritet.

Këtë të shtunë, sfida me Tiranën kryesuese. Ju frikëson kjo kundërshtare?

Mua nuk më frikëson jo Tirana, por as Liverpuli, nëse do ndeshem kundër tij. Kam shumë besim te djemtë që stërvis se do arrijnë të bëjnë punën e tyre dhe mendoj se do ta fitojmë ne këtë ndeshje, por ndërkohë nuk duhet të themi se do mundim Tiranën dhe këtu mbaroi puna. Duhet të punojmë për të krijuar një qëndrueshmëri në rezultate, sepse vetëm kështu mund t’i arrijmë objektivat që kemi.



Sykaj, nga Franca në Poloni për Shpresat

Mbrojtësi i Vllaznisë, Arsen Sykaj, që u grumbullua nga trajneri i kombëtares për ndeshjen me Francën, menjëherë pas këtij takimi ka udhëtuar direkt nga Franca për në Poloni. Arsyeja ka qenë për t’iu bashkuar kombëtares Shpresa për ndeshjen e saj të radhës. Fakti që Kuzhes nuk i është nevojitur për ndeshjen me Rumaninë, ka bërë që kapiteni i ekipit Shpresa të nxitojë për të ndihmuar ekipin e tij në ndeshjen ndaj polakëve.

Por këto udhëtime të gjata, natyrisht e kanë vënë në siklet trajnerin e tij tek Vllaznia Mirel Josa që sigurisht dëshiron që Sykaj së bashku me Vajushin të kthehen pa asnjë problem nga Polonia, sepse i duhen për ndeshjen shumë të rëndësishme me Tiranën ditën e shtunë.



Tekniku Plori, në një tjetër trajnim në FSHF

Duke filluar nga dje, zëvendëstrajneri i Vllaznisë, Elvis Plori, ka nisur një trajnim disaditor që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit, një kurs i ri dhe që vjen për herë të parë në vendin tonë. Pikërisht pjesë e këtij licensimi të veçantë, për preparatorët atletikë për futbollin do jetë edhe Plori, i cili pasi ka marrë licensën A për trajner futbolli, më e larta në Shqipëri.

Tani kërkon t’i shtojë CV-së së tij profesionale edhe një tjetër “mandat” tjetër, shumë i domosdoshëm për trajnerët e futbollit: atë të preparatorit atletik për futbollin.Ndihmësi i Josës në këtë mënyrë kërkon të plotësohet sa më mirë në kuadrin e formimit të tij profesionale dhe kjo tregon ambicien e tij për të ndjekur çdo kurs që i nevojitet për këtë gjë.
 
Pe: Fk Vllaznia Shkoder

Vllaznia pa probleme, e plotë para ndeshjes me Tiranën

Popoviç është rikuperuar, ndërsa me ekipin janë bashkuar edhe Sykaj me Vajushin, mungon vetëm Hasani i dëmtuar

Lajme të mira vijnë nga “infermieria” e skuadrës shkodrane. Malazezi Braçan Popoviç është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi që ka pasur dhe ka filluar normalisht stërvitjen me grupin. Po ashtu, me të dje pasdite janë bashkuar edhe dy futbollistët e ekipit kombëtar Shpresa, Sykaj dhe Vajushi dhe tashmë skuadra është e plotë. I vetmi që mungon sërish është mesfushori Edon Hasani.

Ai vuan ende nga një dëmtim në kavilje dhe ndoshta edhe për disa kohë do të jetë larg fushave të blerta, megjithatë, mungesa e tij nuk përbën ndonjë shqetësim të madh për momentin, sepse ka lojtarë të tjerë që do ta zëvendësojnë. Në këtë mënyrë, “meraku” i Josës për Popoviçin, Sykjen dhe Vajushin ka marrë fund dhe tashmë atij nuk i mbetet gjë tjetër, veçse ta bëjë skuadrën gati për ndeshjen e së shtunës me Tiranën.

Formacioni thuajse është i përvijuar tashmë, megjithatë, nuk mund të quhet i konfirmuar, ngaqë ndoshta ka ndonjë lëvizje deri të shtunën. Në portë është e sigurt që do jetë Vujadinoviç, pavarësisht ndonjë gabimi të vërejtur në ndonjërën nga ndeshjet e deritanishme.

Në mbrojtje sërish nuk pritet asnjë lëvizje, edhe ngaqë nuk ka alternativa më të mira, prandaj Smajli do jetë në të djathtë, Petroviç dhe Sykaj në qendër dhe Popoviç në të majtë. Në mesfushë ka ndoshta ndonjë dilemë sa i takon numrit të lojtarëve që do luajnë aty dhe që varet edhe nga skema që do të aplikojë Josa.

Nëse ai luan me Sinanin në majë të sulmit dhe Sukajn e Vajushin pas tij, mbetet për të pasur tre mesfushorë në fushë dhe dy prej tyre janë të sigurt, Belisha e Muça. I treti është në dilemë mes Gocajt dhe Nimanit. Nëse luhet me katër në këtë repart, të dy ata do jenë në fushë nga minuta e parë dhe bashkë me ta edhe dyshja Sukaj-Vajushi në sulm. Kapiteni Sinani me të ngjarë do të jetë i gatshëm nga pankina sërish, por kjo nuk është çështje më vete.

Oshilacionet Trajneri Josa kërkon ta fitojë me çdo kusht këtë takim dhe natyrshëm që nuk e frikëson kundërshtari, qoftë kjo edhe Tirana, por paraqitja e skuadrës së tij. Kjo ngaqë deri më tani, Vllaznia ka paraqitur jo pak oshilacione në ecurinë e saj të katër javëve të para të kampionatit.

Me këto oshilacione dhe me ato gabime të vërejtura në mbrojtje, sigurisht që Tirana nuk do të falë dhe prandaj duhet që kuqeblutë të paraqiten krejt ndryshe në këtë sfidë. Sa do t’ia dalim? Kjo mbetet për t’u parë ngaqë skuadra shkodrane ende nuk jep garancitë e duhura në fushë. Ndoshta që nga e shtuna do të jetë tjetër gjë. Për më tepër që përballë është Tirana, një skuadër që të motivon vetëvetiu. Ndaj kësaj skuadre sezonin e kaluar janë arritur dy fitore dhe një barazim dhe kjo është një nxitje më tepër për t’i bërë futbollistët aktualë të Vllaznisë se edhe këtë sezon mund t’ia dalin me sukses në ballafaqimet me këtë kundërshtar.



Ka premio për fitoren, por nuk deklarohet shifra

Drejtues të klubit shkodran kanë bërë të ditur dje se për fitoren me Tiranën ditën e shtunë do të ketë një premio për ekipin, por ende nuk është përcaktuar vlera e saj. Prej ditësh po flitet për një skemë të re premiosh për rezultatet pozitive të skuadrës dhe po ashtu bëhet e ditur se vlera e tyre është e përcaktuar në bazë të fushës ku arrihet, brenda ose jashtë, për fitore apo barazim (jashtë).

Njëkohësisht mendohet që të ketë edhe gjobë për humbjet në Shkodër. Thuhet se të gjitha këto shifra janë të vendosura tashmë, por ende nuk janë bërë publike. Që do të thotë se për ndeshjen me Tiranën do të ketë premio, por ende nuk është e qartë se sa do të marrin lojtarët nëse sigurojnë tri pikët e fitores në këtë takim.



