Ekziston ndonje sindrome qe nuk te lejon te shfaqesh ndjenjat?

Hostel

Anëtar i Nderuar
Kam disa kohe qe verej tek vetja ime nje mungese ndjenjash flas per ndjenjat si trishtimi merzitja dhe gjera si keto dhe me lindi kureshtja te kerkoja gjeta disa informacione po asnje nga keto i sakte shume dhe doja te pyesja nese ju dinit ndonje gje me shume?
 
Pe: Ekziston ndonje sindrome qe nuk te lejon te shfaqesh ndjenjat?

Hostel do te thuash qe ndihesh shume mire dhe nuk ke trishtim apo emocione negative ? Lumsi ti :D ...sa mire do ishte te ishin te gjithe njerzit keshtu .Se di se kam degjuar ndonje here kete lloj sindrome (mungesa e emocioneve negative ) gje qe eshte pak e çuditshme ...vetem keto lloj ndjenjash si shmangim dot ne menyre totale .
Ndoshta je rehat me veten dhe gjerat rreth teje ,ndoshta kjo eshte lumturia :D
 
Titulli: Pe: Ekziston ndonje sindrome qe nuk te lejon te shfaqesh ndjenjat?

Hostel do te thuash qe ndihesh shume mire dhe nuk ke trishtim apo emocione negative ? Lumsi ti :D ...sa mire do ishte te ishin te gjithe njerzit keshtu .Se di se kam degjuar ndonje here kete lloj sindrome (mungesa e emocioneve negative ) gje qe eshte pak e çuditshme ...vetem keto lloj ndjenjash si shmangim dot ne menyre totale .
Ndoshta je rehat me veten dhe gjerat rreth teje ,ndoshta kjo eshte lumturia :D
Jo ka pasur raste ku duheshe te shqetesohesha mbase edhe te trishtohesha po nuk ja dilja dot jo se nuk i kam ato emocione nuk i shfaq dot
 
Pe: Ekziston ndonje sindrome qe nuk te lejon te shfaqesh ndjenjat?

Hostel...Te gjitha i ke te brenda por thjesht i ke mbushur vetes mendjen qe cdo gje ec mir...Ke fluturuar pak mbi re,dhe i ke lene hapesire mendimeve te tjera..Nuk ka ndonje gje te gabuar ne kete mes,thjesht po i jep rendesi momenteve te bukura,duke lene menjane ate qe duhet te te shqetesoje...Derisapo shqetesohesh se nuk ndjen trishtim,dmth qe nuk eshte se nuk ndjen asgje,sa mir ndjeve shqetesim per ''trishimin'' qe ske??Shiko brenda teje e mos i fshih gjerat,leri te rrjedhin natyrshem ,ndryshe do mesohesh me mos shfaqjen e tyre..Thjesht i ke ngurtesuar me kohe ato ndjenja ndoshta nga frika se sdo te tregohesh i dobet,ndoshta nga frika se te tjeret sdo e kuptojne merzine apo trishtimin tend,tani pas ketij ngurtesimi qe ke bere,do ti ndjesh e te duket se nuk i ndjen...Faktikisht thjesht duhet ti hapesh....
 
Pe: Ekziston ndonje sindrome qe nuk te lejon te shfaqesh ndjenjat?

nese e gjen kete 'sindromin' me thuaj dhe mua :)
edhe une me pare merzitesha, ndjehesha keq per gjera qe edhe mund t'i evitoja...
ndersa ka nja 2-3 muaj, s'me bejne pershtypje...
madje edhe njerezit qe rri perdite me thone: si ka mundesi qe nuk reagon, nuk nevrikosesh, nuk merzitesh...
shyqyr o zot! mire te jemi, ... po di vetem qe me pelqen kjo gjendje... thjesht i merr gjerat me sportivitet, sheh anen pozitive te gjithckaje, dhe vlereson se cdo gje e ka nje zgjidhje...
uroj te zgjase... ta uroj edhe ty! :)
 
Pe: Ekziston ndonje sindrome qe nuk te lejon te shfaqesh ndjenjat?

Hostel mos e vrit mendjen shoku jane shenjat e para te skizofrenise :D
 
Pe: Titulli: Pe: Ekziston ndonje sindrome qe nuk te lejon te shfaqesh ndjenjat?

