Ja pse një mashkull bëhet më besnik kur bëhet baba

Snow Hristina

Anëtar i Nderuar
Meshkujt duket se janë biologjikisht të prirur për t’u kujdesur për fëmijët e tyre, thonë shkencëtarët.
Ata kanë zbuluar se niveli i testosteronit ulet tek meshkujt pasi ata bëhen baballarë.
Kjo i bën meshkujt që të jenë më të lidhur me familjen e më pak të prirur për tradhti, raporton BBC.
Testosteroni rrit dëshirën seksuale tek meshkujt.
Por zbulimi i bërë së fundmi tregon se niveli i testosteronit bie ndjeshëm kur mashkulli bëhet baba.
Sidomos në muajt e parë të lindjes së fëmijës, testosteroni është tejet i ulët. baballllaaaa.jpg
 
Pe: Ja pse një mashkull bëhet më besnik kur bëhet baba

Kane dhe meshkujt instikte ''babesore'',apo ''amesore'' se spo di si i thuhet:(
 
Pe: Ja pse një mashkull bëhet më besnik kur bëhet baba

Sidomos në muajt e parë të lindjes së fëmijës, testosteroni është tejet i ulët

Me sa di une kjo ''mungese'' deshire vjen nga perkujdesja qe kane per bashkeshorten.
Nje here dalin raportet e divorceve te larta (dhe motivi kryesor tradhetia) nje here na qenkan besnike.
 
Pe: Ja pse një mashkull bëhet më besnik kur bëhet baba

Po ne fakt esht ulur ndjeshem ndaj dhe ka plas tradhtia ne makismum sepse ju ulet testosteroni ......................
 
Më shumë testosteron – më shpejt baba, po pastaj…

Kush bëhet baba ka shumë më pak testosteron në gjak sesa para lindjes së fëmijës. Ky hormon luan një rol të rëndësishëm për burrat si baballarë.

Shkencëtarët amerikanë kanë përfunduar një studim afatgjatë në Filipine. Grupi i shkencëtarëve përreth studiuesit Christopher Kuzawa nga Universiteti Northwestern në Evanston të Shteteve të Bashkuara ka marrë në hulumtim rreth 600 djem të rinj. Rezultatet e studimit publikohen në “Proceedings”, forumi i Akademisë Amerikane të Shkencave.

Baballarët e rinj kanë në gjak shumë më pak testosteron sesa para lindjes së fëmijës. Të bërit baba çon kështu në uljen e hormonit kryesor të burrit, shkruajnë shkencëtarët amerikanë. Po ashtu sa më shumë që baballarët angazhohen në rritjen e fëmijës aq më shumë ulet niveli i testosteronit.

Më shumë testosteron – më shpejt baba, po pastaj…

Edhe studime të mëparshme kanë treguar se baballarët kanë vlera të ulëta të testosteronit, krahasuar me beqarët. Por sipas studiuesit Christopher Kuzawa nuk ka qenë e hulumtuar çështja nëse të bërit baba e ul vlerën e testosteronit, apo tjetra, nëse burrat me një vlerë të ulët testosteroni mund të bëjnë fëmijë më shpejt se sa të tjerët.

Tanimë studimi afatagjatë ka provuar: Sa më e lartë të jetë vlera e testosteronit të burravë në fillim të hulumtimit, aq më e madhe është edhe mundësia për t’u bërë baba më vonë. Për shkencëtarët ky ishte një tregues, se hormoni mashkullor luan një rol të madh edhe tek zgjedhja e partneres. Në Filipine për një kohë të gjatë ka luajtur familja një rol të rëndësishëm në zgjedhjen e partneres. Kjo ka ndryshuar në vitet e fundit.

Personat e marrë si testues janë hulumtuar në vitet 2005-2009. Në fillim të studimit ata kanë qenë 21,5 vjeç. Vlerat e testosteronit në gjak u matën në mëngjes dhe në mbrëmje. Gjatë kohës së studimit, një pjesë e këtyre meshkujve filluan lidhje serioze dhe u bënë baballarë. Sapo erdhi fëmija u ul dukshëm vlera e testosteronit, krahasuar me beqarët. Po ashtu baballarët e foshnjave njëmuajshe kishin një vlerë testosteroni më të ulët se ata me fëmijë më të mëdhenj në moshë.

sekretebukurie
 
Pe: Më shumë testosteron – më shpejt baba, po pastaj…

dmth tere tradhetite ndodhin pas lindjes te femijes sepse ju ulen testosteron :dasma:
 
Pe: Ja pse një mashkull bëhet më besnik kur bëhet baba

nuk mendoj se ka lidhje kjo.
sigurisht qe nivelet e testosteronit ulen me kalimin e moshes.
por kjo ska te beje me besnikerine.
 
Pe: Ja pse një mashkull bëhet më besnik kur bëhet baba

Kane dhe meshkujt instikte ''babesore'',apo ''amesore'' se spo di si i thuhet:(
JO Gloom ku i gjetën meshkujt këto instikte :p Si duket paskan ,mbase ulja e nvielit të testosteronin është natyrale që të bëjë të mundur përkujdesjen sa më të mirë ndaj fëmijës në muajt e parë të jetës
 
Pe: Ja pse një mashkull bëhet më besnik kur bëhet baba

Sidomos në muajt e parë të lindjes së fëmijës, testosteroni është tejet i ulët. Shiko fotografinë 12250

C'lidhje ka tradhetia ketu se nuk e mora vesh?
Muajt e pare jane me te fokusuar tek femija, ashtu si edhe nena. Plus femra eshte duke u permiresuar fizikisht dhe psikollogjikisht, dhe mashkulli ska pse ta kete aq te larte testoseronin... eshte e kot lol
 
Pe: Ja pse një mashkull bëhet më besnik kur bëhet baba

Une kam lexuar diku qe pas lindjes se gruas, meqe asaj i duhet pak kohe sa ti rikthehet ta quajme normalitetit dhe te mesohet m ritmin qe tashme ka ndryshuar, meshkujt ndihen te braktisur nga gruaja dhe mendojne qe nuk marin kujdesin dhe dashurine si me heret..Mund te jene keto shkaqet qe ai mu pas lindjes se gruas, per keto arsye edhe te tradhetoj LOL kshtuqe studimi bie posht LOL :p

Nejse, ti lejme shakate, nuk besoj qe ka lidhje kjo..Perkundrazi mendoj qe dhe te ata pasi behen baballare sikur dhe te ata rritet ndjenja e pergjegjsise dhe e dashurise, dashuria mes partnereve rritet sepse tani kane nje fryt qe ka dal pikerisht nga dashuria e tyre, kane nje arsye me shume per te cilen duhen perpjkur dhe sakrificuar :)..ohh sa romantike lol :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top