Armir Grima, drejtori i ri sportiv i klubit “Vllaznia”

Ish-portieri i njohur i Vllaznisë, Armir Grima, që nga dita e djeshme është emëruar në postin e drejtorit sportiv të klubit shkodran. Kanë qenë drejtuesit e klubit ata që e kanë përzgjedhur këtë kandidaturë për të qenë ai njeriu që do merret me të gjitha problemet sportive të ekipit të parë dhe deri tek ekipet e moshave.

Prezantimi i Grimës para skuadrës është bërë pasditen e sotme nga ana e nënkryetarit të Bashkisë Shkodër, Ritvan Troshani, përpara fillimit të seancës stërvitore në fushën sportive të Shtojit. Ish-portieri i njohur i dha fund karrierës së gjatë sportive vetëm pak kohë më parë pas plot 22 vitesh aktivizimi në fushat e blerta, madje drejtuesit e klubit me këtë rast, në ndeshjen e parë të këtij kampionati i organizuan edhe ceremoninë e lamtumirës.
 
Pe: Fk Vllaznia Shkoder

Vllaznia –Tirana dhuron spektakël, barzimi rezultati më i drejtë



Kryendeshja e javës së pestë të kategorisë superiore ka qenë përballja e “Loro Boriçit” mes Vllaznisë dhe Tiranës. Takimi ka qenë i një niveli të kënaqshëm, me gola spektakolarë, lojë të rrejdhëshme, tifozeri e shumë në stadium. Si ky takim ka nevojë superliga shqiptare. Bradheblutë ishin më superiorë në pjesën e parë, por gjithçka mbyllet 0-0. Pjesa e dytë i pati të gjitha, ku shkodranët arrijnë të shënojnë dy eurogola, Sukaj nga një goditje dënimi mbi 30 metra shënon golin e parë në minutën e 51-të. Në minutën e 60-të është radha e mbrojtësit Petroviç, që të dyfishojë me anë të një tjetër goli të bukur. Shkodranët kujtuan se e kaluan Tiranën, por të besuarit e trajnerit Rubjo, që e freskon formacion, arrin të surprizojë vendasit. Në minutën e 76-të Morina përfiton nga një hezitim i mbrojtjes dhe portierit të Vllaznisë duke shënuar. Tre minuta më vonë Klodian Duro tregon klasin e tij duke realizuar një tejtër gol të bukur dhe 2-2. Në fund të ndeshjes Xhevahir Sukaj i vetëm me portierin Lika të Tiranës, pati mundësi shënimi për t’i dhënë fitoren shkodranëve. Por sulmuesi nuk finalizon si duhet. Barzimi ishte rezultati më i pranueshëm për këtë kryendeshje të superligës në javën e pestë.
 
Pe: Fk Vllaznia Shkoder

Vllaznia “qan” rastin e Sukajt dhe dy pikët e lëna


Nëse sulmuesi do të shënonte në rastin në sekondat e fundit të ndeshjes me Tiranën, sot do të flitej ndryshe në Shkodër

Në realitet nuk ka merituar më tepër sesa barazimi në ndeshjen e fundit me Tiranën, megjithatë, kuqeblutë e Vllaznisë edhe sot, shumë orë pas përfundimit të saj, “qajnë” rastin e humbur në fund të ndeshjes nga Sukaj dhe, për rrjedhojë, edhe dy pikët e lëna. Mënyra si u interpretua takimi nga ana e shkodranëve, nuk ka qenë ajo më e mira, megjithatë, djemtë e Josës janë përpjekur që sidomos në pjesën e dytë, ta kalonin me sukses këtë kundërshtar, që jo më kot udhëhiqte kampionatin.

Golat e Sukajt dhe Petroviçit kanë qenë një kryevepër në vetvete dhe kanë marrë duartrokitjet e shumta të publikut shkodran, por pikërisht në momentet kur rezultati ishte 2-0, grupimi i tifozëve “Vllaznit Ultras” ka hapur një flamur të madh të Vllaznisë ku shkruhej: “Ne pushtojmë, të tjerët mësojnë”. Hapja e këtij flamuri në fakt duket se ishte “tersi” i skuadrës në fushë, sepse ndoshta lojtarët në vetvete menduan se ajo që ishte shkruar në flamur ishte e vërtetë.

Por nuk rezultoi kështu. Tirana goditi atëherë kur nuk pritej dhe kjo edhe për “meritë” të Vllaznisë, që lëshoi në lojë. Fillimisht gabon Vajushi, që humbet topin në mesfushë dhe pastaj mbrojtja e në fund portieri Vujadinoviç, që nuk u mor fare vesh çfarë donte të bënte në momentin e pësimit të golit. Ndaj tij këtë kampionat ka jo pak akuza për formë të dobët sportive, por duket se stafi drejtues nuk ka ndër mend ta ulë në stol në asnjë takim.

Kryevepra e Duros pastaj ishte ajo që vulosi rezultatin, i cili nuk do të zhbllokohej më, sepse Sukajn e kapi “ngërçi” në minutën e parë shtesë, kur përballë portierit Lika gabon në mënyrë fatale. Trajneri Josa pas ndeshjes nuk e ka fajësuar aspak atë, as portierin Vujadinoviç, as Vajushin, që u pa qartë se nuk ishte në një ditë të mirë. Ai barazimin ia faturoi fatit, por edhe kundërshtarit të fortë.

“Duhet të jemi të kënaqur me barazimin për mënyrën si është zhvilluar ndeshja në tërësi,” – ka thënë ai. Nga ana tjetër, vetë Sukaj, duke folur për rastin e humbur në fund të ndeshjes, ka shpjeguar: “Më vjen shumë keq që nuk e dërgova topin në rrjetë, por në momentin e gjuajtjes së tij, më ka kapur ngërçi dhe mezi i kam rënë topit. E doja shumë atë gol, por ky është futbolli dhe nuk ke se çfarë i bën.”

Nga drejtues të klubit para ndeshjes u deklarua se fitorja në këtë takim ishte detyrë dhe shumë e rëndësishme për të ardhmen e skuadrës. Po tani që ndeshja nuk u fitua, por u mjaftua me një barazim, çfarë do ndodhë? Asgjë! Kuqeblutë do vazhdojnë normalisht stërvitjen, sepse në mesjavë kanë një ndeshje tjetër, atë për kupë me Elbasanin dhe në fundjavë tjetrën me Flamurtarin dhe duhet bërë gati menjëherë për to.

Në këtë mënyrë, duket se barazimi me Tiranën ka për t’u harruar shpejt, sepse nuk ka shumë kohë me u marrë me të. Megjithatë, një analizë duhet bërë dhe drejtuesit e klubit e kanë të qartë këtë gjë.



