Kulla Eiffel, nën goditjen e një rrufeje

Një foto e mahnitshme e Kullës Eiffel, që goditet nga një rrufe dhe e fotografuar nga fotografi amator Bertrand Kulik, është bërë pjesë e një ekspozite fotografish, me titull “Lumieres Celestes, lumieres des hommes”, që do të mbahet në Issy të Francës.

Fotoja është shkrepur në korrik 2010 dhe duket se ka qenë një shkrepje paksa me fat i Kulik, i cili ka kapur gjithçka brenda një çasti, gjatë një stuhie në Paris. Nuk është e qartë nëse rrufeja në të vërtetë ka goditur Kullën, apo thjesht ka rënë shumë afër asaj.

Rrufeja e parë e regjistruar në Kullën Eiffel daton në qershor 1902. Kulla është projektuar për t’i shpëtuar këtyre sulmeve natyrore, por ja që vendndodhja në qendër të Parisit e një kulle kaq të madhe metalike që është e lartë më shumë se 300 metra, sherben edhe si tregues se rrufetë nuk janë shumë të pazakonta aty.

eiffel-tower-lightning.jpg
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Kulla Eiffel, nën goditjen e një rrufeje

Kjo kull i jet nje pamje shum mahnites Parisit
 
Pe: Kulla Eiffel, nën goditjen e një rrufeje

Interesante........
 
Pe: Kulla Eiffel, nën goditjen e një rrufeje

Spo besoj qe e ka rrok kullen.
Sepse nr.1 mendoj qe personat qe kan qen ne ato momente ne at kull nese ka pas do te kishin vdekur tash me.
Kurse edhe kulla mund te jet djegur..
 
Titulli: Pe: Kulla Eiffel, nën goditjen e një rrufeje

Spo besoj qe e ka rrok kullen.
Sepse nr.1 mendoj qe personat qe kan qen ne ato momente ne at kull nese ka pas do te kishin vdekur tash me.
Kurse edhe kulla mund te jet djegur..

Eshte nje gje qe ekziston dhe quhet tokezim e ben edhe tek shtepite kur i nderton ato.Nese shikon lampjonet rruges do shohesh qe nu fund kane nje vide ne te cilen eshte i lidhur nje tel qe nuk percjell energji.Kjo gje sherben qe ne rastin e nje rrufeje shkarkimi elektrit te shkoje drejt e ne toke dhe te mos shkaktoje deme.Kjo gje ndodhet edhe ne kullen Effel prandaj edhe nese e ka goditur smund te beje deme kurrsesi njesoj si me makinat nese ty te godet nje rrufe me makine nuk te ndodh gje as ty dhe as makines.
 
Pe: Kulla Eiffel, nën goditjen e një rrufeje

E pash ne Yahoo tek fotot e javes dhe eshte me te vertete nje foto mahnitese... Bravo fotografit!
 
Titulli: Kulla Eiffel, nën goditjen e një rrufeje

Vertete e mahniteshme, shume shume e vecante dhe veshtire eshte te kapen keso momentesh qe zgjasin vetem nje sekonde dhe ti ta shprepesh aparatin po ne ate sekonde.
 
Pe: Titulli: Pe: Kulla Eiffel, nën goditjen e një rrufeje

Eshte nje gje qe ekziston dhe quhet tokezim e ben edhe tek shtepite kur i nderton ato.Nese shikon lampjonet rruges do shohesh qe nu fund kane nje vide ne te cilen eshte i lidhur nje tel qe nuk percjell energji.Kjo gje sherben qe ne rastin e nje rrufeje shkarkimi elektrit te shkoje drejt e ne toke dhe te mos shkaktoje deme.Kjo gje ndodhet edhe ne kullen Effel prandaj edhe nese e ka goditur smund te beje deme kurrsesi njesoj si me makinat nese ty te godet nje rrufe me makine nuk te ndodh gje as ty dhe as makines.


E di per ate "perques elektrik" mdoket i thuhet .
Por gjith ajo drit apo edhe flak pa e prek askend spo mund ta besoj , sidoqoft ndosht eshte ashtu .
 
Pe: Kulla Eiffel, nën goditjen e një rrufeje

Mire qe nuk rra kur isha une :D
 
Pe: Kulla Eiffel, nën goditjen e një rrufeje

Kete foto e solli edhe Lost tek nje teme , mendova mos e kishte krijuar kush.

E bukur shume.
 
Pe: Kulla Eiffel, nën goditjen e një rrufeje

Spo besoj qe e ka rrok kullen.
Sepse nr.1 mendoj qe personat qe kan qen ne ato momente ne at kull nese ka pas do te kishin vdekur tash me.
Kurse edhe kulla mund te jet djegur..


Asgjë nuk do t'i kishte gjetur!
E njëjta do të ndodhte në automobil
si dhe te kafazi i tesles.

Shikone videon më poshtë:



[youtube]Zi4kXgDBFhw [/youtube]
 
Pe: Kulla Eiffel, nën goditjen e një rrufeje

Spo besoj qe e ka rrok kullen.
Sepse nr.1 mendoj qe personat qe kan qen ne ato momente ne at kull nese ka pas do te kishin vdekur tash me.
Kurse edhe kulla mund te jet djegur..

Ska te bej ajo ado pasi ma do mendja qe do kesh degjuar per tokzimet qe behen neper shpija :D kshuqe energjia e rrufes shkarkonhet direkt ne tok ado dhe ska se si te ket te vdekur apo dhe kulla te digjet :D
 
Pe: Kulla Eiffel, nën goditjen e një rrufeje

Ahhh sa m'pelqen kjo foto ..Aq me shume qe rastesia dhe koincidenca ka qene e atille qe ne ate moment kulla ka pas kete ngjyre nje lloj si te qiellit dhe vetem ajo drita e rufese then ate montonine..Kjo e ben dhe me madheshtore..
 
Titulli: Kulla Eiffel, nën goditjen e një rrufeje

Kjo rrufeja duket qe eshte larg ne horizont dhe nuk ka rene ne kulle , pastaj po te kishte rene ne kulle ,
kuptohet qe do kishte rene ne maje te saj pasi elektriciteti zgjedh rrugen me te shkurter per tu shkarkuar
dhe nuk do kishim pare linjen elektrike pothuaj deri ne rreze te kulles .
Me duket nje foto e rendomte fare dhe persa i perket kulles eifel duhet te them se eshte veçse nje
mit artificial , efekti i reklames ne mendjen njerzore , pasi ajo nuk ka asgje te bukur ne vetvete .
Po te jete e imja do ta shisja per hekur se eshte rrite vlera e metaleve , megjithse eshte gjynaf se
do ngelnin shtyllat e tensionit te larte jetime pa nenen e tyre.
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Kulla Eiffel, nën goditjen e një rrufeje

Kshu bukur duket,por ne ato momente s'besoj te kete thene njeri ''sa bukur!!! '' ...ajo rrufeja te tremb ...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top