Jo ka pasur raste ku duheshe te shqetesohesha mbase edhe te trishtohesha po nuk ja dilja dot jo se nuk i kam ato emocione nuk i shfaq dot

Dmth i ke emocionet negative po nuk i shfaq ? Varet si e quan shfaqjen e ketyre ndjenjave ....me nervozizem me stres ...ose me lot .Zakonisht meshkujt jane me te forte me te rezervuar ne shfaqjen e ktyre ndjenjave ,vet natyra ju ka bere te tille .Ndoshta tipi jot apo karakteri eshte i tille qe eshte imun ndaj cdo lloj emocioni negativ .
 
Pe: Ekziston ndonje sindrome qe nuk te lejon te shfaqesh ndjenjat?

Hostel thote qe dikur i ka shpreh tani jo me...Tani mendoj ka fituar imunitet,eshte bere merzia dhe shqetesimi si dicka normale...Eshte njesoj si ato qe jane per kirurge,ne fillim mund ta kene problem gjakun,me pas si ben peshtypje...Une nuk shoh dicka te gabuar ne kete gje,shoh thjesht disa momente qe ato ''trishtime'' apo ''merzi'' skane qene aq te medha sa per te dhene ndonje tronditje,thjesht te ka pushtuar pozitiviteti....
 
Ndoshta eshte dhe kjo qe thua ti ,nese deri dje i shfaqte dhe shqetsohej per cdo gje ,sot ka fituar imunitet .Nderkohe qe dje ai ish ne nje mosh te formimit te personalitetit te tij (adoleshenca),mosh ku njeriu eshte ne rritje dhe ndryshime i cili si perjetohet sot nje situat nuk perjetohet neser .Nderkohe qe tani eshte rritur ,personaliteti karakteri apo tipi jane formuar dhe si rezultat shfaqin ate HOSTEL qe eshte sot :)
 
Se di Ida,pasi ai thote ka disa kohe qe e ka vene re..Kur njeriu kalon ne nje gjendje merzie,njehere,2,3 trupi jep shenja ''alerti'' me vone kur u bere te shpeshta keta gjera,keta merzi,trupi dobesohet ne kuptimin qe i nenshtrohet ketyre merzive dhe nuk jep ''alerte'' po aq te forta sa ne fillim,ose i jep keta alerte njesoj por jemi ne qe tashme jemi mesuar me ate gjendje e nuk na ben peshtypje me....Ne kete rast une mendoj se Hostel ndoshta ka pase nje periudhe kohe qe nuk eshte ndjere mir,merzi,shqetesim etj etj keta mund ti kete pasur te perseritura ne vazhdimesi dhe tashme trupi dhe mendja eshte mesuar me ate gjendje,cdo merzi e tille sdo i bente peshtypje...Ka fituar imunitet tashme ndaj ketyre gjerave,ka rene ne nje gjendje konstante,do duhej nje emocion i forte ta zgjonte mendjen,sdo thoja nje merzi e madhe,pasi skam qejf tja uroj,por pse jo nje gezim apo ndonje ndjenje pozitive..Atehere po qe do shihte ndryshimin...
 
Pe: Ekziston ndonje sindrome qe nuk te lejon te shfaqesh ndjenjat?

Them se njeriu kalon ne apstenizem per shkak te vetmbrojtjes.

Ankthi nga dhimbjet qe shkakton humbja e nje personi shume te dashur,apo mungesa e perjetimit pozitiv me kete person .

Si te thuash ja humb vleren dhe e ben njeriun shurdh kundrejt emocioneve sepse nuk kane te krahasuar me ato qe ke pas me ato perpara.

Kjo eshte mendimi dhe pervoja im personale ,,,Uroj qe per hapesin e temes, te jete kalimtare
 
Pe: Ekziston ndonje sindrome qe nuk te lejon te shfaqesh ndjenjat?

Mua me duket sikur ti ke krijuar vete nje mur nga gjerat negative... Nuk besoj se ekziston ndonje sindrom, por jam e mendimit qe nese ti je i mundur te komandosh, kontrollosh ndjenjat pozitive, mund te komandosh dhe kontrollosh dhe ato negativet (sado qe nuk i duam ato jane pjese e ekzistences sone).
 
Pe: Ekziston ndonje sindrome qe nuk te lejon te shfaqesh ndjenjat?

Hostel me bej nje nder pergjigju aman te keqen se filluan teorite konsperative dhe teorite shkencore ..... thuaj te drejten me bindje te plote kush nuk ta dha ?????
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top