Portieri Vujadinoviç, ai që duhet “skanuar”

Nëse ka lojtar te Vllaznia që duhet kaluar në “sitë” për formën jo të duhur sportive në këto javë të para të kampionatit, ai pa dyshim që është portieri malazez Miroslav Vujadinoviç. Nga një formë e shkëlqyer në sezonin e kaluar, teksa u evidentua si një nga portierët më të mirë të kampionatit shqiptar, këtë sezon ka gabuar jo pak, duke qenë edhe përcaktues në pësimin e disa golave nga Vllaznia. Ka gabuar në Kamëz në pësimin e golit të vetëm të ndeshjes, që solli edhe humbjen e kuqebluve.

Ka gabuar në Krujë, tek goli i parë i Kastriotit dhe gaboi jo pak edhe në golin e parë të Tiranës ditën e shtunë. اfarë po ndodh me të? Këtë përgjigje mbase është mirë ta japë vetë portieri, por specialistë të ndryshëm mendojnë se këtë sezon malazezi i portës, duke mos pasur shumë konkurrencë, ia ka varur ndoshta edhe stërvitjes dhe në këtë mënyrë forma jo e duhur sportive po duket qartë nga ndeshja në ndeshje tek ai. Prandaj mbase është mirë që drejtuesit e skuadrës ta kalojnë në “skaner” atë fillimisht para se të vendosin ndoshta edhe për ta ulur në stol në ndonjë ndeshje.

---------- Post added at 10:26 ---------- Previous post was at 10:21 ----------

Vllaznia, trajneri Josa vijon të mos ndihet i rrezikuar


Trajneri Mirel Josa nuk do të lëvizë nga pankina shkodrane, pavarësisht ndonjë fjale të qëllimshme të hedhur lart e poshtë

Mirel Josa nuk do lëvizë nga stoli i Vllaznisë. Edhe ndonjë që ka menduar ndryshe, duket se do të ndërrojë mendje pasi ka mësuar atë çfarë ka deklaruar nënkryetari i bashkisë, Ritvan Troshani, një ditë para ndeshjes së luajtur me Tiranën. Shumëkush në fakt ka menduar se Josa mund të shkarkohej nëse do të humbej ndeshja ndaj bardhebluve ditën e shtunë, por numri 2 i bashkisë ka garantuar tjetër gjë, teksa ka deklaruar:

“Pavarësisht çdo rezultati që do arrihet në ndeshjen me Tiranën, të jeni 100 për qind të bindur se trajneri Josa nuk ka për të lëvizuar nga vendi që mban. Ai nuk është i kushtëzuar nga fitorja me çdo kusht ndaj Tiranës, por do të vazhdojë i qetë punën e tij,” – ka thënë Troshani. Në fakt, edhe në ndeshjen e së shtunës, në një moment, atëherë kur rezultati ishte 2-0 për Vllazninë, i gjithë stadiumi brohoriste “Josa, Josa!”.

Ky i fundit, me natyrën e tij të ftohtë sigurisht që nuk bëri asnjë gjest ndaj tyre, madje asnjë përshëndetje. Ndoshta e parandjente se vetëm pak minuta më vonë gjërat do ndryshonin. Pësimi i dy golave të shpejtë, njëri pas tjetrit, solli jo pak kritika edhe për stafin drejtues, që nuk diti të menaxhonte situatën. Shumë mendonin që Vajushi, në një ditë të errët atë ndeshje, duhej zëvendësuar me kohë, për të vazhduar edhe me ndonjë lëvizje tjetër, në mënyrë që loja të kontrollohej prej tyre dhe jo t’i jepej terren kundërshtarit, ashtu siç ndodhi më pas.

Garancia Me përfundimin e takimit, sërish ka pasur dyshime për të ardhmen e Josës, edhe ngaqë nga Tirana vinin lajme që bënin fjalë për një post të tij në stafin e bardhebluve. Por nga drejtuesit e Bashkisë Shkodër sërish ka garanci që trajneri kryeqytetas do të vazhdojë sërish punën me ta ashtu si më parë. Garancia e dhënë për këtë gjë, natyrisht që i shërben për mirë skuadrës, sepse në fund të fundit barazimi i së shtunës nuk ka prishur shumë plane.

Ai barazim me Tiranën nuk është se ka lënë ndonjë shije dhe aq të keqe në opinionin publik shkodran. Të gjithë ata që kanë qenë në stadium, por edhe ata të tjerët që e kanë parë nga ekrani i televizionit, janë të bindur se Vllaznia nuk ka merituar më tepër se një pikë në atë ndeshje. Kuptohet, ende diskutohet për rastin e humbur të Sukajt në fundin e ndeshjes.

Për këtë arsye, skuadra po sheh përpara, duke kërkuar të bëjë më të mirën edhe në ndeshjen e radhës me Flamurtarin, që konsiderohet edhe më e vështirë se ajo e kaluara. Tashmë kuqeblutë kanë mundësinë të tregojnë se çfarë mund të bëjnë për të tentuar pikët e para në transfertë.
 
Pe: Fk Vllaznia Shkoder

Josa ndan gjërat: Flamurtari nuk është si Elbasani

Trajneri i Vllaznisë u bën thirrje të tijve që në transfertën e Vlorës i pret një ndeshje e vështirë, jo si transferta e fundit në kupë

Në Elbasan, Vllaznia thjesht ka bërë detyrën e saj. Ka fituar, duke marrë tri pikët që i duheshin dhe do ndjekë më e qetë vazhdimin e mëtejshëm të ecurisë së kupës. E rëndësishme është që ajo të kalojë në turin tjetër të këtij kompeticioni. Rezultati 4-2 në favor të saj në “Ruzhdi Bizhuta” e tregon qartë epërsinë që kanë pasur kuqeblutë, të cilët e kishin vlerësuar seriozisht ndeshjen. Trajneri Josa i druhej ndonjë të papriture dhe prandaj vendosi të mos rrezikonte.

E thotë këtë edhe vetë ai, kur shprehet: “Kemi luajtur thuajse me formacionin tonë më të mirë, sepse kërkonim tri pikët. Vllaznia nuk e ka luksin që të aktivizojë në ndeshje të tilla 11-shen e dytë, sepse pikët pastaj do të viheshin në diskutim, prandaj dhe me përjashtim të lojtarëve që ishin të pamundur për të luajtur, të tjerët janë aktivizuar të gjithë.

Megjithatë, mendoj se morëm një fitore më të lehtë nga sa e mendoja, por për ne ka rëndësi marrja e tri pikëve.” Formacioni që ai ka hedhur në fushë, e vërteton më së miri këtë gjë. Kanë luajtur Smajli, Sykaj, Popoviç, Gocaj, Muça, Sukaj, Vajushi etj.

Flamurtari Planet janë bërë natyrshëm për ndeshjen e radhës, atë që shkodranët do të luajnë nesër në Vlorë ndaj Flamurtarit. Trajneri Josa nuk ka dëshirë të vendosë një paralelizëm mes dy takimeve, prandaj dhe shprehet se takimi i Elbasanit nuk i ka vlejtur aspak atij të Vlorës. “Ajo në Elbasan ishte tjetër gjë dhe nuk do t’i vlejë aspak ndeshjes tjetër, sepse në Vlorë do të jetë tjetër gjë krejtësisht.

Nëse në Elbasan morëm një fitore pa shumë mund ndoshta, ndaj Flamurtarit, një nga ekipet më të mira të vendit, do të jetë tjetër gjë. Kundërshtari është shumë më i fortë, prandaj dhe vështirësia e ndeshjes shumë më e madhe,” – ka thënë “timonieri” i kuqebluve. Po cilat janë pretendimet e Vllaznisë për takimin e nesërm? Gjërat duken më se të qarta: do të shkohet për të mos dalë pa pikë.

Kjo edhe për të rregulluar disi imazhin e skuadrës, e cila këtë kampionat ende nuk ka arritur të marrë pikë në ndeshjet në transfertë. A do ndodhë kështu edhe në Vlorë? Këtë askush nuk mund ta thotë, por një gjë është e qartë: shkodranët do shkojnë për të zhvilluar një lojë të bukur dhe me synimin e qartë për të marrë pikë.

Transferta Për trajnerin Josa, e rëndësishme është që futbollistët të kalojnë lodhjen e ndeshjes së kupës, ndërsa ata të tjerët që kanë pasur probleme shëndetësore të rikuperohen. “Lojtarët kanë pasur lodhje nga rruga e gjatë, pasi ndeshja ishte në Elbasan, po ashtu do udhëtojmë sërish drejt Vlorës dhe prandaj e rëndësishme është të shohim sa do ta kenë kaluar lodhjen futbollistët.

Shpresoj që të kem të gatshëm edhe lojtarët që nuk luajtën për kupë, në mënyrë që ndaj Flamurtarit të synojmë të bëjmë më të mirën që të mos kthehemi pa pikë,” – ka thënë në fund tekniku i kuqebluve.



Sukaj-Vajushi, po tjetër kush shënon te Vllaznia?

Edhe në Elbasan sërish ata të dy protagonistë. Xhevahir Sukaj dhe Armando Vajushi, pavarësisht ndonjë momenti të keq dhe ndonjë rasti të humbur, sërish janë shpëtimtarët e skuadrës shkodrane. Edhe dy ditë më pare, në ndeshjen e kupës kanë shënuar sërish ata. Vajushi golin e parë, ndërsa Sukaj dy të tjerë. I katërti është plotësuar nga një mesfushor me tipare sulmuese si Djepaxhia.

Ajo që mbetet si diskutim në gjithë këto javë të para të fillimit të këtij sezoni është mosshënimi i golave nga mesfushorët apo dhe mbrojtësit e kësaj skuadre. Ata janë shumë të rrallë dhe e gjithë pesha në këtë drejtim bie pikërisht mbi dyshen e sulmit Sukaj-Vajushi. Një gjë është më se e qartë deri më tani tek kjo skuadër: nëse nuk shënojnë ata, Vllaznia kurrsesi nuk mund të fitojë.



Mbrojtësi Smajli me kartonë, mungon në Vlorë

Për ndeshjen e nesërme ndaj Flamurtarit, formacioni kuqeblu do të ketë një mungesë të rëndësishme. Pikërisht atë të Smajlit, i cili ka plotësuar numrin 3 të kartonëve të verdhë me atë që mori ndaj Tiranës të shtunën e kaluar. Prandaj dhe nuk do të jetë i gatshëm për të luajtur në Vlorë. Për këtë arsye, në ndeshjen e kupës ndaj Elbasanit jo më kot trajneri Josa e kishte spostuar Smajlin në mesfushë në krahun e djathtë.

Kjo për të provuar në rolin e mbrojtësit të djathtë pikërisht Gocajn, sepse ai mendohet të luajë në Vlorë në këtë vend. Në mesfushë ndërkohë mund të aktivizohet në të djathtë Djepaxhia dhe në të majtë Bardulla, kurse në pozicionet e tjera nuk do ketë ndryshime, gjithnjë nëse Vujadinoviç e Petroviç e kalojnë gjendjen gripale dhe bëhen gati për të luajtur.
 
Pe: Fk Vllaznia Shkoder

Vujadinoviç: S’më trembin kritikat, më shihni në Vlorë!


Portieri malazez i Vllaznisë kërkon të lërë pas ndeshjet e fundit, ku edhe ai ka gabuar jo pak, madje duke qenë në “shënjestër”

Në këtë kampionat nuk ka kaluar momente të mira. E pranon edhe vetë. Ndoshta është gjendje momentale, megjithatë, vetë ai mendon se nuk i meriton gjithë ato kritika që kanë vërshuar ndaj tij ditët e fundit. Nuk ka asgjë me mediat, as me specialistët që mund të kenë folur për të. Miroslav Vujadinoviç, malazezi që mbron portën e Vllaznisë, nuk ka dëshirë t’u kundërpërgjigjet. Shkurt, u thotë: “Më shihni në Vlorë, në ndeshjen e radhës”. Të gjitha këto, 28-vjeçari i ka rrëfyer në intervistën e tij të djeshme për “Sportin shqiptar”, kur ka thënë:

Vujadinoviç, shumë kritika për ju në këtë fillim kampionati. اfarë po ndodh?

I kam ndjekur të gjitha, pavarësisht se nuk e kuptoj mirë gjuhën shqipe, por me anë të miqve dhe kolegëve të mi të skuadrës jam informuar për gjithçka është thënë në adresën time. Megjithatë, është punë e tyre.

Thuhet që nuk jeni ai portieri i sezonit të kaluar. Realisht, cila është forma juaj sportive?

Kam bërë stërvitje si më parë, jam përkushtuar si më parë dhe nuk ka pasur asnjë lloj tolerimi apo ndryshimi në mënyrën e të stërviturit apo të luajturit. Thjesht mund të kem kaluar ndonjë moment jo të mirë dhe kaq. Secilit i takon të kalojë momente të tilla dhe unë personalisht nuk ndihem i shqetësuar, sepse jam i bindur se do kthehem shpejt në formën time më të mirë.

Kur do të ndodhë kjo?

Që nga ndeshja e nesërme (e sotme) me Flamurtarin, unë do rikthehem si protagonist dhe paraqitja ime do jetë krejt ndryshe. Jua premtoj këtë gjë. Kam besim të madh te vetja, u besoj shumë aftësive të mia dhe prandaj mendoj se do t’ia dal me sukses në këtë takim.

Shumë simpati për ju në Shkodër, ndërsa sivjet është ndryshe. Ju vjen keq për këtë?

Simpatinë vjet e fitova me paraqitjet që bëra dhe, nëse në këtë sezon në ndonjë rast i kam zhgënjyer mbështetësit e mi, kjo do rregullohet dhe ju garantoj për këtë gjë.

Do t’i bëni për vete edhe mediat sërish?

Unë s’kam pasur kurrë probleme me mediat. I kam respektuar dhe vazhdoj t’i respektoj. Kemi marrëdhënie korrekte dhe nëse disa gazeta apo televizione kanë folur kundër meje këtë periudhë, unë nuk dua të merrem shumë me këtë gjë. Besoj se do t’i bind sërish me formën time të mirë që nga ndeshja e radhës.

Pikërisht për ndeshjen e radhës, cili është objektivi i Vllaznisë në Vlorë?

Nëse do të fitonim, do të ishte një mrekulli, por unë personalisht do isha i kënaqur edhe me një barazim në këtë ndeshje. Luajmë ndaj një skuadre shumë të fortë dhe nuk do ishte keq të merrnim edhe një pikë, puna është vetëm të mos humbim.



Belisha: Të tregojmë veten në Vlorë

Në ndeshjen e së mërkurës në Elbasan ai nuk ka luajtur, ngaqë është lënë pushim nga trajneri Josa me qëllim rikuperimin e energjive për ndeshjen e sotme ndaj Flamurtarit. Amarildo Belisha, njeriu që në mungesë të Sinanit do mbajë sërish sot shiritin e kapitenit, duke folur në lidhje me këtë takim, shprehet:

“Dëshira është e madhe për të marrë pikë në këtë ndeshje.Vllaznia asnjëherë nuk ka luajtur si inferiore ndaj asnjë skuadre dhe e tillë do shfaqet edhe në Vlorë. Kam shumë besim tek aftësitë e skuadrës, sepse nëse bëjmë lojën tonë, jo vetëm do ta vëmë në vështirësi Flamurtarin, por do të synojmë edhe fitoren në këtë ndeshje. Jemi të përgatitur për këtë gjë dhe shpresojmë që gjërat të shkojnë mire.”



Sinani e Smajli mungojnë, në dyshim Popoviç

Për ndeshjen e sotme me Flamurtarin, skuadra shkodrane, përveç Smajlit për arsye kartonësh, nuk do të ketë të gatshëm as kapitenin Sinani. Ky i fundit ka pësuar një tërheqje të lehtë muskulore në ndeshjen me Tiranën dhe, për rrjedhojë, pas mungesës me Elbasanin, do të mungojë sërish edhe sot. Përveç tij dhe Smajlit, në dyshim është edhe mbrojtësi malazez Popoviç. Ai ka pësuar një goditje në brinjë dhe dje është stërvitur lehtë pa ngarkesë.

Do të shihet gjendja e tij edhe sot dhe më pas do të vendoset nëse do të luajë apo jo. Nëse nuk luan edhe ai, atëherë problemet do të shtohen për trajnerin Josa, sepse nuk është pak të mos kesh në dispozicion lojtarë, si Sinani, Smajli, Popoviç, Nimani e Hasani, pra gati gjysma e një skuadre. Megjithatë, duhet bërë pa ta, madje për të pretenduar marrjen e pikëve në Vlorë pasditen e sotme
 
Pe: Fk Vllaznia Shkoder

Sot ora 14:00 u luajtën:

Flamurtari – Vllaznia 1-0

Shënues: Progni 2’
 
Pe: Fk Vllaznia Shkoder

Mirel Josa, orë të numëruara në Shkodër…


Trajneri i Vllaznisë, pas disfatës së fundit, rrezikon më shumë se çdo herë tjetër stolin kuqeblu

Humbja në Vlorë i ka rënduar edhe më tepër gjërat në kampin shkodran. Me vetëm 7 pikë të grumbulluara në 6 javë kampionat, Vllaznia është shumë larg objektivave të saj dhe ai që rrezikon gjithmonë në raste të tilla është trajneri. Kohët e fundit është diskutuar jo pak shkarkimi i Josës, megjithatë vetë ai ka qenë i qetë në këtë drejtim.

Edhe pas ndeshjes me Flamurtarin, i pyetur nga gazetarët nëse ndihej i rrezikuar nga ecuria e deritanishme e skuadrës së tij, që nuk ka marrë asnjë pikë në transfertë, Josa i është përgjigjur: “Unë kam një kontratë dhe e respektoj atë. Në kontratën që kam të firmosur, nuk e kam të shkruar që duhet të fitoj në transfertë për të mbetur trajner i Vllaznisë. Sigurisht, po nuk more pikë jashtë, ecuria nuk është e mirë, por e përsëris, kontrata ime nuk e përfshin largimin në një rast të tillë.

Do të vazhdoj ta respektoj atë deri në fund”. Por burime pranë klubit shkodran bëjnë të ditur se puna e trajnerit është duke u kaluar “në sitë” dhe nuk përjashtohet mundësia që ai të largohet. Arsyeja pse mund të merret një vendim i tillë ka të bëjë me atë që Josa nuk po arrin t’i motivojë siç duhet lojtarët në këtë situatë.

Edhe në deklaratat që ai jep pas çdo ndeshjeje, duket se trajneri i Vllaznisë pajtohet me gjendjen e skuadrës, me mungesën e lojtarëve, apo dhe me mungesat e ndryshme nga ndeshja në ndeshje. Rrjedhojë e këtyre gjërave, natyrisht jo shumë për faj të tij, gjërat kanë precipituar, aq sa diçka duhet ndryshuar në skuadër. Ndoshta nuk është zgjidhja më e mirë largimi i tij, por mbase është zgjidhja e momentit.

Ashtu siç ai mori drejtimin e Vllaznisë sezonin e kaluar thuajse në të njëjtën fazë pas largimit të malazezit Radonjiç dhe gjërat u rregulluan, kështu mund të ndodhë edhe këtë herë. Garanci për këtë nuk ka, prandaj dhe drejtuesit e klubit shkodran po maten mirë para se të vendosin për largimin e Josës.

Drejtuesit shkodranë janë duke menduar edhe për sanksionet që ka prishja e kontratës me Josën, por për fat, ata duhet t’ia dinë për “nder” ish-presidentit Fushaj për klauzolën që u ka lënë në kontratën me trajnerin. Nëse ai vendoset të shkarkohet nga klubi, ky i fundit i detyrohet ta paguajë me një shumë prej 500 eurosh në muaj deri në momentin e fundit të kontratës ose deri në momentin që ai të fillojë punë në një skuadër tjetër.



Vajushi: Luajta i sëmurë në Vlorë

Të gjithë jemi befasuar nga paraqitja jo në nivelin e duhur e Armando Vajushit në ndeshjen me Flamurtarin. Pritej shumë më tepër prej tij dhe në fakt nuk ka ndodhur kështu. Bjondi i sulmit nuk ka lënë gjurmë në këtë ndeshje, duke mos u shfaqur si protagonist në ndeshje. Por ka qenë vetë Vajushi ai që ka konfirmuar faktin se në Vlorë ka luajtur i sëmurë, teksa ka thënë: “Nuk kam dashur të luaj, por ma kërkuan me ngulm trajnerët dhe unë sakrifikova.

Kam qenë me temperaturë një natë para ndeshjes, 39 gradë dhe mjekët më kanë këshilluar të qëndroj pushim. Më vjen keq që nuk arrita të ndihmoj skuadrën për të marrë një rezultat pozitiv në këtë ndeshje, por tifozët duhet ta dinë se kam qenë në gjendje të pamundur për të luajtur dhe jo më për të dhënë më të mirën në këtë takim.”
 
Pe: Fk Vllaznia Shkoder

Vata apo Starova? Njëri prej të dyve trajneri i Vllaznisë


Drejtuesit shkodranë do të zgjedhin sot, duke parë se kush afron një projekt që i bind, pasi kushtet financiare nuk janë problem

Duket se sot do të shpallet trajneri i ri i Vllaznisë. Lista e kandidaturave ka mbetur në vetëm dy emra dhe maksimumi deri në mbrëmbje drejtuesit e klubit shkodran do të bëjnë zgjedhjen e tyre. Zgjedhja do të jetë mes Rudi Vatës dhe Sulejman Starovës, të paktën deri mbrëmë vonë nuk bëhej fjalë për kandidatura të tjera, edhe pse menaxherë të ndryshëm kanë ofruar shumë emra, kroatë dhe malazezë kryesisht, për drejtuesit e Vllaznisë, por këta të fundit nuk kanë marrë parasysh asnjë, duke mos hyrë në bisedime me asnjë dhe fokusuar vetëm në dy emrat e lart përmendur.

Rudi Vata Kontaktet me ish-mbrojtësin e Vllaznisë dhe asaj të kombëtares kanë nisur dy ditë më parë dhe nuk është çudi që për herë të parë Vata të drejtojë një ekip, aq më tepër ekipin e zemrës së tij, aty ku u lind dhe u rrit me futbollin. Dje ai ka qenë në stadium, por kjo thjesht sepse ai mund të jetë trajneri i ardhshëm i Vllaznisë, Vata ulet shpesh në “Loro Boriçi”, sa herë që atij i jepet mundësia.

Bisedat e para të drejtuesve shkodranë janë bërë që pas shkarkimit të Josës, ndërsa mbrëmë për mëse dy orë e gjysëm është diskutuar gjerë e gjatë në lidhje me të ardhmen e Vllaznisë. Drejtuesit e klubit kanë dëgjuar çfarë projekti ka në mendjen e tij Vata dhe çfarë kërkesash ka ai në lidhje me ekipin. Ana financiare nuk është fare problem mes palëve. I pyetur për këtë anë, Rudi Vata ka deklaruar që do të punonte me çfarëdo rroge që do të afronin drejtuesit, e rrallë kjo në futbollin e sotëm.

Si shkodran, atij i dhimbset Vllaznia dhe si duke tai nuk do të ulet aty për anë financiare, por për të ngritur Vllazninë dhe për të filluar një karrierë të suksesshme si trajner, ashtu siç ka qenë edhe si futbollist. Rudit i është bërë me dije se kandidati tjetër është Starova dhe vetëm pasi të dëgjohet edhe ai, do të zgjidhet njëri prej tyre. Vata është treguar shumë i qetë, duke deklaruar: “Të bëhet më e mira për Vllazninë.”

Sulejman Starova “Bobit” i është telefonuar të parit, edhe pse ai nuk ka dhënë një përgjigje. Dje, nëpërmjet shtypit, deklaronte që i përket vetëm Teutës, por drejtuesit shkodranë kanë këmbëngulur tek ai, kjo edhe përvojën e madhe që ka Starova si trajner, por edhe për të përmushur një dëshirë të hershme të shkodranëve, të cilët e kanë kërkuar atë në pankinë.

Për këtë arsye, krerët e klubit kuqeblu dje i kanë telefonuar sërish “Bobit” dhe sot është lënë një takim në Tiranë me të. Do të shihet edhe projekti i tij, gjithmonë nëse Starova do të preferojë të drejtojë Vllaznisë dhe në fund pastaj do të vendoset mes Vatës dhe Starovës. Edhe me teknikun kryeqytetas nuk është problem ana financiare, pasi drejtuesit shkodranë janë gati t’ia përmbushin kërkesat. Vata apo Starova? Kjo mbetet për t’u zbuluar deri sot në mbrëmbje.
 
Pe: Fk Vllaznia Shkoder

Trajneri i Vllaznisë, në skenë dalin edhe Muça, Shehu e Duro

Pritej që zgjedhja të ishte mes Vatës dhe Starovës, por dje nuk është konkluduar dhe për pasojë kanë dalë kandidatë të tjerë

Shkëlqim Muça, Ramadan Shehu dhe Shëptim Duro janë tre emrat e tjerë që shtohen si kandidatura për postin e trajnerit të Vllaznisë. Ata kanë dalë në skenë ditën e djeshme dhe bisedimet me ta do të zhvillohen sot në Tiranë, ashtu si dhe me Starovën. Në fakt, pritej të mbyllej mbrëmë, por nuk ka ndodhur kështu.

Vllaznia, të paktën deri sonte në darkë do të jetë pa trajner. Kjo ngaqë ditën e djeshme drejtuesit e saj nuk arritën të përzgjedhin atë më të përshtatshmin për ta ulur në stolin e mbetur bosh pas largimit të Mirel Josës. Kjo ngaqë e gjithë dita e djeshme ka qenë e zënë me takime të shumta në federatë.

Dy drejtuesit më të lartë të klubit shkodran, administratori Kujtim Shaba dhe drejtori sportiv Armir Grima, kanë patur si rrallëherë tjetër në shoqërinë e tyre për problemet e sportit edhe kryebashkiakun e Shkodrës, Lorenc Luka. Ai ka harxhuar jo pak orë dje në lidhje me sportin, teksa ka biseduar gjerë e gjatë me kreun më të lartë të FSHF-së për problemin e stadiumit, të kompleksit sportiv dhe shumë gjëra të tjera që kanë të bëjnë me futbollin dhe Vllazninë.

E gjithë kjo kohë e harxhuar me diskutimet e shumta për çështjet e tjera që kanë patur të bëjnë me futbollin shkodran, por jo me ekipin, kanë bërë që dy drejtuesit e tjerë të klubit, Shaba dhe Grima të mos kenë kohë të merren me bisedimet për çështjen e trajnerit. Kështu edhe takimi i planifikuar me Sulejman Starovën, një nga kandidaturat për trajner të Vllaznisë, nuk është realizuar.

Ai është shtyrë për ditën e sotme. Po ashtu nuk ka patur as takim me kandidatin tjetër, Rudi Vatën. Ky i fundit, i ndodhur në Shkodër, ka kërkuar një takim me dy zëvendëstrajnerët aktualë të Vllaznisë, Plorin dhe Danin, për të mësuar prej tyre më konkretisht cila është situata në skuadër.

Kandidatë të rinj Shtyrja e përzgjedhjes së trajnerit të Vllaznisë, ka nxjerrë në skenë ndërkohë edhe emra të tjerë si kandidatë të mundshëm për postin e trajnerit të kësaj skuadre. Kështu, i pari që duket se është vetëofruar, ka qenë Shkëlqim Muça. Përmes njërezve të ndryshëm, mësohet të ketë mbërritur deri te drejtuesit kuqeblu dëshira e tij për ta drejtuar këtë skuadër.

Por këta të fundit, duket se në listë tashmë kanë edhe të tjerë emra. Ramadan Shehu dhe Shpëtim Duro mendohet të jenë emrat e tjerë, me të cilët do bisedohet ditën e sotme. Krerët shkodranë thuhet se kanë lënë takim me të gjithë sot në Tiranë. Duke filluar nga Starova, Muça, Shehu dhe Duro. Vatën e kanë në Shkodër dhe pasi t’i kenë testuar të gjithë, atëherë do të kalohet në vlerësimin përfundimtar për kandidaturën më të mirë. Atë më të mundshmen për të nxjerrë Vllazninë nga situata aktuale ku ndodhet.



Klubi shkodran: Në prokurori për trukimet

Drejtuesit e klubit shkodran nuk e kanë kapërdirë mirë lajmin e shpërndarë mbi nisjen e hetimeve për ndeshjen Kastrioti-Vllaznia nga federata jonë me kërkesën edhe të UEFA-s. Pikërisht, në takimin e djeshëm të kryebashkiakut-president të Vllaznisë, Luka, me presidentin e FSHF-së, Duka, kjo ka qenë një nga temat e diskutuar gjatë.

Bëhet e ditur se ditën e sotme klubi shkodran do të dalë me një deklaratë zyrtare në lidhje me këtë çështje, ku mesa duket ai do t’i drejtohet prokurorisë për hetimin e plotë të kësaj ndeshje. Një kërkesë të tillë natyrisht që ka edhe federata dhe në bashkëpunim me të, kërkon zbardhjen sa më parë të kësaj çështjeje. Drejtuesit shkodran kanë objektiv natyrisht zbardhjen e kësaj çështje dhe në fund ndëshkimin e fajtorëve nëse rezulton të ketë përderisa vetë klubi është i vendosur për të luajtur ndershmërisht çdo ndeshje.



Vllaznia, sërish mungesa edhe ndaj Pogradecit

Ashtu si në Vlorë, edhe për ndeshjen e radhës me Pogradecin, në formacionin shkodran do të ketë disa mungesa lojtarësh. Kështu, këtë herë mungon mbrojtësi i qendrës, Sykaj, i cili është ndëshkuar me karton të kuq ndaj Flamurtarit dhe në vend të tij do luajë lezhjani Danaj përkrah malazezit Petroviç. Lajm i mirë është rikthimi i Smajlit pas skualifikimit, duke u vënë sërish të luajë në krahun e djathtë të mbrojtjes, por nëse i djathti është stabilizuar, i majti ka ende probleme, sepse do mungojë sërish Popoviç.

Sipas mjekut të skuadrës, Haxhaja, malazezi ka thyer katër brinjë në ndeshjen e kupës me Elbasanin dhe prandaj ende nuk është i gatshëm për të luajtur. Po ashtu, i gatshëm nuk është as Bardulla, mesfushori i ri që u dëmtua në Vlorë, dhe as Hasani, që vazhdon të ketë probleme me kaviljen e tij. Në dyshim është edhe Sinani, që ka një problem muskulor. Ndërkohë, mund të jetë i gatshëm Nimani, megjithatë, mungesat duken të shumta dhe ky është një problem për kuqeblutë, të cilët nuk po kalojnë një moment të mirë psikologjik.



Edhe në ndeshjen e radhës drejton Plori

Në ndeshjen e së mërkurës me Bylisin për kupë, Vllazninë e ka drejtuar nga pankina Elvis Plori. Pas largimit të Josës, skuadra i është besuar atij, por në atë takim u pa qartë se situata nuk është ajo e duhura. Trajneri i ri, që i ka hyrë karrierës së trajnimit me shumë dëshirë, e pa qartë sa e vështirë është ta drejtosh një skuadër në kushte të tilla. Megjithatë, ai nuk tërhiqet asnjëherë përballë vështirësive dhe këtë e ka treguar qartë.

Edhe në takimin me Pogradecin ditën e nesërme, ai do jetë sërish në pankinë me shumë mundësi, sepse drejtuesit e klubit po vonojnë në gjetjen e zëvendësuesit të Josës. Por edhe nëse vjen trajneri tjetër deri nesër, ndaj pogradecarëve skuadrën do ta drejtojë Plori, sepse ai e njeh më mirë se kushdo tjetër atë. Madje nuk është çudi që në rast dështimi me Vatën dhe Starovën të bisedimeve, skuadra t’i besohet pikërisht atij.



Kuqeblutë, të grumbulluar në Velipojë

Situata në kampin shkodran nuk është aspak e mirë dhe, për këtë arsye, drejtuesit e klubit kanë menduar t’i qetësojnë futbollistët nga ana psikologjike. Pikërisht për këtë arsye, ata e kanë grumbulluar ekipin që mbrëmë, dy ditë para ndeshjes së radhës me Pogradecin. Kështu ka ndodhur rrallë në fakt, megjithatë tashmë është parë shumë e nevojshme një gjë e tillë.

Madje është zgjedhur edhe vendi, larg zhurmës dhe ambientit të përditshëm. Vllaznia është sistemuar mbrëmë në një nga hotelet e plazhit të Velipojës, rreth 35 km larg Shkodrës, në mënyrë që futbollistët të jenë të qetë dhe ta kenë mendjen vetëm te ndeshja e radhës me Pogradecin, sepse detyra e tyre është për ta rikthyer skuadrën sërish në nivelet e duhura.
 
Pe: Fk Vllaznia Shkoder

Vllaznia ndryshon stafin, ikin Plori e Dani dhe vjen Sinani


Ndryshimi i trajnerit ka sjellë edhe lëvizje të tjera në stolin kuqeblu, teksa sulmuesi Sinani do të bëjë edhe rolin e ndihmësit të Vatës

Emërimi i një trajneri të ri në krye të Vllaznisë ka sjellë edhe ndryshime të tjera në pankinën shkodrane. Kështu, Elvis Plori dhe Avenir Dani nuk do të jenë më zëvendëstrajneri dhe trajneri i portierëve të kuqebluve. Ky është vendimi që është marrë nga Vata, pasi është konsultuar edhe me drejtuesit e klubit. Në vend të Plorit ka ardhur Vioresin Sinani. Sulmuesi i njohur, ndonëse në aktivitet, ka pranuar të bëjë edhe detyrën e zëvendëstrajnerit.

Me sa duket, ka qenë një kërkesë e Vatës për ta pasur përkrah goleadorin e njohur, ajo që “ia ka prishur mendjen” këtij të fundit. Sinani, në fakt, ndonëse është në fund të karrierës, nuk ka shfaqur asnjëherë interes për t’u bërë trajner. Pikërisht në lidhje me këtë gjë, vetë Vata ka thënë dy fjalë për gazetarët:

“Sinani do bëjë dy detyra, atë të zëvendëstrajerit dhe atë të futbollistit. Dy detyra të tilla nuk i bën kushdo, por një njeri me vlera të rralla, siç është Sinani.” Fjalë të goditura dhe mbase ky binom do të bëjë gjëra të mirë së bashku. Nëse Viori ka pranuar këtë herë të punojë përkrah Vatës, e ka bërë këtë gjë për të mirën e Vllaznisë.

Trajneri i portierëve Por nëse është gjetur zëvendëstrajneri, ende nuk dihet se kush do jetë trajneri i portierëve. Largimi i Danit ka lënë një vend vakant dhe drejtuesit e klubit janë duke parë të gjitha mundësitë që të gjejnë një trajner të ri. Emri më i mundshëm dhe i vetmi në Shkodër i këtij zanati është ai i të mirënjohurit Paulin Ndoja.

Ai, ndonëse 65 vjeç, pak ditë më pare, gjatë dekorimit nga Presidenti i Republikës me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, deklaroi: “Jeta ime pa futbollin nuk është asgjë. Nuk do ndihem mirë nëse nuk kthehem edhe një herë te Vllaznia për të kontribuar për të, ashtu siç kam bërë për vite me radhë.” Dëshirën e ka dhe ndoshta tani ka mbetur vetëm të bisedohet më konkretisht nëse Vata e ka dëshirë ta ketë në stafin e tij.

Përvoja e Ndojës është shumë e madhe, pasi prej duarve të tij kanë dalë të gjithë portierët e Vllaznisë këto 25 vitet e fundit. Madje edhe drejtori sportiv i emëruar së fundi nga klubi shkodran, Armir Grima, është produkt i tij. Kjo ndoshta do të çojë në emërimin e Ndojë sërish si trajner i portierëve të kuqebluve.

Përgatitësi atletik Por nëse kjo është dilemë, një risi në stafin shkodran është edhe emërimi i Arben Parmezës në postin e trajnerit të përgatitjes fizike. Parmeza ka punuar edhe më parë me ekipet e futbollit në këtë post, fillimisht tek Akademia “Vllaznia” dhe së fundi ka qenë trajner i ekipit të femrave “The Door”.

Në fakt, para se të vinte Parmeza, Vata bëhet e ditur se ka dashur të marrë me vete një trajner të përgatitjes fizike, me të cilin ka punuar në Skoci e që së fundi ka qenë në detyrë tek Aston Vila, por kërkesat e larta financiare të tij e kanë bërë të pamundur këtë gjë. Epoka “Vata” në këtë mënyrë ka nisur me ndryshime në stafin e tij.

Ndryshime në fakt të pritshme, duke pasur parasysh idenë e trajnerit të ri për të sjellë përvojë të re te skuadra. Rudi është prezantuar dje pasdreke para skuadrës nga administratori i klubit Kujtim Shaba dhe drejtori sportiv Armir Grima. Në ato pak fjalë që ka thënë trajneri i ri para lojtarëve, u ka kërkuar atyre të kenë dëshirën për të punuar të gjithë së bashku për të ndryshuar situatën te Vllaznia.



Vata e nis “me vrap”: Të mos humbim kohë!

Trajneri i ri i Vllaznisë u ka kërkuar të gjithëve të bashkëpunojnë për të ngritur ekipin që do Shkodra

Ka mbërritur në fushën sportive të Shtojit aty rreth orës 14.00, i shoqëruar nga Sinani. Ka hyrë në dhomën e zhveshjes dhe menjëherë ka filluar të bëhet gati për stërvitje. Rudi Vata e ka marrë me shumë dëshirë detyrën e trajnerit të Vllaznisë. Vishet me kostum sportiv, më pas, përshëndetet me ata tifozë që janë të pranishëm pranë fushës dhe që i urojnë suksese dhe bëhet gati të nisë stërvitjen.

Natyrisht, nuk mund të mungojë një bisedë e shkurtër me gazetarët e pranishëm, me të cilët kërkon që ditën e parë të bisedojë për mënyrën si do t’i ndërtojë raportet në të ardhmen, por duket qartë se është me “këmbë në tokë”.

Vërtet profesionist, por kërkon të përshtatet me realitetin. Jo më kot, në njëfarë mënyre “bezdiset disi” kur sheh disa futbollistë të tij të vijnë në stërvitje në orën 14.20 (vetëm 10 minuta para se të nisë seanca). Dje nuk ka bërë zë, e ka pranuar këtë situatë, por me shumë siguri, nuk do të zgjasë kështu më tepër sesa sot. Ai ka qenë gjithnjë shembull si futbollist dhe i tillë duket se do jetë edhe si trajner. Megjithatë, e ka marrë shtruar. Pak fjalë para skuadrës kur është prezantuar dhe shumë fjalë pastaj gjatë stërvitjes.

E ka nisur me vrap bashkë me futbollistët rreth fushës për të bërë nxemjen. Mbase për të kapur edhe formën e tij më të mirë. “Nuk është çudi që në janar të jem gati për të luajtur edhe unë,” – thotë ai me humor. E nis me vrap, si për t’u thënë futbollistëve se do ta kenë gjithnjë përkrah, për të punuar së bashku për ta nxjerrë skuadrën nga situata ku ndodhet. Vllaznia e tanishme është “basti” i madh i Rudi Vatës trajner.

Nëse e kalon këtë provë të vështirë, rruga e tij hapet dhe mbase e ndritshme. Nëse është e kundërta, gjërat do të marrin rrjedhë tjetër. Megjithatë, dëshira është e madhe për të bërë gjëra të mira dhe për këtë ka kërkuar mbështetjen e futbollistëve. “Vetëm së bashku mund t’ia dalim,” – ua ka përsëritur shpesh këtë shprehje ai dje futbollistëve. Ka qenë vetëm seanca e parë. Sot natyrisht do të ketë fjalë të tjera.



Viori: Nuk mund t’i thoja “jo” Rudit për ta ndihmuar

Që dje ka marrë përsipër edhe një mision tjetër. Ndoshta më të vështirë se atë të parin. Vioresin Sinani tashmë është edhe zëvendëstrajner i Vllaznisë. Ka qenë kërkesa e Rudi Vatës, trajnerit të sapoemëruar të kuqebluve, për ta pasur në krah, ajo që e ka bindur atë t’i thotë “po” atij.

E pranon vetë Viori këtë gjë, teksa për “Sportin shqiptar” është shprehur: “Ka qenë insistimi i Rudit që më ka bindur. Miqësia dhe raportet shoqërore që kam prej vitesh me të, më bindën për këtë gjë. Natyrisht, bëhet fjalë për të punuar për Vllazninë dhe, si rrjedhojë, kjo ishte një arsye tjetër pse nuk mund t’i thoja “jo” atij.

Megjithatë, unë do të vazhdoj të stërvitem si më parë, sepse nuk dua ta lë futbollin. Kur Rudi të më kërkojë mendimet e mia, sigurisht që do t’ia jap. E rëndësishme është ta ndihmojmë Vllazninë për të dalë nga kjo situatë ku ndodhet tani.” Dje ka qenë seanca e parë për futbollistin-trajner. Përvoja angleze ndoshta po vjen edhe në Shqipëri. Rudi Vata vjen prej Skocisë dhe një përvojë e tillë do të përsëritet edhe këtu.

Ai nuk ka gabuar aspak në zgjedhjen e tij. Vetë është një ikonë e futbollit shqiptar. Edhe Sinani një tjetër. Me të dy ata në pankinë, Vllaznia fiton shumë pikë. Njëkohësisht edhe reputacion dhe sigurisht që do jenë një nxitje për gjithë futbollistët për të bërë më të mirën në fushën e lojës. Vetë sulmuesi shton: “Do na japë një ndihmë të madh edhe trajneri i përgatitjes fizike Parmeza

Të gjithë së bashku do bëjmë më të mirën. Vllaznia kishte nevojë për ne dhe nuk mund ta refuzonim. Ardhja e Vatës në krye të skuadrës është një sinjal i mirë se gjërat do fillojnë të ndryshojnë. Dëshira është e mirë. Shpresoj të vazhdojmë kështu.” Në këtë mënyrë, ndeshja e kësaj fundjave me Bylisin do jetë e veçantë për “Loro Boriçin”. Vllazninë do ta drejtojnë nga pankina Rudi Vata dhe Vioresin Sinani. Gjë shumë e veçantë, por tashmë duhen edhe sukseset dhe ato me emra të tillë në pankinë janë më të mundshme për t’u arritur.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top